Close

Rezultati i Sondazhit: Gjuha e sotme shqipe!

Votues
21. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt fjalori i gjuhės sė sotme shqipe

    6 28.57%
  • Duhet tė plotėsohet ky fjalor gjithsesi

    15 71.43%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #-9
    unė Maska e Dalina
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    21

    Question Gjuha e sotme shqipe

    Duke marre shkas nga botimi i fundit i FJALORIT TĖ GJUHĖS SĖ SOTME SHQIPE

    SA I PLOTĖSON KĖRKESAT E SHQIPTARĖVE FJALORI I SOTĖM I GJUHĖS SHQIPE?

    Para disa ditesh shkova ne librarine "Toena" ndodhet prane Fakultetit Filologjik ne Prishtine dhe shume e entuziazmuar bleva me ēmim prej 45€ Fjalorin e gjuhes se sotme shqipe, botimi i vitit 2002.
    Sapo shkova ne banesen time, fillova ta shfletoje me shume interes, mirepo zhgenjimi ishte i menjehershem per disa arsye:

    1. duke lexuar emrat e autoreve, pashe se aty nuk figuron asnje emer i gjuhtareve kosovare, do te thote se as ne botimin e fundit, per cilesine e te cilit eshte folur shume, nuk jane arritur rezultatet e duhura. Pse do te thoni ju?! - sepse duke munguar autore nga Kosova, do te thote se mungojne edhe shume fjale te pastra te gjuhes shqipe qe perdoren ne Kosove. Dhe kjo eshte nje ndarje e shqiptareve, apo me mire te themi nje perseritje gabimi ne rrugen e gjate dhe te mundimshme te unifikimit te gjuhes standarde shqipe!

    2. duke iu referuar botimit te vitit 1980, shof se ne kete te fundit eshte varferuar fondi i fjaleve qe perdoren ne gjuhen shqipe.

    Ka edhe shume arsye, qe momentalisht nuk po kam kohe t'i permendi...!

    per edhe nje here e perseris pyetjen time, zotrinje te nderuar: - a eshte i vlefshem ky fjalor per te gjithe shqiptaret, kudo qe jane, kur autoret e saj jane te njeanshem (me kete dua te them te jugut te Shqiperise), a nuk eshte kjo nje padrejtesi qe perseritet ne historine e Gjuhes standarde shqipe??

  2. #-8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Une personalisht mendoj se ska shume rendesi nese autoret jane nga nje zone e Shqiperise apo te perzier,mjafton qe fjalori te jete gjithe perfshires.Nese ne fjalor,(une akoma se kam ne duar) mungojne fjale te konsiderueshme te dialektit Geg,atehere ai fjalor duhet djegur ose bojkotuar sepse eshte hartuar per qellime biznesi dhe jo per qellime shkencore.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #-7
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    nuk ka rendesi per stalinistet, perfshirja e te gjithe authoreve shqiptar ne fjalorin me te ri... ende stalinist, prosllav... por, per shqiptaret e vertet ka rendesi te madhe perfshirja e te gjithe authoreve shqiptar! Ky fjalor (2002), eshte nje egoizem anakronik
    gjoja per ta mbajtur ende nen diktat njedialektor - SHQIPEN! POR, NUK PIN UJE TEK INTELIGJENCIA E GJALLE SHQIPTARE!

    Ai fjalor, eshte lokalist, progrek e prosllav!!!

  4. #-6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se nė tė duhet tė pėrfshihen autorė nga tė gjitha trevat shqiptare duke pėrfshirė kėtu edhe arbėreshėt, nė mėnyrė qė tė jetė nė gjendje tė pėrfshijė gjithė fjalėt shqipe si dhe tė jetė i njėsuar pėr tė gjithė shqiptarėt.
    Pajtohem me Dalina se ka shumė fjalė qė vetėm se do ta pasurojnė gjuhėn tonė tė shkruar me pėrfshirjen e tyre nė fjalor si dhe bashkon shqiptarėt.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #-5
    unė Maska e Dalina
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    21
    I nderuar Lumi

    me keni keqkuptuar dhe konkluzioni i juaj me duket i shpejte dhe i gabuar, - pse do te thoni ju? - sepse un ne radhe te pare jam nisur nga ana profesionale (sapo kam diplomuar ne Letersi dhe Gjuhe shqipe, ne Universitetin e Prishtines).

    Nese iu intereson kjo fushe, duhet ta dini se ne Kongresin e vitit 1976, ne Tirane jane mbledhur te gjithe gjuhetaret shqiptare per te unifikuar gjuhen letrare shqipe, dhe ia kane arritur ne nje fare menyre...
    Gjykimi juaj eshte i gabuar sepse sikur ne Kosove te botohej nje fjalor i gjuhes shqipe, ne Maqedoni nje tjeter, e keshtu me radhe ne te gjitha trojet shqiptare, ahtehere kjo do te ishte nje ndarjee re e gjuhes shqipe dhe e shqiptareve dhe kjo do t'iu shkonte pershtati fqinjeve tane qe gjithmone kane pasur pretendime qe kosovaret te mos i quajne shqiptare.

    Une kam shume respekt per shqiptaret e jugut te Shqiperise dhe mbi te gjitha nuk jam lokaliste dhe nuk fyej askend pa baza.

    Dihet fort mire se komunizmi ne Shqiperi e ka favorizuar te folmen toske dhe mbizoterimin e saj ne gjuhen letare (apo standarde) shqipe. Tash kohet kane ndryshuar dhe duhej te ndryshonte diēka pozitivisht edhe ne Fjalorin..., e botuar ne 2002.

    Une jam per bashkepunim te institucioneve dhe jo per pune ta pavarur, secili per qefin e vet, se atehere i nderuari Lum Lumi une dhe ju do ta kishim te veshtire te komunikonim me njerin tjetrin ne gjuhen shqipe!
    Shpresoj te me keni kuptuar.

    Me nderime dhe respekt,

    Dalina
    Nė jetė gjithēka tė lė, me pėrjashtim tė veprės tėnde!

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    E nderuara Dalina!


    Tema "sontazh" e hapur nga ju dhe pyetjet e parashtruara, sipas mendimit tim, janė pėrpiluar ngutshėm dhe mundėson gjykime jo tė drejta.

    Pse?

    Pyetja e parė: A pėrfshinė tė gjithė shqiptarėt Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe? - pėrgjegjia ime ėshtė kategorisht - PO!
    Deri mė sot ky Fjalor ėshtė kryevepra e leksikografisė shqiptare dhe brenda kopertinave pėrmbledh kartotekėn mė tė madhe tė leksikut shqip, duke dhėnė spjegime tė nevojshme tė cdo fjale, zbėrthimin e kuptimeve, cilėsimin gramatikor, stilistik, drejtėshkrimin dhe theksin e tyre.

    Pyetja e dytė: A duhet tė plotėsohet ky fjalor? - logjikisht - PO!
    Gjuha shqipe ėshtė gjuhė dinamike. Gjuhėtarėt e sotshėm dhe tė ardhshėm duhet vjelur mė tutje visarin gjuhėsor duke bėrė zgjerimin leksikografik tė tij.

    Profesoresha e gjuhės, Dalina!

    Nė vazhdim, qė tė mos keqkuptohemi dhe mos tė pėrfundoj nė "konkluzione tė gabuara", vlerėsimet tuaja nė postin e fundit do i ndaj nė paragrafe, duke u vėnė numra para dhe do mundohem t'u jap pėrgjigje modeste "profesionale".

    ________________________________________________

    Duke cituar Dalinėn (postimi #5):

    1. "me keni keqkuptuar dhe konkluzioni juaj me duket i shpejte dhe i gabuar, - pse do te thoni ju? sepse un ne radhe te pare jam nisur mga ana profesionale (sapo kam diplomuar ne letersi dhe Gjuhė shqipe, ne Universitetin e Prishtines).

    2. "Nese iu intereson kjo fushė, duhet ta dini se ne kongresin e vitit 1976, ne Tirane jane mbledhur te gjithe gjuhetaret shqiptare per te unifikuar gjuhen letrare shqipe, dhe ia kane arritur ne nje fare menyre..."

    3. "Gjykimi juaj eshte i gabuar sepse sikur ne Kosove te botohej nje fjalor i gjuhes shqipe, ne Maqedoni nje tjeter, e keshtu me radhe ne te gjitha trojet shqiptare, ahtehere kjo do te ishte nje ndarjee re e gjuhes shqipe dhe e shqiptareve dhe kjo do t'iu shkonte pershtati fqinjve tane qe gjithmone kane pasur pretendime qe kosovaret te mos i quajne shqiptare."

    4. "Dihet fort mire se komunizmi ne Shqiperi e ka favorizuar te folmen toske dhe mbizoterimin e saj ne gjuhen letrare (apo standarde) shqipe. Tash kohet kane ndryshuar dhe duhej te ndryshonte dicka pozitivisht edhe ne Fjalorin..., e botuar ne 2002."

    5. "Une jam per bashkepunim te institucioneve dhe jo per pune te pavarur, secili per qefin e vet, se atehere i nderuari Lum Lumi une dhe ju do ta kishim te veshtire te komunikonim me njerin tjetrin ne gjuhen shqipe!"

    5. "Shpresoj te me keni kuptuar."
    ________________________________________________

    Pėrgjigje Dalinės!

    Profesoreshė e nderuar!


    1. Nė shenjė kolegialiteti dhe urimi pėr diplomimin tuaj tė dhash votėn time maksimale (5). Shpresoj se diploma nuk tė jep vetėkėnaqėsi dhe tė ndalesh nė punėn studimore.

    2. Kjo fushė (gjuhėsia) dikur mė ka interesuar, ndėrsa tash nė kėtė shkrim po mundohem ta fshijė pluhurin nga kujtesa qė tė mos bie edhe njė herė nė "konkluzione tė gabuara" dhe deri diku t'iu pėrshtatem "nga ana profesionale" e juaja.

    Kongresi pėr unifikimin e letrarishtės nuk ėshtė mbajtur mė 1976, por nese nuk mė ka lėnė harresa, mė 1972. Nese gaboj pėrseri, thuama te lutėm.

    Kėtij Kongresi i kanė paraprirė pėrpjekjet e gjuhėtarėve dhe intelektualėve shqiptarė qė nga rilindasit, pėr unifikim tė shqipės qė nė fillim tė shek. XIX-tė, me parullėn "njėsia e gjuhės ėshtė njėsia e kombit", qė pėrmes leksikut, tė tejkalohėt, aq sa ishte e mundur dhe objektivisht e pranueshme, ndarjet dialektore, krahinore dhe lokale, se "shumė gjuhė e djalekta sjellin ndarje e mergim"( S. Frashėri: "Letėr De Radės", mė 1881).

    Ngjarje tjera mė rendėsi do tė vecoja : "Kongresin e Manastirit", "Komisisė letrare tė Shkodrės" 1916-17, "Kongresi Arsimor i Lushnjės" 1920, e tjerė.

    Nė parapregaditjen e Kongresit kanė marrur pjesė edhe institucionet shkencore jashtė Shqipėrisė, p. sh. "Konsulta e Prishtinės" 1968, pra katėr vite mė parė.

    Vendimet e Kongresit Drejtshkrimor nė Tiranė (1972) u miratuan dhe u pėrqafuan nga pėrfaqėsues tė tė gjitha trojeve shqiptare ( e jo vec nga jugu).

    Nga viset veriore shqiptare (geg), pa pėrmend Tiranėn, Durrėsin , Kavajėn, Krujėn, Elbasanin, morėn pjesė:

    SHKODĖR: Jup Kastrati, Luigj Franja, Drita Garuci, Fadil Podgorica, Kolė Ashta, Lirak Dodbiba, Ferdinant Leka.

    MIRDITĖ: Pjetėr Fusha

    KUKĖS: Shefqet Hoxha

    PESHKOPI: Mufit Trepca

    KOSOVĖ: Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Ahmet Kelmendi, Ajet Bytyqi, Besim Bokshi, Isa Bajcinca, Ismail Bajra.

    MAQEDONI: Petro Janura, Remzi Nesimi, Sefedin Sylejmani.

    MAL i ZI: Ismail Doda

    Arbresh (Itali): Josif Ferrari

    Nuk ishte Kongres vec "i jugut", por gjithshqiptarė.
    Mendimi im ėshtė se derisa nuk mbahet njė kongres tjetėr, vendimet 1972 duhet pėrkrahur edhe nga unė, nga ti, dhe nga gjithė shqiptarėt kudo qė janė.


    3. Nėse nuk mund tė botohet njė fjalor nė Prishtinė, ka mundėsi qė hulumtuesit gjuhėsor tė mbledhin leksikun nė Drenicė, Llap, Gollak, Dugagjin, Podrimje, Rugovė, etj. dhe nė kėtė mėnyrė ato hulumtime sigurisht se do inkorporohen nė botime tė ardhshme .
    Duke botuar fjalorė e vepra shkencore nuk shkapėrderdhet shqiptarizmi, por e forcon dhe ndihmon njė bashkim bile shpirtėror tė kombit tonė. Kjo e pasuron edhe mė shumė leksikologjinė shqiptare.

    Nėse Instituti i Gjuhėsisė nė Tiranė ka arritur ta botoj njė fjalor me 40000 fjalė, le ta bej ai i Prishtinės me 100000 fjalė ose anasjelltas. Ka gjuhėtarė nė Kosovė qė mirren me historinė e gjuhės dhe gramatikėn historike, por studimi mė i plotė i origjinės sė gjuhės shqipe tek shqiptarėt nuk ėshtė bėrė nga grup autorėsh apo institucione tė vecanta, por nga njė person (nga jugu) : Shaban Demiraj: "Gramatika historike e gjuhės shqipe" mė 1200 faqe.

    Shembull nga historia e letėrsisė: Instituti i Letėrsisė nė Tiranė ka botuar dhe ribotuar shumė herė Historinė e Letėrsisė Shqipe, duke pėrfshirė letėrsinė e vjetėr, rilindjen e deri tė ashtuquaturen "realizem socialist". Nė Kosovė, historiani i letėrsisė R. Qosja, e boton njė tė till vetėm, qė padyshim ėshtė mė cilėsori deri mė sot. Nuk do me thanė se nuk botohet ndonjė tjetėr nė tė ardhmen nė Prishtinė, Tiranė apo Shkup mė arritje dhe cilėsi mė tė mėdha. I njejti vlenė edhe pėr fjalorin.

    4. Nese komunizmi nė Shqipėri ka "favorizuar" toskėrishten, po komunizmi nė Kosovė, kė favorizoj?

    Pėrpjekjet pėr standardizimin e shqipės datojnė para se tė mbinė komunizmi. Mjafton ta lexojmė De Radėn, S. Frashėrin, Veqilhargjin, Spiro Dine, Thimi Mitko, Gurakuqi, Hil Mosi, Asdreni, Konica, etj. Thimi Mitko thotė: "Njė komb nuk mund me asnjė mėnyrė tjetėr tė dalė nga barbaria, pėrvec se duke punuar gjuhėn e vet" ("Bėleta Shqypėtare" 1878).

    Nėse kohėt kanė ndryshuar dhe se duhet bėrė ndryshime nė rregullat qė janė miratuar mė 1972, nuk jam kundėr. Jam kundėr anarhisė gjuhėsore. Deri sa tė mbahet njė kongres tjetėr duhet respektuar rregullat nė fuqi. Fjalor shqip ka pasur edhe para kėtij qė e kemi sot, shumė mė tė varfėr, por nuk kam vėnė re gjuhėtarė serioz tė vjellin vrerė ndaj atyre tė mė hershmeve, por pėrkundrazi, janė frymėzuar prej tyre.

    5. Edhe unė jam pėr bashkėpunim tė institucioneve dhe pėr punė tė pavarur, se bash pėr pikė tė qejfit herė- herė bėhen kryevepra. Shqiptarėt kurr nuk kanė pasur vėshtirėsi pėr tė komunikuar shqip kur kanė dashur. Shqipja u ka mbijetuar sa e sa mynzyrave gjatė shekujve dhe shpresoj se nuk do kemi probleme tė kuptohemi as unė e ti.

    6. Besoj se mė ke kuptuar pakėz mė mirė se sa mė herėt. Bile ti qė je nisur nga "ana profesionale" sepaku nuk gabon.


    Miqėsisht,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 22-03-2003 mė 04:07

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne kongresin e drejtshkrimit kane qene te perfaqesuar inteletktualet nga te gjitha trevat shqiptare. Aty jane vene shtyllat e kesaj ngrehine qe sot e quajme Fjalor i Gjuhes Sotme Shqipe.
    Fjalori nuk ka nevoje te ndryshohet dhe gjuha nuk mund te ndryshoje sa here te rrezohen qeverite e rendet. Gjuha nuk eshte kushtetute e cila ndryshohet me shumice ne parlament, por pas saj eshte nje letersi e tere qe dokumenton jeten e asaj gjuha.
    Gjuha shqipe mund te pasurohet me fjale, por ne ate fjalor nuk mund te futen deshira individesh, lokalizma, provincialzma, fjale te huaja etj. sepse nje regjion i perdor. DEtyra e FGJSSH ESHTE ta ruaje pastertine e shqipes dhe ta pasuroje ate me brum shqip,...


    Cka mund t“i thuhet ketij mendimi :" Ai fjalor, eshte lokalist, progrek e prosllav!!!"

    E dini kush flet keshtu per fjalorin tone? ILLIRIANI! Sepse ky e kosnideron veten me te madh se Cabej, dhe i jep vetes te drejte te shprehet shkenisht per fjalorin tone!

    A ka shikuar ky insan se kush jane autoret e fjalorit dhe ku u botua ky fjalor ...pah...nuk do ta vazhdoje tutje se ky insan duhet injoruar...ky nuk eshte ne vete dhe i duhet ndihme....

  8. #-2
    unė Maska e Dalina
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    21
    I nderuar Lumi,

    duke e parė pergjigjen tuaj, shoh se me teper i ngjane nje replike parlamentare midis politikanesh, se sa nje debati te thjeshte dhe interesnat mes shqiptaresh ne internet.
    E pashe se kishit shfletuar shume libra, per te me dhene nje pergjigje te sakte, e veēanarisht me shume ironi. Si duket e keni marre si shume personale pergjigjen time!
    Jam shume kurioze ta di se nga cili qytet jeni?!

    Nuk do te iu pergjigjem atyre sqarimeve tuaja te ndara ne paragrafe (me perjashtim te njeres), se pastaj kjo ēeshtje s'do te marre fund kurre dhe kushedi se sa libra tjera do t'iu bej t'i shfletoni!

    "4. Nese komunizmi nė Shqipėri ka "favorizuar" toskėrishten, po komunizmi nė Kosovė, kė favorizoj?"

    pergjigja:

    - Nese nuk e dini, po ju tregoj se ne Kosove, deri ne QĖRSHOR 1999, ka sunduar regjimi serb (apo me sakte, ka sunduar shkau). Besoj se tani e kuptoni se ke e ka favorizuar ky regjim!
    Do ishte mire sikur t'i shfletonit pakez edhe librat e historise se popullit shqiptare (ato te botuara pas renies se komunizmit), ashtu si keni bere me ato te historise se gjuhes shqipe, keshtu do ta freskonit pakez me teper memorien. Dhe sidomos pergjgjet tuaja ironike do te kishin me shume lezet!

    Pa keqkuptime,

    Dalina

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Motėr e nderuar Dalina!

    Unė nuk fola politikė, por gjuhėsi.

    Nuk kam as mė tė voglėn dėshirė qė tė ironizoj me ty. Thjesht na u drejtove " se flet nga ana profesionale" dhe se rishtazi ke diplomuar pėr letėrsi, duke i dhėnė vetės tė drejtė dhe duke harruar se ka edhe tjerė nė forum qė kanė diplomuar e stėrdiplomuar nga ato banka amfiteatri qė ke dalur edhe ti.

    Unė shfletoj libra, por tė tė them sinqerisht nuk kisha aq shumė nevojė shfletimi pėr "replikėn" qė bėra mė lart.

    Ti e quan replikė, ndėrsa mua mė duket mė shumė se ishte njė pėrgjegje konform bontonit tė njė diskutimi argumentues qė mos tė tė duket shkrimi " i shpejtė dhe i gabuar"


    Kėshilla juaj " qė tė lexoj mė shumė histori" pėr " ta freskuar memorien" tė betohėm se do ta bėj.

    Por kam njė pyetje: Cka tė duket se nuk di nga historia?

    Dalina e nderuar,

    Kosova mė ka lind dhe mė ka rritė. Ia di edhe rrudhat e ballit e le mė historinė e saj.

    Shumė miqėsisht,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 28-03-2003 mė 14:08

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    une e kam studiuar fjalorin e gjuhe shqipe dhe dua te them se eshte ne nivelin e duhur.megjithate nje pjese e madhe te shqiptareve ,sidomos ata te kosoves dhe maqedonise flasin shume fjale turke ,serbe dhe maqedone ne fjalorin e tyre te perditshem.fjalet serbe dhe maqedone jane me pakice dhe si kam shume problem,por fjalet turke s'duhet te kzistojne fare ne fjalorin e tyre te perditshem.ja tju jap shembull disa fjale qe shqipet nga kosova dhe maqedonia perdorin;gati-hazer,ora-sahati,mire se erdhet -bujrum,zot-allah dhe shume fjale te tjera qe s'me vijne ne mend.dua te theksoj qe edhe ne shqiperi fliten fjalet turke ,por ato jane minizuar shume me kalimin e kohes sepse sic e dini ju popullsia e zonave te prapambetura te shqiperise kane levizur ne tirane ,dhe keshtu ju eshte ndryshuar fjalori.folja e fjaleve turke ne gjuhen e perditshme te shqiptareve eshte e papranueshme ,dhe ne mosperputhje me gjuhen e vete fjalorit.kjo eshte shkak e analfabetizmit qe populli yne ka ne kosove dhe maqedoni,pasi ata kane qene te ndaluar ti hapin shkollat ne gjuhen shqipe dhe se prinderit e femijeve kane qene te detyruar ti mesojne femijeve te tyre ate gjuhe qe paraardhesit e tyre flisnin ne kohen e turqit.por kam besim me autonomine qe kosova ka tani dhe pavaresine qe do te kete ne te ardhmen,dhe situata e qete ne maqedoni dhe te drejtat e shkollave qe atyre u jane lejuar do ta permisoj pastrimin e gjuhes shqipe per brezin e ardhshem.gjithashtu mediat e shqiperise qe sot jane me te zgjeruara dhe me te hapura do ndihmojne ne kete permiresim.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •