Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ekskursioni, 100 nxënës e studentë përfundojnë në urgjencë nga alkooli

    Ekskursioni, 100 nxënës e studentë përfundojnë në urgjencë nga alkooli


    Mbi 100 të rinj të rretheve të ndryshme kanë mbushur shtretërit e Urgjencës së Sarandës nga abuzimi me alkoolin dhe lëndë të tjera të lehta narkotike. Vetëm gjatë kësaj fundjave, rreth 50 – 60 autobusë të mbushur me gjimnazistë dhe studentë kanë pasur si destinacion qytetin bregdetar. Këto ekskursione, të organizuara nga shkollat, pa pasur asnjë kontroll familjar apo shkollor, nuk kanë vonuar të japin pasojat e para. Mjeku Niko Kuri, Drejtor i Shërbimit Spitalor në Spitalin “Petro Nako” tregon: “Urgjencat kanë qenë kryesisht në orët pas mesnatës së fundjavës së fundit si dhe në orët e para të mëngjesit”.

    Mësohet se kjo shifër është një trefishim i numrit mesatar të pacientëve që trajtohen në Urgjencën e Sarandës. Të rinjtë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë qenë të moshës prej 16 deri 22 vjeç ndërkohë që diagnoza ka qenë intoksikimi nga pijet alkoolike. Ekskursionistët i kanë konsumuar pijet alkoolike në baret e qytetit, pronarët e të cilëve e kanë të ndaluar me ligj të shërbejnë pije alkoolike në moshat nën 18 vjeç. Kjo është një tjetër problematikë e cila ndeshet rëndom në klubet e natës në Sa randë.

    Pronarë të cilët duke parë “monedhën” vetëm nga ana e tyre, shkelin në mënyrë të hapur ligjin duke abuzuar kështu edhe me shëndetin e adoleshentëve. Kërkohet ndërgjegjësim për prindërit, mësuesit, shkollat si dhe një bashkëpunim mes këtyre dhe pronarëve të ambienteve argëtuese për një rini më të shëndetshme dhe me sa më pak pasoja negative për trupin e tyre

    bota sot

    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    kesaj i thojne shthurje e organizuar me dashje nga mesuesit dhe drejtuesti e shkollave. Pervec matrapazeve policia duhet te nxjerr para ligjit dhe mesuesit qe i cojne dhe lejne femijet nen moshe ne ambjente ku shitet alkoholi.

    Eshte shume e rendesishme qe gjeneratat e reja ne Shqiperi te rriten duke zbatuar ligjet. Tu ngulet ne mendje qe DUHET TE JESH MBI 21 VJEC TE PERDORESH ALKOOLin dhe ky eshte LIGJ.

    Kurse shteti nga ana tjeter duhet te marr masa qe lokalet nuk abuzojne duke shitur pije alkolike atyre nen mosh. Kur merr sinjale qe ky club shet alkool i dergon nje vajz undercover dhe e ben kete lokal shembull duke e e mbyllur.

    ...ne cdo drejtim shoqeria shqiptare eshte degraduar

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Alkooli shitet edhe tek dyqani i bukes o ti vagabondo, mos ja fut kot aman. Nuk i thote mesuesi nxenesit ik bli duhan e alkool, ate edukate duhet ta kete nga familja , sic duhet ta kete cdo i ri tjeter. Shef rrushi rrushin e piqet.

    Mos pretendoni se Shqiperia do arrije ndonjehere nivelin e shteteve ku jetoni ju, pa mend dime te japim te gjithe. Kur ti ke dyqane saaaaaaaaaaa te duash pa licence, pa fatura , pa asgje ... mendoni se po i plas shume shitesit nese ai qe po vjen te bleje cigare e alkool eshte +18 vjec? pff
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e pra e kane fajin dyqanet,
    Keta 100 kelyshet e njeriut qe presin eskursionin per tu bere tape jane engjej.
    Fajin e ka edhe familja, por fajin me te madh e kane keta vete.

    Duhet te kete ndonje ligj qe urgjencen ta perdore vetem per raste semundjesh e aksidentesh, jo per njerez te papergjegjshem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Uhhh cfare behet ne Sarande ne kete periudhe,gjimnaziste nga e gjithe Shqiperia vijne ,madje edhe nga Kosova .Kam rastisur njehere ne kete periudhe dhe nuk gjeje dot as buke per te ngrene mendo hotel e gjera te tjera .
    Pervec faktit qe keta te rinj kur shkojne ne eskursione "lirohen nga zinxhiret " dhe pijne pa karar ,edhe cilesia e ushqimeve dhe pijeve le per te deshiruar .
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Ja te shikojme si do funksionoje drejtesia ne kete rast

    Ligji denon ashper lokalet (shitoret) qe shesin ushqim helmues

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    e pra e kane fajin dyqanet,
    Keta 100 kelyshet e njeriut qe presin eskursionin per tu bere tape jane engjej.
    Fajin e ka edhe familja, por fajin me te madh e kane keta vete.

    Duhet te kete ndonje ligj qe urgjencen ta perdore vetem per raste semundjesh e aksidentesh, jo per njerez te papergjegjshem.
    dyqani e ka fajin

    ne amerik dyqani qe i shet alkol ni personi nan 21 vjec i vejn celsin.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    Kalamoj by***...edhe pijen nuk e mbajne dot!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    kesaj i thojne shthurje e organizuar me dashje nga mesuesit dhe drejtuesti e shkollave. Pervec matrapazeve policia duhet te nxjerr para ligjit dhe mesuesit qe i cojne dhe lejne femijet nen moshe ne ambjente ku shitet alkoholi.

    Eshte shume e rendesishme qe gjeneratat e reja ne Shqiperi te rriten duke zbatuar ligjet. Tu ngulet ne mendje qe DUHET TE JESH MBI 21 VJEC TE PERDORESH ALKOOLin dhe ky eshte LIGJ.

    Kurse shteti nga ana tjeter duhet te marr masa qe lokalet nuk abuzojne duke shitur pije alkolike atyre nen mosh. Kur merr sinjale qe ky club shet alkool i dergon nje vajz undercover dhe e ben kete lokal shembull duke e e mbyllur.

    ...ne cdo drejtim shoqeria shqiptare eshte degraduar
    Uaa mami githe keto ligje! Po ate ligjin e vete pergjegjesise pse nuk e zbatojne?

    siq duket ky shteti duhet te punesoje nga nje polic pergjdo njeri qe te mbikqyri zbatimin e tere ketyre ligjeve!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Kalamoj by***...edhe pijen nuk e mbajne dot!

    asht hedh stimulues narkotik ne pije

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •