Close
Faqja 23 prej 27 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 267
  1. #221
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Kleriku: Janullatos të përjashtohet nga mesha e 28 Nëntorit

    FATMIR POPJA
    07 Gusht 2012 - 07:39 | Shqiperi

    ELBASAN -Kryepeshkopi Anastas Janullatos të mos e marrë mundimin të drejtojë meshën me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Katedralen e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Ai ka kohën e mjaftueshme të gjykojë se largimi i tij është mjaft i vonuar". Kështu deklaroi dje për "Gazeta Shqiptare", At Nikolla Marku. Kleriku i mirënjohur elbasanas pohoi se Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë do t'i kërkojë kryeministrit dhe qeverisë "Berisha" përjashtimin e Janullatosit nga ceremonia zyrtare. Nga ana e kësaj kishe si dhe besimtarëve të saj, në emër të mbarë popullit shqiptar është paralajmëruar mbajtja e një meshe më 28 Nëntor 2012. Sipas At Nikolla Markut këtë meshë nuk mund ta mbajë kurrsesi i paligjshmi, greku Anastas Janullatos.
    MESHA
    "Drejtimi i meshës nga ana e tij është një fyerje jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë kombin shqiptar, pasi kryepeshkopi Janullatos nuk dëshiron festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Anastas Janullatos kërkon që Greqia të aneksojë të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe të rrëmbejë një pjesë të detit të Shqipërisë. Kështu që jemi në kohë për t'u bërë thirrje organeve ligjzbatuese të vendit tonë që të mos lejojnë përdhosjen e ceremonive kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sikurse është përfshirja në protokollin ceremonial e kryepeshkopit Janullatos",- tha At Nikolla Marku. Sipas tij, mbajtja e meshës së paralajmëruar nga ana e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë është një nderim dhe respekt i jashtëzakonshëm që u duhet bërë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. "Do të ishte absurde dhe një nga veprimet më provokuese dhe më të papërgjegjshme që një kalë troje si kryepeshkopi grek, Anastas Janullatos të angazhohej me bekimin e Qeverisë së Shqipërisë në ceremoni të tilla brenda familjes shqiptare. Kryepeshkopi Janullatos nuk duhet të jetë pjesë e ceremonive të tilla, pasi ai dhe shteti i tij jo vetëm që vazhdojnë të bëjnë përpjekje për copëtimin e Shqipërisë, por janë mobilizuar së tepërmi edhe për helenizimin e kulturës tonë me të gjitha format",- u shpreh kleriku elbasanas.
    PARALAJMERIMI
    Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, At Nikolla Marku paralajmëron kryepeshkopin Anastas Janullatos që të mos e marrë mundimin të drejtojë meshën që do të mbahet në Katedralen e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Këtë meshë, sipas At Nikolla Markut do e organizojë Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë, dhe askush tjetër nuk duhet të guxojë ta pengojë atë. "Të gjithë shqiptarët e dinë mirë që Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë ishte produkt i një marrëveshjeje të turpshme mes qeverisë "Berisha" dhe Anastas Janullatosit për ta mbajtur këtë të fundit si kryepeshkop në Shqipëri. Ndërtimi i Katedrales së Re Ngjallja e Krishtit, më së shumti është një investim me prapavijë të rrezikshme dhe në dobi të shovinizmit grek",- argumentoi kleriku Marku. Ndërsa tha se, prandaj Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë më 28 Nëntor 2012 do t'u shërbejë besimtarëve ortodoksë shqiptarë pa kryepeshkopin Janullatos dhe pa priftërinjtë e tjerë grekë. At Nikolla Marku paralajmëron se kushdo që do përpiqet ta pengojë mbajtjen e meshës në Katedralja e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë pa kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marrë ndëshkimin maksimal nga besimtarët ortodoksë. "Nuk do lejojmë të përdhoset vepra e martirëve të kishës ortodokse dhe aq më tepër vepra e Ismail Qemalit, Fan Nolit etj. Kryepeshkopi Janullatos ka shansin e fundit të reagojë duke u larguar nga drejtimi i paligjshëm i Kishës dhe të heqë dorë përfundimisht nga nxitja e frymës së përçarjes mes besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë. 28 Nëntori 2012, do të jetë jo vetëm një Ditë e Shenjtë sepse është 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe i pavarësimit të Kishës së uzurpuar nga grekët. Ftoj gjithë shqiptarët ta mbështesin mbajtjen e kësaj meshe mjaft domethënëse",-deklaroi kleriku elbasanas.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Shqipetar i vertete...

    Te gjithe ata qe e ndiejne veten shqipetar duhet te thone:


    Ashtu kjofte...

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Gon! për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #222
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Feja eshte politike, dhe eshte vegla me e mire per te mbajtur ne kontroll grupe te caktuar njerezish apo popullata. Te huaj ne fe ne Shqiperi nuk kane ca duhen e duhen larguar menjehere, le te na quajne naziste e fashiste.

    Te lejosh te huaj (sidomos greke e serbe) ne kisha, xhami e administraten fetare te Shqiperise, e me keq ende, ne krye te saj, eshte si te lejosh parti te huaja, si p.sh. partine e Milloshevicit apo Agimin e Arte te vije e te beje politike e te sundoje ne Shqiperi.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Edvin83 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përse `At` Marku dhe Prof. Eshref Ymeri sulmojnë në mënyrë të përsëritur Institucion

    Nuk është hera e parë që ky pseudo-prift vjell vrer kundër Institucionit shumë të respektuar të KOASH duke sulmuar në mënyrë fare të pahijshme Kryepeshkopin shumë të nderuar dhe të respektuar jo vetëm brënda Shqipërisë dhe nga Komuniteti Ortodoks shqiptar të cilët shoin tek ai ringjallësin dhe mbrojtësin e vërtetë të Krishterimit ortodoks në SHQIPËRI , por gjithashtu më shumë të repsketuar e nderuar me urdhra dhe medalje nga më të ndryshmet nga institucione dhe shoqata serioze jashte shtetit sin ë BE, SHBA ashtu dhe në vëndet ku dominon Ortodoksia.
    Po përse vazhdon në mënyrë të përsëritur dhe fare papritur që ky pseudo-prift ka `shitur` veladonin dhe merret me politikë, me sharje nga më të papërdorshmet në drejtim të institucionit të KOASH dhe në vecanti kundër Kryepshkopit Janullatos?
    Përse pseudo –prifti i ashtu quajturi `At` Marku ka marrë barrën e fajtorit që nuk gjen derman nga fajet e turpet që ka bërë të cilat nuk do të nderonin aspak një prift dhe aq më pak ata ortodoksë:
    Arsyet mund të jenë të shumta por do të rreeshtoj tre më të rëndësishmet:
    - Së pari sepse I ashtu quajturi `At` dhe pseudo-prift Marku, e kupton se është juridikisht dhe praktikisht jashtë Institucionit të KOASH-it, dhe si I tillë nuk ka të bëjë më ortodoksinë e vërtetë përvecse hiqet si I tillë përpara individëve të ngjashëm me të por që ushtrojnë rolin e përcarësit në fusha të tjera si ato të politkës si Avdi Baleta, si historian të dështuar si Sh.Delvina dhe z. Butka, të cilët justifikojnë dhe shtrembërojnë historinë e l-n-cl, dhe të shqiptarëve ortodoksë në jug, dhe individëve të tjerë që bëjnë pjesë në politikë por që u pëlqen të hedhin gurin dhe të fshehin dorën duke përdorur në këtë rast kundër KOASH dhe Kryepeshkopit Janullatus- personin që quhet prift `At` Markun e gjorë. Pseudo prifti `At`Marku dhe disa individë ngatërrojnë me qëllim politikën me fenë duke I a atribuar problemet dhe vendimet politike të qeversisë – KOASH-it DHE Kyrepeshkopit tonë, me qëllim që opinion shqiptar të ngatërrohet dhe të ngarkojë me faj kishën ortodokse autoefale të Shqipërisë, por këta njerëz gabohen rëndë. Populli shqiptar I njeh fare mirë përcarësit dhe të shiturit si At Marku me shokë.
    - Së dyti , mesa duket pseudo-prifti herë pas here ngel pa të ardhura, dhe për këtë arësye e le vehten e tij ne dorë të shejtanit I cili menjëherë e përdor sigurisht kundër kishës sepse, si thonë për priftërinj të padenjë për shërbimin ndaj Zotit: prapa kryqit të tyre qëndron shejtani; mesa duket prapa kryqit që ngre dora e pseudo-priftit `At` Marku, qëndron I paudhi I cili sigurisht kërkon të dëmtojë më cdo kusht autoritetin ligjor të Kryepeshkopit të nderuar dhe të respektuar kudo në Shqipëri dhe jashtë si dhe të KOASH të cilën Kryepeshkopi e drejton me siguri, me mbarësi dhe me prosperitet të tillë sa që Marku I shkretë dhe nxitësit e tij nxihen e bëhen vrer kur shohin një komunitet ortodoks të Shqipërisë që lulëzon, ecën përpara, është ringjallur nga dora e Kryepeshkopit Janullatos aq mirë saqë të tëra si-motrat ortodokse në Ballkan Europë dhe kudo në botë na urojnë për lulëzimin dhe përhapjen e besimit të krishterë në Shqipëri.
    - Së treti, pseudo prifti `At` Marku nëpërmjet deklaratave të tij anti-institucionale vazhdon t`u kujtojë shoqërisë shqiptare dhe në vecanti, komunitetit ortodoks të Shqipërisë se sa e lehtë qënkërka për disa njerëz që të veshin një veladon dhe nëse institucioni nuk I pranon sepse nuk plotëson kushtet përkatëse – atëhere këta persona nuk e kanë për gjë që të mos shohin fare së cfarë është bërë vecanërisht nga Kyrepeshkopi I nderuar dhe shumë I repsktuar brënda dhe jashtë vendit Janullatyos, për rindërtimin dhe prosperitetin e Komunitetit ortodoks I cili në fillimet e viteve 90 praktikisht nuk egzistonte , - por vazhdojnë të vjellin vrer dhe të mos respektojnë as elementet humane dhe as ato fetarë (ashtu si pretendon të jetë `At` Marku). Veprimet e tij paranojake përputhen një me një edhe me linjën anti-ortodoskisë shqiptare që kanë disa politikanë dhe të ashtuquajtur VIP-a shqiptarë që I puthin dorën Kryepeshkopit ditën dhe natën bëjnë të kundërtën. Mesa duket këta njerëz kanë frikë fuqizimin e komunitetit ortodoks të Shqipërisë, dhe po bëjnë cmos ta dobësojnë duke përdorur lloj lloj kartash, qofshin ato pseudo-patriotike duke u përpjekur të thonë që gjoja `KOASH I sotëm nuk respekton të kaluarën`, etj, etj.
    Përkundrazi , zotëri `At` Marku. Ju, dhe ata që rrijnë pas jush nuk doni të shikoni sukseset dhe përpjeket e parreshtura për forcimin e Kishës Autoqefale dhe të komunitetit ortodoks. Ju nuk doni të shihni kishat e ndërtuara, ju nuk doni të shihni shkollat dhe universitetin e ndërtuar në të cilat shkollohen dhjetra dhe qindra student shqiptarë, ju nuk doni të shihni investimet në shëndetësi, ndihmën e pacmuar që I u dha kosovarëve në `99, ndihmat që u jepen të varfërve, ngritjen e institucioneve në ndihme të moshës së tretë dhe fëmijve, meshat e përjavëshme, etj, etj.
    Ju nuk mund t`i shihni këto, sepse ashtu sikundër veprat e mëdha që bëri Krishti- ai u tradhëtua nga Juda, vdiq dhe u ringjall, ashtu dhe KOASH u ringjall nën drejtimin e Kryepeshkopit të nderuar e të respektuar kudo Janullatos, ashtu dhe ju bëheni keq kur shikoni se komuniteti ortodoks po lulëzon dhe bashkëjeton në një harmoni të përsosur me komunitetet e tjera religjioze në Shqipëri.
    Nuk mund të shpreh vetëm keq ardhjen për veprën tendë të urryer , vepër e cila nuk do ti bëjë asgjë komunitetit ortodoks të Shqipërisë, as do ti bëjë asnjë të keqe as Kryepeshkopit Janullatos, por vetëm se do të tregojë para shoqërisë shqiptare, se sa lehtësisht njerëz si ju , për një `lugë corbë të gëlltitur` mund të bëjnë lloj lloj gjërash të ulta që nuk I kanë hije as fëmijëve pale ju që jeni në një mosh në të cilën përkundrazi duhet të vinit dhe të kërkonit falje gjitë këto 20 vite sharjesh dhe shpifjesh. Pse, kë do të lëmë për të bekuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë- juve more `At` Marku? Jo kurrsesi.
    Bekimi për këtë 100 vjetor të bekuar do ta bëjë vetë Kryepeshkopi ynë I nderuar dhe I respektuar, drejtuesi i institucionit legjitim KOASH.
    Pak fjalë dhe për Prof. Eshref Ymeri I cili dhe në shkrimin të dt. 8 gusht 2012 e tij dërguar nga SHBA tek gazeta Tribuna Shqiptare me titull `Historiani grek Nikolas Stavros: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”, - shkruan fraza pa lidhje me titullin që ka vendosur dhe mesa duket nuk e njeh fare realitetin shqiptar. Në këtë shkrim të cuditshëm ai diku thotë: `Politikanët shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet dhe le më pastaj të vilnin edhe mendimin e tij për shumë probleme me rëndësi kombëtare. Nuk u pyet populli shqiptar për ardhjen e Janullatosit në krye të kishës ortodokse, e cila, siç ka deklaruar historiani shovinist grek, që prej ditës që Janullatosi shkeli në Shqipëri, nuk është më shqiptare, ajo funksionon si një filial i kishës shoviniste greke`. Duke qënë në sinkron me përcarësin ` At` Marku Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks duke mos qënë fare I këtij komuniteti por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi I ka hije të flaës kodra pas bregut e të lajthisë më dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH për të marrë titullin professor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për problem që nuk I kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qënë e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si `atdhetarë 20 karatësh`.
    Së fundmi po ju kujtoj këtyre do individëve sa të largët përna arsimimi dhe profesioni, aq edhe të afërt për nga urrejtja që kanë për cdo gjë të mirë që bëhet në Shqipëri dhe për më tepër në komunitetin ortodoks të Shqipërisë, se asgjë nuk mun ta pengojë prosperitetin e këtij komuniteti të vuajtur dhe të respektuar, askush nuk mund të hedhë baltë mbi Kryepeshkopin e komunitetit fort të nderuarit dhe të rspektuarit Janullatos, askush nuk mund të ketë sukses në përpjekjet përcarëse kundër komunitetit ortodoks por dhe ndaj komuniteteve të tjera nga njerëz të tillë. Zoti qoftë me Shqipërinë, me shqiptarët thjeshtë dhe puntorë, si dhe komunitetin e respektuar ortodoks të Shqipërisë dhe institucionin e tij legjitim KOASH .

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #224
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Hapesit te kesaj teme duhet ti kujtoj se nuk trembet shqiponja nga zhabat ne gjol...
    Do ti sugjeroja bashkebesimtareve te mi, te mos zgjateshin shume ne kete pike, per nje njeri te diskredituar kembe e koke, sepse keshtu i rrisim vleren...ketu do de thosha vetem se KOASH-i duhet te beje gjithe perpjekjet ligjore dhe te liroje Kishen e uzurpuar te Shen Marise, nga ky mi vrimash,...duke kerkuar ndihme nga autoritetet perkatese...mendoj se nuk duhet toleruar me...
    sipas te gjitha ligjeve ne fuqi kjo Kishe eshte prone e KOASH-it, ...shteti duhet te nxjerre jashte hajdutin prej andej... mesa di une gjithe procedurat ligjore kane perfunduar, duhet te nderhyje permbarimi me forcen e policise te nxirret jashte ky, sepse vete nuk ka per te dale kurre, por do te vazhdoje ve vjelle vrer ndaj Kishes... po te vazhdohet keshtu legalizohet vjedhja,...dhe vjen koha e hajduti kerkon te regjistroje pronen ne emer te tij (larg qofte)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 12-08-2012 më 06:12
    Duaje te afermin tend si veten

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #225
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk është hera e parë që ky pseudo-prift vjell vrer kundër Institucionit shumë të respektuar të KOASH duke sulmuar në mënyrë fare të pahijshme Kryepeshkopin shumë të nderuar dhe të respektuar jo vetëm brënda Shqipërisë dhe nga Komuniteti Ortodoks shqiptar të cilët shoin tek ai ringjallësin dhe mbrojtësin e vërtetë të Krishterimit ortodoks në SHQIPËRI , por gjithashtu më shumë të repsketuar e nderuar me urdhra dhe medalje nga më të ndryshmet nga institucione dhe shoqata serioze jashte shtetit sin ë BE, SHBA ashtu dhe në vëndet ku dominon Ortodoksia.
    Po përse vazhdon në mënyrë të përsëritur dhe fare papritur që ky pseudo-prift ka `shitur` veladonin dhe merret me politikë, me sharje nga më të papërdorshmet në drejtim të institucionit të KOASH dhe në vecanti kundër Kryepshkopit Janullatos?
    Përse pseudo –prifti i ashtu quajturi `At` Marku ka marrë barrën e fajtorit që nuk gjen derman nga fajet e turpet që ka bërë të cilat nuk do të nderonin aspak një prift dhe aq më pak ata ortodoksë:
    Arsyet mund të jenë të shumta por do të rreeshtoj tre më të rëndësishmet:
    - Së pari sepse I ashtu quajturi `At` dhe pseudo-prift Marku, e kupton se është juridikisht dhe praktikisht jashtë Institucionit të KOASH-it, dhe si I tillë nuk ka të bëjë më ortodoksinë e vërtetë përvecse hiqet si I tillë përpara individëve të ngjashëm me të por që ushtrojnë rolin e përcarësit në fusha të tjera si ato të politkës si Avdi Baleta, si historian të dështuar si Sh.Delvina dhe z. Butka, të cilët justifikojnë dhe shtrembërojnë historinë e l-n-cl, dhe të shqiptarëve ortodoksë në jug, dhe individëve të tjerë që bëjnë pjesë në politikë por që u pëlqen të hedhin gurin dhe të fshehin dorën duke përdorur në këtë rast kundër KOASH dhe Kryepeshkopit Janullatus- personin që quhet prift `At` Markun e gjorë. Pseudo prifti `At`Marku dhe disa individë ngatërrojnë me qëllim politikën me fenë duke I a atribuar problemet dhe vendimet politike të qeversisë – KOASH-it DHE Kyrepeshkopit tonë, me qëllim që opinion shqiptar të ngatërrohet dhe të ngarkojë me faj kishën ortodokse autoefale të Shqipërisë, por këta njerëz gabohen rëndë. Populli shqiptar I njeh fare mirë përcarësit dhe të shiturit si At Marku me shokë.
    - Së dyti , mesa duket pseudo-prifti herë pas here ngel pa të ardhura, dhe për këtë arësye e le vehten e tij ne dorë të shejtanit I cili menjëherë e përdor sigurisht kundër kishës sepse, si thonë për priftërinj të padenjë për shërbimin ndaj Zotit: prapa kryqit të tyre qëndron shejtani; mesa duket prapa kryqit që ngre dora e pseudo-priftit `At` Marku, qëndron I paudhi I cili sigurisht kërkon të dëmtojë më cdo kusht autoritetin ligjor të Kryepeshkopit të nderuar dhe të respektuar kudo në Shqipëri dhe jashtë si dhe të KOASH të cilën Kryepeshkopi e drejton me siguri, me mbarësi dhe me prosperitet të tillë sa që Marku I shkretë dhe nxitësit e tij nxihen e bëhen vrer kur shohin një komunitet ortodoks të Shqipërisë që lulëzon, ecën përpara, është ringjallur nga dora e Kryepeshkopit Janullatos aq mirë saqë të tëra si-motrat ortodokse në Ballkan Europë dhe kudo në botë na urojnë për lulëzimin dhe përhapjen e besimit të krishterë në Shqipëri.
    - Së treti, pseudo prifti `At` Marku nëpërmjet deklaratave të tij anti-institucionale vazhdon t`u kujtojë shoqërisë shqiptare dhe në vecanti, komunitetit ortodoks të Shqipërisë se sa e lehtë qënkërka për disa njerëz që të veshin një veladon dhe nëse institucioni nuk I pranon sepse nuk plotëson kushtet përkatëse – atëhere këta persona nuk e kanë për gjë që të mos shohin fare së cfarë është bërë vecanërisht nga Kyrepeshkopi I nderuar dhe shumë I repsktuar brënda dhe jashtë vendit Janullatyos, për rindërtimin dhe prosperitetin e Komunitetit ortodoks I cili në fillimet e viteve 90 praktikisht nuk egzistonte , - por vazhdojnë të vjellin vrer dhe të mos respektojnë as elementet humane dhe as ato fetarë (ashtu si pretendon të jetë `At` Marku). Veprimet e tij paranojake përputhen një me një edhe me linjën anti-ortodoskisë shqiptare që kanë disa politikanë dhe të ashtuquajtur VIP-a shqiptarë që I puthin dorën Kryepeshkopit ditën dhe natën bëjnë të kundërtën. Mesa duket këta njerëz kanë frikë fuqizimin e komunitetit ortodoks të Shqipërisë, dhe po bëjnë cmos ta dobësojnë duke përdorur lloj lloj kartash, qofshin ato pseudo-patriotike duke u përpjekur të thonë që gjoja `KOASH I sotëm nuk respekton të kaluarën`, etj, etj.
    Përkundrazi , zotëri `At` Marku. Ju, dhe ata që rrijnë pas jush nuk doni të shikoni sukseset dhe përpjeket e parreshtura për forcimin e Kishës Autoqefale dhe të komunitetit ortodoks. Ju nuk doni të shihni kishat e ndërtuara, ju nuk doni të shihni shkollat dhe universitetin e ndërtuar në të cilat shkollohen dhjetra dhe qindra student shqiptarë, ju nuk doni të shihni investimet në shëndetësi, ndihmën e pacmuar që I u dha kosovarëve në `99, ndihmat që u jepen të varfërve, ngritjen e institucioneve në ndihme të moshës së tretë dhe fëmijve, meshat e përjavëshme, etj, etj.
    Ju nuk mund t`i shihni këto, sepse ashtu sikundër veprat e mëdha që bëri Krishti- ai u tradhëtua nga Juda, vdiq dhe u ringjall, ashtu dhe KOASH u ringjall nën drejtimin e Kryepeshkopit të nderuar e të respektuar kudo Janullatos, ashtu dhe ju bëheni keq kur shikoni se komuniteti ortodoks po lulëzon dhe bashkëjeton në një harmoni të përsosur me komunitetet e tjera religjioze në Shqipëri.
    Nuk mund të shpreh vetëm keq ardhjen për veprën tendë të urryer , vepër e cila nuk do ti bëjë asgjë komunitetit ortodoks të Shqipërisë, as do ti bëjë asnjë të keqe as Kryepeshkopit Janullatos, por vetëm se do të tregojë para shoqërisë shqiptare, se sa lehtësisht njerëz si ju , për një `lugë corbë të gëlltitur` mund të bëjnë lloj lloj gjërash të ulta që nuk I kanë hije as fëmijëve pale ju që jeni në një mosh në të cilën përkundrazi duhet të vinit dhe të kërkonit falje gjitë këto 20 vite sharjesh dhe shpifjesh. Pse, kë do të lëmë për të bekuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë- juve more `At` Marku? Jo kurrsesi.
    Bekimi për këtë 100 vjetor të bekuar do ta bëjë vetë Kryepeshkopi ynë I nderuar dhe I respektuar, drejtuesi i institucionit legjitim KOASH.
    Shembull i shkelqyer i demagogjise sahanlepirese te ketij fare "pirro10"!!
    Siç thote ajo shprehja e vjeter:"Shpif, shpif, se diçka do te ngelet.....!"



    Pak fjalë dhe për Prof. Eshref Ymeri I cili dhe në shkrimin të dt. 8 gusht 2012 e tij dërguar nga SHBA tek gazeta Tribuna Shqiptare me titull `Historiani grek Nikolas Stavros: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”, - shkruan fraza pa lidhje me titullin që ka vendosur dhe mesa duket nuk e njeh fare realitetin shqiptar. Në këtë shkrim të cuditshëm ai diku thotë: `Politikanët shqiptarë nuk e pyetën popullin e vet dhe le më pastaj të vilnin edhe mendimin e tij për shumë probleme me rëndësi kombëtare. Nuk u pyet populli shqiptar për ardhjen e Janullatosit në krye të kishës ortodokse, e cila, siç ka deklaruar historiani shovinist grek, që prej ditës që Janullatosi shkeli në Shqipëri, nuk është më shqiptare, ajo funksionon si një filial i kishës shoviniste greke`. Duke qënë në sinkron me përcarësin ` At` Marku Profesori Eshref vazhdon të mos e kuptojë të vërtetën por ngatërron politikën shqiptare me komunitetin ortodoks duke mos qënë fare I këtij komuniteti por duke hedhur `lotë krokodili` për KOASH-in tonë. Sigurisht një ateisti ish-komunist si Prof. Eshrefi I ka hije të flaës kodra pas bregut e të lajthisë më dokrra atdhedashurie të shpifura. Kush do të lexojë këtë shkrim mund të shohë se si këta Profesorë ateistë të tipi Eshref Ymeri, nuk e kanë për gjë që ashtu si u lëpinë në kohën e PPSH për të marrë titullin professor dhe për të gjetur një vënd të ngrohtë në Tiranë apo në ndonjë zyrë të preferuar, të kërkojnë dhe të japin mendime për problem që nuk I kuptojnë dhe aq më pak të fesë, e cila për shumë vite ka qënë e shkelmuar nga njerëz të tillë që sot e heqin vehten si `atdhetarë 20 karatësh`.
    Po z. Pirro Prifti, per çfare po i lepihet Janullatosit dhe kelysheve te tij??! E pse na qenka me i besueshem njefare Pirro kerkushi, nga nej profesor dikushi??!!
    Së fundmi po ju kujtoj këtyre do individëve sa të largët përna arsimimi dhe profesioni, aq edhe të afërt për nga urrejtja që kanë për cdo gjë të mirë që bëhet në Shqipëri dhe për më tepër në komunitetin ortodoks të Shqipërisë, se asgjë nuk mun ta pengojë prosperitetin e këtij komuniteti të vuajtur dhe të respektuar, askush nuk mund të hedhë baltë mbi Kryepeshkopin e komunitetit fort të nderuarit dhe të rspektuarit Janullatos, askush nuk mund të ketë sukses në përpjekjet përcarëse kundër komunitetit ortodoks por dhe ndaj komuniteteve të tjera nga njerëz të tillë. Zoti qoftë me Shqipërinë, me shqiptarët thjeshtë dhe puntorë, si dhe komunitetin e respektuar ortodoks të Shqipërisë dhe institucionin e tij legjitim KOASH .
    Or ti, zoti Pirro Prifti kerkushi!!
    Ti puthja doren e menderen sa here te duash ketij "fort të nderuarit dhe të repektuarit Janullatos" e askush nuk te thote gje, por t'u kerkosh shqiptareve t'i puthin menderen nje greku, bie era qelbesire!!
    Jarigas

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #226
    Me sa shikoj unë këtu tema është për kishën, por më së shumti debatohet për xhamitë dhe hoxhallarët. Se çtë keq keni me muslimanët unë se mar vesh!
    Nejse të kalojmë tek tema. Unë kam një zgjidhje dhe ajo është që të gjithë shqiptarët të pranojnë fenë islame, atëherë nuk do të kishim më kësi zënkash pa lidhje, do të ishim rahat prej spiunëve tës ërbit e prej grekut, do të kishim pavarsi të plotë fetare, dhe shumë dobi - të gjithë shtetet Islame do të investonin miljarda në shqipëri. Këtë që e thrashe e kam seriozisht, kjo është zgjidhja më fatlume për shqiptarët.
    Ndrysho Firmën

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Explorer për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #227
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Nje mashtrim i vazhdueshem

    Duke marrë shkas nga deklaratat e z. Nikolla Marku nga Elbasani në Gazeta Shqiptare, 2 gusht 2012, fq. 11, sqarojmë:
    Nëse dikush endet nëpër Shqipëri, duke deklaruar se është “ambasador” i një vendi inekzistent, duke lëshuar viza e pasaporta, a nuk do të dënohej penalisht? Nëse dikush e shpall veten “kirurg”, apo “profesor”, të një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohej vallë të mashtronte njerëzit?
    Në ditët e sotme po ndodh diçka edhe më e rëndë. Dikush deklaron se është “prift” i një Kishe që nuk ekziston, i cili jep certifikata të pavlera martese dhe pagëzimi. Por, asnjë Kishë Orthodhokse në botë nuk e njeh si të tillë. Madje nuk njihet as nga ndonjë Kishë tjetër apo konfesion i krishterë. Është e qartë se ai vazhdon të përdoret herë pas here nga qarqe ekstremiste, për sulme pseudonacionaliste dhe antiorthodhokse. Por, sado ta mbështesin këto qarqe, nuk mund të fshihet dot e vërteta se me sakrilegjet e përditshme që bën ai fyen rëndë dhe përdhos fenë e krishterë, duke e bërë atë qesharake edhe më keq se në regjimin e mëparshëm dhe mashtron në mënyrë flagrante opinionin publik.
    Në deklarimet e fundit të tij në Gazeta Shqiptare, z. Marku dha këshilla edhe për qeveritarët dhe bëri kërcënime se në nëntor do të meshojë në Kishën e re Katedrale në Tiranë.
    Jemi të detyruar të sqarojmë përsëri, se “Kisha Kombëtare Autoqefale Orthodhokse e Shqipërisë” drejtues i së cilës deklaron të jetë, nuk është veçse një fantazmë. Është inekzistente nga ana kishtare dhe ligjore. Atë nuk e njeh kush: nuk njihet as nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë, nuk është njohur nga asnjë gjykatë, nuk njihet nga asnjë Kishë në botë. Për më tepër, në mënyrë të paligjshme vazhdon të keqpërdorë ndërtesën e kishës që është monument kulture dhe të shfrytëzojë privatisht ndërtesën pranë saj, të restauruar tërësisht me fondet e Kishës, të cilat janë pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja Kishë Orthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, ka nënshkruar Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare (firmosur nga Kryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjo Marrëveshje është bërë ligj (nr. 10057 22.1.2009). Njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë, si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet protestante dhe po ashtu nga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë.
    Në fund, në lidhje me sulmet e planifikuara të z. Marku dhe të atyre që qëndrojnë prapa tij, në Kishën Katedrale të Tiranës, nënvizojmë se ligji i mësipërm (Neni 5) paralajmëron në mënyrë të qartë: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i saj dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo individ apo çdo grupim, që kërkon të përvetësojë emrin, vendet e kultit, pasurinë kishtare, simbolet ose vulën e saj”.
    Së bashku me shtetin, mbrojtjen e Kishës Katedrale të Tiranës e garantojnë mijëra besimtarë orthodhoksë që mblidhen rregullisht brenda saj.
    Është koha që të reshtin një herë e mirë veprime dhe deklarata të tilla qesharake, si edhe shpifjet e pabaza e kërcënimet e kota ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga cilido drejtim që të vijnë ato.

    Tiranë, 8 gusht 2012

    Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës
    Duaje te afermin tend si veten

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #228
    At Nikolla Marku, replika me Kishën: Jam prift i kombit

    Nga: AT NIKOLLA MARKU


    TIRANE - Për ta kthyer në kujtesën e bashkëkombësve tanë, duam të sqarojmë disa gënjeshtra të shkruara nga kryepeshkopata e Tiranës, me mendjen e Janullatosit dhe dorën e një shqiptari që shpirtin e ka shitur fatkeqësisht gjetkë.
    Në reagimin e kësaj kryepeshkopate, në “Gazeta Shqiptare”, datë 11 gusht 2012, ka pasaktësi dhe shpifje që çdokush nga redaksia e Gazetës mund t’i verifikojë në vend, si dhe institucionet përkatëse. Në respekt të stafit të Gazetës, por dhe të besimtarëve në tërësi dhe gjithë shqiptarëve, shkurtimisht sqarojmë si më poshtë:
    At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, duke injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit, ku këtë të fundit, kryepeshkopi Fan Noli e quante djalli vetë.
    Mbas pushtimit të drejtimit të kishës nga Janullatosi me prapavijë Ylli Popën dhe Ramiz Alinë, ku ky i fundit e bëri Shqipërinë katrahurë intrigash si brenda kombit ashtu dhe brenda partisë së tij komuniste diktatoriale, ne u detyruam që të vendosemi në Kishën Shën Maria, kala Elbasan, me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit kristian, duke siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti, po me të njëjtin emër që i vendosi Fan Noli i pavdekshëm.
    Sa për godinën brenda territorit të kishës, ajo ka qenë Shkolla e parë Normale e Elbasanit dhe sot është në varësi të Ministrisë së Arsimit si shkollë. Ne nuk përfitojmë asnjë të ardhur nga kjo shkollë dhe nuk kemi kërkuar kurrë asnjë shpërblim. Mund të verifikohet nga kushdo tek Drejtoria e Arsimit Elbasan.
    Për sa i takon restaurimit nga ana e Janullatosit, është mirë të mos flitet, sepse vetëm disa suvatime u meremetuan dhe faturat shkuan dhjetëfish më të larta. Janullatosi kërkoi që Shkollën Normale të Elbasanit ta kthente në një fole të rrezikshme pseudomurgjish në shërbim të qeverisë vorio-epirote, të bekuar nga ai vetë dhe të çmendurit e “Agimit të artë” që u shfaqën tani. Çuditemi si shteti bën sehir kur një i huaj flet brenda territorit për tjetërsim të atdheut tonë. Deputeti i “Agimit të artë” duhej dëbuar në mënyrën më shembullore, bashkë me fantazmën e Hitlerit nga pas dhe Janullatosin që e takoi në mënyrë të fshehtë. Siç duket, organet kompetente janë me leje pushimesh në plazhet speciale të Greqisë.
    Për sa u takon njohjeve, ne nuk mund t’i deklarojmë ato, sepse Krishti ka thënë: “Mos ua jep margaritarët derrave, sepse ata do t’i shqyejnë nga babëzia e tyre”. Sigurojmë besimtarët ortodoksë shqiptarë se, njohjet dhe lidhjet tona janë në të gjithë globin, si nga lobet shqiptare nëpër botë, ashtu dhe nga kisha të fuqishme, që nga SHBA, Izraeli, Polonia etj. Neve nuk na njeh vetëm kisha serbe dhe ajo greke, dhe, me pozitën që mbajnë ndaj kombit shqiptar, as që duam të na njohin.
    Ne ekzistojmë si kishë për bukuri në atdheun tonë, së bashku me të gjitha kishat ortodokse shqiptare kudo që ndodhen në Shqipëri dhe diasporë, apo Maqedoni e Kosovë. Çdo prift shqiptar, kudo që shërben, gëzon respektin dhe dashurinë tonë, pavarësisht nga ky moment i përkohshëm i padrejtësisë me në krye Janullatosin dhe disa priftërinj grekë, të cilët i ka sjellë me qëllim që dhe pas tij të jetë po një grek i misionit ‘Vorio-Epir’ në kishën e Shqipërisë.
    Për sa i takon Komitetit të kulteve, vlen të theksojmë se ky Komitet është një organizëm delikat dhe për respekt të besimeve të tjera, nuk duam të bëjmë koment, por do të ishte i drejtë një injorim nga ana e tyre kundrejt Janullatosit për shumë arsye të cilat lidhen me veprimtarinë e tij shoviniste greke në Shqipëri. Për dijeni të anëtarëve të këtij Komiteti, ne disponojmë të dhëna të besueshme mbi lidhjet e Janullatosit me qeverinë-fantazmë “Vorio-Epir”, dhe persona të shërbimeve sekrete që punojnë kundër Shqipërisë. Të dhëna me foto dhe video.
    Në lidhje me marrëveshjen e përmendur në shkrim, me qeverinë ‘Berisha’, duam të themi se Sinodi i shenjtë ka në përbërje një raport në favor të priftërinjve grekë, dhe ky raport e bën të pavlefshme atë marrëveshje për shkak të statutit, i cili përcakton qartë dhe përbërjen e Sinodit.
    Ai nen i Kushtetutës u bë qëllimisht i tillë, nen për të cilin i ndjeri Sabri Godo, - një mik i shquar i kishës ortodokse të Nolit, - do të më deklaronte se ishte penduar, por ishte vonë. Në tekstin e kësaj marrëveshjeje, që duket se do të përdoret nga Janullatosi për përçarje dhe grindje ndërmjet vetë shqiptarëve, do të ishte e udhës të shkruhej qartë dhe për të drejtën e kontrollit nga ana e shtetit të veprimtarisë, si fetare ashtu dhe atë financiare. Nga kjo marrëveshje qeverisë i lind e drejta të mbrojë besimin ortodoks shqiptar nga shovinizmi i çdo ngjyre, si dhe të respektojë statutet bazë, ku në rastin tonë thuhet qartë se, kryepeshkopi duhet të jetë prej gjaku, gjuhe dhe kombësie shqiptare. Mesha jonë është meshë për atdheun dhe pavarësinë, prandaj kërkojmë që shteti të mos dalë kundër shtetasve të tij kur ata kanë të drejtë. Mesha do të mbahet dhe flamuri shqiptar do të valëvitet në Katedralen Ngjallja e Krishtit Tiranë, më 28 Nëntor 2012, pa shovinistët grekë aty brenda. Ortodoksia shqiptare ka një kontribut dhe heronj në ndërtimin e pavarësisë dhe forcimin e shtetit shqiptar, një kontribut që nuk mund të njolloset nga veprimet shoviniste greke të Janullatosit dhe sahanlëpirësve që i bëjnë fresk. Po të jetë e nevojshme, ne mund t’ia kthejmë mbrapa financat për ndërtimin e katedrales Anastas Janullatosit, duke shprehur njëkohësisht respekt të plotë për arkitektin, projektuesin dhe punonjësit që punuan aty.
    Për ta mbyllur këtë përgjigje, kërkojmë që, Janullatos të përgjigjet publikisht për disa pyetje thelbësore:
    Janullatos, e njeh pavarësinë e Kosovës dhe çfarë e lidh me kishën serbe?
    Janullatos, i njeh të drejtat e çamëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Çamëri?
    Janullatos, a do të meshosh ti për pavarësinë e atdheut tonë në këtë 100-vjetor?
    Janullatos, do të bësh transparencë për financimet e tua dhe të Sinodit tënd?
    Janullatos, ti e organizove meshën në Janinë për Vorio- Epirin?
    Për besimtarët ortodoksë, por dhe për kombin tonë, duam të deklarojmë se kisha Shën Maria Elbasan ka një staf modest por të përgjegjshëm, për t’iu përgjigjur çdo ceremonie. Të ardhurat tona financiare dhe tepër modeste, janë në dritën e diellit për çdo kureshtar. Ne nuk udhëtojmë me helikopterë apo të drejtojmë biznese dhe banka siç bën Janullatos me disa bashkëpunëtorë, sepse misioni ynë normal, dhe jo pseudo, është t’i shërbejmë atdheut dhe kombit shqiptar, sepse është detyrim i qenësishëm për çdo shqiptar. Ne jemi të thjeshtë dhe të dashur, ashtu si misioni i Zotit tonë Jezu Krisht. Askush nga profetët dhe dishepujt nuk jetoi në luks dhe intriga; ata ishin të thjeshtë dhe dhurues të dashurisë hyjnore. Në luks të padrejtë jetojnë vetëm bashkëpunëtorët e djallit, i cili është gënjeshtar, ziliqar dhe i pangopur.
    Mesha për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 2012, do të mbahet, ashtu siç hyri Krishti në Jerusalem në tempullin e Zotit. Besojmë që qeveria nuk do të shndërrohet në një ‘Pons Pilat’.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar POKO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #229
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Me sa shikoj unë këtu tema është për kishën, por më së shumti debatohet për xhamitë dhe hoxhallarët. Se çtë keq keni me muslimanët unë se mar vesh!
    Nejse të kalojmë tek tema. Unë kam një zgjidhje dhe ajo është që të gjithë shqiptarët të pranojnë fenë islame, atëherë nuk do të kishim më kësi zënkash pa lidhje, do të ishim rahat prej spiunëve tës ërbit e prej grekut, do të kishim pavarsi të plotë fetare, dhe shumë dobi - të gjithë shtetet Islame do të investonin miljarda në shqipëri. Këtë që e thrashe e kam seriozisht, kjo është zgjidhja më fatlume për shqiptarët.
    po ata vet musliman qe nuk dojn te jetojne me zakonet e traditat turko-somaleze-pakistaneze-arabe,si do i'a bejn...a do i pranonit ne mesin tuaj o ju te ndriturit e islamit
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 14-08-2012 më 08:14

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar POKO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #230
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Une postova nje deklarate zyrtare te KOASH-it. Nuk duhet te mashtrohen ata qe nuk e njohin gjendjen nga postime dhe tema te hapura ne kete teme, qe behen per te krijuar nje gjendje tensioni artificial brenda KOASH-it.

    Gjithsesi keto qarqe ndoshta do te mundohen te provokojne ne kete date te liturgjise se flamurit, duke shfrytezuar faktin qe Katedralja eshte e hapur per kedo, ndoshta per te prishur liturgjine, sic ndodhi me 2 Gusht 1992..., por qeni qe leh nuk kafshon thote nje fjale e urte....
    keshtu qe duan apo nuk duan armiqte e orthodhoksise, liturgjia do te zhvillohet sic i ka hije Kishes Orthodhokse...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 14-08-2012 më 08:14
    Duaje te afermin tend si veten

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 23 prej 27 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •