Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Përjashtuar, sakatuar
    Me zinxhira nëpër duar
    Të zhvendosur, të burgosur
    Fjal’e tinguj. Të shfarrosur.

    Se u qeshet, se u qahet
    Se u pihet, se u haet
    Ç’dashuri për diktaturë
    Vaj me det! Ç’katrahurë !


    "hahahahahahahahahahahahahaha oh ç'u kënaqëm hahahahahahahahahaaaaa
    pjesë nga kinematografia shqiptare"

  2. #22
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22

    Moj. Po paske qenë interesante ti?

    Mëshira ësht’ gjest’i shenjtë
    Një prift më pati thënë dikur
    Dhe miku yt m’i shtrenjtë
    Ësht’ai që të çon të torturë

    Tani o prift, m’ësht’e qartë
    I’a ktheva pa e bërë fjalën dy
    Shenjtëria e saj’ i sjell gratë
    Të rrëfehin mëkatet tek ty!

    Dhe të shtrenjtin, mikun tim,
    Atë që më shqyeu mëlçinë
    Tani e kuptoj fare mirë
    Pse zemrën më helmoi si fillim

    Por, prift i dashur, s’më the
    Pse kryqin I dhe Jezuitit!?
    Më qeshi prifti tër nge
    Unë flas për mëshirën e shpirtit!

    Kuptova, I’a ktheva sërish
    E kuptoj dhe mikun tani
    Ti thjesht jeton këtu në kishë
    Ai një kishë fsheh thellë në gji.

    hahahahahahahaha Oh ç'u kënaqëm hahahahahahahaha "Pjesë nga kinematografia shqiptare"

  3. #23
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22

    Të ishe kaq interesante vallë!? :P

    Fletëve i kam gdhendur kujtimet.
    Bredhin ëndrrat që thura kaq kohë.
    Vjen vjeshta të mplaket, të thinjet.
    Përgjërohet gjer në lotë, se më do!


    hahahahahahahaha Oh ç'u kënaqëm hahahahahahahaha "Pjesë nga kinematografia shqiptare"

  4. #24
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    "Ti që tunde djepin, gjith botën e sundon."

    Grua

    Ti s’je thjesht dashuria ime
    Ti je pema, je fruti, je gjeth
    Je vesa e kristaltë n'agime
    Je era që gjoksit më bredh...

    Ti je shiu, je loti, je fjalë
    Je vala që shkëmbin e tret
    Je mbrëmja ti, muzgu, je mall
    Gjumi që krahëhapur më pret

    Je hëna ti, je dielli, je dritë
    Buka e ngrohtë që më ndjell
    Je qumështi që fëmijën e rrit
    Toka ku unë ëndrrat i mbjell

    Je qielli ti, pa fund je, pa skaj
    Je zemra ku shpirtin kam lënë
    Je blerimi, lëndina je, je Maj
    Je fryma ti, dashuri je, je nënë….

  5. #25
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22

    Letër nga Askundi

    Mik’i vjetër, të solla ndër mend,
    K’të natë vjeshta mbi supe më rri.
    Vajtim’i erës lugjeve më tremb,
    I ngjaj zogut të humbur nën shi.

    Më kish mbetur thellë në zemër,
    Nga kohë e shkuar që s’kthehet më,
    Një nga ato këngët tona, pa emër,
    Por s’mund ta këndoj, nuk kam zë.

    Më kish mbetur dhe pak klorofilë
    Thellë në shpirt, si gjeth’ i parënë.
    Ndaj mora penë e ndeza kandilë
    Të shkruaj gjithçka s’të kam thënë...

    Poshtë mermerit, ku ti fle i qetë,
    Erë e vjeshtës dot gjumin s’ta prish.
    Streha ime është një varkë në det
    Deti vet’ është një lodër stuhish.

    Kohë të tjera janë k’to, miku im!
    Dallëndyshe më strehëve nuk ka,
    Dhe një pendë q’e ruaja kujtim
    Bashkë me gjethet e vjeshtës më la.

    E kam lënë atje larg Shqipërinë
    Si një livadh të gjelbër në hënë.
    E braktisa dhe unë strehën, çatinë,
    S’di as vetë në ç’ëndërr kam rënë.

    S’di në do zgjohem mëngjesin tjetër!
    Kohë të këqija janë këto, vëlla.
    Në u zgjofsha do të këndoj, patjetër,
    Paçka se dhe zëri më la!

    Sa shumë gjëra kam për të thënë...
    Në mundsh, ti qesh edhe për mua!
    Ka kohë, buzëqeshja më ka lënë,
    Tani një tjetër kam marrë për grua.

    Kështu e paska, o mik, kjo jetë!
    Thonë se jam bërë hija e fatit;
    Sot më ka hedhur diku në det,
    Dje i brodha pas gjatë Eufratit!

    Nuk di ku nesër do më zër’ dielli...
    Në pastë diell, duhet shpresuar!
    Lajme të këqija po vijnë nga qielli,
    Dikush -të Madhin*- ka zemëruar.

    Më ndje, nuk dua të të shqetësoj!
    Ndaj ti mërzitje hiç mos ndje,
    Deri sa zemra gjak t’më pompoj
    Një strehë shpirtit do mund t’i gjej.

    Le të tërbohet Plakushi* lart,
    Njëmijë rrebeshe të hedhë mbi mua.
    Unë do mbyll sytë, dhe diell’i artë
    Do m’jetë varur mbi degë si ftua.

    Më duket mik, kam humb dhe ferr’.
    Më ka mbetur veç kjo pallto e vjetër,
    Që më mbron sadopak kur nata çjerr
    Me thonj të mprehtë, si asgjë tjetër.

    Të mërzita mik, në një natë si kjo!
    Ndoshta s’ia vlen të lexosh Askushin.
    Përgjatë rrugës sime unë, domosdo,
    Do vazhdoj të tallem me Plakushin*.

    Kështu, o mik, në patsh dhe kohë
    E mund t’më ndjekësh gjer në fund,
    Do të flas për veten se, domosdo,
    Për të tjerët unë të flas, nuk mund.

    Do të flas për udhën që më dha fati
    Dhe për k’të xhaketën time t’vjetër.
    Po t’isha lindur pasanik, k’tij shtati
    Do t’i kisha veshur një kostum tjetër!

    Sa herë kam rënë për tokë, jam vrarë,
    Po aq herë jam ngritur i stërmunduar.
    Çdo herë më i fortë, më i ri se më parë,
    Me zemrën-shkëmb, shpirt-rrebeluar.

    Por s’i jam qarë kujt, mik, as Zotit;
    Gjithçka kam mundur e kam bërë vetë.
    Ç’t’i qahesh vallë kujt që qysh motit
    S’është bërë i gjallë, ka dymijë vjet!?

    Në mes të territ, mik, kur nata çjerr
    Dhe heshtja vdekjes më shumë i ngjan,
    Unë hedh një dorë në shpirt dhe nxjerr
    Një zjarr mjekërosh-zjarr babaxhan.

    Një zjarr që të ngroh jo veten time,
    Jo për t’arritur i gjallë mëngjesin tjetër,
    Por një zjarr ku të djeg gjith’ jetën time
    N’u dashtë për t’ngrohur k’të botë t’vjetër!

    Madje dhe shpirtin, mik, kurrë s’e kursej
    E prej dhimbjeve nuk e ruaj aspak,
    Me ca fat dhe unë një ditë do të gjej
    Për gjithçka një ilaç, të hidhur, farmak!

    Të shkrova sot, mik, se ndjeva mall.
    Për kohën tënde, më nis një letër,
    Më thuaj, Tanjusha* është ende gjallë,
    Se ende po pret tek shtegu i vjetër.

    Në pritje të letrës tënde,
    Desha t’i them pak fjalë palltos sime,
    Që më mbron nga i ftohti përçdo mbrëmje
    Kur shndërrohet në akull kjo rruga ime.

    Pak fjalë me zemrën desha t’i shkoqit
    Dhe me shpirtin, ku zjarrin e jetës ruaj,
    Por fytyrë e Zotit, si për çudi, m’u fanit
    E me njëmijë heshtje më dënoi të vuaj!

    Kjo isht’e gjitha i dashur miku im
    Po e mbyll më në fund, po hesht
    Dua ëngjët të dëgjojnë kur të vijnë
    Pëshpëritjen e gjetheve në vjeshtë

    Unë ëndrrat i humba përgjithmonë
    Dhe jeta s’më josh më si më parë
    Zemra ime ka marrë ngjyrë limon
    Ndërsa shpirti ka kohë m’ësht‘ vrarë

    Hëna më vështron me plot ndjenjë
    Por unë akull i ftohtë jam, acar
    S'ësht' i ngrohtë më gjaku ndër dej
    Brënda meje të rindez tjetër zjarr

    S'ka mbetur gjë tjetër të shkruaj,
    Nga jeta e një poeti skandaloz
    Tashmë vdekja s'më duket e huaj,
    Por dritare prostitutash ngjyrë rozë!

    Mbas xhamit ajo qëndron e më pret,
    Buzët akull t’mi puth gjer në gjak,
    Ndoshta s’duhet të mërzitem vërtetë,
    Një të puthur të gjithë e kanë hak!

    © Leonard Seiti


    BYE BYE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Ti shkruan shume bukur ne ose jo ne Forumin Shqiptar.Mendo per ata te cilet te lexojne dhe heshtin se sa per ata qe te shkruajne budallalleqe.Mua me pelqen si shkruan dhe je nga te paktit qe shkruan edhe gjera per te qeshur ose te buzqeshesh.Zakonisht mendohet se duhet shkruar per gjera shume serioze te te marrin seriozisht por mos ki merak,shumica nuk ben per te qeshur sepse,duke qene dhe me e veshtira,normalisht nuk dijne.Nga ata qe ndodhen ne kete forum jane tre ose kater ata te cilet kane haber te shkruajne te tjeret e nisn fjaline me tri pikat dhe e mbyllin me dy saqe dhe analfabetet skandalizohen.nejse e zgjata kot.Per mua edhe mund te ikesh por mos rresht se shkruari.Me respekt Keler Mullaraj.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •