-
Kuvend, miratohet pr/ligji për pronat bujqesore, Mediu votë kundër
Kuvend, miratohet pr/ligji për pronat, Mediu votë kundër
TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten me 68 votat e deputetëve të maxhorancës pr/ligjin që lidhet me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore. Opozita abstenoi, ndërsa tre deputetë votuan kundër.
Fatmir Mediu ka votuar kundër ligjit të ‘Kalimit në pronësi i titujve për tokat e ndërmarrjeve ish- Bujqësore. Në sallën e Kuvendit, duke e vlerësuar nismën si antikushtetuese, Mediu tha se kjo dhe nuk zgjidh cështjen e pronave.
Diskutimi i sotëm u shoqërua me debate pozitë-opozitë, ku kjo e fundit u shpreh kundër, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë e sidomos për atë që e cilësoi grabitje të pronës në zonat bregdetare në jug të vendit.
Projekligjin e kundështoi edhe Brace nga socialistët, duke e vlerësuar si ligj klientelist. Por ministri i bujqësisë Genc Ruli , i hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk do ketë pronarë të rinj.
Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 71 vota dhe projekt/rezolutën "Për veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011"
Ndërkohë, kanë shkaktuar debate në Parlament kërkesat për interpelancë të opozitës me kryeministrin Berisha. Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci deklaroi se po shkelet rregullorja. Në përgjigje të Rucit, Topalli u shpreh se interpelancat nuk janë zhvilluar për shkak të angazhimeve të kryeministrit jashtë vendit.
INTERPELANCA ME HALIMIN, SHPERTHEN BRACE :GJIRI ME I BUKUR I KAKOMESE U SHIT PER 2 LEK
Në mbyllje të seancës ashtu sic ishtë parashikuar u zhvillua një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Në fjalëne tij Brace akuzoi ministrinë e drejtësisë Halimi se me vendime të padrejta, kjo ministri ka njohur shitjen e truallit në gjirin e Kakomesë.
"2 vite pasi kishte hyre ne fuqi, por teresisht ne kundershtim me te, Agjencia qe Sali Berisha me mburrje ia kish lene ne dore Shaban Memise, shiti gjiun e Kakomese! Ligji eshte i qarte: shitet trualli nen objektin e ndertuar para nentorit te vitit 2008 dhe te rregjistruar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive!!! Objekt te rregjistruar ne ZRPP nuk ka, sepse nuk ka objekt te ndertuar ne Kakome! Megjithate gjiu i Kakomese u shit dhe prona eshte rregjistruar nga ZRPP-nen varesine e Ministrit te Drejtesise, ne favor te kompanise Riviera! 290 mije metra katror u shiten per 1219.7 leke per meter katror! Prona eshte shitur ne total per gati 3.4 milion dollare kur ajo kushton minimumi 40 milion dollare!"
Ministri Halimi në fjalën e tij theksoi se vendimet për pronat në gjirin turistik të Kakomesë janë dhënë gjate qeverisjes së socialistevë duke treguar dhe disa dokumenta. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Brace që akuzoi Halimin se po i devijon cështjes së vërtetë. "Keu po flasim per shitjen e truallit, jo vendimet per shitjen, dhe kete shitje e keni bere ju, qeveria juaj. Ndaj pushoni dhe mbylleni gojen z Halimi!".
Me pas fjalen tentoi ta merrte z. Namik Dokle, por nenkryetari Ardian Turku i tha se nuk ka te drejte replike, sepse behet fjale per interpelance. Ndersa z Brace i terhoqi verejtje sepse theu etiken.
SHALSI: VRAVE 26 VETA. MEDIU: KAM VETËM DHIMBJE MORALE
Debati mbi tokën bujqësore ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta mes ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu dhe deputetit socialist Eduart Shalsi. PS deklaroi se nga ky ligj nuk përfitojnë ish-pronarët, por vetëm pronarët, nderkohe qe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu kerkoi qe te merret si bazë vendimi i gjykatës së Strasburgut.
“Shalsi më kërkon të kërkoj falje, por ju duhet të këkoni falje që i keni burgosur, që i keni thënë ish-pronareve nuk jeni pjesë e partisë tonë.”,- deklaroi Mediu.
Si replikë, deputeti socialist Shalsi akuzoi Mediun për tragjedinë e Gërdecit. “Do të them një ndryshim të madh, nuk më bën pështypje qe ke qënë ministër në kohën që Shqipërisë i ka ndodhur një fatkeqësi, duhet të ishe kokëulur, janë vrarë 26 veta dhe ke kurajë të më tregosh faljen mua”,- tha Shalsi.
Ministri Mediu deklaroi se ndjen vetëm dhimbje morale, ndërkohë kërkoi nga opozita që 'të përballet hapur me të vërtetën dhe të mos luajë rolin e kukuvajkës'.
“Të kishe pasur minimunim tim të kurajos, atëherë duhet të kërkoje vërtetë ca ka ndodhur dhe të mos bëjë kukuvajkën, por ju e bëni vetëm për interes politik, pozicionin tim e kam bërë të qartë, dhe kam vetëm dhimbje morale dhe jo lidhore”,- deklaroi Mediu.
TOPALLI: PROPOZUAT AVOKATIN E GËRDECIT PËR NËN/KREUN E KLD
Kryeparlamentarja Topalli, e cila akuzoi opozitën se ka gënjyer shqiptarët duke thënë se i‘u ka vrarë qeveria, ndërkohë propozuan avokatin e Gërdecit Ardian Visha, për postin e nënkryetarit të KLD-së.
“Ishit ju që propozuat avoktatin e Gërdecit, ndaj na kërko neve të falur se keni gënjyer shqiptarët duke thënë se ju ka vrarë qeveria, Jozefina…Na kërkoni të faluar sepse avokatin e Gërdecit e kërkuat për nënkryetar të KLD-së”,- theksoi Topalli.
“Jeni në krizë të thellë morale, më e madhja që ka pas politika në 20 vjet dhe pastaj ikni se nuk jeni burra”- shtoi Topalli.
INTERPELANCAT ME BERISHËN, RUCI: PO SHKELET RREGULLORJA
Opozita socialiste deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Sali Berisha nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për interpelancë urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë.
Në nisje të seancës plenare kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se me këtë qëndrim të kryeministrit është shkelur rregullorja dhe kjo synon të shmangë kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit.
Në reagimin e saj kryeparlamentarja u përgjigj se për të njëjtën temë kryeministri është përgjigjur në interpelancat e mëparshme në Kuvend, të kërkuara nga opozita, në muaj shtator dhe nëntor të vitit të kaluar. Por, shtoi ajo, kërkesës për interpelancë mund të vijë dhe t'i përgjigjet dhe ministri i linjës.
RENDI I DITËS
Rendi i ditës i seancës parashikon shqyrtimin e një shtese në ligjin "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore", të p/ligjit "Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore", si dhe të disa ndryshimeve në ligjin "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore".
Punimet e sotme të parlamentit përfshijnë dhe diskutimin e p/rezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011". Në mbyllje të seancës është parashikuar një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
(d.b/el.me/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt