Pra te gjitha brezat para nesh qe nga fillimi i historise se ketij populli e deri me sot, jane te gjithe injorante. Kurse ti dhe brezit tend, qe kujton se koha fillon me lindjen tende ne kete bote dhe bota rrotullohet rreth teje, jeni shume te zgjuar e te zhvilluar.
Shko e thuaj gjyshit tend qe je nje cope injorant, dhe hajde na thuaj se cfare pergjigje te dha.
Njerezit me besim te krishtere orthodhoks kane vellezer te gjithe ata popuj e njerez te kesaj bote, pa dallim rrace apo etnie, qe hyjne ne Kishe, rrefejne besimin e tyre orthodhoks dhe i afrohen me pendim e frike asaj Kupes se Shenjte te Kungimit, qe ushqen shpirtin tim e gjithe popujve, ashtu sic ka ushqyer shpirtrat e te gjitha brezave me Trupin e Gjakun e Krishtit.
Une e kam per nder e jo per turp te jem vella ne Krisht me ate greku, me ate serbin, me ate arabin, me ate indianin, me ate afrikanin qe ndan me mua te njejtin besim e adhurim ndaj Perendise. Tek e fundit, ne njerezit me besim na pelqen te ushqejme dashurine dhe paqen ne shpirtrat tane, kurse ju ateistet e pafe e shume te zhvilluar jeni aq te zhvilluar sa urreni e tregoni me gisht te gjithe popujt e tjere pervec popullit tuaj. Nuk ka se si te jete ndryshe, pasi ju keni rene nga qielli jo si engjej, por si UFO, apo jo?
Shqiptari me i madh dhe me i nderuar ne bote, nese sulmon Kishen apo besimin tim, jo vetem qe nuk e quaj vella, por nuk e le as te kaloje as pragun e shtepise sime. Djajte me fytyre njeriu ne i mbajme larg.
Po Paganizmi a e di se cfare eshte? A nuk eshte fe? Sigurisht qe eshte fe. A nuk verteton kjo, qe konstantja ne mbare historine e ketij populli qe nga gjeneza e tij e deri me sot, ka qene edhe mbetete besimi ne Zot? Shqiptaret kane qene dhe jane beseplote. Edhe atehere kur ishin pagane. Edhe atehere kur perqafuan Krishterimin. Edhe kur u bene muslimane. Edhe ne keto 20 vitet e fundit pas 50 vjeteve te ferrit ateisto-komunist, shqiptaret po i rikthehen besimit ne Zot. Sepse jane nje popull beseplote me nje shpirt gjithmone te etur per te njohur Perendine.
Shume gjera qe une shkruaj, ti nuk i kupton, megjithate une po te ndihmoj te kuptosh. Une nuk jam skllav as i "tokes shqiptare", as i "ideologjise nacionaliste". Thene shkurt e qarte me fjale te tjera, fakti qe kam lindur ne Shqiperi e jam shqiptar nuk me perkufizon mua. Ajo qe me perkufizon mua eshte besimi im i krishtere orthodhoks. Nuk jam shqiptar vetem ne trup por jam shqiptar ne shpirt. Eshte ky Shpirt Shqiptari per te cilin u be lufta, eshte ky Shpirt Shqiptari per te cilen emigrantet e hershem epirote e moren e trasheguan me vete, dhe ua lane amanet femijeve te tyre. Eshte ky Shpirt Shqiptari per te cilin deshmon edhe flamuri yne kombetar, edhe himni yne kombetar.
Pra duke ruajtur, praktikuar e trasheguar besimin e te pareve te mi, pavaresisht se ku mund te me kete hedhur jeta, une jo vetem i jap krahe shpirtit tim per te qene me prane Perendise, por bej qe te prehen te qete edhe shpirtrat e te pareve te mi, te cilet sakrifikuan gjithcka per kete fe. Eshte me e shenjte se vete liria. Eshte me e shenjte se vete toka shqiptare. Eshte me e shenjte se gjithe bota vete. Fjalet e Joan Muzakes per djemte e tij ne Itali kumbojne edhe sot e kesaj dite ne veshet e mi.
Kontributi i tradites fetare mes shqiptareve sot vleresohet si pasuri universale e gjithe njerezimit. Kurse kontributi i 25 vjeteve te ateizmit absolut ne Shqiperi jane bunkeret ne gjithe territorin e vendit dhe ne mendjen e gjithe shqiptareve si puna tende. Qellimi i bunkereve nuk ishte qe te mbronte Atdheun nga armiqte imagjinare, qellimi i bunkereve ishte te fuste friken dhe mbillte faren e urrejtjes ndaj te gjithe popujve te botes, me qellim qe te strukeshit ne krahet e Nenes Parti e Shokut Enver.
Prinderit e tu u dogjen e ndrydhen nen ate rregjim pasi nuk jetonin te lire. Sot ti femija i tyre qe nuk ke jetuar nje dite nen komunizem, vazhdon ne te njejten fryme ateiste dhe me te njejten propagande komuniste te "Armiqve te Popullit". Brezi i prinderve te tu jane per te ardhur keq. Brezi yt nuk eshte per te ardhur keq, do te korri ate qe vete mbolli.
Ne 1967, Sekretari i Pare i Partise se Punes se Shqiperise ne nje rreth te Shqiperise, mori nje urdher qe te mobilizohej rinia komuniste e te dilte ne rruge e te sulmonte te gjitha kishat, teqete, e xhamite e qytetit. Me urdher nga Partia dhe shoku Enver, te gjitha objektet e kultit duhet te mbylleshin e shtetezoheshin. Dhe Sekretari i Partise e zbatoi urdherin nje per nje.
Kur e mori lajmin babai i te birit qe ishte i Pari i Partise, u hidherua aq shume sa nuk hengri, nuk piu e nuk nxorri nje fjale nga goja per plot tre dite. Vetem pas tre ditesh doli nga shtepia, shkoi para Kishes ne mes te qytetit, dhe beri kryqin tre here. Te gjithe kalimtaret e pane kete akt te plakut dhe nxituan me vrap ta raportonin tek i biri ne Komitetin e Partise. I biri nxitoi ta merrte te atin prej krahu, e futi ne veturen e tij dhe e shpurri ne shtepi. Gjate rruges i thosh te atit:
- A e di qe per ate qe bere perfundon ne burg dhe do marresh ne qafe edhe mua?
- Po ti or bir, a e di qe per ate qe bere na hodhe te gjitheve ne ferr! Femijet e femijeve te tu do te paguajne per ate mekat qe ti bere ndaj Kishes!
Plaku nuk doli me kurre nga shtepia dhe vdiq me marraz disa muaj me vone.
Morali i historise? Ti mund te jesh krenar me te paret e tu, por a jane te paret e tu krenare me ty?
Albo
P.S Sa per ate qe Shqiperia ia ka borxh pavaresine Austro-Hungarise, deshmon se sa mire e njeh ti historine e popullit tend. Meritat e pavaresise jane te Ismail Bej Vlores qe i mashtroi austriaket dhe i perdori per qellimet e veta qe i mbajti sekret derisa zbriti ne Vlore. Si italianet, si austriaket, e paten hale ne sy Ismail Bej Vloren, derisa e hoqen qafe duke e helmuar. Lexo temen ne vazhdim qe te mesosh me shume:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=141698
Krijoni Kontakt