-
Sejvi <3
Një letër shpirti që mbetet e palexuar !
Une te kisha harruar e kupton?
E kisha fshire imazhin tend. Dhe ti kthehesh perseri per te prishur monotonin e diteve te mia. Une isha aq e dobet para teje,si nje qiell pa re, e perhumbur. Mes duarsh qe shtrengonin dhe sy qe perqafonin. Humbisja ne erresiren e paimagjinueshme te shpirtin tend. Te doja me gjithe urrejtje, urrejtje e mbushur me inat dhe frik se mos ndoshta te humbisja perseri. Ti e dije mir..."kujtimet" ishin gjithcka qe une kisha.Por te gjithe jane te lodhur nga njerezit qe largohen, te gjithe, edhe une. Isha e lodhur duke ecur,duke kerkuar syt e tu midis turmes se njerezve ne rruge.
E mbaja mend mire fytyren tende kur te pash per here te fundit. Te dhurova nje puthje,jo nga ato ne buze. Nje puthje ne faqe, nga ato te heshturat, nga ato puthjet e mbushura me shume ndrojtje por me gjithe dashurine e botes. Nje nga ato puthjet memece qe nuk shoqerohen me fjal, por te pergjerohen ne fshehtesi...te qendrosh. Por ti u largove...me bindjen e plote se do te me gjeje perseri atje,duke te pritur si gjithmone. Dalengadale po mesohesha me idene qe te humba,po perpiqesha te tregohesha e forte, te buzeqeshja,te falja dashuri edhe pse ndihesha e shkaterruar. Te pakten po e beja per ata qe nuk donin te me shihnin te trishtuar.
Ne mund te mos e takonim me njeri tjetrin...mund te ishim emra mes emrash. si gjithmon ti rishfaqesh perseri..por kete here rikthimi jot me dhemb,me dhemb qe jam kaq e pafuqishme perball nje qenie indiferente si ti. Do doja te me ndjeje. tek e fundit, te gjithe e duam arritjen e asaj qe e quajme te paarritshme. Thurim me kujdes endrra, mbajme te fshehura lloj lloj emocionesh, bejm plane per ditet e lumtura pa e kuptuar se jemi dashuruar me njeriun e gabuar.
Nuk pendohem per asgje...do vazhdoj te them sa shum qe te dua deri ne momentin qe do e ndiej. Por nuk mund ta fsheh zhgenjimin qe ndjenjen me te bukur ia fala nje njeriu si ti !!!
-
-
I bukur shkrimi , shume ndjenja brenda.
Titulli le pak per te deshiruar se kete leter te paderguar ja dergove gjithe botes
-
-
Krijim artistik apo ndarje e hidhur ?
Por sidoqofte, ne nje ndarje kurre nuk eshte fajtor njera pale.
-
-
Me vjen keq dhe uroj qe pas kesaj mos te te humbi besimi tek njerezit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt