Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Si mua edhe ty na e ka bere te qarte Sibeliusi,qe nga kritika s'duhet te shqetesohemi,por ska thene qe nuk ndihmon. Ndaj leri mendjemadhesirat e mos me trego mua definitionin e hipokrizise.
    Drejtshkrimin e ke rregulluar ndjeshem,por varg me varg brenda nje poezie,ska google qe ti lidhe.
    Good luck!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #12
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Si mua edhe ty na e ka bere te qarte Sibeliusi,qe nga kritika s'duhet te shqetesohemi,por ska thene qe nuk ndihmon. Ndaj leri mendjemadhesirat e mos me trego mua definitionin e hipokrizise.
    Drejtshkrimin e ke rregulluar ndjeshem,por varg me varg brenda nje poezie,ska google qe ti lidhe.
    Good luck!
    Mirë gomari që më ngordhi
    Por s'më lënë as mizat rehat mesaduket!!!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga ArushPeshkatari Lexo Postimin
    Në buzën e kuqe, mike, ç’më fsheh?
    Urinë e heshtur, a një qiell pa re!?
    Mbas hapit tënd sa shpirtra kanë rendur!?
    Në cilën zemër statuja ke gdhendur !?

    Prej dorës sime gryk’e natës rrjedh gjak
    Për gjith padrejtsitë, dhe për ty, mora hak
    Se shpirti më mbeti ndanë rrugës si pemë
    Ti dritat rindez, mua gjethet më bien!
    shum te mira dhe veshtir me i kuptu gjithkush. veq vazhdo dhe suksese

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Ereza Lexo Postimin
    shum te mira dhe veshtir me i kuptu gjithkush. veq vazhdo dhe suksese
    Po po vetem ca e ca si puna jone mund ta kuptojen ate proze, jo te gjithe
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #15
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Ju shoh n'terr t'humbur!!!
    Përsa është cituar më lart, i është kushtuar një prostitute mbas xhamit në dritare ngjyrë rozë!
    Shpresoj t'ju kem qartësuar sadopak!

  6. #16
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Përzjerje dramash!

    Ti ngreh siparin dhe para teje
    Shfaqem unë, i pikëlluar
    Nuk ësht’ kjo drama, por përkrah meje
    Qëndron një stol, pa këmbë, pa duar!

    Ti ul siparin dhe përkrah meje
    Lakuriqësia vesh xhaketë dimri
    Nuk ësht’ kjo drama, por përkrah teje
    Qëndron e vdekur një lule bliri!

    Ti ngreh siparin, kur unë jam tretur
    Në qiej ëndrrash jam mërguar
    Nuk ësht’ kjo drama, s’ka të vdekur
    Në një cep shpirti më je ngatërruar!

    Ti ul siparin, ndal frymën koha
    Jep shpirt e vdes në duart e mia
    Kjo ësht’ dramë, unë kurrë s’e njoha
    Puthjen që çon tek pavdekësia!

  7. #17
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Seç pat’ kjo mbrëmje, kjo lanete
    I fshehu yjet dhe hënën sonte
    T’i vodhi sytë me ëndrra jete
    I zhveshi rrugët nga fryma jote!

    Se ç’pat’ kjo mbrëmje, zu’ të qajë
    Mbi trupin tënd me ligjërime
    Në dorë një thikë s’di pse e mbaj,
    Pse tërrheq zvarrë hijen time!?

    Se ç’pat kjo mbrëmje, ra e vdekur
    Mbi gjoksin tënd, mbi buzët e tua
    Në cilën ëndërr të pata hedhur
    Që dhe e vdekur më thua; Të dua!

  8. #18
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Ka dhimbje mbi gjeth’
    E njoh plagën e njomë
    Shoh lotin që bredh
    Por askush nuk beson!

    S’mundem ta ndal
    As mundem ta thaj
    Jam ikona e vjeshtës
    Në pikturën e saj!

    Ndaj duart më loten
    E fletët më lagen
    Janë netët që koten
    Dhe ditët që plaken!

    Ësht’ foshnja e dritës
    Që lind e më s’vdes
    Por unë jam i dënuar
    Gjith‘ jetën ta presë!

  9. #19
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Lermë të hyj në mushkritë e tua
    Të mbush gjoksin gjer në frakturë
    Dhe do t’jesh e imja, veç e imja grua
    Zjarri im do jesh, përgjithmonë dhe kurrë!

  10. #20
    Leonard Seiti Maska e ArushPeshkatari
    Anëtarësuar
    27-04-2012
    Vendndodhja
    500 Miles away from home
    Postime
    22
    Me zinxhir lotësh mbaj lidhur shpirtin
    Me dhembë shpirti Ti kafshon lotë.
    Askush prej nesh s’i preku zemrat
    Me buzë të akullta, si dimër i ftohtë!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •