Close
Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 267
  1. #131
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    ilia spiro dhe Albo
    A keni degjuar ndonjehere per FAn Nolin?
    Per ty Albo shqiptaria, kombi nuk paskan rendesi . Me shume te paska vlere Janullatosi?
    E pse e ke quajtur forimin me kete emer?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #132
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    ilia spiro dhe Albo
    A keni degjuar ndonjehere per FAn Nolin?
    Per ty Albo shqiptaria, kombi nuk paskan rendesi . Me shume te paska vlere Janullatosi?
    E pse e ke quajtur forimin me kete emer?!
    Me duket se i ngaterron pak gjerat ti... iliria e para!
    Albo shkruan;
    A e di qe Kryepeshkopi Anastas, eshte njeriu qe ne 1999 u beri apel me shkrim e me ze te gjitha kishave dhe popujve orthodhokse te botes, qe te ndihmonin 500,000 refugjatet nga Kosova ne Shqiperi? A e di qe kampi me i mire i hapur ne Shqiperi ne ate vit ishte kampi i hapur nga KOASH? A e di qe ky ishte edhe kampi i fundit qe u mbyll ne Tirane? A e di qe ne kete kamp strehoeshin vetem ata njerez qe kishin nevoja emergjente, femije, gra shtatzena e pleq e plaka? A e di qe ne ate kamp kane lindur disa dhjetera nena nga Kosova ne to jave e muaj qe jetuan ne Tirane? A e di qe keta njerez hallexhinj nga Kosova e konsiderojne Kryepeshkopin Anastas, qe takonin rregullisht ne kamp, mik te tyre familjar?
    Eku e pe ti qe u shpreh keq per F.Nolin?
    Pastaj ç'te keqe ke ti prej Kryepeshkopit te Shqiperise?!
    Ne vend te vleresohen gjerat per realitetin..., si gjithmone polemik pa bereqet neve shqipet mosmirenjohes!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #133
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    A e di qe Kryepeshkopi Anastas, eshte njeriu qe ne 1999 u beri apel me shkrim e me ze te gjitha kishave dhe popujve orthodhokse te botes, qe te ndihmonin 500,000 refugjatet nga Kosova ne Shqiperi?
    Cila nga shtetet Othodoxe i dha ndihe pra shqiptareve te Kosoves pasi qenka ashtu na thuaj nese ke cfare te thuash , ose se paku pse Greqia nuk ndihmoi shqiptaret e Kosoves pasi qe thua i paska bere "apel" ky "greku" i tyre ?

    Nga ana e kundert te tregoj une se sa shume na ndihmoi "apeli" i Janulles :

    Garda e Arkanit dhe ushtaret ''Grek'' në radhët te paramilitarëve Serb :
    http://i47.tinypic.com/2e5i1eh.jpg

    Bishop Nicolas me Serbin , Koshtunjicen , me pas ky u be kryetar shteti :
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1153436443



    "The Serbs have only two friends, God and the Greeks."

    Former Republic of Srpska President Dr. Radovan Karadzic

    "The Greek and Serb peoples will remain united until Doomsday."

    Former President, Prime Minister Vojislav Kostunica
    3 December 2000
    Mount Athos

    "The Serbs are our true friends [...]"

    Former Prime Minister Constantine Mitsotakis

    "The Greeks have always been friends of our people [...]"

    Serbian Patriarch Palve
    read by His Eminence Metropolitan Amfilohije of Montenegro and the Littoral on 20 April 2000 [addressed to the Athens Meeting]

    "May the traditional Greek – Serbian friendship flourish!"

    Serbian Patriarch Palve
    read by His Eminence Metropolitan Amfilohije of Montenegro and the Littoral on 20 April 2000 [addressed to the Athens Meeting]

    "As a Greek I swear eternal friendship with the Serb people."
    Former Foreign Minister George Papandreou
    15 March 2003
    Belgrade

    "We have more in common than differences. The Greek people stood by our side more than any other nation. Up there we do not say the Greeks, we say our brothers. Whatever happens here – let`s hope the time will never come – they will be by your side in no time. They are yours. You have won their brotherhood. They are so proud for my Greek origin both mine and my husband`s. For the fact that he chose a Greek woman too, like his grandfather did."

    HRH Crown Princess Katherine
    18 December 2004

    "The Greek and the Serb people are united like a fist."

    Former Foreign Minister Vladislav Jovanovic
    Ja ku eshte 'apeli" i tij qe vertet ti mendon qe flet ketu me kalamaj e mundohesh ta besh budalla dike , por faktet flasin vet :
    http://img399.imageshack.us/img399/7810/53807669vh3.png
    http://img209.imageshack.us/img209/7122/95112801sh5.png


    Ushtare grek dhe serb duke patrulluar kufirin Kosove-Shqiperi
    http://i46.tinypic.com/hsjcrb.jpg
    http://i50.tinypic.com/es7zbl.jpg

    Ne librin e gazetarit dhe hulumtuesit te guximshem grek Takis Michas lidhur me miqesine serbo-greke paraqiten fakte nga kjo miqesi pergjate lufterave ne Bosnje dhe Kosove.
    Libri quhet: "Unholy Alliance: Greece and Serbia in the Nineties "
    Ne foton me poshte shihet kur vullnetaret grek ngriten flamurin ne Srebrenice pas masakres se 8000 burrave,grave dhe femijeve boshnjak.Afer tyre edhe krimineli Karaxhiq i cili po gjykohet ne Hage pikerisht per gjenocidin e kryer.

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1271690294




    Po pate nevoj te dergoj edhe aq fakte nga "miresia: e juaj , them e juaj se ty nuk te vleresoj si Shqiptar , as nuk ke qen kurre i tille .
    Tani fshije postimin derezi se ske per ti aritur kurre qellimit .

  4. #134
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ju nacionalistet jeni po aq te trashe sa dhe ideologjia e juaj.
    Vihet re nga "argumentat" qe psonisni sesa te afte ju kemi.

    Per mua eshte turp te mbroj nje fantazi njerezore, sidomos kur ate fantazi e mbrojne injoranta te tipit qe ndodhet ne kete forum.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Urrejtja nder vellazerore i kaploi shqiptaret per shkak te nje qelbesire sllavo-greke more aman. Madje edhe krimet, ndjekjet, ekzekutimet merren si deshire e Perendise, shikoni kete:





    Shume eshte veshtir te zbulosh te verteten nga nje Klan i organizuar ne menyre perfekte, sepse ata te gjith tok e bejne genjeshtren te vertete. Kurse per individin (ne kete rast) genjeshtra i ka kembet e shkurtera...!




    A nuk qenka kisha prone e popullit?! A nuk mirret per baze deshira e popullit ne kete rast? Po sikur t'i rikthehej me force kjo kishe KOASHIT ku mbetet deshira e popullit?!




    Edhe kjo ndodhi sipas deshires se Perendise sigurisht...!!!!



    Sipas pohimit tend, diku 75% e Shqiperise qenkan osmanli, sepse jane mysliman kuptohet! Ndersa pjesa tjeter 25%-shi qenkan grek, malazez dhe hashkali...

    Per fene e te pareve skam cfare te flas me, se s'mbeti asnje shqipetar ne kete Shqypnin te mjeren Shqypni!


    Si ka mundesi ky njeri pa asnje interes te vij ne Shqiperi t'i sherbej njerezve kokebosh e mosmirnjohes duke anashkaluar nderimin dhe rrespektin e bashkeatdhetareve te tij ne vendin e vete?!



    Po feja cfare eshte sipas teje i nderuar Albo?

    Nacionalizmi eshte e vetmja arme, e cila ne momente kulminante i jep vullnet dhe ngjall patriotizem tek nje popull me gjuh tradite gjak dhe zakone te njejta, te cilin mund ta quajme me nje fjale Komb, vendi i te cilit eshte ne rrezik nga fqinjet e tij. Nacionalizmi nuk mund te quhet asesi ideologji e perkohshme dhe nuk guxon te krahasohet me ideologjine komuniste ose me globalizmin dhe te tjera ideologji te ngjashme me keto, sepse Nacionalizmi eshte nje fenomen i cili shuhet dhe ngjallet, dhe perseritet ne momentet e duhura per te shpetuar nje komb nga asimilimi dhe rreziku per pushtim te truallit nga popuj te tjere.



    Sikur te ekzistonte nacionalizmi vetem keto dy shekujt e fundit qe ti permende dhe mepare te mos kete ekzistuar kurre, ne nuk do te kishim pasur kete gjuhe sepaku qe sot e kemi!


    Nga ato qe i thate ju i nderuar Albo dhe shoku yt Ilia me le te kuptoj se feja ortodokse qenka feja e cila rrezikon me se shumti interesat e kombit shqipetar...!!!

    Shendet
    Gon, mua duket se, "ketu paske bere "hoopaaa" pa kercyer", qenke ngutur pak. I gjithe ky "muhabet" i Albos ka te beje, sipas mendimit tim, me "ngatrresat/mosmarveshjet" qe kane ndodhur ndermjet individeve/personave te caktuar, qe thellesine/mbrendine e ketyre "mosmarrveshjeve" ndoshta e njohin me mire se dikush qe i sheh gjerat nga larg.. Ti ke pergjithesu ketu "problemin" e Albos, pikerishte kunder ketyre "tipave" te cilet permes ketyre rasteve te caktuara, pergjithesojne ceshtjen ne ate popullor apo kombetare, dhe bejne kerdine ne perpjekjen e tyre, per te perqare popullin sa me shume. Albo nuk eshte i tille, perkundrazi me par eshte kombetar se fetar. Pershtypja ime. Une kam bindjen, mund te gabohem, qe Albo, nga kushdoqofte, e ne cfardo forme qofte ajo, po te preket ceshtja kombetare, reagon kategorigisht.

    Asnjeher nuk kam lexuar shkrime nga ai, me permbajtje urrejte-nxitese nderpopullore tek ne, perkundrazi. Nese gjen ndonje shkrim te tille, ti apo dikush tjeter, le te me bindin ndryshe.


    P.S. Nuk e di se a vlene per Albon, fjalia yte me larte e nenvizuar me te zeze!!!

  6. #136
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A e di se sa eshte mosha e Kishes Orthodhokse ne popullin serb, grek apo shqiptar? Tek serbet eshte 1100 vjecare. Tek greket te pakten 2000 vjecare, dhe po 2000 vjecare edhe ne Shqiperi.
    A e di se sa eshte mosha e shtetit te pavarur serb, grek apo shqiptar? As 200 vjet.
    Ti them keto, qe te kuptosh dy gjera: nacionalizmi mes ketyre popujve eshte nje tradite 200 vjecare, kurse feja qe ata mbajne e trashegojne eshte mijera vjecare. Keshtu qe ti e shume si ty mund te thoni se feja i ka ndihmuar keta popuj qe te krijojne nje shtet te pavarur, por jo te thoni qe feja eshte ne sherbim te kombit. Eshte njesoj si te thuash qe detet derdhen ne lumenj, e jo lumenjte ne det.
    ALBO,Kisha Ortodokse Greke dhe Kisha Ortodokse Serbe eshte krahu me obskurantist dhe me i pareformuar i krishterimit ne pergjithesi.Kaq per Kishen ortodokse Greke,shoh qe ndaj saj je i ndiejshem !

    Ndersa Kisha Ortodokse Serbe,jo vetem qe ka krijuar shtetin serb por politika e njesimit te fese ortodokse dhe shtetit daton qysh nga car Dushani 1331-1355,por rilind edhe gjate kohes se Nemanjiceve ,ndersa kete politik e vazhdojne edhe ata qe viejne pas tij.Gjith kjo sjell ne fund qe sot ne Serbi kemi kultin e shtetit nacional te Shen Saves (shenjtor serb).Keshtu vie deri te identifikim i ortodoksizmit dhe etnise.Motoja e Shen Saves ishte "aty ku ka nje varr serb,aty do te jete edhe shteti serb".Parulle udheheqese dhe frymezim i te gjithe nacionalizmit serb qe solli okupim,gjenocid deri ne ditet tona kombeve per rreth ~ gjith kjo frymezuar nga nje "shenjtor" ortodoks ...per hir te vertetes , ky lloj i devijimit te ortodosizmit do te denohet ne kuvendin kishtar me 1872 ne Carigrad si " herezi ku ideja nacionale vehet mbi besimin",por Kisha Ortodokse serbe fare nuk i kushton rendesi.Kjo loj luhet gjer ne ditet tona,kur nje kishe ortodokse eshte ne ball te nacionalizmit dhe propagandues kryesor dhe frymezues ne prapavije e idese se Serbise se madhe.Duhet ditur qe kjo kishe eshte akuzuar nga te gjith per felitizem (nacionalizem fetar)....pra,jo vetem qe ndihmuan krijimin e ketij shteti por edhe koketojne dhe frymezojne rrymat me ekstreme te popullates - edhe me ato me provinienc fashiste.Keshtu ka qene edhe para formimit te shtetit serb edhe pas tij,gjer me ditet tona.
    Pra,keta prifterinj sllavoserb jane kryekeput ne sherbim te shtetit serb dhe kombit te tyre sa qe ende nuk pranojne kufinjte e serbise.Nuk duan Krishtin por duan kufinj te zgjeruar.Ne ne Kosove dhe Iliride,i njohim shume mire keta prifterinj sllav me pelerina te zeza.

    Asnje Kishe Orthodhokse ne bote, qofte autoqefale apo jo, nuk mund te jete "kombetare" pasi kete nuk e lejon besimi, tradita dhe kanonet e Kishes. Bile eshte gabim edhe te thuash "Kisha Orthodhokse shqiptare", apo "Kisha Orthodhokse greke", pasi Kisha Orthodhokse eshte NJE.
    Kishat ortodokse gjithkund jane nacionale,kombetare.Jo vetem nga emri qe mbajne por edhe nga veprimtarija,organizimi dhe interesi i tyre...Vetem kisha Katolike eshte mbi popujt,univerzale (ashtu edhe do te thot termi katolik !).
    Kisha "kombetare" krijojne vetem sharlatanet dhe heretiket qe e kane shtremberuar besimin e krishtere orthodhoks dhe jane perzene fizikisht dhe shpirterisht nga trupi mistik i Kishes Orthodhokse.
    Tani Fan Nolin,Papa Negovanin etj. jo vetem qe i shpallni heretik por edhe sharllatan,shum bukur !...po propozimi qe ata te shpallen te shenjte merr pelqimin tend ?
    Shikon sa mire. Fotot me lart i mbeshtesin paragjykimet e tua. Ky eshte ne vetvete edhe qellimi i temes. Pak rendesi ka se kush i thote ato fjale, e rendesishme eshte qe ato fjale perligjin paragjykimet tona. Gjejme dy foto ne Internet te prifterinjve serbe me mitroloz, dhe i beme te gjithe 250 milionet orthodhokse te botes te gjithe terroriste me mitroloz!
    Mire pra,si mendon qe pelerina ortodokse i mbron nga mospublikimi i krimeve te tyre...keto foto jane vetem pike ne oqean ,por ti lejon publikimin vetem te tri fotove ne nje postim...jo,nuk jane te gjithe prifterinjt ortodoks terrorist ,nuk e tha askush ate,nuk bejme pergjithsime.prifterinjt me mitraloz dhe duke bekuar kriminel lufte kane emer dhe mbiemer,nuk do thote te tjeret ti paragjykojme si te tille.

    A e di qe Kryepeshkopi Anastas, eshte njeriu qe ne 1999 u beri apel me shkrim e me ze te gjitha kishave dhe popujve orthodhokse te botes, qe te ndihmonin 500,000 refugjatet nga Kosova ne Shqiperi? A e di qe kampi me i mire i hapur ne Shqiperi ne ate vit ishte kampi i hapur nga KOASH? A e di qe ky ishte edhe kampi i fundit qe u mbyll ne Tirane? A e di qe ne kete kamp strehoeshin vetem ata njerez qe kishin nevoja emergjente, femije, gra shtatzena e pleq e plaka? A e di qe ne ate kamp kane lindur disa dhjetera nena nga Kosova ne to jave e muaj qe jetuan ne Tirane? A e di qe keta njerez hallexhinj nga Kosova e konsiderojne Kryepeshkopin Anastas, qe takonin rregullisht ne kamp, mik te tyre familjar?
    Per kete Kosovaret munde ti falemenderohen,aq !...nuk eshte kjo arsyeja qe ti puthimin doren askujt...mandej ndihma nuk permendet Albo

    Si do te ndiheshe nese ai gjermani apo amerikani te dilte e te thosh qe te gjithe shqiptaret jane terroriste pasi terroristi nga Kosova ne Frankfurt vrau ushtaret amerikane? Nuk do te vinte mire besoj. Por kjo nuk te pengon ty, qe ne dashakeqesine tende, te besh te njejten gje me Kishen Orthodhokse apo besimtaret e saj.
    Publikimi i prifterinjeve sllav me mitraloz ne dore nuk eshte dashakeqesi e imja ndaj te gjith ortodokseve...une krenohem qe nuk ka foto te tilla me prifterinj ortodoks shqiptar,kjo me mjafton.
    Ndersa prifterinj ortodoks Grek,Serb,Rus me mitraloz ne dore dhe duke u fotografuar dhe ver kemben mbi viktimat e vrara muslimane (Ceceni,Kosove,Bosnje) ka sa te duash.Me mire keta prifterinj Orthodoks Sllavo / Grek ti paraqesim me arme,sepse keta priftucat Orthodoks ne pergjithesi punojne me helme (helmimi i patrioteve shqiptare ne histori)...keshtu te paraqitur ne foto me arme ngjajne me te sinqerte..
    ju nuk po denonconi aktin e gabuar te ketyre prifterinjve qe merrni si shembull, por ju po thoni: perse nuk mbajne mitroloz edhe prifterinjte shqiptare si keta serbet? Dhe kjo eshte arsyeja perse i kini fort per zemer fjalet e partizanit Nikolla Marku. Po te vesh ne Elbasan e ti thuash Nikolles mbaje njehere mitrolozin ne dore te te bej nje foto, e mban ai pa problem, bile e shkrep edhe ne ajer po te duash! Asnje prift qe sherben ne KOASH nuk do ta bente nje gje te tille, api Sinodi i Shenjte do ta anatemonte nga Kisha! Pra inati juaj me KOASH dhe Kryepeshkopin nuk eshte se ai eshte grek, por se ai nuk lejon qe KOASH te merret peng nga nacionalizmi i rruges shqiptare por e mban ate ne rrugen e drejte kanonike, sic i ka hije cdo Kishe Orthodhokse Autoqefale ne bote.
    AT Nikolla Marku nuk gjuan dhe nuk fotografohet me mitraloz....dhe KOASH-in do ta udheheq ne te ardhmen nje Shqiptare ,ashtu sic i ka hije nje Kishe Orthodokse Autoqefale...Gezuar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 08-06-2012 më 20:07
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Unë nuk e kuptojë dot ca bëhet.. o neve na ka ikur petulla ose i ka ikur Zotit.. zgjidhni dhe merrni.

    Kush ju jep fuqinë këtyre kokave greke, apo të stambollit apo nuk e di ca tjetër të thonë se ne jemi ata që lejojmë lidhjen me zotin dhe pa ne nuk ka????

    Un sikur kam dëgjuar që zoti nuk bënë dallime mes njerëzve.. ca është ky zot që thotë pak a shumë pa grekun në kokë je i pa ligjshëm????

    Bile po të duash të lidhesh me zotin nuk ke nevojë as për grek as për kisha as për gjë fare.. duhet vet dëshira jote dhe të tjerat teprojnë ose janë opsionale.

    Mua më duket se disa Shqiptarë kanë një kompleks nënshtrimi, duan të nënshtrohen për të përballuar traumat që kanë... nuk din si të menaxhojnë lirinë.. janë mësuar të nënshtruar... si puna e ati filmit amerikan me të burgosurin që donte të kthehej prapë në burgë se nuk dinte ca është jeta jashtë burgut.. ose si puna e asaj femrës qe gjen kastile një mashkull të dhunshëm që i kujton babain e sajë të dhunshëm... sepse ajo nuk di ça është jeta pa dhunë dhe nënshtrim!

  8. #138
    Jo rralle here, ka njerez qe duke ecur kunder rrymes, kane patur shume pasues dhe kane hasur sukses..., pikerisht pse ne kundravajtje! Eshte nje karakteristike e koheve moderne ku njeriu monotonise, iluzionit, nervozizmit, pakenaqesise, depresionit, izolimit, zbrazetise shpirterore, ben qe tipa si ky Narko, te dalin ne siperfaqe bash si nje jashteqitje del mbi ujrat e ndotura ( ujrat e zeza ), per te çoroditur masat, e shpesh i arrijne qellimit.
    Sa rob te trashe ka midis nesh...
    Gjoja me justifikimin e "patriotizmit" te semure, ja fusin katundit...
    Po si mor te mjere, ketu nuk ka vend te japin llogari orthodhokset e shqiperise me kryepiskopin e tyre, per fajet e orthodhokseve grek a serb, por qe edhe keta te fundit nuk jane te gjithe te nje kallepi! Kete edhe me i humburi i botes e kupton..., perjashto ketu turkomanet qe flasin shqip, por qe zemra u rreh arabisht ( per se mbrapshti )!!!
    Ka ndodhur jo pak here ne kohe te ndryshme, ku popuj orthodhoks jane ndeshur midis tyre, ku dihet lufta prodhon monstra dhe krime ç'njerezore, por kurre nuk jane hedhur ne akuza idiote, fakti qe ishin orthodhoks grek, serb, rus o japonez, qofshin keta edhe shqiptar o gjeorgjan o amerikan...
    Pra kuj i eshte faji, myslimaneve turq o kurd kur rrihen midis vedit?!?
    Por kur shohim irakenet te hidhen ne ere, kush e ka fajin, ata shiit apo sunit, po pakistanet, po iranianet, lerini ore keto budallalleqe, se kudo ka injorante dhe ekstremiste, por qe nuk i jipet faji nje populli te tere ose nje kategorie apo nje rrace...
    Po at'here, ç'fare do te thoshin shqipet per turr-qite e Anadollit...!
    Po ata indios qe u ç'farosen nga evropianet, po afrikanet.......
    Fajin nuk e ka i gjithe populli gjerman ( katolik apo protestant ) por nazistet e kush prej ture i pasoi prej frikes..., por kurre bota nuk denoi Gjermanine...
    Keshtu edhe neve, nuk do te kemi ne perjetesi armiqesi me popujt fqinj, ndonese ndonjehere na kane fyer rende..., por koha sheron!
    Me duket se dikush, me simpati dhe shije medio-orientale, do qe shqipet te "sakrifikohen" si palestinezet, ne nje lufte-teatrale te perhereshme...
    Por sido qoft, neve shqiptaret kurre nuk jemi grindur per hater te fese, por e kunderta.
    Shiko se edhe ne Egjipt, u dolen ne ndihme njeri-tjetrit si komuniteti mysliman po ashtu edhe ai i krishtere, ne demostratat..., flas per nje vend ku degjojme atentate, jo Shqiperia!!!
    Pra eshte turp, kur akuzohet nje komunitet i tere me ne krye udheheqesin e ketij komuniteti (orthodhoks ), per hater te kriminalave te pafe, grek, serb, etj...
    Kush urren nje popull te tere, ka paaftesi mendore, ku me kot te dialogohet me te, duhet thejesht te distancohet nga pjesa derrmuese, ku zeri i tij i ngjirur prej semundjes, te mos infektoje pjesen tjeter te korit...
    Komuniteti i yne, eshte krenar per shume aresye!
    Por qe kush eshte me mirenjohes se sa ay qe ndihmen e pervetesoi dhe perparoi? Ka kosovare qe kete e provojne, ka fakte dhe mund te konstatohen lehte...
    Nje ndihme jipet me shpirt dhe ben mirakull, sidomos kur dora qe shtrihet eshte e vellaut!
    Vetem qeni i terrbuar, kafshon doren e bamiresise!
    Ne kete rast te gjitha epitetet i vishen personazhit kruesor te temes, N. Markut..., jo bashkelexuesve o atyre qe moren pjese ne shkrime...
    Pershendetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 09-06-2012 më 08:59 Arsyeja: aresye gramatikore...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #139
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te gdhend une qe te fitosh ca njohuri...

    Nje Kishe Orthodhokse eshte Autoqefale jo kur zgjedh nje Kryepeshkop, por kur zgjedh e formon nje SINOD TE SHENJTE, qe eshte nje keshill i perbashket i peshkopeve te Kishes qe sherbejne ne te gjitha dioqezat e atij vendi. Posti i Kryepeshkopit eshte nje post nderi e simbolik, nuk eshte nje post me autoritet. Te gjithe peshkopet e Sinodit jane te barabarte ne vendimarrje dhe cdo vendim qe ata marrin, e marrin se bashku. Ti them keto qe ti e shume njerez te paditur si puna tende ne kete teme te mesoni qe autoritetin kanonik e kishtar te KOASH e ka Sinodi i Shenjte i perbere prej 9 peshkopesh, ku shumica e tyre sot jane ose te lindur ne Shqiperi, ose me origjine shqiptare. Kryepeshkopi eshte nje prej tyre dhe ai nuk merr asnje vendim dot pa konsultuar Sinodin e Shenjte te peshkopeve.
    Arroganca jote s'paska kufi, i dashur Albo!!
    Ja te te gdhend edhe une ty paksa, qe te fitosh pakez thjeshtesi: Nje kishe ortodokse eshte "autoqefale", ose shqip "kryem'vehte"(qe te mesosh edhe pakez shqip ti dhe grekofilet e forumit),atehere kur nuk njeh autoritet tjeter fetar permbi ate te kreut te saj!

    Gjeja tjeter qe ti e shume si ty duhet te mesoni eshte qe KOASH sot eshte me autoqefale se kurre ndonjehere ne historine e saj. Pere here te pare ne historine e saj, te gjitha dioqezat e vendit kane nga nje bari, kane nganje peshkop ne krye qe i administron. Per here te pare ne historine e saj KOASH ka nje Sinod te Shenjte te kompletuar. Dhe per here te pare ne historine e saj, KOASH eshte pranuar nga te gjitha Kishat e tjera orthodhokse autoqefale ne bote. Jo vetem pranuar por edhe nderuar. Vizitat e peshkopeve te Sinodit te Shenjte ne bote, apo te peshkopeve te vendeve te tjera ne Shqiperi, e deshmon kete gje.
    Gjeja qe ti duhet te mesosh kur flet me vellezer shqiptare ne kete forum qe ti kryeson(me shume pak nder), eshte se asnje nuk te ka dhene çelesin e dijes dhe te fjales e, aq me pak ate te se vertetes absolute!
    Jo vetem qe shprehja "me autoqefale se kurre" eshte e pavend dhe pakuptim, pasi nje kishe o eshte autoqefale o s'eshte, por e ngaterron edhe me kapilarizimin e sherbimit kishtar ne vend!!E pra, qe te mesosh pakez ti Albo i dashur, kjo qe ke shkruar quhet nuhizem!
    Kisha nuk eshte as shtet e as parti politike dhe Kryepeshkopi i KOASH nuk eshte kryetar partie qe flet ne emer te te gjitheve. Eshte Sinodi i Shenjte institucioni me i larte e me i shenjte i nje Kishe Orthodhokse Autoqefale.
    Kryepeshkopi eshte personi qe mvesh autoritetin me te larte te Kishes Ortodokse Kryem'vehte te Shqiperise, po ashtu si presidenti i nje republike!! Tani a mund ta quajme nje republike autonome dhe pastaj ti veme si president nje qytetar qe s'i perket asaj republike?! Arrin ta kuptosh nje gje kaq te thjeshte, i dashur Albo?!

    Cili komunitet tjeter fetar ne Shqiperi mund te pretendoje se eshte autoqefal? Asnje.
    Cili komunitet tjeter fetar feston sot 75 vjetorin e Autoqefalise? Asnje.
    Komuniteti bektashian?!

    Secili nga ata 5 peshkopet me origjine shqiptare (disa prej tyre me tradite familjare muslimane) qe sot jane anetare te Sinodit te Shenjte te Kishes, kane nje njohje theologjike e fetare shume here me te madhe se sa Imzot Theofan Noli. Noli kishte shume interesa e profesione. Ai mbi te gjitha ishte politikan. Ai ishte deputet. Ai ishte revolucionar. Ai ishte Peshkop i Durresit. Ai ishte kryeministri i pare i Shqiperise qe ishte edhe kryeminister, edhe peshkop. Ai vazhdoi me tej te behet perkthyes, diplomat, muzikolog, etj. Nga te gjitha keto kontribute te Nolit ne historine shqiptare, nese une do t'i rendisja te gjitha me rradhe per nga madhesia, kontributi qe ai dha per KOASH ishte kontributi me i vogel krahasimisht me te tjerat. Noli eshte edhe arsyeja perse komuniteti orthodhoks ne Amerike u nda me dysh ne dy dioqeza, ne nje dioqeze kanonike dhe nje anti-kanonike e udhehequr nga Noli. Pse ndodhi kjo? Pasi ne personin e Nolit, duke qene se ai ishte edhe politikan edhe njeriu i Zotit, ai i bashkoi te dyja ne nje, dhe u dha pershtypjen e gabuar shqiptareve qe "feja duhet vene ne sherbim te interesave politike/kombetare". Kjo eshte arsyeja qe edhe sot e kesaj dite, shume si ty citoni Nolin pasi per ju feja duhet ti sherbeje politikes. Kjo eshte arsyeja qe nje injorant si Nikolla Marku shpik "Kisha Kombetare".
    Atehere, Albo i dashur i gjitheditur, na gdhend pakez neve qe 'dime kaq shume sa puna jote se perse egziston Kisha Ortodokse Autoqefale Greke, Ruse, Serbe, Bullgare, etj?! A nuk i mjaftonte Patriarkana e Stambollit grekerve te tu te dashur?!
    Allalla, o rezil e katil, allalla,
    Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
    Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
    Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

    Noli eshte nje figure e paprekshme dhe e paarritshme per kedo e s'ka fytyre asnje lloj rezili ta permende! Fan Noli eshte shpirti i shqipes!
    Kjo eshte arsyeja qe rregjimi komunist i Enver Hoxhes vetem 2 vjet pas vdekjes se Nolit e perdori figuren e tij si justifikim per te mbyllur te gjitha kishat e xhamite e vendit, pasi "feja i sherben kombit" apo jo?
    Vertet, Albo i dashur, nuk te vjen turp te shkruash çilimilleqe te tilla?! Gati-gati po pahesohesh si vegel qorre e nje propagande antikombetare me sfond greko-ortodoks, gje qe s'besoj se egziston, por kur nje i "gjithedijshem" qe kerkon te na gdhende shkruan palaçolleqe te tilla, ku s'te shkon mendja!!
    Cila "hiresi" e fshehte te paska fryre ne vesh, Albo i dashur, se Enver Hoxha u sul kunder fese ne Shqiperi per faj te Fan Nolit dhe jo per "faj" te Kishes Katolike qe nuk pranoi t'i perulej bishes komuniste?!
    Feja nuk i sherben kombit dhe feja e kombi jane dy gjera te ndryshme e te ndara. Ashtu si politika e feja jane dy gjera te ndara. Ashtu sic nuk mund ti sherbes shtetit shqiptar e Zotit ne te njejten kohe, sic ben ky spiuni i SHISH me lart.
    Qysh-qysh, ne fillim ishte "hajdut pulash" e tani na u ngrit ne rangun e "spiunit te SHISH-it"??! Njesoj siç sillen myslimanet e "mire" kur nuk i bejne dot balle fjales se dikujt, fillojne e kakarisin per personin e i qisin turlisoj "naksone"!!
    Ata qe zgjedhin te behen prifterinj, heqin dore nga te gjitha profesionet e tjera dhe misioni i tyre ne jete eshte ti sherbejne Perendise duke u sherbyer besimtareve ne Kishen Orthodhokse. Jo duke u marre me politike. Jo duke u bere deputete. Jo duke u bere kryeministera. Jo duke i fryre urrejtjes nacionaliste per popujve fqinje. Eshte mekat per orthodhoksin te gjykosh nje njeri te vetem e jo me nje popull te tere!
    Pra, ti e paske qelbur me mekate, Albo i mjere, kur e ke bere zakon te gjykosh majtas e djathtas! Si ia lejon vetes te gjykosh kete priftin jo ne ate qe shkruan, por ne "deshmite" e filanit dhe fistekut?! Si s'te vjen turp te flasesh per Kishe qe nuk i sherben kombit dhe ne te njejten kohe te akuzosh at nikolla Markun per nxitje urrejtjeje nacionaliste ndaj kombit fqinje, nderkohe qe ai flet per Kishen Greke dhe jo per popullin grek?!
    Nacionalizmi nuk eshte fe, eshte ideologji. Ashtu si komunizmi ishte ideologji. Ashtu si globalizimi eshte ideologji e kohes qe jetojme. Ashtu si Europa e Bashkuar eshte ideologji.
    Edhe kete e ke mesuar po nga ajo "hiresia" e fshehte, Albo gdhendesi?!
    Ja qe te te gdhendim pakez me mire, ty dhe te gjithe ata qe e mendojne si ti, perfshi ketu edhe islamiket qe e mendojne si ti e qe pellasin kunder figurave kombetare si Kastrioti e Noli: Fjala "nacionalizem", e cila perkthehet ne gjuhen tone te embel "atdhetarizem", nuk eshte nje ideologji, pasi ideologjia lind nga idea e atdhetarizmi eshte nje ndjenje qe lind bashke me ne, ne gjakun e atit dhe ne qumeshtin e nenes!
    Kur t'a kesh çjerre perden e grekofilise dhe pseudofetarizmit qe te erreson shikimin, ndoshta edhe do te kuptosh e do te te vije turp te vish ketu per te "gdhendur" atdhetaret shqiptare!
    Ashtu si sot nacionalizmin shqiptar po e zevendeson ideologjia e Evropes se Bashkuar.
    Ama greko-ortodokset e tu, nuk mendojne aspak te hedhin poshte "autoqefaline" dhe te behen nje me popujt e tjere te Perendise! A do te thote kjo se "ortodoksia" s'eshte tjeter perpos nje "ideologjie"?!
    Prandaj une shtrengoj fort besimin e traditen e trasheguar nga te paret e mi, se jam i ndergjegjshem se te gjitha keto ideologji do ti marri era me kohen, por feja ka qene e do te jete e ngulur thelle ne zemrat e njerezve me besim.
    Zotnia "gdhendes", nese te paret e tu e kane pasur si tradite te kene ne krye te tyre nje fetar grek, ky eshte problemi yt, por ketu nuk po diskutohet feja, pasi edhe at Marku eshte ortodoks! Perpjekja jote per te zhvendosur vemendjen nga thelbi i temes, pra nga qellimet e Kishes greke ne Shqiperi, atehere je vertet per t'u meshiruar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 09-06-2012 më 15:48
    Jarigas

  10. #140
    " S’njohim mbret as krajl te huej... Zoti n’qiell e na mbi toke... Me gjithkend vllazen e shoke, Por seicili m’cak te vet… "

Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •