Nuk njoh ndokend te jete kenaqur me dynjane si jam kenaqur une, ose te kete qeshur sic kam qeshur une a te jete argetuar si jam argetuar une …megjithate jeta ime ishte nje ferr qe nuk perballohej, e humbisja diten mes kengeve te prishura ose shetitje neper rruge ose tregje, kurse nata me kalonte duke ndjekur kanalet e ndyra para televizorit ose duke folur ne telefon, jete kjo qe nuk kishte tjeter kuptim vecse humbje dhe papergjegjesi… U jepja rendesi gjerave banale, megjithate isha arrogante e mendjemadhe , nuk e pranoja keshillen e babait per sjelljen e keqe . U bera e njohur me sjelljen time te tmerrshme... Nuk I harroj fjalet e babait tim, I cili Ishte I preokupuar me firmen e tij e me pasurite e tij ,kur me qortoi e me cilesoi si te pa edukate, pa respekt ndaj prinderve, pa turp …Me tha gjithashtu:" Kush do te mendoje te martohet me nje vajze te keqe si ti ? Ti me turperon .. Sikur te mos ishte e ndaluar do te te kisha vrare .."

Nena ime e shkrete u lodh duke me keshilluar e duke me folur , madje nuk la rruge as menyre per te me ndaluar ,porse as lotet e saj nuk ndermjetesuan tek une qe mbeta kryelarte. Pasi perfundova shkollen e mesme gjendja mu perkeqesua . Mbarova me nota shume te uleta pas ngeljesh qe zgjaten disa vite . Ky nivel I dobet mesimor me privoi nga ndjekja e ndonje universiteti … Mbeta ne shtepi dhe kjo ishte si nje rrufe per babane … kjo do te thoshte se koha e lire ne jeten time do te shtohej dhe normalisht do te behesha edhe me e keqe .. Keshtu ndodhi me te vertete … Rrija duke degjuar muzike ,shihja filma te ndyre , lexoja revista te pista ,histori banale … E imogjinoja veten si kengtare a kercimtare e njohur dhe harroja urtesine pse Allahu na ka krijuar ne kete dynja.

Ne nje dite si gjithmone po degjoja borine e shejtanit ''muziken'' dhe kerceja e kendoja kengen pas kengtarit te shthurur I cili me kishte marre mendjen, kur shoh motren time te vogel ''Maha'' 7-vjece te futet ne dhomen time. U ul dhe nisi te shohe pamjen time qesharake dhe levizjet e mija prej te cmendure . U cudit aq shume sa e kapi nje e qeshur e madhe e s'me mbeti gje tjeter vecse te fikja maetofonin . U acarova dhe I ulerita : "Cfare do ? Maha e vogel , e frikesuar e duke u dridhur – sepse ajo e dinte forcen dhe egersine time tha: Dua te ulem me ty … kam frike .. fol me mua sepse nuk ka njeri ne shtepi pervec nesh dhe sherbetores ..hajde dalim ne kopesht …sepse ndjej merzitje dhe zhgenjim …Atehere u inatosa edhe me teper , I hapa deren edhe I thashe : Mu zhduk . .. ik tek sherbetorja dhe luaj me te , nuk dua njeri ketu .. Kuptove? Vogelushja iu dorezua urdhrave te mi dhe u zmraps duke qare .. ndersa une vazhdova ulerimat si e cmendur:" Luaj larg , dhe mos te te shoh here tjeter ketu.. degjove???? "U ktheva ne felliqesine time ..ne kasetat e mia dhe plotesova kengen dhe kercimin , por perbrenda ndjeja dicka .. nje boshllek I madh me mundonte… Shikoj oren …ora 5 pasdite .. ora me e pershtatshme per te vazhduar biseden me filanin e filanin… Kerkoja argetim andaj vendosa ta shtyj telefonaten per ne mesnate…koha e kenaqesise…Mendova te dal ne kopeshtin e shtepise sepse atje ndoshta do te gjej qetesine e kerkuar. Ndjeja nje merzitje ,dhe pikellimi qe me mbushte zemren por nuk e dija pse … U afrova drejt pishines kur mu shfaq nje pamje e trishtueshme qe shembi token nen kembet e mia…''

Motra ime e vogel e zhytur ne ujin e thelle te pishines… e mbytur…E vogla ime s'dinte te notonte si ne ... U rrenqetha , bota mu ngushtua, nisa te therras me dhembje sa me kishte fyti : Maha .. Maha.. por ajo nuk pergjigjej …Me te shpejte erdhi sherbetorja e trembur dhe e trishtuar nga britmat e mia. E nxorem nga pishina dhe une e mora ne krahe . Nisa ta leviz... ndoshta jepte shenja jete .. ndoshta fliste.. ndoshta merrte fryme .. Kontrollova rrahjet e zemres se saj te vogel por ajo kishte ndalur ...Ende te kane mbetur ne ndergjegje lotet e pafajshem te cilet dolen para disa oresh nga ulerimat e mia ...E mora ne krahe dhe e futa brenda, nderkohe sherbetorja telefonoi prinderit te cilet erdhen me te shpejte dhe e derguan ne spital . Si e terbuar mendoja e para syve me mundonte imazhi I saj. Neglizhenca ime per nje cast mori jeten e kesaj vajze te pafajshme … Lusja Allahun qe te rikthehej motra ime e dashur ne jete dhe nuk doja nga dynjaja asgje , sepse dynjaja para meje u be gjeja me e urryer…

Perkujtoja ditet e mia ne humbje … jeta si shirit me kalonte para syve…jete kjo ku lideri ishte shejtani dhe une mbroja me fuqi partine e tij. U ula prane telefonit .. Prisja me padurim pergjigjen e doktorit ... Pulset e zemres vazhdonin te rrihnin pa nderprerje , qortoja veten pa pushim… Ah sikur ta lejoja te rrinte me mua ne dhome …ah sikur te degjoja cfare me tha …ah sikur te mos e kisha lene … Mos valle donte te me pershendeste per here te fundit ? .. Jo .. Jo … Do te kthehet Maha , sigurisht qe do te kthehet dhe une do te fluturoj nga gezimi kur ta shoh . Do ta perqafoj dhe do ta shtrengoj ne gjoks ... do ta puth .. do ti blej lodra .. embelsira.. cfare te doje , por …kthehu tek une e dashura ime Maha. .. E nderpreu litarin e mendimeve te mia zilja e telefonit .. e ngrita ate me nje shpejtesi marramendese plot ankth.. dhe nga spitali ...Ngushellimi yne per ate femije te pafajshem .. I ka kaluar uji ne mbrendesi per shkak te qenreses se saj me shume se nje ore nen uje .. . Keto fjale me tronditen aq sa nuk pashe me asgje…bota mu shemb per here te dyte…me ra te fiket...

Me pas u permenda…pas pak kohe…

Degjova babane te thote : E lame ne shtepi ne shoqerine e kesaj .. Dhe une plotesova ate cka donte te shprehjte : "Kjo …e humbura .. "U ktheva ne dhome duke qare motren . .. duke bertitur per humbjen time .. Bertita per hir te Allahut: Mos me bashkoni mua mes vuajtjeve te njerezve dhe ndeshkimit te fatkeqsise. .. Me meshironi ..sepse jam e humbur .. Shikoj fytyren tende te bukur … Me shfaqet pafajesia jote .. ledhatimi yt... Sa here te kam vrare .. sa here jam sjelle keq me ty pa shkak .. oohh sa e poshter qenka jeta ……

Pashe nenen time duke qare e I thash :" Pse qan o nene e merzitur? Po qan largimin e vajzes tende te pafajshme, te dashur, te shtrenjte ?

Apo po qan gjendjen e vajzes tende te humbur …dhe ske tjeter vec saj …Ndali lotet o nena ime, sepse kam nje lemsh aq te madh perbrenda sa nese shperthen…

U zgjova nga humbja e madhe pasi pashe vdekjen me syte e mi, mu hap zemra me driten e imanit pas jetes se humbur .. vetem pas kesaj tragjedie I mblodha te gjitha gjerat e keqia qe kisha dhe I hodha para syve te te gjithve …larg ..pa kthim ne dashte Allahu. Me pas I mblodha forcat e mia ,shkova mora abdes, e nisa te falem per Allahun e Lartemadheruar . Ne namaz qava shume per ditet qe kisha kaluar .. qava edhe me shume kur kujtova motren time te dashur dhe e luta Allahun qe te takohesha me te ne xhennet.

Perktheu: Zejdi Bardhoshi