Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Sa do qe ngjajne te pa ndara ato jane te ndara per mua! Besoj se shkrimet e librave fetare, pjesa me e madhe (qe te le nje dritare per c'do rast) jan te shkruara nga njeriu.

    Per mua shiko reth e rrotul, shiko diellin, shiko mengjesin qe zgjohesh c'do dite dhe ajo eshte prezenca e zotit per mua.

    Por aman kur vete puna tek librat dhe tek feja.. aty fillon dhe prishet muhabeti, njeriu shpesh heq gezimin nga zemra dhe vendos gjera te tjera ne te kur ngjitet pas fese.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Feja = Doktrina + Liturgji

    Doktrina eshte ajo qe cfare besimtaret besojne si te vertete. Liturgjia eshte menyra se si besimtaret zgjedhin te adhurojne dhe praktikojne besimin e tyre. Te dyja keto se bashku, e ndihmojne njeriun besimtar qe te afrohet me Krijuesin e tij, ate qe ne e quajme Zot. Pra qellimi i fese eshte te afroje krijesen me krijuesin, njeriun me Zotin. Ne kete menyre, njeriu arrin te permbushi qellimin e ekzistences se tij, ate qellim per te cilin Krijuesi e krijoi.

    Nga na vjen doktrina?

    Doktrina, ajo qe ne besojme si te vertete, na vjen nga vete Perendia. Perendia na eshte shfaqur gjate gjithe historise sone te njerezimit ne forma nga me te ndryshmet. Here njerezit kane degjuar nje ze nga qielli, here u eshte shfaqur si zjarr, here u ka folur nepermjet profeteve, here na eshte shfaqur ne formen e nje Perendi-Njeriu te lindur nga nje virgjereshe. Dhe njerezit qe i kane perjetuar te gjitha keto ne kohet e tyre, i kane besuar pasi i kane pare me syte e tyre dhe degjuar me veshet e tyre, dhe i kane trasheguar keto mesime ne menyre gojore brez pas brezi deri ne ditet e sotme.

    Liturgjia nga ana tjeter eshte po aq e rendesishme sa edhe doktrina. Te kuptosh e besosh dicka si te vertete eshte nje eksperiment mendor. Vlerat e kesaj doktrine duken pikerisht tek fuqia e tyre transformuese tek njeriu, kur njeriu besimtar zgjedh qe te jetoje besimin e tij, te praktikoje te gjithe ato gjera qe i beson si te verteta. Lutjet, adhurimi ne objektet e kultit, traditat e ndryshme te adhurimit, kane per qellim qe te vendosin para Krijuesit njeriun me besim, qe beson edhe pse nuk shikon. Dhe ky transformim per te cilin une flas nuk eshte vetem nje produkt i forcave tona si njerez, eshte nje dhurate e Perendise: Perendia zgjedh qe te jetoje brenda nesh; zgjedh te na ndricoje mendjen, te pastroje zemren nga frika e mekati, e te na lartesoje shpirtrat tane. Ky transformim nuk eshte vetem nje transformim i brendshem shpirteror, por edhe nje trasnformim i jashtem.

    Me pak fjale, feja eshte rruga qe na shpie tek Perendia, rruga qe vete Perendia ka hapur per ne.

    Albo

  3. #13
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    feja si fe eshte e mier eshte kultur mirepo, eshte dhunuar nga njeriu per qellime te caktuara.
    Facit:
    Feja e dhunuar ka per cellim te coptoj dhe te sundoj, nuk ka te beje fare me zotin(perendine)

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Perveq islamit.. per aq sa di, nga ketu edhe dalin fanatiket fundamentalist qe marrin ne dore vet "mbrojtjen" e besimin e tyre. Ndoshta shitet kane hierarki(ajetollahet), sunitet jo.

    Feja eshte pushtet.. per fete monoteiste mendoj, jane krijuar per kete qellim.
    Edhe sunitet kishin hierarki deri ne suprimimin e titullit te Kalifit, kur u shperbe Perandoria Osmane, me suprimimin e titullit sulltan u hoq edhe ai i Kalifit. Sigurisht qe arabet e konsideronin poshterim te tyre nga ana e turqve faktin qe Kalife ishin sulltanet turq (zakonisht djem te konkubinave sllave) e jo arabet. Kjo ka qene edhe nje nder arsyet e radikalizimit te suniteve arabe dhe gjetjes se strehes ne levizjen e Muhamed Vahabit ne shekullin XVIII.

  5. #15
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ftoj te gjithe ata qe duane te japin nje definicion(mendim) te vetin per ate se çfare eshte feja. Zotin nuk mujme dot ta pekufizojme, po fene si e sqaroni, çka eshte kjo?
    ....fara, rrenja, trungu, dega, gjethet......e njerezise.....gjith cka e prek njeriun ne formen e tije si krijese me mend, eshte e shtruar brenda kornizave qe i ka hartuar feja, edhe mosbesimi eshte pjese e saje....

    tung
    albanish by nature

  6. #16
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [ Dhe ky transformim per te cilin une flas nuk eshte vetem nje produkt i forcave tona si njerez, eshte nje dhurate e Perendise: Perendia zgjedh qe te jetoje brenda nesh; zgjedh te na ndricoje mendjen, te pastroje zemren nga frika e mekati, e te na lartesoje shpirtrat tane. Ky transformim nuk eshte vetem nje transformim i brendshem shpirteror, por edhe nje trasnformim i jashtem.
    Perendia nuk "zgjedh" e nuk behet "dore" e jetes tende!! Perendia shperndan driten dhe miresine per te gjithe pa perjashtim, pa dallim, pa kursim, po ashtu si dielli kur lind, nuk ngroh vetem te "perzgjedhurit" e shiu nuk lag vetem "te perzgjedhurit", por te gjithe pa parjashtim!
    Varet nga ne, nese i hapim rruge drites se tij per ne zemrat tona!

    Me pak fjale, feja eshte rruga qe na shpie tek Perendia, rruga qe vete Perendia ka hapur per ne.

    Albo
    Feja eshte rruga qe ne zgjedhim per t'u afruar me Perendine e jo ajo qe ka percaktuar ai, perndryshe s'ka kuptim ky shumezim fesh(pyet ate te fese islame nese nuk ia ke idene)!
    Jarigas

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ftoj te gjithe ata qe duane te japin nje definicion(mendim) te vetin per ate se çfare eshte feja. Zotin nuk mujme dot ta pekufizojme, po fene si e sqaroni, çka eshte kjo?
    mendoj se mund te kete nje perkufizim logjik ne lidhje me Zotin dhe fene,psh:

    Perkufizimi i Zotit

    Mendja njerzore eshte e paafte qe te perkufizoje Zotin,

    por mund te konkludoje mbi argumentet qe ka para syve dhe t'u jape pergjigje pyetjeve baze , sic jane qe psh:

    1) nga e ka origjinen gjithckaja, kush e krijoji "gjithcka', pergjigja eshte "Zoti"
    2) a eshte Zoti i plotfuqishem mbi gjithcka, pergjigja eshte , patjeter ...perderisa eshte Ai vete qe i krijoi,
    3) a eshte Zoti i Gjithdijshmi?, pergjigja eshte qe , patjeter perderisa ai i dha dije aq sa deshironte gjithckaje ...a nuk kishte "dije" per vete? ,,patjeter qe kishte dhe Ai eshte i Gjithdijshmi, me Inteligjenti__SuperInteligjenti
    4) a ka pasur ndonje qellim Zoti ne krijimin e njeriut, pergjigja eshte se SuperInteligjenti nuk mund te beje gjera te kota pa nje qellim specifik, sepse gjerat e kota nuk jane per nje Inteligjent , e aq me teper per SuperInteligjentin,..pastaj..patjeter qe kapaku i varrit nuk mund t'i veje kapak ne perjetesi padrejtesise, dmth duhet te kete llogaridhenie..
    5) a ka Zot , pergjigja eshte se patjeter qe ka , sepse eshte e pamundur qe te mos kete, te gjitha shenjat n'a e bejne te ditur, vete ekzistenca dhe pranija jone ne kete planet, nata dhe dita , mashkulli dhe femra, ndjenjat si urrejtja , padrejtesia, gezimi, aftesia e gjykimit , krijimi i shumellojshmerise se fruteve dhe shijeve te tyre , bimeve dhe ngjyrave te tyre , fakti qe te gjithe e njohin se cfare eshte e padrejte dhe e drejte dhe shume e shume shenja te tjera dhe tek e fundit vete shpirti n'a e thote qe ka Zot ,
    Zoti eshte mbi gjithcka , kontrollon gjithcka , eshte i pranishem kudo,
    6) a eshte Zoti i drejte, pergjigja eshte se vete Zoti qe n'a krijoi na tregoi se cfare eshte e drejte dhe na e beri padrejtesine te urryer kur n'a bejne padrejtesi, cdo njeri e urren personin qe i sillet me te padrejte , pra a eshte Zoti qe na vuri ne shpirt drejtesine i padejte?, patjeter qe jo , ..fakt eshte edhe se njeriu ndjehet mire kur ben mire dhe ndjehet keq kur ben keq sepse vete shpirti i tregon qe ka bere mekat,
    pra Zoti qe na krijoi dhe na instaloi kete rruge te drejte ne Zemer, Zoti qe nuk ka nevoje per askend sepse eshte i perjetshem dhe i plotfuqishem , ... a ka mundesi te jete i padrejte ...konkluzioni eshte qe JO!!,
    7) a na ndjen Zoti ne vuajtjet tona dhe pse nuk na ndihmon menjehere dhe te zhduke te keqen nje here e mire??, pergjigja eshte qe patjeter qe na ndjen , pasi Ai vete me vetedije n'a krijoi , por duhet te kete dicka qe qe te shpjegoje edhe misterin e jetes edhe te vdekjes dhe arsyen e vertete te ekzistences tone dhe te krijimit tone,
    patjeter qe duhet te kete dicka qe te shpjegoje ne menyre te arsyshme te gjitha keto,
    ky , per mendimin tim duhet te jete qellimi paresor i mendimeve tona , pastaj si dytesore edhe ushqimi apo shkollimi apo punesimi yne.
    8)a do japim llogari per veprimet tona ?, pergjigja eshte se patjeter qe po, pasi kapaku i varrit nuk mund ti vere kapak perjetesisht nje padrejtesie
    9)a ka dite gjykimi? pergjigja eshte se patjeter qe duhet te kete , per t'u shperblyer secili per veprimete e veta, pasi Zoti(SuperInteligjenti) nuk mund te harroje , as te anashkaloje
    10)a duhet te besojme ne Zot?, pergjigja eshte se patjeter qe Po , pasi nese marrim rruge tjeter nga ajo e Zotit , Zoti do n'a shperbleje ashtu si e meritojme ,... dhe si emendoni qe e meritojme kur veprojme keq??!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 22-05-2012 më 08:52
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    22
    Sipas meje, feja eshte nje forme e sofistikuar e politikes, cilido qofte perkufizimi qe i behet kesaj te fundit.
    Bi n'dakort me mendimin e disa anetareve me lart qe:- te besosh ne zot, jo dmd duhet te besosh ne fe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga JustMaybe.. : 22-05-2012 më 09:54

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ftoj te gjithe ata qe duane te japin nje definicion(mendim) te vetin per ate se çfare eshte feja. Zotin nuk mujme dot ta pekufizojme, po fene si e sqaroni, çka eshte kjo?
    OPIUM PER POPULLIN,JA SE CFARE ESHTE FEJA.....
    Feja eshte si puna e xixellonjave qe ndricojne aty ku ska drite....

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    "Humana ante oculos foede cum vita iacere in terris oppressa gravi sub religione quae caput a caeli regionibus ostendebat horribili super aspectu mortalibus istans, primum Graius homo mortalis tollere contra est oculos ausus primusque obsistere contra"
    Lucrezio. De rerum natura I,62-7"

    perkthim

    Jeta njerezore u perhap ne toke e shtypur me turp ne syte e te gjitheve nga feja opresive, qe tregonte koken e feve qiellore, me fytyre makabre qe kanoste nga lart te vdekshmit, Nje grek( behet fjale per Epikurin shenimi im) per here te pare guxoi te ngrinte syte kunder fese, syte e vdekshem, dhe i pari i rezistoi asaj.
    Lukreci

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •