Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Topalli: Kryesimi i KiE, përgjegjësi e vlerësim

    TIRANE- Ngjarje historike per vendin e ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli marrjen e presidencës së Këshillit të Europës për herët të parë nga Shqipëria.
    Deklarata u be gjate fjales se kryeparlamentarja mbajti ne Asamblenë Kombëtare të KiE-së, që zhvillohet në kryeqytet. Sipas Topallit ky lajm i mire perkon edhe me përvjetorin jubilar të pavarësisë së vendit.
    “Tre ditë më parë kur Shqipëria mori presidencën e KiE-së ishte një ditë e veçantë. Ishte një ditë historike dhe kjo për ne është një moment i veçantë që na bën krenar”- tha ajo, duke i uruar pune te mbare Asamblese.
    Topalli ka pranuar se Shqiperia eshte e vetëdijshme që kjo është edhe një përgjegjësi e madhe, por edhe si një oportunitet për të çuar përpara shtyllat dhe vlerat e Këshillit të Europës si liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti ligor.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #12
    Berisha – KE-së: Në ato ndihma që na jepni, përcaktoni një pjesë të mirë për bujqësinë

    Kryeministri Berisha i bëri apel Komisionit Europian që në ndihmat që i jep Shqipërisë të përcaktojë një pjesë për bujqësinë. Në konferencën me temë “Integrimi në BE dhe biznesi”, Berisha u shpreh se asnjëherë në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar sa vitet e fundit.

    “Apeli im ndaj Komisionit Evropian është që në ato ndihma bujare që na jepni, të përcaktoni një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë. 44 % e popullatës është rurale. E vërteta është se në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar ndonjëherë sa në këtë periudhë”, tha Berisha.

    Kryeministri pranoi se mundësitë e qeverisë për të përkrahur financiarisht fermërët kanë qenë dhe janë modeste, por ajo do të përpiqet të nxisë rritjen përmes uljes së barrës fiskale.

    “Mundësitë tona për të asistuar fermerët kanë qenë dhe janë modeste. Ne do të vlerësonim mbështetjen nga Komisioni Evropian, pavarësisht se fermerët tanë, edhe pa mbështetje, po përpiqen të konkurrojnë.

    Qeveria do të marrë çdo masë për të nxitur rritjen. Ata që kërkojnë të kthejnë kohën e taksave që i lamë mbrapa, ata bëjnë mullinjtë e erës. Viti që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju”, tha Berisha.

    Shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #13
    Presidenca, mundësi për realizimin e detyrave të KiE-së



    Marrja e Presidencës së Këshillit të Europës, përbën një moment historik për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë takimit të organizuar në Tiranë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit. Kryeparlamentarja Topalli theksoi se Shqipëria është e vetëdijshme për detyrën e vështirë, por në të njëjtën kohë përbën një mundësi për realizimin e objektivave të Këshillit të Europës.
    Kryeparlamentarja vuri theksin tek tolerance fetare në Shqipëri, çka sipas saj përbën një model për të gjithë. Ajo nënvizoi si themelore bashkëjetesën mes vendeve në rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ndau me pjesëmarrësit në këtë aktivitet prioritetet e Presidencës shqiptare të Këshillit të Europës.
    Pas deklaratave, mbledhja e organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës vijoi me diskutimin e axhendës së punës së këtij organizmi për muajt e ardhshëm.

    Abc
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #14
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    suksese Shqiperi
    bravo politika e integrimit ka aritur dicka madhore ndonjehere duhet ti shikojm gjerat edhe per mir

    suksese
    Partizoni

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Berisha – KE-së: Në ato ndihma që na jepni, përcaktoni një pjesë të mirë për bujqësinë

    Kryeministri Berisha i bëri apel Komisionit Europian që në ndihmat që i jep Shqipërisë të përcaktojë një pjesë për bujqësinë. Në konferencën me temë “Integrimi në BE dhe biznesi”, Berisha u shpreh se asnjëherë në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar sa vitet e fundit.

    “Apeli im ndaj Komisionit Evropian është që në ato ndihma bujare që na jepni, të përcaktoni një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë. 44 % e popullatës është rurale. E vërteta është se në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar ndonjëherë sa në këtë periudhë”, tha Berisha.

    Kryeministri pranoi se mundësitë e qeverisë për të përkrahur financiarisht fermërët kanë qenë dhe janë modeste, por ajo do të përpiqet të nxisë rritjen përmes uljes së barrës fiskale.

    “Mundësitë tona për të asistuar fermerët kanë qenë dhe janë modeste. Ne do të vlerësonim mbështetjen nga Komisioni Evropian, pavarësisht se fermerët tanë, edhe pa mbështetje, po përpiqen të konkurrojnë.

    Qeveria do të marrë çdo masë për të nxitur rritjen. Ata që kërkojnë të kthejnë kohën e taksave që i lamë mbrapa, ata bëjnë mullinjtë e erës. Viti që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju”, tha Berisha.

    Shekulli
    Di gje kush se çfare lidhje ka Keshilli i Europes me "apelin" ndaj Komisionit te Europes, qe keni sjelle artikullin me siper ne kete teme.

    Jane dy gjera te ndryshme - vetem Europen e kane te perbashket.

    apel ... apel ... apel ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •