At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak për të pushtuar popuj
Kisha Autoqefale Kombëtare Shqipe në Elbasan para pak kohësh ka dënuar thirrjet histerike të bëra në meshën e mbajtur në Janinë të Greqisë për çlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarët.
Gjatë një interviste për gazetën “Idea” prifti i kishës “Shën Mëria”, at Nikolla Marku, kërkoi një ballafaqim televiziv me peshkopin grek Anastas Janullatos.
At Nikolla kërkoi reagimin e klasës politike shqiptare që vazhdon të heshtë ndaj nëpërkëmbjes që po i bëhet shqiptarëve nga kisha greke. Kleriku u shpreh se politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janë të pandara në drejtim të qëndrimeve shoviniste të shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare.
"Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur 'Shën Mëria' asnjëherë s’e ka njohur autoritetin e peshkopit Janullatos, i cili me pa të drejtë ka uzurpuar fronin e kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Ai nuk është një kryepeshkop, por një agjent i shërbimeve sekrete greke, shumë i pompuar nga disa dekorata të marra në disa shtete të botës. Kur vjen në Shqipëri i tregon ato dhe thotë: 'Duhet të më besoni, unë jam i caktuari i Perëndisë për grigjen shqiptare', në një kohë kur është shkelur neni i artë i kishës Ortodokse mbarëbotërore, sipas të cilës çdo kryepeshkop, peshkop dhe të gjithë ata që mirëmbajnë kishën ortodokse duhet të jenë prej gjaku gjuhe, kombësie të atij vendi ku ligjëron. Këtu duhet të jenë shqiptarët. A e meriton ai këtë post? Kur kanë kaluar 20 vite demokraci dhe rindërtim të kishës ortodokse dhe fryrja e tij si kapedan i kishës nuk ka të mbaruar unë shtroj pyetjet kush është fajtor klasa politike, populli apo shejtani?", theksoi At Nikolla.
Sipas tij, gjithmonë Greqia ka patur pretendime territoriale për Shqipërinë duke i mëshuar termit Vorio-Epir. At Nikolla vlerësoi se këto thirrje histerike që bëhen në kishën greke transformojnë mesazhin hyjnor të Zotit.
http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2...ke-repart.html
Krijoni Kontakt