-
i/e regjistruar
Grupi i parë i UÇK-së(Shqipëri-1991)Dëshmorët-Zahir Pajaziti,Ahmet Hoxha,Sali Çekaj
Grupi e parë e UÇK-së(Shqipëri-1991)Dëshmorët-Zahir Pajaziti,Ahmet Hoxha,Sali Çekaj..
Në këto foto më poshtë ju paraqesim grupën e parë të UÇK-së në stërvitjet e para për të organizuar ushtrinë që më vonë u emërtua UÇK. Në foto gjenden edhe dëshmorët e UÇK-së Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha,Sali Çekaj dhe shumë patriotë/luftetare shqiptarë që morën detyra të rëndësishmë për të organizuar dhe për të rekrutuar sa më shumë luftëtarë që më vonë i'u bashkangjitën UÇK-së. Mos harroni se kjo foto është bërë në vitin 1991 dhe këtu bëjnë pjesë 52 ushtarakët e parë në konspiracion të plotë,deri pas vdekjes së dëshmorve që cekëm më lartë, pas vdekjes së tyre dhe lirimit të disa të tjerëve që ende kanë qenë në burgjet serbe kjo foto është publikuar / sjellë nga një oficer i Ushtrisë Shqiptare. Lavdi dëshmorëve të Kombit shqiptarë dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e shqiptarëve të Kosovës.
Ja linku pasi nuk po me lejon me ataku foto:
http://www.facebook.com/photo.php?fb...type=1&theater
http://www.facebook.com/photo.php?fb...type=1&theater
Nese nuk mundeni me kliku bene copy dhe paste ne adrese...

Ndryshuar për herë të fundit nga bani80 : 17-05-2012 më 08:58
-
-
E thone pastaj, se Shqiperia nuk ka ndihmu ne Qeshtjen Kombetare per Kosoven...
Lavdi u qofte ketyre Burrave te Kombit!!!
-
-
HEROI SALI ÇEKAJ DHE KALKULIMET POLITIKE PRESIDENTE - KRYEMINISTËR
------------------------------------------------------------------------------------------------
ATA QË KËRKONIN ARRESTIMIN E SALI ÇEKAJT,
SOT E QAJNË NË AKADEMI PËRKUJTIMORE!
Figura e Sali Çekaj shquhet për thjeshtësi e traditë shqiptare,
pastërti morale, fisnikëri njerëzore, zgjuarësi intelektuale dhe
trimëri e strategji ushtarake.
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Manifetimi përkujtimor, në Kosharën luftarake, nxori në pah tendencën imorale të falsifikimit të historisë. Dekori i tribunës ishte dëshmi vetëfolëse i vijimësisë të manipulimeve të vrazhdëta. Fotografia e personazhit kryesor të kësaj ngjarjeje të shënuar, Heroit Kombëtar Sali Çekaj, ishte vendosur në qoshake, e hijëzuar nga fotografi të tjera, sa që as gazetat nuk arritën ta ndiçojnë!
Tejet cinike ishte edhe paraqitja në tribunë të ndoca fytyrave fort të përfolura për krime faktike dhe mbrojtës të krimeve. Ata që dje lëshuan fletë-arrestin, me qëllim likuidimi fizik, për ushtarakun Sali Çekaj, sot, me paturpësi, zinin vend në ballin e tribunës përkujtimore të Kosharës!! Ç`po ndodhë kështu me Kosovën?! A mos po fashistizohet?! Pa mëdyshje, në atë kahje po shkon. E tmerrshme, por, mjerisht, krejt e saktë.
Refuzimi i financimit të këtij manifestimi përkujtimor si dhe mospjesëmarrja e Presidentës të Kosovës, Atifete Jahjaga, në këtë ceromoni homazhi e lavdie, nuk është rastësi. Përkundrazi, është e tëra e motivuar politikisht. Pushtetarët kanë filluar fushatën parazgjedhore, për zgjedhjet qendrore, të pashpallur zyrtarisht dhe truku i patronazhit të Kryeministrit, Hashim Thaçi, ishte veprim e kalkulim me Presidenten, me qëllim përfitimi politik në llogari të kreut të ekzekutivit të Kosovës. Jo me kot ishte dërguar aty edhe cicëroni i Hashimit, Hajredin Kuçi. Injorimi që i bëri Presidentja luftës të Kosharës, ishte i porositur, ashtu siç ka qenë i sugjeruar edhe injorimi i shtatorës dhe i Familjes të Sali Çekaj, më parë, po nga kjo Presidente.
Është shumë zhgënjyese edhe prononcimi i përsëritur i Presidentës se "bisedimet me Serbinë janë teknike"! Dhe, ky sllogan i rrejshëm është porosi e Kryeministrit për mashtrimin e opinionit. Përndryshe, a mund të jetë kaq profane politike një Presidente, kur dihet nga të gjithë se bisedimet janë tërësisht politike?!
Veprimet hiç parimore dhe kalkuluese, kësaj here, zbuluan keqas Presidentën e Kosovës, duke u bërë pjesë e fushatës parazgjedhore të PDK-së. Do të ishte një mrekulli nëse strukturave të SHIK-ut do t`u shpëtonte një kuadër policie pa e shtenë nën çadrën e tij. As rasti i Presidentës nuk bën përjashtim.
Hashim Thaçi vjen nga kuzhina staliniste-enveriste e Tiranës, nga ku e ka mësuar edhe artin e djegies të figurave politike, duke mbetur vet gjithnjë i parë. Deklarimi i tij se "Fatmir Sejdiu po më dëgjon më shumë se sa Indriti im", është një e vërtetë e provuar përgjatë koalicionit fatal të PDK-së me LDK-në. Drejt zvetnimit, deri në venitje, po shkon edhe Presidentja aktuale.
Kush ishte Sali Çekaj?
Ndonëse Ju, zonja presidente, njësoj si pararendësi Juaj Pacolli, anashkaluat vizitën në Familjen e Sali Çekaj, më detyroni të përsëris se kush ishte Ai, i "harruari" i Juaj:
Veprimtaria atdhetare e Sali Çekaj nis në pranverën e vitit 1981, për të vazhduar, madje, parreshtur, deri në flijimin heroik, më 19 prill 1999, ke Rrasa e Kosharës.
Juristi i diplomuar Sali Çekaj ishte prijetar në komunën e Deçanit për mbështetjen e minatorëve; ishte i parë në ballafaqimet politike në mbrojtje të Kushtetutës, përkatësisht, të amandamenteve të saj të vitit 1974; ishte nismëtar i hedhjes të librezave partiake të LKJ-së në komunën e Deçanit; është jetësuesi i parë i Kushtetutës të Kaçanikut në komunën e Deçanit, ku ishte edhe kryetar i saj.
Juristi i diplomuar Sali Çekaj përfaqëson grupin e parë të armatosur në Kosovë të "Djemëve të Deçanit"; është njëri nga organizuesit faktik për ushtrime ushtarake të djemëve të Kosovës në Shqipëri; është i treti i renditjes vërtikale hierarkike për luftë mbrojtëse: dr. Ibrahim Rugova, prof. Fehmi Agani, juristi i diplomuar Sali Çekaj; është eprori i koordinimit të grupeve guerile në Kosovë, duke qenë në bashkëpunim me Adem Jasharin e Drenicës, Zahir Pajazitin e Llapit, Ahmet Hoxhën e Ferizajit si dhe grupimet e mëvonshme të zonave të tjera në tërë Kosovën; është njëri nga veprimtarët më aktiv, krahas kryetarit të Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagicës, në ndihmë të mbijetesës ekonomike dhe politike të popullit të Kosovës dhe të institucioneve paralele të Kosovës.
Juristi i diplomuar Sali Çekaj është kontraktues i hapjes të ushtrimores ushtarake në Viçidol, pastaj të zhvendosur në Papaj të Tropojës, (sëbashku me vendorin Muharrem Tafa, i cili, në shoqërim me Qazim Jakupin, babai i këngëtarës brilante drenicase- Leonora Jakupi, u gjenden të vdekur në rrugëtimin Tropojë - Tiranë, në rrethana të dyshimta), në zbatim të strategjisë të luftës, të hartuar nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi; në koordinim me kolegët luftëtarë Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha me shokë, është iniciator dhe bashkëveprues i thyerjes të kufirit Shqipëri - Kosovë, përkatësisht shqiptaro - shqiptar; është komisari dhe komandanti, krahas Agim Ramadanit e Rrustem Berishës me shokë, i luftës të Kosharës, e cila përfaqëson detashmentin më të organizuar ushtarak dhe luftarak, duke e legjitimuar luftën në Kosovë dhe në botë; është Hero i Kosovës, i rënë, me armë në dorë, ke Rrasa e Kosharës.
Juristi i diplomuar dje dhe Heroi i Kosovës sot, Sali Çekaj është në pesëshën e parë të organizimit dhe të strategjisë të luftës, krahas Presidentit Ibrahim Rugova, ideologut Fehmi Agani, ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, fitimtarit të Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj. Sali Çekaj është heroi numër një i rënë në fushë-betejë. Figura e Sali Çekaj shquhet për thjeshtësi e traditë shqiptare, pastërti morale, fisnikëri njerëzore, zgjuarësi intelektuale dhe trimëri e strategji ushtarake.
Ishte cinike dhe fort e dhimbshme kur me rastin e ngritjes të bustit të heroit Sali Çekaj, në fshatin e lindjes, në Broliq të Deçanit, në krye të këtij aksioni ishin kuadro të partisë, shefat e të cilës, gjatë luftës, kanë lëshuar dhe firmosur fletë-arrestin, pikërisht, për komisarin dhe komandantin Sali Çekaj!
Edhepse, në rastin konkret, nuk fajësoj këshilltarët Tuaj, sepse për çdo veprim apo mosveprim, kur duhet vepruar, fajësoheni Ju, zonja Presidente dhe jo këshilltarët, pasi ata janë të zgjedhurit Tuaj. Por, dua t`ia kujtoj zotit Ramush Tahiri se kur ishte zëvendëskryeministër, ka qenë në shtëpinë time sëbashku me Sali Çekajn. Pra, këshilltari Juaj e ka njohur nga afër heroin Çekaj. Dhe, kjo "harresë" nuk mund të konsiderohet e rastësishme!
KRIM, TRADHTI DHE RRUGAÇËRI
Gjatë dhe pas luftës kemi më shumë komandantë se sa ushtarë,
sepse po të mbeteshin vetëm në cilësinë e ushtarit, do të
ishin vulë-humbur, madje për gjallje dhe vdekje!
Tashmë, dihen dy firmat e urdhër-arrestit për Sali Çekaj. Dihen edhe shefat e këtyre kryeshtabistëve të Dukagjinit. Fletë-arresti përmban elemente të krimit, tradhtisë dhe të rrugaçërisë - njëherësh. Sepse, kuadri ushtarak i pikëtuar për arrestim dhe likuidim fizik ishte pjesë e trinomit: Presidenti Rugova - profesor Fehmi Agani - juristi i diplomuar Sali Çekaj. Ai, më mirë se askush tjetër, kuptoi filozofinë rugoviane se si mund të bëhet shteti i Kosovës, andaj filloi me zbatimin e porosive urtake të Presidentit Rugova, duke filluar jetësimin e Kushtetutës të Kaçanikut në komunën e Deçanit dhe organizimin e grupit "Djemtë e Armatosur të Deçanit", i cili, de fakto, është grupi i parë luftarak i organizuar në hapësirat e Kosovës.
Rishikimi i historisë të fillojë me Sali Çekaj
Intervista e dr. Rugovës, dhënë gazetarit gjerman, se "ne nuk jemi kurrëfarë pacifistësh, por, thjeshtë, na mungojnë armët, për rrjedhojë, raporti i forcave me Serbinë, na imponon, aktualisht, rrugën paqësore", konfirmohet dhe lëndëzohet në veprimet e intelektualit Sali Çekaj me shokë, duke demantuar, madje bindshëm, të gjitha përrallisjet e shpifjet e stalinistëve-lëpëkeistë të Kosovës dhe të padronëve të tyre enveristë në Tiranë.
Që këtej dematohet qartazi "pacifizmi" i Presidentit Rugova dhe krahasimi, qëllimkeq dhe hiç adekuat, i lëvizjes kombëtare, e prirë nga LDK-ja, me lëvizjen gandiste. Nëse Gandi indian refuzonte në heshtje kolonizimin britanik dhe ushqehej me qumështin e dhisë, nga frika e helmimit anglez, dr. Rugova krijonte institucionet pushtetare e shtetërore paralele, njëherësh - mendonte dhe vepronte edhe për përballjen ushtarake, në rastin që koha do ta impononte. Pra, kemi një tejkalim të shumëfishtë të gandizmit.
Heshtja e figurës të Sali Çekaj dhe përpjekja për ta mbuluar me harresë personalitetin e tij intelektual e ushtarak, ka qenë dhe mbetet në axhendën e LPK-së, tani të konvertuar në PDK-e, të zbatuar rreptë nga SHIK-u. Sepse pranimi i të vërtetës për veprimtarinë e heroit Sali Çekaj, zbulon gënjeshtrën e madhe, falsifikimin e turpshëm të LPK-së, (lexo:PDK-së), se kinse "ne e nisëm dhe ne e bitisëm luftën, (bilëz, duke e heshtur edhe NATO-n!), ne e çliruam Kosovën, madje, ne shpallëm edhe pavarësinë" dhe përralla të tjera të stilit komunist-stalinist e enverist.
Duke i dijtur të tëra këto, presidenti kalimtar Behxhet Pacolli si dhe presidentja aktuale Jahjaga, e kalonin pa e parë shtatorën dhe familjen e Sali Çekaj, edhepse kjo familje ishte e angazhuar e tëra në luftë dhe sidomos vëllezërit e Saliut: Musa dhe Smajl Çekaj, të cilët e kishin bërë shtëpinë depo armesh, duke u ndalur ke shtatorja dhe familja e një vullnetari të rënë gjatë bartjes të armëve në kufi. Ani, është njerëzore të nderohen edhe vullnetarët dhe ushtarët e rënë, por, ama, jo me seleksionim politk. Në Kosovë, zakonisht, nderohen vetëm komandantët. Prandaj gjatë dhe pas luftës kemi më shumë komandantë se sa ushtarë, sepse po të mbëteshin vetëm në cilësinë e ushtarit, do të ishin vulë-humbur, madje për gjallje dhe vdekje.
Por, harresa e Sali Çekaj dhe e familjes të tij është më shumë se sa harresë, është bërje qejfi, është kalkulim politik me PDK-në, me shefat e saj Hashimin, Jakupin dhe bandën e tyre partiake. Por, "dielli nuk mbulohet me shoshë" thotë urtësia popull. Stalinistët e Kosovës, me median dhe sidomos televizionin "shtetëror", po bëjnë atë që quhet "lehje në hënë", sepse lufta nuk ka ndodhur në parahistori, por na ndan vetëm pak më shumë se një dekadë.
Intërvistimi nga KTV i Saim Tahiraj, bashkëveprimtar i heroit Sali Çekaj, sheshoi dhe faktoi bindshëm të gjithë rrjedhën përgaditore dhe organizative të luftës. Në qendër të këtij organizimi ishte Sali Çekaj, në koordinim me Presidentin Rugova dhe profesor Fehmi Aganin. LPK-ja, më vonë PDK-ja, rezulton të jenë sabotatore të luftës dhe vrastare të kuadrit ushtarak institucional dhe të veprimtarëve politikë të LDK-së, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Prandaj, rishikimi i historisë duhet të fillojë, pikërisht, me veprimtarinë e Sali Çekaj, Hero i Kosovës.
Faktorin ushtarak dhe politik nuk e bashkoi as Kosharja
Zvicra ishte bërë qendra pelegrine e këtyre pazareve, por nuk harrohej
as Gjermania. Atje rendën politikan si Nano, shkrimtarë, poetë, gazetarë,
kuadro të partive majtiste, të cilët, në veprimtarinë errëtake të tyre, u
bënë njësh me stalinistët lëpëkeistë të mërgatës. Nuk ishte rastësi as
pjesëmarrja aktive e LPK-së në "revolucionin e vonuar" të `97-ës.
Përpjekja për ta përvehtësuar luftën e Kosharës, duke thënë se "faktori ushtarak ishte i bashkuar në Koshare", është e dështuar. Është e vërtetë se pas thyerjes të kufirit ndërshqiptar, kuadri stalinist i LPK-së dërgoi ca ushtarë. Por, prania e tyre në numër ishte sa simbolike, po aq edhe e dyshimtë. Në vend që të luftonin, përgjonin dhe kishin tendencën e kontrollit të brendshëm. Disa nga vrasjet, në rrethana të pasqaruara, dëshmitarët e pranishëm ia faturojnë "ushtarëve" të LPK-së. Ndërsa vrasja e ushtarakut luftëtar Adem Ukëhaxhaj i kalon përmasat e dyshimit, dorasi është lakuar me emër dhe mbiemër.
Rrjedhimisht, strukturat ushtarake dhe politike nuk u bashkuan asnjëherë gjatë luftës, me gjithë përpjekjen fillestare që bëri ministri Ahmet Krasniqi, në fillim dhe ushtarakët e tjerë institucionalë në vijimësi. Banda qendrore e LPK-së, e kthyer nga diskotekat e Perëndimit, tashmë, u vendos në vilat bllokiste në Tiranë. Banda tjetër social-komuniste, e ardhur në pushtet, me kalljen e Shqipërisë, duke e ripërtrirë vëllazërinë e viteve të Luftës të Dytë Botërore me "vëllezërit jugosllavë", u muar vesh që Kosovës t`i kthehet autonomia e vitit 1974 dhe në pushtet të vijnë njerëzit e ideologjisë komuniste, siç ishin gardistët e kuq të LPK-së. Kjo marrëveshje faktohet me deklarimet publike të Fatos Nanos dhe të Paskal Milos, përkatësisht, kryeministër dhe ministër i jashtëm.
Pazaret me Serbinë social-komunistët e Tiranës i kishin filluar qysh në vitet `90-a, në veçanti përgjatë viteve që ishin në opozitë. Zvicra ishte bërë qendra pelegrine e këtyre pazareve, por nuk harrohej as Gjermania. Atje rendën politikan si Nano, shkrimtarë, poetë, gazetarë, kuadro të partive majtiste, të cilët, në veprimtarinë errëtake të tyre, u bënë njësh me stalinistët lëpëkeistë të mërgatës. Nuk ishte rastësi as pjesëmarrja aktive e LPK-së në "revolucionin e vonuar" të `97-ës. Ideologu i kësaj Lëvizjeje, akademik Rexhep Qosja, me përligjien dhe mbështetjen teorike dhe politike që i bëri këtij "revolucioni" haxhiqamilist, i cili i vuri flakën, veç tjerash, edhe shkollave, bibliotekave, arkivave shtetërore, njësoj si Haxhi Qamili godinave - saraje, zyra të Qeverisë të Ismail Qemalit, në përpjekjen e dështuar për ta kthyer sërishmi në Shqipëri Baba Sulltanin me gjysmëhënën e tij.
Pazaret antikombëtare të Tiranës zyrtare
Social-komunistët e Tiranës zyrtare, tashmë, të veshur me pushtetin e përgjakur, krahas joshjes për pushtetin e ardhshëm autonomist në Kosovë, u vunë kushte ultimative krerëve "rezervë" të Lëvizjes:
1.- Strukturën e re drejtuese të LPK-së, pra, kryetarin dhe krryesinë;
2.- Ndërrimin e kuadrit redaksional të fletushkës antikombëtare "Zëri i Kosovës", duke e zmadhuar në gazetë;
3.- Intensifikimin e agjitimit revanshist kundër të djathtës të Kosovës dhe të Shqipërisë - njëherësh, me theks të veçantë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe të lidërve dr. Ibrahim Rugova e prof. Sali Berisha;
4.- Ndryshimin e kuadrit drejtues të Fondit "Vendlindja thërret", si dhe agjitimin e egër, këmbëngulës e provokativ për begatimin e tij të shpejtë;
5.- Uzurpimin e redaksisë transmentuese të lajmeve, e cila vepronte në kuadrin e Televizionit Shtetëror Shqiptar;
6.- Porosi interne dhe tejet e veçantë e klikës të kuqe të Tiranës zyrtare, e përbërë nga: presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Fatos Klosi me kompani, ishte: përçarja kulmore e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, me synim të pamundësimit të krijimit të një Shtabi të Përgjithshëm dhe as të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllimin final të sabotimit dhe të dështimit të turpshëm të luftës, (gjë që edhe ndodhi). Rrjedhimisht, nga pazaret e Tiranës zyrtare, me bishtin e saj Lëvizjen Popullore të Kosovës nga njëra anë dhe Serbinë nga ana tjetër, do të realizohej autonomia e Kosovës, duke ia kthyer amandamentet Kushtetutës të vitit 1974. LPK-ja, në këmbim të këtyre shërbimeve, do të shpërblehej duke u vënë në krye të pushtetit fiktiv autonomist.
S H I K-u I TMERRSHËM, SI U VRANË 1.300 SHQIPTARË
SHIK-u nuk është pronë ekskluzive vetëm e PDK-së, por edhe e
AAK-së, sepse strukturat e krimit i kanë pasur të përbashkëta.
Rrafshi i Dukagjinit është përgjakur hiç më pak se sa trevat e
tjera të Kosovës.
Përtokja e turpshme e LPK-së dhe pasojat
Etja për pushtet i shpuri lëpëkeistët në përtokjen, nënshtrimin, vasalitetin, poshtërimin dhe bindjen servile ndaj bandës kallëse të Shqipërisë tonë. Ata harruan, madje, me dashje, se: Rexhep Mejdani u priu falangave të kuqe shkatërruese, deri në shtet-zhbërje, të Shqipërisë; harruan deklarimet kundra-kombëtare të Fatos Nanos në Kretë dhe Lisbonë; injoruan gjenin trashëgues të Skënder Gjinushit nga i ati, gjeneral Et`hemi, i cili, sëbashku me "vëllezërit partizanë jugosllavë" gjakosën Drenicën qendresëtare, Kosovën mbarë; e falën Paskal Milon për këmbënguljen e tij autonomiste dhe bashkëjetesën me Serbinë; përligjën krimet monstruoze, eleminimin e inteligjencës dhe të ajkës kombëtare shqiptare, që bëri Sigurimi i Enver Hoxhës, që nga degjenerimi i luftës për çlirim, në luftë civile, Sigurim ky i riorganizuar dhe i udhëhequr në vitet `90-a nga Fatos Klosi!!!
Përmbushja e kushtëzimeve, sa poshtëruese, po aq armiqësore e kriminale për Kosovën, filloi nga shkarkimi i kryesisë të vjetër të LPK-së. Kryetari Fazli Veliu me shokë u akuzua për tradhti. Sjellja e butë ndaj LDK-së dhe kompromiset e mundshme për bashkëpunim në përballjen e luftës, u dënuan ashpër! Në stilin komunist, të gjithë kundër të gjithëve, përçanë shokët e vjetër. Puçi bëhej në surdinë. I vetmi që reagoi zëshëm ishte magjistri i shkencave juridike, tani doktor, Muhamet Kelmendi, i cili, në një gazetë të kohës, në disa vazhdime, denoncoi intrigimet e Tiranës zyrtare dhe puçin e turpshëm brenda Lëvizjes.
Pas kryesisë, radha i erdhi gazetës "Zëri i Kosovës". Tashmë, LPK-në dhe redaksinë e gazetës e udhëhiqnin shtetas lindak të Shqipërisë. Shumësia e ideologëve, analistëve, më sakt - banalistëve, gazetarëve e sharësve ordinierë, u sulën, egërsisht dhe rrugaçërisht, mbi të djathtën kombëtare. Në shenjestër ishin vënë LDK-ja dhe PDSH-ja, me liderët e tyre: dr. Ibrahim Rugova dhe prof. Sali Berisha. Pushtuesi serbosllav, Serbia, pothuajse, u harrua.
TVSH, Redaksia për Kosovën, u uzurpua nga gardistët e kuq të LPK-së, ngjashëm me Radiotelevizionin e Prishtinës nga pushtuesi, vetëm këtu me njerëz të pa uniforma, duke përzgjedhur kuadrin servilë, injorantë, provokativë, përçarës, lapanjozë e rrospihanë. Politika redaktuese u politizua dhe u banalizua skajshëm. Skenaristët dhe folësit robotë lansonin në etër vetëm përlavdërime pa fije mbulese, gënjeshtra dhe dizinformata, me porosi të shefave të tyre të mendësisë të mykur enveriste. Banda e "revolucionit" të `97-ës, tashmë, kishte emëruar "komisarin" politik të "UÇK-së" dhe "zëdhënësin" e saj, të cilët, de fakto, duke qenë të komoduar në vilat e Bllokut intrigues e kriminal të Tiranës, nuk kishin asnjë lidhje me bazën, luftën, me Kosovën. Atje luftonin dhe rezistonin oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, sëbashku me popullin e Kosovës. Tirana zyrtare me bandën e re të LPK-së, po rrënonin gjithëçka që LDK-ja dhe lideri i Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, kishin ndërtuar me mund, sakrifica e gjak përgjatë një dekade. Qëllimi ishte qartazi i lexueshëm: historia fillon me ne, historia fillon sot!!
Bandës të Tiranës zyrtare nuk i shpëtoi as Fondi "Vendlindja thërret". Ndryshimet e bëra në administrimin e tij dhe intensifikimi i propagandës gebelsiane se kinse "ky fond është i vetmi që ndihmon luftën në Kosovë", favorizoi anarkinë e qëllimshme, duke krijuar hapësirë për vjedhje masive. Fondi në fjalë ishte i paligjshëm, përçarës dhe nuk arriti, as për së afërmi, të përmbushë misionin në të cilin thirrej. Ai fond mund të jetë përdorur për gjithëçka tjetër, por, jo edhe për luftën.
Në një kohë rekorde u përmbushën, pothuajse, të gjitha porositë - kushtëzime, të krerëve të "revolucionit të vonuar", të bëra për lëvizakët, kukulla të tyre. Përçarja e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës kulmoi deri në përmasat e pariparueshme. Për rrjedhojë, asnjëherë dhe kurrë nuk u arrit krijimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe as i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo "ushtri" mbeti vetëm në siglën e uniformave. Ruajna Zot nga matrapazët falsifikatorë, madje, edhe me tituj doktora të historisë, si Jakupi ynë, sepse futja në histori e emërtesave dhe krijesave inekzistente, do ta përdhoste edhe më tej historinë tonë kombëtare, do t`i devalvonte vlerat e vërteta të luftës dhe do të ishte përtallje me gjakun e dëshmorëve, heronjve, të cilët u martirizuan në emër të lirisë, demokracisë dhe të së vërtetës.
Kapitulli i vetëm i skenarit komunist, që ngeli në letër, i pa jetësuar, ishte autonomia. Dhe, kjo falë ndërhyrjes të NATO-s, çlirimtare të Kosovës.
Banda e "revolucionit" nuk identifikohet me Shqipërinë
Populli i Kosovës është i vetëdijshëm për mbështetjen dhe ndihmën e madhe që ka dhënë Shqipëria dhe populli i saj për Kosovën. Kuadro, njerëz të thjeshtë dhe deri luftëtarë vullnetarë, pavarësisht bindjeve politike, kontribuan për lirinë e Kosovës. Angazhimi i gjithanshëm i Shqipërisë, në veçanti, në arenën ndërkombëtare, ka bërë që ajo të jetë një nga faktoret përcaktues për pavarësinë e Kosovës. Andaj, populli i Kosovës i është, për jetë e mot, mirënjohës Shqipërisë nënë. Ne, për asnjë çast nuk e konfondojmë bandën e "revolucionit të vonuar demokratik" me Shqipërinë. Kjo bandë është pa atdhe, sepse atdhe ka internacionalizmin proletar, komunizmin, me qendër Moskën. Prandaj, edhe i vunë flakën, pa hiç dhimbje, Shqipërisë, madje pa pardon fare, as sot dhe kësaj dite.
Adem Demaçi aprovoi, legjitimoi dhe stimuloi krimet
Tmerrësisht e dhimbshme, çuditërisht e habitshme, madje deri
në mosbesim, por, mjerisht, fort e saktë, simboli i rezistencës
të djeshme dhe heroi ynë i sotëm, Adem Demaçi, aprovoi,
legjitimoi dhe stimuloi krimin ndërshqiptar!
Revanshi agresiv majtist-komunist kundra të djathtës gjithëshqiptare kulmoi me vrasjen e ministrit të luftës, pikërisht, në vlugun e luftës, kolonel Ahmet Krasniqit. Ishte një krim i paparaprijës, unik, madje për të gjitha kohërat. Ishte një thikë pas shpine që i futej Kosovës nga banda e Tiranës zyrtare, në bashkëveprim me bandën e LPK-së, madje në mes të Tiranës. Një tradhti e tillë, në një kohë zezonë, do të mbetet përjetësisht, si njolla më e zezë e të gjithë historisë tonë kombëtare. Atentatimi i ministrit, me qëllim të dështimit të luftës, ishte vetëm nisma e një gjakderdhjeje brenda shqiptare, me qëllimin final - marrjen e pushtetit me dhunë - qoftë ai edhe autonomist e fiktiv.
Tmerrsisht e dhimbshme, çuditërisht e habitshme, madje deri në mosbesim, por, mjerisht, fort e sakt, simboli i rezistencës të djeshme dhe heroi ynë i sotëm, Adem Demaçi, aprovoi, legjitimoi dhe stimuloi krimin ndër-shqiptar. Ta pohosh këtë të vërtetë, tashmë, të faktuar nga deklarimet dhe veprimet e idhullit tënd të dikurshëm, është e rëndë, ngushtuese deri në lot. Por, ama, e vërteta ia vlen të këmbëhet, qoftë edhe me jetën.
Adem Demaçi, duke e lëpirë atë që kishte pështyrë më herët, (kujtoni: refuzimin për ta përshëndetur "fitoren" e bandës të `97-ës), duke u vënë i tëri në shërbim të bandës tiranike të Tiranës, njësoj si lëvizakët e tjerë. Ende pa u tharë gjaku i ministrit të vrarë, Ahmet Krasniqi, në trotuarët e Tiranës, Demaçi u shpërfaqë në Televizionin Shqiptar, me kërcënimin e hapur se "ne do t`i qerojmë hesapet me ata që na dalin para në rrugën tonë", (lexo: për pushtet)! Kërcënimi i Demaçit, i bërë në cilësinë e Udhëheqësit të Shtabit politik të UÇK-së, merr peshë të veçantë. Ai ishte shef i shtabistëve që sot janë në pushtet, pra, PDK-së, e cila identifikohet me SHIK-un dhe SHIK-u përgjaku Kosovën. SHIK-u nuk është pronë ekskluzive vetëm e PDK-së, por edhe e AAK-së, sepse strukturat e krimit i kanë pasur të përbashkëta. Rrafshi i Dukagjinit është përgjakur hiç më pak se sa trevat e tjera të Kosovës.
Dhe, kujt i doli para koloneli strateg, Ahmet Krasniqi, i cili filloi luftën për mbrojtjen e Kosovës, duke e lëndëzuar artin ushtarak shkencor e modern?! Nipi i nacionalistit të njohur, kaçakut trim të Kosovës, Aziz Zhilivoda, shefi i Kazermës të Gospiçit, në Kroaci, bazuar në Marrëveshjen e Osllos, garantues i së cilës ishte edhe Demaçi ynë, po harmonizonte mrekullueshëm e suksesshëm planin ushtarak, në rrethanat supër-specifike të Kosovës. Kolegët luftëtarë të kolonel Ahmet Krasniqit, në fushëbetejat e tyre të suksesshme, aplikuan taktikën dhe strategjinë e përvijuar, në gjallje, nga ministri i tyre Krasniqi.
Deklarimi shantazhues dhe fort kërcënues i Adem Demaçit, madje i bërë publikisht, ishte shkelje, me të dyja këmbët, i Marrëveshjes të Osllos, ishte prerje në besë të ministrit Ahmet Krasniqi, emërimin e të cilit e kishte aprovuar edhe vet ai. Kërcënimi i Demaçit ishte pranim publik i vrasjes të ministrit, njëherësh, legalizim e stimulim për vrasjet seriale që do të pasonin, duke arritur kuotën tmerruese të 1.300 shqiptarëve, por, ka zëra dhe të dhëna se numri i të ekzekutuarëve arrinë në 1700 vetë, kryesisht, ushtarakë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, të vrarë në pusira dhe prapa shpine, ditën për diell dhe natën në errësirë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë.
Tashmë, është jashtë çdo dyshimi se Adem Demaçi është edhe mbrojtës i organizatës supër-kriminale - SHIK-, e themeluar nga Hashim Thaçi me shokë. Edhe 6 (gjashtë) vjet pas miratimit të vrasjes të ministrit Krasniqi, Demaçi nuk ndërron mendje, mbetet po ai i vjeshtës të 1998-ës, madje, duke ashpërsuar gjuhën në mbrojtjen dhe stimulimin e krimit. Ishte shokuese për kombin dhe mbarë botën demokratike aprovimi i Adem Demaçit për vrasjen e studentit Enis Zemaj, vetëm e vetëm pse ai ishte djali i vetëm i kolonel Tahir Zemaj, strategut fitimtar të Betejës të Loxhës! Dhe, katundi thërret dhe pyet: "Hej, ku të çon mushka, o Adem Demaçi, Hero i Kosovës?!!
JAKUP KRASNIQI DHE HYSNI MILLOSHI, ROBËRIT E STALINIZMIT
Kërkesa publike për amnistimin e krimeve, është dhunim i lirisë,
i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar e njerëzor.
Dëmi që i solli Kosovës Adem Demaçi, me mbrojtjen fanatike të dogmës komuniste-staliniste të LPK-së, është aq i madh e tragjik, sa që edhe titulli fort meritor, Hero i Kosovës, i dhënë për veprimtarinë kombëtare të dikurshme, nuk do të mund ta amnistojë atë.
Për të keqen e Kosovës, së fundi, janë aktivizuar një grup akademikësh, pjata-lëpirës (për të mos e thënë një fjalë pezhorative, në vend të -pjatës), të pushtetarëve aktualë, fort të përfolur për lidhjet e tyre me krimin e organizuar pokitik. Këta, biçim akademikësh, hapur e pacipshëm, mbrojnë krimet e bëra ndërshqiptare, duke i koracuar vrasësit me kostumin e UÇK-së! Një qasje e tillë servile, imorale e hiç akademike dhe intelektuale, ka zvetnuar personalitetin e tyre të maskuar deri më tani.
Kërkesa publike e tyre për amnistimin e krimeve, është dhunim i lirisë, i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar e njerëzor. Kjo kërkesë, e turpshme dhe kriminale, i rivret luftëtarët institucionalë, veprimtarët e LDK-së dhe fyen jo vetëm ato qindra familje të viktimave të SHIK-ut, por edhe mijëra familje të ndërlidhura me ato si dhe popullin e përvuajtur, dje dhe sot, të Kosovës, duke poshtëtruar edhe tërë kombin shqiptar, i cili bashkëjeton me krimin, e ushqen dhe e mbron atë, qoftë me dhënien e votës, qoftë me përkrahjen e zëshme, qoftë me heshtjen qyqare. Shqiptarët janë duke e ngrënë turpin me bukë!
Është bindje e përgjithshme se nëse Adem Demaçi, akademikët dhe intelektualët e Kosovës, do ta denonconin dhe dënonin krimin e organizuar politik në nismë, sot nuk do të kishim as enklavat serbe brenda Kosovës, të cilat i sollën argatët e Serbisë, me sulmet banditeske dhe djegien e shtëpive serbe dhe kishave të tyre, duke mos kursyer as Flamurin e shenjtë të Dardanisë, në mars - prill 2004; as problemin e sotëm të Mitrovicës të Veriut. Nuk do të kishim as këtë polarizim dhe armiqësi ndërpartiake dhe brenda vet popullit të Kosovës.
Pse është kjo bindje? Bota, e cila investoi shumë për lirinë e Kosovës, i testoi shqiptarët dhe bilanci ishte fatal. Grupe njerëzish të organizuar në parti dhe partiza, të pa shkolluar dhe të pa emancipuar, duan ta marrin dhe ta mbajnë pushtetin dhunshëm, duke mos provuar forcën e votës të lirë e demokratike! Bashibuzukë, megallomanë, anarshistë, përlavdraçë e mosmirënjohës karshi asaj bote, e cila, faktikisht e çliroi Kosovën nga pushtuesi serbosllav! Këto grupe "vikingësh", të kthyera dhe të dyndura në Kosovën e lirë, me mendësinë e mykur të monizmit stalinian e enverist, grykës për pushtet dhe para, filluan nga hajnia dhe alltia, duke shpalosur para botës fodullëkun dhe banditizmin ekstrem. Edhe atëherë kur arrestohej ndonjë vrasës faktik, turmat të prira nga shefat e bandave, duke u thirrur në luftën, mbronin krimin dhe kriminelët.
Konstatimi i madh dhe fatal për Kosovën dhe popullin e saj ishte se këta njerëz nuk duan shtet ligjor dhe as demokratik; nuk dinë dhe as nuk duan të mësojnë për ta administruar shtetin; përkundrazi, duan anarshi, krime dhe hajni, madje hajni zyrtare - korrupsion e haraç, reket. Ngjarjet e mars-prillit 2004, edhepse të organizuara nga Serbia, lojtarë ishin shqiptarët, mjerisht! Bota e zhgënjyer fort dhe për shumëçka nga shqiptarët, filloi konçensionet ndaj Serbisë: decentralizimin, enklavat, bisedimet për Veriun e Mitrovicës. Çështja rëndohet edhe më shumë kur projektuesit dhe zbatuesit e krimeve janë në pushtet dhe bali Adem Demaçi i mbron me slloganin paushall, ireal dhe skajshëm marroq: "Cili është më i mirë se Hashimi në Kosovë"?!!
Jakup Krasniqi dhe Hysni Milloshi - rob të dogmës
staliniste - enveriste
Në letrën e hapur dërguar Adem Demaçit, më 10 dhjetor 1990, me titull "KUR NDJENJA MUND ARSYEN", me të cilën kundërshtoja atë, për vlerësimin pozitiv të dhënë për Enver Hoxhën dhe partinë e tij, në një gazetë kroate, në mes tjerash, i shkruaja se "shteti ligjor shqiptar pushoi së ekzistuari më 7 prill 1939, duke mos funksionuar kurrë më deri me sot".
Nostalgjiku komunist, Jakup Krasniqi, fort i bindur në politikën dogmatike të Enver Hoxhës, nuk mund ta pranonte që idhulli i tij Hoxha të qendronte më poshtë se Mbreti Zog, edhepse Mbreti ishte themelues i shtetit shqiptar. Andaj, u përgjigj, gjithë mëllef e vrerë, me shkrimin e sertë "Tradhtia ndër shekuj", duke më akuzuar si armik, njësoj si Enver Hoxha që më kishte akuzuar dhe përplasë në burg në vitet `70-a!
Si të dashuruar në dogmën staliniste-enveriste, mund të tërheqim një paralele të Jakupit me Hysni Milloshin, kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili, këto ditë, ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare dhe jo 71, siç njoftoi media në Kosovë. Ndjesë pastë dhe ngushëllime familjes të gjerë Milloshi në Tiranë, Burrel dhe Macukull të Matit.
Me Hysni Milloshin ishim studentë të një auditori në Univesitetin e Tiranës. Pas studimeve atë e emëruan në qytetin Stalin (Kuçovë), në një repart ushtarak kodrinor, i cili kishte edhe një fushë aviacioni ushtarak në rrafsh. Pra, nuk ishte hiç i privilegjuar nga partia, e degdisën në provincë, ndërkohë që kolegët tanë, me shumicë, u sistemuan, kryesisht, në kryeqytet.
Pas arrestimit tim, gazetarët e poetët të shkëlqyer: Demokrat Anastasi dhe Apostol Duka, kishin shprehur keqardhje e dyshim për arrestimin tim, në prezencë të Hysniut, duke thënë se "mos ka ndonjë keqkuptim nga organet përkatëse"? Por, Hysni Milloshi ishte përgjigjur prerazi se: "Partia dhe shoku Enver kurrë nuk kanë arrestuar dhe dënuar ndokënd kot dhe pa faj"! Dy miqtë e i mij gjirokastritë, të penduar dhe të frikësuar, ishin stepur e kishin heshtur, duke kaluar shumë netë pa gjumë, nga droja e denoncimit për "blasfeminë, tashmë, të bërë.
Më 1990 Hysni Milloshi, për ta mbrojtur figurën dhe "veprën" e Enver Hoxhës nga "gojëkëqinjtë" demokratë, themeloi Shoqatën "Vullnetarët e Enverit". Në Përmetin e Frashëllinjëve, në një miting të kësaj Shoqate, të organizuar nga Milloshi, u dëgjuan thirrje e sllogane, madje të përsëritura: "Nuk e duam Kosovën", "Poshtë Kosova" e të tjera të kësaj natyre. Miku im Sali Kabashi reagoi në "Republikën" e tij, duke shkruar se "dy Millosha, tashmë, po dihen: njëri në Beograd dhe tjetri në Tiranë, por, i treti kush është?! Më duket se aludonte për ndonjërin nga ata që nuk njihnin pushtetin moral të dr. Rugovës dhe institucionet paralele të Kosovës, siç ishin kuqaloshët enveristë?!
Asaj kohe u fol se këtë zemratë, të "Vullnetarëve të Enverit" dhe të shefit të tyre - Milloshi, e shkaktoi përgjigja e dr. Rugovës, dhënë "Zërit të Amerikës", në pyetjen se "nëse, vërtet, "Balli Kombëtar" ka qenë organizatë tradhtare e kolaboracioniste"?! Dr. Rugova, si gjithëherë, i përkorë dhe i saktë, qe përgjigjur: "Organizata "Balli Kombëtar", e themeluar dhe e udhëhequr nga djali i ideologut të Lidhjes të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Mit`hati, nuk ishte as kolaboracioniste dhe as tradhtare, por, ishte një Lëvizje kombëtare, në zbatim të dekalogut të Lidhjes të Prizrenit, e cila veproi e luftoi për bërjen e Shqipërisë Etnike". Kjo deklaratë publike e tërboi jo vetëm Shoqatën në fjalë, por të gjithë komunistët shqiptarë, madje edhe pas konvertimit në "socialistë". Shtrohet pyetja, pse përgjigja në një pyetje shkaktoi kaq shumë jehonë e reaksion?! Sepse filosllavi Enver Hoxha, me komunistët e tij, për gjysmë shekulli me rradhë e kishte akuzuar për tradhti e bashkëpunim me pushtuesin "Ballin Kombëtar", duke vrarë, burgosur dhe internuar ballistët, familjet e tyre, përfshi këtu edhe familjen e Vëllezërve Frashëri!!! Tashmë, tradhtia ishte e komunistëve, të cilët, të vëllazëruar me serbët, rusët dhe sllavët tjerë, kishin ndarë e dëmtuar rëndë shqiptarët e kudondodhur.
Si adhurues i pa hile i Krishtit tonë, për shpirtin e madh dhe zemërgjerësinë unikale e proverbiale, duke e lutur Zotin t`i falë edhe ata, që pafajshëm dhe pamëshirshëm, po e gozhdonin dhe kryqëzonin, sepse nuk dinin çfarë bënin, me një arsyetim të tillë, e fala edhe unë mikun tim të vjetër, Hysni Milloshin dhe vazhdoj të lutem për shpirtin e tij, fort mëkatar, sepse, për më shumë se dy dekada, provokoi rëndë kombin shqiptar, sidomos ish-burgaxhinjtë politikë dhe familjet e tyre, që vuajtën, të zitë e ullirit, nga idhulli i tij, Enver Hoxha me banditët komunistë.
Sado katran të jetë njeriu, duhet shpresuar se ka një kënd mirësie e drite. Kjo u provua bindshëm ke Hysni Milloshi ynë. Shoqatën e ngriti në parti, me emërtesën e gatshme dhe anakronike për kohën: Partia Komuniste e Shqiprisë. Ai kandidoi për kryetar të Bashkisë të Tiranës, krahas Lulëzim Bashës dhe Edvin Ramës. Dhe, fitoi diç më shumë se një mijë vota! Duke llogaritur diferencën prej 10 votash epërsi të Ramës në numrimin fillestar dhe afro 90 vota epërsi të Bashës, pas rinumërimit, nëse Hysniu nuk do të kandidonte, ato vota do të ishin supër të majta. Hysni Milloshi sakrifikoi shumë, por i bëri një shërbim të madh demokracisë, kombit. Sepse, mbetja e sërishme e Ramës në krye të Bashkisë të Tiranës, do të ishte jo vetëm nonsens, por dhe torturë për shqiptarët, në përgjithësi dhe për Tiranën në veçanti, nga që Edvin Rama ka dëmtim serioz të trurit, gjë që e bën të vështirë komunikimin. Ai ia ka zënë frymën edhe vet partisë së tij, sepse egoja personale e tij, është më primare, më e rëdësishme se partia dhe se sa vet Shqipëria.
Hysni Milloshi, edhepse ka lindur në Berat, ishte nga Macukulli i Matit. Ky fshat gjendet në shpatin e lartë, përballë Burrelit. Nga një kënd i oborrit të burgut, me mure të larta tej 6 metrave, përveç qiellit, duket edhe Macukulli. Familja Milloshi ishte e shkolluar, e organizuar në parti dhe pushtet. Por, me fitoren e pluralizmit, ajo përqafoi demokracinë, duke iu bashkangjitë partisë të Azem Hajdarit dhe të Sali Berishës. Sami Milloshi ishte kryeredaktor i "Zërit të Popullit", por, hodhi librezën e PPSH-së dhe aderoi në PDSH-e. Përjashtim bën Hysniu i tyre, i cili nuk u shkëput dot nga dogma staliniste-enveriste, njësoj si kipsi i tij, Jakup Krasniqi ynë! Në zonën e Matit dhe në atë të -Peshkopisë, në veçanti, në Lurë, disa familje të besimit islam, kanë mbiemra të krishterë. Kështu ka rastisur edhe me familjen Milloshi.
ISH LPK-ja, PDK-ja, ME SHIK-un VRANË USHTARAKË
DHE VEPRIMTARË TË LDK-së
Jakupi duhet t`i qëndrojë besnik deklaratës-dëshmi, të bërë në Hagë,
se përlavdërimet gjithë gënjeshtra, ishin propagandë lufte dhe
grupet e luftëtarëve nuk kishin komandë unike, nuk kishte UÇK-e.
Jakup Krasniqi - zëdhënës i bandës të `97-ës
Në njërën nga vilat e Bllokut kriminal komunist të Tiranës ishte vendosur Jakup Krasniqi, në cilësinë e "zëdhënësit të UÇK-së". Ndonëse ishte emëruar nga banda e kuqe e Tiranës, ajo edhe e "menaxhonte" atë. Vendimi i bandës të "revolucionit të vonuar" të `97-ës, për përçarjen e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, ishte pa alternativë. Nëse gazeta paçavure përçarëse e antikombëtare "Zëri i Kosovës" duhej të shpifte, të shante me fjalë rrugaçësh dhe të denigronte prof. Sali Berishën dhe dr. Ibrahim Rugovën - paralelisht, Redaksia televizive për Kosovën i sulej vetëm Rugovës dhe partisë të Tij.
E gjithë kjo bëhej, kryesisht, nëpërmjet intervistave telefonike të "komandantëve të "UÇK-së" në mërgatë! (Lexo vëmendshëm:..të "komandantëve të UÇK-së në mërgatë"!) Sepse, atje bëhej "luftë", pa krisma, por me fjalime bombastike e britma, sepse ishte luftë për para: për marka, dollarë e franga. Ndoca "komandantë" të tjerë, të cilët asnjëherë nuk e kishin kaluar Martaneshin (vargmal në zonën e Matit), bënin "luftë" vizive, të veshur me uniforma e armë, para kamerave, në mjedise rurale dhe këtë e favorizonte flora, bimësia, pyjet me ngjashmëri të padallueshme me ato të Kosovës. Fiktivja maskohej, duke e paraqitur si të vërtetë!
Jakupi i numëronte komunikatat e "Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së", në fillim të çdo transmentimi. Për habinë e të gjithëve, "Shtabi", në emër të të cilit flisnin: Demaçi, Hashimi, Jakupi dhe shpura tjetër "komanduese" fiktive, do të shpallej inekzistent, madje nga vet shefi i "Shtabit" si dhe nga komandantët zonalë. Ata në Kosovë dhe këta jashtë saj nuk e njihnin, nuk pranoheshin - reciprokisht. Për rrjedhojë, i gjithë delegacioni, i cili, kinse përfaqësonte UÇK-në në Rambuje, ishte pa bazë deleguese, nuk përfaqësonte askënd, ishte i paligjshëm. Po aq i paligjshëm ishte edhe akademik Rexhep Qosja me grixhën e tij, sepse përfaqësonte partizën, pa hyrë kurrë në zgjedhje! Dhe, kur hyri, nuk arriti as kuotën e partisë të hashkalive! Dhe, krejt pacipshëm, LPK-ja, me gazetën e saj "Zëri i Kosovës", por, që nuk dallonte, në sharje e denigrime ndaj LDK-së e Presidentit Rugova, nga gazetat e Serbisë, i legjitimoi, madje edhe i parësoi!!
Zëdhënësi i Bllokut komunist, Jakupi, për ta kulmuar horllëkun e tij, veshi uniformën e UÇK-së, në njërën nga vilat e Bllokut, si bibani flatrat e palloit dhe akuzoi për tradhti Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën, pikërisht, kur Ai ishte peng i Millosheviçit! Ai përsëriti akuzat e bëra nga Gjinushi e Milo më parë, sepse, tashmë, ai ishte pjesë, lodër dhe vegël e bandës të Tiranës zyrtare. Dhe, këtë akuzë, poshtërsisht të poshtër, e lëshonte Jakupi nga studioja e Televizionit Shqiptar, në mbremje, ndonëse ditën mrizonte nën pishat plot hije të Bllokut, ndërkohë që Presidenti Rugova, trimërisht, sëbashku me prof. Fehmi Aganin, kishin vendosur ta ndanin fatin me popullin e përgjakur të Kosovës!
Kur social-komunistët e Tiranës zyrtare po kompozonin Qeverinë e Përkohëshme të krimit të organizuar politik dhe ekonomik; të vjeljes të haraçit (reketit); të terrorizimit të popullit, duke i dhënë autorizime të pakufishme SHIK-ut vrastar, donin Jakupin për kryeministër. Ata kishin mësuar se Jakupi e lëvizë fotografinë e idhullit të tij, Enver Hoxha, nga dhoma e pritjes në atë të gjumit ose siç thuhet në Kosovë - në qiler të gruas-, varësisht nga mysafirët që pret. Por, ky dogmatik i pandreqshëm, ashtu si kurrizon që vetëm varri e drejton, ishte i papranueshëm nga bota demokratike, e cila e çliroi Kosovën. Megjithatë, Jakupi është njeriu i dytë i Partisë Demokratike dhe i pari i Legjislativit të Kosovës!! Vërtet, "Parti Demokratike" dhe "shtet demokratik" me shefa supër-komunist!!
Dogmatiku Jakup Krasniqi, me mendësinë e vjetër provinciale, nuk mund ta durojë madhështinë e Presidentit Rugova, shtetbërësin e Kosovës, hyjnorin kombëtar, andaj e shqetëson edhe fotografia e Tij. Ai po t`i kishte edhe një duzinë jetësh, nuk do të mund ta arrinte kurrë lartësinë mendore të të madhit Rugovë. Ky mjeran, të cilin SHIK-u dhe krimi e ngritën atje ku nuk e meriton, as për së afërmi, tani, pas asaj biçim doktorate, në vend që të ulët, të mësojë, të paktën, ta arrijë një gjimnazist të Tiranës, bën karaxhozllëqe, duke provokuar dhe fyer rëndë të gjithë shqiptarët, madje kudo që janë, me heqjen nga stenda e fotografisë të Presidentit Rugova! Ka gjetë shesh e bën përshesh. Përndryshe. idealistët e mirëfilltë të filozofisë rugoviane, do t`i vinin fre këtij batakçiu megalloman dhe të pacipshëm.
Në kuadër të rishikimit të historisë, Jakup Krasniqi duhet t`i qendrojë besnik deklaratës - dëshmi, të bërë në Hagë, në rastin Limaj, se përlavdërimet gjithë gënjeshtra, të transmetuara nga Televizioni paçavure i Tiranës - bandë, ishin propagandë lufte dhe grupet e luftëtarëve nuk kishin një komandë unike, nuk kishte UÇK-e, pra, ishin jashtë kontrollit. Dhe, duhet shtuar se qëllimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe i LPK-së ishte marrja e pushtetit me dhunë e terror, duke e përdorur UÇK-në e SHIK-ut, e cila i ka tre protagonistë ballorë: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Qosjen dhe bandën e Tiranës zyrtare të `97-ës. Ndërsa për Kosharën, Prekazin, Llapin e tjerë, Jakupi me shokë mund të mburrën për sabotimin e luftës, denoncimin dhe vënien në pritë të komandantëve si dhe vrasjet seriale të komandantëve institucionalë dhe të veprimtarëve të LDK-së, gjatë dhe pas luftës.
Shqiptarët kërkojnë shtetin ligjor të Kosovës
LPK-ja, përkatësisht, PDK-ja, nuk luftoi. Por, shqiptarët pyesin:
Pse dje e sabotoi luftën dhe sot ngulmon në përvehtësimin e
luftës, privatizimin e dëshmorëve, të varreve dhe të familjeve të
tyre, me qëllimin e qartë - falsifikimin e historisë?!
Kur flasim për luftën, kujtojmë heroin Fehmi Lladrovcin dhe zhgënjimin e tij të madh në shokët e Lëvizjes. Ai i ftoi ata në luftë, por mbeti pa përgjigje! Pastaj, zemërplasur, i denoncoi dhe i qortoi, madje botërisht, për hilenë dhe hipokrizinë e tyre, të cilët, me kot zhurmojnë në sallat luksoze të Evropës ose verdallosën në bulevardët e Tiranës, duke iu shmangur luftës. Ai shkoi drejt vdekjes me mallkimin për shokët hileqarë e karrieristë, fjalëshumë dhe luftë hiç!
Kur flasim për rishikimin e historisë më të re të Kosovës, për hir të drejtëshkrimit të saj, të vërtetësisë të saj, shqiptarët presin përgjigje të disa pyetjeve, të cilat ua bëjnë pikërisht atyre që e kanë katandisur e përtokur Kosovën dhe popullin e saj të zhgënjyer. Shqiptarët, me emër u drejtohen: Hashim Thaçit, si kryeministër, Jakup Krasniqit, si kryeparlamentar dhe Rexhep Qosjes, si ideolog i tyre:
1.- E pranojmë se LPK-ja kërkoi luftë. Por, shqiptarët pyesin: Pse ajo nuk hyri, fizikisht, kurrë në luftë, në betejë, edhepse rasti i trokiti në derë?!
2.- Tashmë, dihet botërisht, LPK-ja, përkatësisht, PDK-ja nuk luftoi. Por, shqiptarët pyesin: Pse dje e sabotoi luftën dhe sot ngulmon në përvehtësimin e luftës, privatizimin e dëshmorëve, të varreve dhe të familjeve të tyre, me qëllimin e qartë - falsifikimin e historisë?!
3.- LPK-ja, përkatësisht, PDK-ja voli paratë e shqiptarëve në Mërgatë, për Fondin "Vendlindja thërret", në emër të luftës. Mori të gatshme edhe milionat nga Fondi i 3 %-shit, gjithashtu, në emër të luftës. Por, shqiptarët pyesin: Pse nuk i përdori ato para për luftën?! Përkundrazi, i përvehtësoi dhe i keqpërdori për pasurim marramendës të shefave të saj, të kuadrove të saj, me grykësi të tepëruar.
4.- PDK-ja thotë se lufton korrupsionin, përvehtësimin e paligjshëm ekonomik. Por, kur faktohet vjedhja, me të cilën është akumuluar pasuria e paligjshme, nuk e sekuestron këtë pasuri të vjedhur, siç vepron, natyrshëm e ligjërisht, bota demokratike. Dhe, për mosveprim aryetohet se mungon ligji i sekuestrimit!! Shtrohet pyetja tjetër: PDK-ja është në pushtet, mjerisht. Kush e pengon për ta nxjerrë dhe miratuar ligjin përkatës??! Justifikimin e demanton pyetja: A mund të veprojë njeriu kundra vetvetës?1?
5.- Është faktuar katërcipërisht se LPK-ja dikur, tani PDK-ja, me SHIK-un e tyre, kanë vrarë ushtarakë institucionalë dhe veprimtarë të LDK-së. Kryeministri, kryeparlamentari. ministri i drejtësisë, ministri i mbrendshëm, prokurori, gjykatat e të gjitha niveleve, thonë dhe e përsërisin se do ta luftojmë krimin e organizuar dhe krimet e tjera të çfarëdo lloji. Por, shqiptarët pyesin: Pse kriminelët janë të lirë, bile janë kalaveshur dhe koracuar me pushtet, të gatshëm për t`ia bërë gjëmën kujtdo që guxon t`u kërkojë llogari! Miratimi i ligjit për gazetarët, vetëm me votat e pozitës, është dëshmi vetëfolëse e revanshizmit të pushtetarëve aktualë. Shqiptarët ngulmojnë në pyetjen: Pse nuk i arrestoni kriminelët, të cilët e kanë përgjakur Kosovën dhe janë gati të bëjnë krime të tjera, vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin e tyre kriminal?! Por, përkundrazi, edhe atëherë kur EULEX-i arreston ndonjë vrasës apo grup vrasësish, ju i nxirrni turmat, bandat protestuese në rrugë, përfshi këtu edhe akademikë e studentë, në mbrojtje të krimit!
Shqiptarët mbesin në pritje të përgjigjeve të këtyre pyetjeve dhe të dhjetrave të tjerave të kësaj natyre. Por, ama, janë skeptikë, mosbesuesë, sepse, është e vështirë, në mos e pamundur, që njeriu ta luftojë vetvetën.
Gjaku i luftëtarëve të Kosharës dhe të tërë Kosovës, i fton shqiptarët t`u vënë frerë kalkuluesëve politikë të djeshëm dhe të sotëm, duke e lënë popullin të frymojë shpengueshëm, për të ndërtuar shtetin ligjor dhe demokratik të Kosovës, dëshirë kjo që ende mbetet në përmasat e një ëndrre të largët, madje, me ritmin e ecjes aktuale, shumë të largët, mjerisht!
Duke parë tërë prapësitë e disa bashkëkombasëve, njeriut nuk i shkon mendja të mburret për origjinën, por, vetëm lutet: "O Zot, më ruaj nga tundimi për pushtet dhe para"! O Zot, më ndihmo të mbetem njeri"!
Maj 2012
-
-
i/e regjistruar
Guri i kuq, ju flm per mesazhin por une deshta me paraqit deshmi se kur kane fillu pergatitjet per clirimin e Kosoves dhe jo politike... megjithate historia do ti tregoj te gjitha. Deshmoret e Kombit qendrojne edhe mbi partite politike e mos te flasim individe... nese ke ndonje info per kete grup, biografi apo edhe ndonje pjesetare i ketij grupi do te ishin te mireseardhur dhe shume te vlefshme informatat e tyre. Pershendetje
-
-
i/e regjistruar
Sami, une ende nuk kam ndegju qe dikush te kete thene se Shqiperia nuk e ka ndihmu lirine e Kosoves, tekefundit me e pakta por shume e rendesishme ne i kemi marr lajmet dhe infot te gjitha prej TVSH - televizionit tuaj te respektuar,e shume e shume ndihma tjera, po ne anen tjeter eshte e vertete qe kam ndegju njerezit te thone se ka mundur me shume, kan ndihmu pak,etj gje qe eshte mendimi i tyre dhe qdoher gjendet ndonje gabim por edhe kritika, sidoqofte edhe pse une kam dalje jasht pasi punoj jashte vendit, do te ndihesha me krenar dhe do te ndihesha shume mire sikur te kisha mundesi te merrja pasaporten shqiptare ashtu siq bejne vendet tjera te rajonit per popujt tjere... gje qe nuk eshte e mundur per momentin :-( Pershendetje
-
-
Bani i nderuar, nuk dua te shpekulloj, pastaj nuk dua te permendi emra e mbiemra se kush ka thene apo ka shkruar, bile edhe persona apo grupe eminente (nese do t`ishte nevoja sigurisht qe do i kisha permendur, nuk jemi tani ne gjyq), qe ne njefar mynyre "u hahet fjala", kan thene dhe shkruar se Shqiperia apo elita politike shqiptare e asaj kohe, jo qe ka ndihmuar pak por perkundrazi kan penguar. Daja im ka qene ne levizjen e atehershme popullore, dhe ka fakte per takime te ndryshme me persona te rendesishem politike, qe jane bere ne ate kohe.
Ti thua jane mendime te tyre, qe thone te kunderten, dhe une te jap te drejt, por pikerisht keto mendime/qendrime te tyre (te qellimta apo jo), po krijojne apo kan krijuar nje imazh te keq/negativ tek nje pjese e popullit, ndaj shtetit shqiptar lidhur me ndihmen (ne rrethana dhe kohe te caktuara, mjafton perkrahja me e vogel morale, ne se jo me shume) qe iu eshte dhene Kosoves, n`ate kohe.
Pershendetje...
-
-
Lavdi te gjithe Deshmorev te kombit an e kende trojev Shqiptare.
E poshte ata te cilet dje sot dhe nese qe deshirojen ti ndajen deshmoret e kombite ne parti apo krahina ...
poshte ata te cilet genjejn e poshtrojen kosoven,,Si samit tahiri o aj i cilil rrejke shkurt ne ktv,,po edhe ketv jane sikur ata shpiunat e serbis oooo zot vraj tradhtaret...
po si nuk ju ka hije ta futeni edhe bac ademin ne kete thes me tradhtaret ekombit kur njeriu eshte kalbur ne burgjet jugosllave per kete kosove e sot shpiunat bejen krahasime per deshmoret dhe patriotet trup i te gjithe atyre qe ndajen Deshmoret e kombit jo jan llap jo jan drenic jo jane dugagjin trupi i trupi po keta jane vete e keqja ekosoves dhe popllit shqiptare ata qe sot deshiroejn ti ndajne deshmoret ata sen nuk kan ber per kete tok e sot dalin dhe shkruaj kish ralitet kushe shpiunat e milloshit
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt