Prishtinė, 18 maj - Zyrtarisht punonte vetėm me gruan, por pėr 4 vite kishte pasur njė qarkullim mbi 66 milionė euro dhe ishte diler i kompanisė qė pretendon se ka 80 % tė tregut kosovar tė shitblerjes sė metaleve, kryesisht armaturė. Fahredin Gashi Faruku, dėshmitari bashkėpunues i EULEX-it, qė Nazim Bllaca e liston nė atė qė ai e quan "skuadra e vrasjeve e SHIK-ut", tashmė edhe i dėnuar me 18 vjet burg pėr krime lufte dhe ėshtė nė proces gjyqėsor pėr krime tė tjera tė pasluftės, gjithė periudhėn e pasluftės punoi me kompaninė "Laberia Company". Me tė rėnė nė burg, trualli ku kompania e tij e kishte selinė jepet me qera, pėrderisa biznesi i tij "Laberia Company" pushon sė funksionuari, - thuhet nė njė shkrim tė Qendrės Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese (QKGH) - "Preportr".
Ai kurrė nuk e pranoi qė shėrbeu pėr Shėrbimin Informative tė Kosovės (SHIK), por "Preportr" ka siguruar kontrata e transaksione qė nė biznes e lidhin atė me tė vetėshpallurin agjent i SHIK ut, Nazim Bllaca.
Ishte afarist i suksesshėm nė industrinė e eksport importit tė metaleve dhe nga tė dhėnat doganore dhe ato tė administratės tatimore, merret vesh se vetėm nga viti 2005 deri mė 2009, i vetėm dhe me njė kompani kishte pasur qarkullim mbi 66 milionė euro.
Kishte pėrfaqėsinė e njėrės nga 200 kompanitė mė tė mėdha maqedonase, e qė nė kėtė shtet mbulon 70 pėr qind tė tregut tė metaleve, kurse ka deklaruar qė e ka 80 % tė tregut kosovar nė kėtė industri. Por, qė kur pronari i saj ra nė burg, kompania "Laberia Company", qė ishte themeluar nė vitin 2001, ka pushuar sė funksionuari dhe tash vendi ku kompania e kishte selinė jepet me qera.
Sipas tė dhėnave tė Administratės Tatimore (ATK), kompania "Laberia Company" nė shkurt tė vitit 2011 kishte pasur aktivitete e fundit nė pagesėn e tatimeve nė paga dhe kontribute pensionale, pėrderisa nė shtator tė 2011 kishte pagesėn e fundit tė TVSH sė. Fahredin Gashi nga Shtimja, i dėnuar me 18 vjet burg pėr vrasjen e Sali Gashit, e qė akuza ndaj Gashit ishte ngritur nga EULEX i pėr krimin nė fjalė si pjesėtar i Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK), pėr vetėm gjysmė dekade bėri miliona euro punė me kompaninė "Laberia Company", ani pse zyrtarisht nė Agjencinė pėr Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka tė regjistruar vetėm dy punėtorė, vetėn dhe gruan e tij, Emine Hysenin.
KOHA DITORE
Krijoni Kontakt