Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Europarlamentari italian: “Shqipëria, vend i botës së tretë, jo vend europian"

    Ne nje interviste te dhene per Radio 24 europarlamentari i ''lega nord'' Borghezio i njohur per ksenofobizmin ndaj emigranteve ne Itali,vlereson Shqiperine si nje vend shume i bukur por pa banoret e saj dhe shqiptaret si te aferm te arabeve dhe shprehet se :“Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian. Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!”
    Ja dhe nje pjese e deklaratave te marra nga siti ''shqiptariiitalise''

    Jashtë Borghezio nga Parlamenti Europian

    Lunedì 14 Maggio 2012 13:24






    “Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!”

    Romë 14 maj 2012 – Një person ksenofob e racist si Mario Borghezio meriton të zërë vend në Parlamentin Europian? Batutat e fundit përçmuese të europarlamentarit legist, në emisionin La Zanzara të Radio 24, kishin në qendër Shqipërinë, “Vend i Botës së tretë”.

    Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossit në Shqipëri, Borghezio nuk humbet rastin të flasë kundër shqiptarëve – por jo shqiptareve që konsideron punetore, ndryshe nga meshkujt “che non fanno un cazzo”, përt ta thënë me fjalorin e tij plot nuanca - dhe Shqipërisë që konsideron “Vend të botës së tretë”, “Vend të bukur, po t’i heqësh shqiptarët”. Borghezio nuk e njeh Shqipërinë ashtu siç nuk njeh shqiptarët, as ata qindra mijëra që jetojnë në Itali – ndaj të cilëve (ashtu si ndaj të gjithë imigrantëve) ka shprehur ksenofobinë e tij – e ndonjë vlerësim i mirëfilltë prej tij nuk mund të pretendohet. Por, as nuk mund të thotë çfarë t’i dojë qejfi për një vend që pritet të marrë statusin e Vendit kandidat në BE.

    I nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene ... Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio mban menjëherë qëndrim duke thënë: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm”. “Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin. – dhe shpjegon - Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve”. E kundërshtimeve të Crucianit e të Parenzos nga studioja përsërit i bindur: “Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotë legisti në gjuhën e tij)”.

    “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë – thonë nga studioja, - por fakt është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

    “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? – ia kthen prerazi Borghezio, duke kujtuar se ç’është sipas tij Shqipëria – Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar...”

    “Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”

    “Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë **** kandari (“parole di Borghezio: “Mai detto che gli albanesi siano dei coglioni”).

    Ky është mendimi që Borghezio shpalosi mbi Shqipërinë. Në mos racist, përçmues e ofendues për shtetin që pretendon të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat në BE. A do të ketë reagim zyrtar?

    Në pritje, të ngremë vetë zërin kundër Borghezios në Parlamentin Europian. Aderoni në fushatën
    https://www.facebook.com/events/346398732094460/
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    kseno-fob racist ,,,blla blla vetem kete di ti ?

    Itali, policia kap 20 kg heroine, nje i arrestuar

    Publikuar me : 29.04.2012

    Makinë e policsë italiane (foto LaPresse) Një bandë që trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt Italisë është goditur nga policia e shtetit fqinj, e cila ka vënë në pranga 11 persona, mes të cilëve edhe kapon shqiptar, Altin Lagji. Tetë shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ravena, në kuadër të një operacioni të policisë italiane, i koduar “Perla”. Në momentin e arrestimit janë sekuestruar edhe 20
    http://www.vetemlajme.com/itali-poli...kull-18191.p.w

    Shumë drogë nga Shqipëria e vogël !


    http://www.ama-news.al/2012/04/edhe-...peria-e-vogel/

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ne nje interviste te dhene per Radio 24 europarlamentari i ''lega nord'' Borghezio i njohur per ksenofobizmin ndaj emigranteve ne Itali,vlereson Shqiperine si nje vend shume i bukur por pa banoret e saj dhe shqiptaret si te aferm te arabeve dhe shprehet se :“Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian. Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!”
    Ja dhe nje pjese e deklaratave te marra nga siti ''shqiptariiitalise'
    Pse keq e ka ?

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=72700

    "hajde une nuk din shqip,write turqe" looool

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin

    Si mendon per ata shqiptare te cilet flasin Greqisht Italisht etj, Te flasesh Turqisht nuk do te thote se je Turke. Nuk esht ky ndonje argument ky esht rracizem te urresh nje gjuhe vetem pse i perket nje besimi tjeter,

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Ne nje interviste te dhene per Radio 24 europarlamentari i ''lega nord'' Borghezio i njohur per ksenofobizmin ndaj emigranteve ne Itali,vlereson Shqiperine si nje vend shume i bukur por pa banoret e saj dhe shqiptaret si te aferm te arabeve dhe shprehet se :“Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian. Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!”
    Ja dhe nje pjese e deklaratave te marra nga siti ''shqiptariiitalise''

    Jashtë Borghezio nga Parlamenti Europian

    Lunedì 14 Maggio 2012 13:24






    “Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – Ndonjëri dëshiron ta fusë, por ne jo!”

    Romë 14 maj 2012 – Një person ksenofob e racist si Mario Borghezio meriton të zërë vend në Parlamentin Europian? Batutat e fundit përçmuese të europarlamentarit legist, në emisionin La Zanzara të Radio 24, kishin në qendër Shqipërinë, “Vend i Botës së tretë”.

    Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossit në Shqipëri, Borghezio nuk humbet rastin të flasë kundër shqiptarëve – por jo shqiptareve që konsideron punetore, ndryshe nga meshkujt “che non fanno un cazzo”, përt ta thënë me fjalorin e tij plot nuanca - dhe Shqipërisë që konsideron “Vend të botës së tretë”, “Vend të bukur, po t’i heqësh shqiptarët”. Borghezio nuk e njeh Shqipërinë ashtu siç nuk njeh shqiptarët, as ata qindra mijëra që jetojnë në Itali – ndaj të cilëve (ashtu si ndaj të gjithë imigrantëve) ka shprehur ksenofobinë e tij – e ndonjë vlerësim i mirëfilltë prej tij nuk mund të pretendohet. Por, as nuk mund të thotë çfarë t’i dojë qejfi për një vend që pritet të marrë statusin e Vendit kandidat në BE.

    I nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene ... Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio mban menjëherë qëndrim duke thënë: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm”. “Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin. – dhe shpjegon - Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve”. E kundërshtimeve të Crucianit e të Parenzos nga studioja përsërit i bindur: “Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotë legisti në gjuhën e tij)”.

    “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë – thonë nga studioja, - por fakt është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

    “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? – ia kthen prerazi Borghezio, duke kujtuar se ç’është sipas tij Shqipëria – Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar...”

    “Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”

    “Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë **** kandari (“parole di Borghezio: “Mai detto che gli albanesi siano dei coglioni”).

    Ky është mendimi që Borghezio shpalosi mbi Shqipërinë. Në mos racist, përçmues e ofendues për shtetin që pretendon të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat në BE. A do të ketë reagim zyrtar?

    Në pritje, të ngremë vetë zërin kundër Borghezios në Parlamentin Europian. Aderoni në fushatën
    https://www.facebook.com/events/346398732094460/

    Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve”. E kundërshtimeve të Crucianit e të Parenzos nga studioja përsërit i bindur: “Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotë legisti në gjuhën e tij)”.
    ...........................

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    po pra ...miq me turk jeni (ne shumice kete e dime)
    me thuaj ku e ka gabim legisti??

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    9
    Me te vertet me vjen shum keq ter aje mund te shkoj kote sa jane munduar Shqiptaret e Shqiperis te paraqiten me Katolik se Papa ndersa Evropa i quane Arabe,Sa te poshter jane keta Evropianet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    kseno-fob racist ,,,blla blla vetem kete di ti ?
    1 Te lutem me gjej nje postim apo teme te hapur nga une ku kam perdorur keto fjale.
    2 kur ne te dy te kemi koinfidenza mundesh te perdoresh ''bla bla''(keshtu shkruhet te jesh i sigurt per kete)
    3 kur une te debatoj me ju apo forumista te tjere me te njejten gjuhe qe keni perdorur juve,mund te me pergjigjesh ne te njejten menyre.

    Tashti kthehemi tek tema, nese nuk te pelqen mund te mos e lexosh dhe komentosh keshtu kursen kohe te vlefshme,aq me teper te sjellesh shembuj apo lajme gazetash (megjithese te verteta)qe nuk kane lidhje me temen.
    Personi ne fjale duke thene ''shqiptare'' ju ka futur dhe juve ne kete mes nese i tille jeni,nuk ka bere perjashtime.
    Dihet nga te gjithe emigrantet ne Itali se cfare mendon Lega Nord per EMIGRANTET jo vetem shqiptare por cilado kombesi qofshin ata.

    Sa per trafikun e droges apo bandat e ''shqiptareve'' qe juve ju kane hyre kaq per zemer nje fjale e urte thote''nuk ka pyll pa derra'' dhe ne Itali arrestohen per dite trafikante droge dhe shumica jane vendas sepse jane ata qe e kontrollojne trafikun.
    Ja se c'thote Rai3 (lajmi eshte i dates 12 Maj.
    A rivendicare l'attentato all’Ad di Ansaldo Nucleare Roberto Adinolfi è stata la Federazione anarchica informale-Cellula Olga dedicata a Olga Ikonomidou, una di otto anarchici arrestati in Grecia. Per “ognuno” degli altri sette l’organizzazione annuncia un'azione terroristica e per il procuratore capo di Genova, Michele Di Lecce: “Non si può escludere” questa “possibilità di nuove azioni”
    http://www.tg3.rai.it/dl/tg3/focus/articoli/ContentItem-ba846aae-5ec0-4b8d-bcd5-6d0fc6ee70ef.html?refresh_ce

    γειά σου
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 15-05-2012 më 13:14
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne itali e therrasin Borcazzo ai nuk do italianet e vet do na doje ne ....
    dhe italianet e duan aq shume sa ketu eshte shume e rralle te vesh duart ndaj dikujt
    ky deputet e rrahin dhe neper trena lol
    akoma me keto lloj plerash ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Borghezio eshte nje idiot qe nuk gezon asnje respekt ne Itali.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •