Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52

    Metoda e saktë e davetit në Islam - Shejkh Salih Ali Shejkh (All-llahu e ruajt)




    Shejkh Salih Ali Shejkh: Davetit islam: prej cilësive më madhore të tij është thirrje për në rugen e profetëve, është thirrje në ate që ftoj Pejgamberi (sal'Allahu alejhi ue selem) .

    Prandaj, nëse dikush dëshiron të bëjë davet, ai së pari duhet të vizatoj rrugën (llojin dhe mënyrën) dhe të kërkoj atë, jo gjithçka që të ofrohet duhet të thirrësh në të, patjetër duhet përcatkosh rrugën , dhe këtë rrugë e ka shkruajtur, vizatuar dhe saquar i Dërguari i All-llahut.

    All-llahu (subhanehu ue te'ala) thotë: ''Thuaj: Kjo është rruga ime, ftoj drejt Allahut me dituri (maturi, largëpamësi) unë dhe çdokush që më pason mua.'' (12:108) Rruga ekziston ndërsa dituria është e nevojshme në rrugën e davetit.

    Për këtë arsye, njerëzit e dijës (dijetarët) thonë: ''Vërtet, të thirrurit të tjerët tek All-llahu fillon duke i thirrë në gjërat më të rëndësishëm, gjërat më e madhe dhe më të kërkuara, të cilat i shpëtojn njerëzit nga zjarri dhe i fusin në Xhennet dhe ky është sinqeriteti në dinin e All-llahut (te'ala), Njësimin ndaj Tij, adhurim ndaj Tij, pa i bërë shok Atij (në adhurim).

    Daveti në Teuhid (Njësim) është fundamenti (baza) e davetit tek All-llahu. Nëse ndonjëri shkon të disa njerëz, të cilët nuk e njohin Teuhidin, të cilët nuk e njohin fenë e All-llahut, të cilët nuk e njohin të vërtetën e Islamin, atëherë ai duhet ti thërras ata në adhurim ndaj All-llahut, pa i bërë shok Atij.

    Kjo është kështu, sepse në të dy Sahihat (Buhari dhe Muslim) është transmetuar, kur Profeti (sal'Allahu alejhi ue selem) e dërgoj Muadhin në Jemen, ai i tha atij: ''Oh Muadh ti po shkon tek një popull prej popujve të Librit. Gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh, është që ata ta njësojn All-llahun në adhurim...'' Ky është transmetimi nga Buhariu, nga libri i Teuhidit.

    Është transmetuar gjithashtu në të dy Sahihat, me shprehje të ndryshme. Një prej tyre: ''Gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh, është dëshmia se nuk meriton të adhurohet askush me të drejt pos All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.'' Prandaj, gjëja e parë për të cilën njerëzit duhet të ftohen është Teuhidi.

    Pse? Sepse thirrja për në Teuhid është baza e mesazhit (shpalljes). Si mundet një të adhuroj All-llahun duke u bazuar në padituri? Si mundet një të adhuroj All-llahn, që vije dhe thotë: ''Unë jam një musliman'', derisa ai krahas All-llahut adhuron dikënd tjetër? Jo!

    Prandaj njerëzit e dijës (dijetarët) kanë thënë: '' vërtet në pikëpamje të njoftimit të Islamit , nëse dikush dëshiron të publikoj se ai ka pranuar Islamin, ai duhet t'i thotë dy dëshmit dhe duhet të jetë i pastërt nga ajo që ka qenë (para Islamit).’’

    Prandaj, nëse ai ka qenë një krishterë, ai duhet të thotë krahas dy dëshmive: ''Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush më të drejtë pos All-llahut dhe Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, dhe se Isai është rob i All-llahut, i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt nga Ai.''

    Ai duhet të thotë këtë, në mënyrë që ai të jet i pastërt prej besimit të tij të vjetër se Isai është i biri i All-llahut, apo se Isai është All-llahu, apo besime të ngjashme të rremë.

    Ngjashëm, nëse një jehudë dëshiron të pranoj Islamin, ai duhet të jetë i pastërt nga Judaizmi. Nëse një Buddist dëshiron të pranoj Islamin, ai duhet të jetë i pastërt nga budizmi, në mënyrë që në zemrën e tij të bëhet e qartë, që hyrja e tij në Islam, e anulon besimin e tij të vjetër në të cilën ai ishte.

    Prandaj, nëse thirret një person, që ai nuk është musliman, nuk është një monoteist, ai duhet të thirret në fundamentin (bazen) e Islamit, e që është Teuhidi. Disa njerëz që bëjn davet, thërrasin (të tjerët) në karakter, moral të mire disa të tjerë në butësi, apo i'a shpjegojn të tjerëve gjendjen e shtypur të muslimanëve, në lidhje me gjendjen e vështirë të muslimanëve që ata po përballen, apo diç të ngjashëm...

    Ju mund të thirrni në këtë (temë), në të vërtetë është e domosdoshme të bëni diçka të tillë, por kjo nuk është parësore në të cilën ju duhet të thirrni (dikënd). Gjëja e parë, për të cilën duhet thirrë, është ajo që Islamin e dallon nga të gjitha të tjerat, që dallon të vërteten dhe të pavërteten!

    Përktheu: Seladin Musa
    Kontrolloi: Hajrullah Musa
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thirrje Islame : 18-05-2012 më 21:04
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •