Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Shqipëria gati të marrë presidencën e Këshilli të Evropës



    Maj – Nëntor 2012, Shqipëria do të mbajë Presidencën e Këshillit të Evropës për herë të parë që prej 17 vjetësh anëtare e kësaj organizate. Të martën, KiE do të ketë moton shqiptare “Të bashkuar në diversitet”.

    Shqipëria merr presidencën në një moment aspak të mirë, pasi ajo prej vitit 2009 ndodhet në monitorim për plotësimin e detyrimeve që i rrjedhin si anëtare e kësaj organizata.

    KiE është themeluar me 5 maj të 1949 me qëllim bashkimin e vendeve të Evropës. Aktualisht Presidencën e Komitetin e Ministrave të KiE e mban Britania e Madhe ndërsa pas Shqipërisë do ta marrë Andora.

    Vendi ynë në KiE përfaqësohet nga Margarita Gega, e cila është ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Ndërsa në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës partitë parlamentare kanë përfaqësuesit e tyre që janë zgjedhur nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

    Shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shqipëria merr sot kryesimin e Këshillit të Europës

    Shqipëria merr sot kryesimin e Këshillit të Europës. Mësohet se në Strasburg ka nisur sakaq mbledhja e Komiteti të Ministrave të Këshillit të Europës, ku pritet që Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, në cilësinë e tij, si President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të Këshillit të Evropës.
    Pas fjalimit, ministrit Haxhinasto do i dorëzohet edhe çelësi i presidencës së KiE, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet rreth orës 12:00. Pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar në Strasburg janë dhe Ilir Rusmajli, kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentar të KiE-se, si dhe Ferdinand Poni, Zëvendësministër i Brendshëm.
    Për herë të parë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në 13 korrik 1995, Shqipëria do të marrë kryesinë e Komitetit të Ministrave të organizatës, për periudhën 23 maj –9 nëntor 2012. Nëpërmjet kësaj presidence, Shqipëria do të bëhet zëri i përbashkët i 47 vendeve anëtare, nën moton: “Të bashkuar në diversitet”. Marrja e presidencës do të shoqërohet me një ceremoni festive, gjatë së cilës do të ekspozohen objekte me vlerë të trashëgimisë së pasur kulturore dhe artistike shqiptare.

    Alsat
    Sui generis

  3. #3
    Shqipëria mori sot Presidencën e KE-së

    Strasburg, Ministri Hague i dorëzoi çelsin homologut tw tij Haxhinasto



    Këshilli i Europës vishet sot me ngjyrat kuq e zi. Shqipëria merr presidencën e Komitetit të Ministrave të organizatës së Këshillit të Europës, organizatë e cila ka për qëllim favorizimin e një hapësire demokratike dhe juridike të përbashkët në bazë të Konventës së tê Drejtave të Njeriut dhe teksteve të tjera . Në emër tê presidencês angleze, ministri i jashtëm anglez, Wiliam Hague i dorëzoi ministrit të jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto stafetën e presidencës së rradhës së Këshillit të Europës, që mbledh në gjirin e saj plot 47 vende.
    “Urojmë që Shqipëria të ketë presidencë të sukseshme”, ka thene ministri i Jashtëm Hague. Nga ana e tij ministri i Jashtëm Haxhinsto ka thënë se është i lumtur që Shqipëria merr drejtimin e komitetit të ministave. Ai ka shpalosur para vendeve anëtare prioritetet e presidencës.
    “Shqipëria do promovojë vlerat kryesore të KiE”, ka thënë ndër të tjera Haxhinasto

    Abc
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    Sekretari i KiE, Jagland, nesër vizitë në Tiranë


    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland vjen neser ne Tirane per nje vizite zyrtare.
    Vizita e tij, vjen vetem një ditë pasi vendi yne mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës.
    Gjate vizites se zyrtarit te larte te KiE jane parashikuar nje sere takimesh te rendesishme me zyrtarë të lartë të vendit dhe me perfaqesues te partive politike.
    Sot, për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare. Sipas Ministrise se Jashtme, qe ka njoftuar lajmin e mire ky eshte një hap që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
    Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit.
    Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto i dhuroi Këshillit të Europës, në emër të Shqipërisë , një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua nga të pranishmit.
    Sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland gjate fjales se tij i uroi Shqiperise nje presidence te suksesshme.
    Ai vlresoi dhuraten dhe tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Suksese Shqiperise.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Shqipëria presidente e KiE-së, Hague dorëzon “çelësin” Haxhinastos

    Tiranë – Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.
    Simbolikisht sekretari britanik William Hague i dorëzoi zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto celësin e presidencës së radhës. Ceremonia u parapri nga takimi i rregullt i Komitetit të Ministrave, i fundit i drejtuar nga Britania e Madhe, ku u diskutua mbi politikat e Këshillit të Europës ndaj rajoneve fqinje dhe kontributi i saj ndaj ketyre demokracive të reja. Më pas ministri Hague i dorëzoi celësin e presidencë së radhës së këtij komiteti, Zv.KRyeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Haxhinasto.
    Ministri Haxhinasto mbajti një fjalë ku shpalosi prioritetet e presidencës shqiptare, që do të udhëhiqet nga motoja: të bashkuar në diversitet. Haxhinasto u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë punën në përputhje me vijën e ndjekur më parë nga presidencat ukrainase dhe britanike duke promovuar edhe më tej vlerat e kësaj organizate. Shqipëria, tha Haxhinasto ka vendosur të ketë si prioritet të saj gjatë këtyre gjashtë muajve dialogun ndërkulturor, edukimin e tolerancës vecanërisht për brezat e rinj dhe të jetuarit së bashku. Haxhinasto theksoi se në Tiranë në nëntor, gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë , do të organizohet një konferencë e nivelit të lartë ndërkombëtar mbi diversitetin ne Europë dhe dialogun ndërkulturor.
    Pas përfundimit të takimit të Ministrave të 47 vendeve anëtare, u zhvillua dhe ceremonia festive e rastit. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto i dhuroi Këshillit të Europës, në emër të Shqipërisë, një kostum popullor tradicional shqiptar, që u vlerësua jashtëzakonisht nga të pranishmit. Më pas fjalën e mori sekretari i përgjithshëm i KiE, THobjorn Jagland i cili duke e pranuar me kenaqësi dhuratën e cmuar të Shqipërisë , tha se ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij, Norvegjisë , gjë që tregon se ka vlera të përbashkëta në kulturat mes vendeve të Europës dhe kjo e përforcon më shumë idenë e diversitetit dhe të të jetuarit së bashku, që është dhe motoja e Shqipërisë .
    Hinmi shqiptar i kënduar nga sopranoja Oriana Kurteshi e shoqëruar në piano nga kompozitori Genc Tukici i dhanë një emocion të vecantë ceremonisë së presidencës shqiptare.

    JalmeShqip
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Suksese.

    Te shpresojme mos bejme ndonje gje qe nuk duhet.
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #8
    i/e larguar Maska e ahmed_tr
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    TIR
    Postime
    98
    SUKSESE.
    Epo edhe n.q.s. i vjen ndonje e keqe do ti vije nga armiqte tane.

  9. #9
    Presidenca e KiE-së, Berisha: Një ditë historike

    TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme mbajti sot një pritje me rastin e marrjes se kryesimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
    I pranishëm në pritje, kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë moment një ditë historike për Shqipërinë.
    “Sot për këtë ministri për vendin dhe shqiptarët është një ceremoni historike, e cila erdhi nga një ditë historike e djeshme në Këshillin e Europës ku demokracia më e vjetër, i dorëzoi përfaqësuesit të demokracisë më të re çelesat e KiE-së.”- tha kryeministri.
    Në fjalën e tij, Berisha u zotua se gjatë presidencës së Shqipërisë vendi do të përmbushë me dinjitet dhe përgjegjësi të madhe detyrimet që parashikon KiE.
    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland tha se “fakti që Shqipëria po merr presidencën është mundësi e madhe për vendin tuaj, për vetë Europën, për rajonin dhe Ballkanin perëndimor për të kapërcyer të gjithë vështirësitë.”
    Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në fjalën e tij tha se Shqipëria do të çojë më tej reformat të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në nivel lokal dhe rajonal.
    “Shqipëria do të sjellë risitë e saj nëpërmjet promovimit të dialogut ndërkulturor, edukimit të brezit të ri me frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike.”- tha Haxhinasto.
    Haxhinasto i kushtoi një vëmendje të veçantë Kosovës, kur tha se presidenca shqiptare do të synojë një angazhim më të madh në Kosovë për ta sjellë atë më afër, për ta ndihmuar atë që të ndërtojë një shtet më demokratik për të gjithë minoritetet.

    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #10
    Berisha: Presidenca e KiE, e merituar në 100 vjetorin e Pavarësisë

    Ceremoni në Ministrinë e Jashtme pas marrjes së presidencës së Këshillit të Europës

    Nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar dhe më pas atij të Këshillit të Europës ka nisur ceremonia zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë për marrjen e presidencës së vendit tonë në Këshillin e Evropës.
    Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një ceremoni historike veprimtarinë që organizohet një ditë pas dorëzimit të detyrës nga Britania tek Shqipëria , ndërsa kaq theksuar se ky ëhstë një shpërblim i merituar për shqiptarët dhe për demokracinë në 100 vjetorin e Pavarësisë.
    “Kjo është një ditë historike, pasi vjen në 100 vjetorin e pavarësisë. Vendi 100 vjet më parë diskutonte ekzistencën, sot Shqipëria kryeson tempullin e demokracisë në KiE”- u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se kjo është një ditë historike për KiE-në dhe për vlerat që ajo ka.

    “Ne e morëm detyrën nga demokracia më e vjetër si ajo e Britanisë dhe është sfidë përmbushja me dinjitet e kësaj detyre. Ne kemi përcaktuar një axhendë ku mund të japim ndihmën tonë dhe kontributin model në reformat e KiE-së që janë jetike”- vijoi më tej kryeministri.
    Ai tha gjithashtu se Shqipëria është një një komb i vogël, me vlera të mëdha. Shqiptarët - tha ai, -janë një komb plurireligjoz dhe ka një tolerancë të përsosur, duke qenë kështu dëshminë se besimet nuk i ndajnë njerëzit. “Ne do përpiqemi që këtë mesazh ta përcjellim kudo, këtë do ta përcjellim tek vendet e ‘Pranverës Arabe”- shtoi ai.
    Ndërkaq kreu i ekzekutivit theksoi se Shqipëra është vendosur në një rajon që ka patur ndryshime të mëdha, por sot ka një përpjekje për të ndërtuar të ardhmen europiane, ndërsa shprehu angazhimin e tij për proceset e integrimit rajonal, pasi sipas tij Ballkani është një mozaik me minoritete dhe bashkëpunimi ështëi rëndësishëm.

    Nga ana e tiju Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjon Jagland u shpreh se Presidenca e Shqipërisë një mundësi e madhe për vendin dhe Ballkanin, ndërsa e quajti një demokraci vibrante atë të vendit tonë.
    “Europa një bashkim vendesh me identitete të ndryshme. Unë u rrita në një kohë kur shqipëria ishte e mbyllur, ndërsa tashmë Shqipëria ka një demokraci vibrante dhe Presidenca e Shqipërisë është një mundësi e madhe për vendin e Ballkanin”-deklaori jagland, teksa vlerësoi himnin shqiptar shumë të bukur.
    Ndërkaq ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto tha se Shqipëria do të çojë përpara reformat dhe shprehu aqngazhimin për realizimin e detyrave, ndërsa theksoi se Presidenca shqiptare do të ketë një angazhim më të madh në Kosovë për ta sjellë më afër KiE-së.



    Abc
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •