40% e popullsisë së Maqedonisë përbëhet nga shqiptarët, kjo të paktën besohet nga NATO pasi shifrat zyrtare të Maqedonisë janë marrë gjithnjë me skepticizëm.
“Që prej fundit të Luftës së Parë Botërore, popullsia e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, ku rritja më e madhe i përket komuniteti etnik të shqiptarëve”, thuhet në të dhënat për Maqedoninë.
Nga 1953 deri në Censusin zyrtar të vitit 2002, numri i qytetarëve shqiptarë është trefishuar.
“Pjesë perëndimore e vendit, ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve, është edhe më e populluara pasi përllogaritet se jetojnë 40% e popullsisë në total”, thuhet në këtë dokument më tej.
Sipas të dhënave të NATO-s, Maqedonia ka një popullsi prej 2.1 milionë.
Maqedonia nuk është anëtare aleancës atlantikut por ajo është kandidate për t’u anëtarësuar bashkë me Malin e Zi.
Shekulli
Krijoni Kontakt