
Postuar më parë nga
mesuesi_1
Platini, miku i serbëve dhe i Bamir Topit, i vetmi që votoi kundër Kosovës në FIFA
23-05-2012 / Gazeta 55
Koha për të analizuar lobingje të rrezikshme jopolitike, si ai që ka reklamuar presidenti në detyrë, Bamir Topi me presidentin e UEFA-s. I vetëshpallur si mik i serbëve, Mishel Platini e ka konfirmuar qendrimin e vet me dhjetëra herë, por dje në FIFA, pasi është votuar në mbështetje të Kosovës, kundër rekomandimit të UEFA-s, është shtruar pyetja: “Po Bamir Topi, ç’rol ka luajtur në bllokimin e federatës së Kosovës?”
Miku i Bamir Topit, Michel Platini, nuk ka mundur ta ndalë dje Kosovën të përfaqësohet në ndeshjet miqësore ndërkombëtare të futbollit. Ndërsa në mbledhjen e mbajtur dje në Budapest të Hungarisë, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, nën kujdesin e Sepp Blatter mori vendimin që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet kosovare të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare, tetë votat e UEFA-s, të cilat gjendeshin “nën kujdestarinë” e mikut të Bamir Topit, Michel Platinisë, nuk mundën ti bënin qejfin serbëve, për të moslejuar përfaqësimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.
Më shumë se “vullneti” i Michel Platinisë, mikut të Bamir Topit dhe të serbëve, ishin 16 votat e tjera që i mundësuan ballafaqimin ndërkombëtar të futbollit kosovar. I njohur si mik i serbëve, Michel Platini me sa duket zgjodhi që përballë edhe mikut të vetëm shqiptar Bamir Topi, “të mbajë anën” e serbëve dje. Sigurisht, ajo është zgjedhje e tij dhe ai atë bëri. Po Bamir Topit çfarë i ngelet…?! Për më tepër, çfarë i kushtonte, që përpos se ti “harxhonte” ndoca ftesa Michel Platinisë për të ndjekur “live” në “Fußball Arena” të Mynihut finalen e “Champion League”-së midis “Bayern”-it dhe “Chelsea”-it, “të harxhonte” ndonjë fjalë e ti kërkonte ndoshta edhe në këmbim të ndoca ftesave, tetë votat “pro” përfaqësimit ndërkombëtar të futbollit kosovar. Nuk është se Michel Platini i prishi ndonjë punë futbollit të Kosovës me tetë votat e tij “kundër”, por Bamir Topi pas kësaj mbetet të ketë më shumë arsye të ndjehet “borxhli” përballë federatave të futbollit të Azisë, Afrikës, Amerikës Veriore, e Amerikës Jugore, të cilat votuan dje “pro” Kosovës, se sa ndaj Michel Platini-së për ndoca ftesa, për të ndjekur ndonjë ndeshje të mundshme futbolli “live”...
.
Krijoni Kontakt