Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    La Republika: Një geto e harruar në zemër të Shqipërisë…

    “Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.” Me këto e nis përshkrimin e tij në gazetën prestigjioze italiane La Republika, gazetari Ilaria Lonigro i cili përshkruan jetën mizerje të banorëve në ish-konviktet e Institutit të Kamzës, në periferi të Tiranës.
    “Është si një Scampia shqiptare, ku nuk hyn dhe nuk del. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë …Në këto korridore të errët jetojnë si fantazma 600 familje, mes 3000 dhe 5000 personave, të cilët për më tepër janë analfabetë dhe të paarsimuar, janë për vite pa ujë në frigorifer, janë të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa askush nuk e di saktë numrin e fëmijëve…
    Shumica e banorëve të Institutit, janë arratisur nga varfëria e veriut, nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni….”shkruhet ndër të tjera në artikull.
    Më tej gazetari ndalet te problemi kryesor i këtyre banorëve që nuk është varfëria por fshehja e indetitetit nga frika e gjakmarrjes “Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian” citohet Stefano Gaddini, zëvendëspresident i shoqatës L’Impronta, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    edhe ne usa ka geto shoku.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Tema eshte gabim.Duhet te jete:
    Te pastrehe jetojne ne ndertesa
    ta abandonuara ne Kamez.
    Ato qe jane futur aty e kane zgjedhur vete
    ate jetese dhe s'paguajne asgje,as elektrik,as
    as uje,as qera,as taksa.
    Jetojne aty se jane cheap,nuk duan te paguajne.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Ilaria Lonigro eshte femer, duhet pare dhe geto e perkthyesve shqiptare qe kane mesuar italishten nga tv
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 18-05-2012 më 03:13

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Paska harxhu eurot kot ajo me ik deri ne Kamez per te bre kete shkrim, sepse fare mire mund ta bente te njejtin shkrim duke vajtur ne Napoli por mbase kjo nuk i intereson padronit te Republikes se qellimi nuk eshte diskretitojme veten por te tjeret. Plera gazetar, keta nuk jane gazetar por puntor te robotizuar dhe te telekomanduar. Kur ke menderen tende te dhjere mos trego ate te tjetrit por fillo e pastro tenden si fillim.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte tipik reagimi i shqiptareve ne tema te tilla: ose shfajesohen sic ben nje me lart qe thote "geto ka kudo" ose sulmojne gazetaren qe e ka ngritur kete shqetesim. Harrojne qe ne te dyja rastet, ju jeni duke mohuar realitetin e ketij problemi. Une e pershendes gazetaren qe e ka ngritur kete problem qe mbi te gjitha ben me turp gazetarine shqiptare: sa gazeta e gazetare kane shkruajtur per kete problem ne Shqiperi, duke bere keshtu detyren e tyre? Turp per ta.

    Ky eshte nje problem social ne Shqiperi qe nuk duhet injoruar apo shfajesuar, por i duhet dhene zgjidhje. Dhe zgjidhja nuk pritet te jepet vetem nga shteti dhe organet e pushtetit lokal apo qendror, por zgjidhja duhet te vije nga te gjithe, nga gjithe shoqeria: qe nga ai gazetari qe shkruan per kete situate qe vezhgon nga afer duke terhequr vemendjen e opinionit publik, tek ai kryetari i komunes apo bashkise se zones qe duhet te njihet me problemin e ofroje zgjidhje per te, tek te gjitha organizatat jo-qeveritare, shoqatat bamirese dhe institucionet fetare, qe duhet te ndihmojne keta njerez qe te rindertojne jetet e tyre. Dhe si nje shoqeri e tere, duhet te kuptojme rrenjet e problemit dhe ti adresojme ato me kohen, pasi fenomene te tilla nuk jane vetem fatkeqesi per familjet ne fjale, jane fatkeqesi per gjithe shoqerine shqiptare.

    Dhe kur lexoni lajme te tilla, nuk duhet te reagoni ne menyren tipike vullgare, por duhet te beni pyetjen e thjeshte e te vrisni mendjen se si ti ndihmoni keta njerez, qe te mos ngelen pre e varferise e skamjes gjithe jeten e tyre, qe te mos kthehen ne viktima te gjakmarrjes, por te kthehen ne qytetare te asaj shoqerie qe japin kontributin e tyre ne te, si gjithe te tjeret.

    Albo

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Paska harxhu eurot kot ajo me ik deri ne Kamez per te bre kete shkrim, sepse fare mire mund ta bente te njejtin shkrim duke vajtur ne Napoli por mbase kjo nuk i intereson padronit te Republikes se qellimi nuk eshte diskretitojme veten por te tjeret. Plera gazetar, keta nuk jane gazetar por puntor te robotizuar dhe te telekomanduar. Kur ke menderen tende te dhjere mos trego ate te tjetrit por fillo e pastro tenden si fillim.
    Ky nuk eshte parim dhe praktike e gazetarise.

    "O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd." Mateu 7:5

    Media, gazetaria eshte tjeter; ato kane per objekt lajmin, material per informacionin ...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    O Albo, pse behesh kaq naiv, ata i kan getot gjithandej ne Itali dhe u futen ne Evrop. Kurse ne po na thon qe keni geto dhe doni te futeni ne Evrop. Prandaj them qe ajo ti kthej syt nga vendi i vet, ti njofi dhe ti tregoj problemet e vendit te vet para se te ngreje ato tonat. Ne i dime dhe i kemi ngritur para asaj ato dhe shum probleme te tjera qe ajo as qe idi dhe i mendon. Kjo gazet gjate luftes se Koseves e quante UCK-ne organizat teroriste, dhe luftetaret e UCK-se terrorista. Rritu dhe pak para se ti nenkuptosh artikujt se problemi ketu nuk eshte lajmi apo ngritja si problem, por dicka tjeter. Se nuk shkon kot ajo nga Italia deri ne Kamez, ajo qe kur eshte nisur ka marre orientime qe te beje nje shkrim te tille, dhe ju deshen vetem disa foto dhe ndonje histori.
    Po pse mo Albo i ul Shqiptaret kaq shum, kur falenderon ate qe e ngriti si problem, a thua se ne nuk jemi te afte dhe zot te njohim problemet tona, dhe te falenderojme te tjeret qe na i tregojne. Ne i dim or trim Permeti dhe do ti zgjidhim por na mungon organizimi shoqeror, se me parti alla demokratike e socialiste vecse do shtohen me shum.
    Me duket se lodhem kot me ty un.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    dardajan, ti nuk arrin te kuptosh qe mua nuk me behet vone per gazetaren apo motivet e saj, ashtu sic nuk me behet vone per "imazhin" dhe "krenarine e lenduar" tende nga ky artikull. Mua me behet vone qe ka shqiptare qe jetojne ne kushte te tilla te mjerueshme ne Shqiperi. Mua me behet vone vetem per ata njerezit per te cilet artikulli ben fjale. Ty me sa duket nuk te behet vone per ta.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ty me sa duket nuk te behet vone per ta.
    Kete do ta tregoj koha, biles shum shpejt, brenda ketij viti edhe un do shkoj te jetoj atje, dhe do bej ate qe di te bej me mire. Po te kem kohe do futem dhe do te pershendes ketu ne forum por nga nje IP tjeter.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •