Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Fshehtësitë e errëta të Bankës së Vatikanit

    Ditë më parë u kreu i Bankës së Vatikanit, Ettore Gotti Tedeschi, u detyrua të braktiste postin e lartë që e mbante. Pse, dhe çfarë bëri ai? Këtë gjë, në fakt e dinë shumë pak zyrtarë të lartë të Selisë së Shenjtë, sepse banka mban të fshehtë shumëçka – përfshirë këtu edhe shumë punë të saj të dyshimta.

    Edhe vetë emërtimi ‘Instituto per le Opere di Religione’, që në shqip i bie: Instituti për Veprime Religjioze, që në start nxit aludime se sikur qëllimisht fshihet dedikimi i tij të vërtetë. Kjo për shkakun se, ky “Institut” është një bankë, gjegjësisht është institucioni kryesor financiar i shtetit të Vatikanit dhe i gjithë Kishës Katolike, në përgjithësi.

    Natyrisht se përfaqësuesve të Krishtit në tokë – me gjasë që nga koha e Shën Pjetrit – u duhej të merreshin edhe me arkën e Kishës, edhe pse ky institucion financiar i Vatikanit në formën aktuale ekziston vetëm nga shekulli i 19’të. Emërtimin e sotëm e mori pak para rënies së fashizmit në Itali, në vitin 1942. Por, gjatë të kaluarës, “Instituti” vazhdimisht shfaqej në ballina gazetash, për shkak të akuzave për punë të pista dhe të lidhjeve me krimin e organizuar dhe me politikanë të korruptuar.

    Duket se‘Instituto per le Opere di Religione’ sërish e preku fundit me dorëheqjen e drejtorit të tij, Ettore Gotti Tedeschi. Sipas mediave italiane, “përkundër paralajmërimeve të përsëritura”, “Instituti” nuk përmbushi “detyrat e caktuara dhe tejet të rëndësishme”. Ose,thënë ndryshe, Vatikani refuzoi të sqarohej, duke shtuar kështu numrin e spekulimeve dhe thashethemeve.

    Mediat italiane supozojnë se dorëheqja e Tedeschi ka lidhje me skandalin e ashtuquajtur Vatileaks - i cili ndërlidhet me atë se si mediat italiane vinin në posedim të dokumenteve konfidenciale të Vatikanit, përfshirë këtu edhe afarizmin e tij financiar. Por, një rol të caktuar mund ta kenë pasur edhe hetimet e mëhershme ndaj drejtorit Tedeschi, për shkak të shkeljes së rregulloreve për pastrim parash - edhe pse ato hetime ishin ndërprerë.


    Përplot fshehtësi e punë të dyshimta

    Në fakt, asnjë bankier apo ekspert i bankave nuk di se çfarë të mendojë saktësisht për Bankën e Vatikanit.

    "Kjo është një bankë krejt e ndryshme. Një bankë që menaxhon miliarda, dhe që mbikëqyrë patundshmëri të shumta”, sqaron presidenti i Qendrës Financiare të Bavarisë, Wolfgang Gehrke.

    "Kjo bankë është aktive në tregjet financiare, në emër të Vatikanit, dhe është shumë e dallueshme, sepse mbase është ndër bankat më jotransparente në botë. Natyrisht, kur një bankë e fshehë aq shumë afarizmin e saj, atëherë duhet të llogaris se për të do të qarkullojnë rrëfime dhe spekulime të llojllojshme”.

    Me këtë “bankë krejt të ndryshme” të Kishës Katolike është marrë gjatë edhe gazetari italian, Gianluigi Nuzzi. Në librin e tij "Vatikani sh.p.k.", Nuzzi shkruan për ndikimin e Bankës së Vatikanit në politikë, për shpëlarje parash, për pjesëmarrjen e pretenduar në likuidimin e ‘të padëshiruarve’, dhe për lidhjet me shumë punë të dyshimta me mafian dhe krimin e organizuar. Edhe ish-kryeministri italian, Giulio Andreotti, kishte një llogari të fshehtë në Bankën e Vatikanit, përmes të cilës ‘qarkulluan’ më shumë se 60 milionë euro.


    Mos “pastruesi” ishte tepër i përkushtuar?

    As Ettore Gotti Tedeschi nuk deshi të fliste fare për shkaqet e dorëheqjes së tij, për shkak të, siç u shpreh: "dashurisë ndaj papës”.

    Tedeschi erdhi në këtë post sepse konsiderohej bankier i aftë dhe i ndershëm, edhe pse për agjencinë e lajmeve ANSA tani thotë se “është më mirë që të heshti, sepse mos po e them ndonjë fjalë të rëndë”.

    Ishte pikërisht ky bankieri që, në vitin 2009, u soll nga banka spanjolle Santander në Bankën e Vatikanit, për të “pastruar” problemet që mbretëronin në këtë institucion financiare të Kishës.

    Por, çka ndodhi ndërkohë? A mos ai iu kthye traditës së “moçme” të punëve të dyshimta, apo, mos ndoshta ishte tepër i përkushtuar në “pastrim”, saqë nxiti zemërimin e të fuqishmëve të shumtë brenda Kishës? Për këtë opinion dhe mediat vetëm mund të supozojnë. Gazetari Nuzzi sqaron se në librin e tij merret me veprimet e Bankës para zgjedhjes së papës Benedikti i XVI’të. Por, shton se edhe ky papë, njësoj sikurse edhe të gjithë paraardhësit e tij, vazhdoi me traditën e heshtjes për punët financiare të Kishës – gjë që, sigurisht, i konvenon shantazheve, korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.

    Eksperti bavarez i bankave, Gehrke, vlerëson se disa gjëra, të paktën me fjalë, kanë filluar të ndryshojnë.

    "Papa u përkujdes që banka – edhe pse ajo këtë e refuzonte me këmbëngulje - të jetë më e gatshme që të përafrohet me standardet evropiane për transparencë të afarizmit. Por, kjo gjë nuk funksionon vetëm në këtë mënyrë. Ne të gjithë dimë se si funksionon kjo bankë dhe se, megjithatë, merret me shpëlarje parash”, pohon Gehrke.


    Vatikani s’mundet pa fshehtësitë e veta

    Ndër njerëzit e paktë që e dinë këtë gjë janë Tedeschi dhe anëtarët e Këshillit të Bankës së Vatikanit. Eksperti gjerman i bankave tërheq vërejtjen se edhe pse, në fakt, janë përfaqësues të Kishës, ata nuk janë fort të përkushtuar ndaj lutjeve dhe meditimit, por “gjithsesi që kanë shumë përvojë në tregun e kapitalit”.

    Njëri nga ata që e dinë se çka punon Instituti për Veprime Religjioze ishte edhe monsinjori i ndjerë Renato Dardozzie, që ishte ndër bashkëpunëtorët më të afërm të papa Xhon Palit të II’të. Dardozzie ishte përkujdesur që shënimet e tij të ‘rridhnin’ në opinion - pikërisht nëpërmjet gazetarit italian, Gianluigi Nuzzi.

    E, sa i përket afarizmit aktual të Bankës së Vatikanit, për këtë ende dihet fare pak. Në të vërtetë, nuk dihet fare nëse arrestimi i shërbyesit personal të papës, Paolo Gabriele - i cili akuzohet për vjedhjen e dokumenteve sekrete nga Vatikani dhe për publikimin e tyre në Vatileaks - ka ndonjë lidhje me dorëheqjen e Tedeschi, dhe nëse po, çfarë lidhje ka.

    Mirëpo, Vatikani është një vend ku për gati dy mileniume mblidhen përvojat për atë se duhen ruajtur fshehtësitë. Kështu që, nëse veç ekziston “fshehtësia e fesë”, atëherë është e logjikshme që ekziston edhe “fshehtësia e thesarit të Vatikanit”, e cila me lehtësi do të mund të mbetet larg syve të publikut edhe, të paktën, një ose dy mileniume. /DW/
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 01-06-2012 më 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •