Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Renée Fleming

    Renee Fleming, sopranoja mė e dashur pėr amerikanėt


    Nėse shikon thjesht tė ardhurat nga shitjet, muzika “country” ėshtė muzika mė popullore nė Shtetet e Bashkuara, pasuar nga muzika pop dhe hip-hop. Megjithatė, njė soprano ka arritur tė sigurojė famė dhe sukses edhe jashtė botės sė muzikės klasike. Nė vazhdim njė portret i sopranos Renee Fleming, e njohur si “diva” e popullit:
    Po dėgjoni Renee Fleming, njė nga sopranot mė tė njohura nė botė, nė njė arie nga opera “La Wally” “La ((VUH’ lee)) e Alfredo Catalanit. Kjo ėshtė njė nga ariet e shumta qė e kanė bėrė artisten tė mirėnjohur.



    Sopranoja ka interpretuar para pjesėtarėve tė familjeve mbretėrore e presidentėve tė ndryshėm, por e kaluara e saj ka qenė shumė mė e thjeshtė. Ajo u rrit pranė qytetit Rochester, afro 500 km nga Teatri Metropolitan i Operas nė Nju Jork, epiqendra e muzikės klasike nė Shtetet e Bashkuara. Prindėrit e saj ishin mėsues muzike nė shkolla publike.
    “Prindėrit e mi kėndonin. Ata kėndonin duet dhe jepnin mėsime muzike. Gjithmonė kur mblidheshim pėr darkė diskutoheshin edhe nxėnėsit dhe shfaqjet e tyre muzikore. Kur shkonin pėr udhėtime, gjithmonė kėndonim nė makinė”.
    Megjithė kėtė pėrvojė nė fėmijėri, Renee kishte turp dhe ndjente emocione nė skenė. Momenti vendimtar ishte gjatė studimeve universitare kur konkuroi pėr t’u bėrė pjesė e njė kompleksi xhazi dhe u bė kėngėtarja e rregullt e grupit.
    “Gjatė interpretimit duhej edhe tė komunikoja me spektatorėt, qė pėr mua ishte traumatike. Por gradualisht fillova tė ndjehem mė e sigurtė. Tė rinjtė kanė aftėsinė tė pėrshtaten. Ky ishte hapi i parė nė rrugėn time”.
    Sopranija Fleming njihet pėr ngrohtėsinė e interpretimit, siē e tregon edhe ky interprtim i njė kompozimi tė Shubertit. Ndryshe nga shumė artistė tė tjerė klasikė, ajo komunikon direkt me spektatorėt, gjė qė i ka shtuar radhėt e admiruesve tė saj me shumė simpatizantė tė rinj.
    Zonja Fleming pohon se shumė njerėz e shohin operan dhe muzikėn klasike si diēka tė huaj. Ajo pėrpiqet t’i bėjė pėr vete gradualisht:
    “Shumė njerėz pėlqejnė pjesė qė i njohin. Pėrgjithėsisht muzikėn lirike tė fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX. Puēini ėshtė kompozitori kryesor nė koncertet qė jap”.
    “… Por unė pėrfshij edhe kompozime qė mund tė mos jenė krej tė njohura, por janė shumė tė bukura”.
    “Kėngė pėr Hėnėn” nga kompozitori ēek Antonin Dvorzhak, dikur jo shumė e njohur, tani ėshtė bėrė njė ndėr pjesėt e njohura nė interpretimet e sopranos.
    Renee Fleming ka regjistruar albume nė zhanra tė ndryshme qė nga kompozime tė Olivier Messiaen ((MEH’ see anne)) tek recitimi muzikal francez Poemes pour Mi tek interpretimi zhaz Touch the Hand of Love, apo Stepping Stone from Dark Hope, qė i pėrket rrymės muzikore Indy Rock.
    Megjithėse elementi mė i fortė i saj ėshtė opera, ajo pėrpiqet qė tė ndihmojė tė tjerėt tė gjejnė kėnaqėsinė qė sjell ēdo formė e krijimtarisė artistike.

    VOA - Adam Fillips

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    Rodelinda (23-01-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po Korasoni ku behet qe spo e shoh..
    Nga ajo kam degjuar per Flemingun..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •