Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Patriotët e lënë pa varr

    Patriotët e lënë pa varr

    14/05/2012 20:30

    Lundruan mes shekujsh me forcën e historisë që i shndërroi në simbolet e një kombi të tërë, uke zgjedhur të sakrifikonin secili në mënyrën e tyre dedhe jetën për Shqipërinë.

    Janë patriotët dhe rilindasit që mes idealizmit, betejave njerëzore e luftrave të paepura, i dhanë identitetin e tyre kombit tonë.

    Kombit që sot ka përkëdhelur me dorën e harresës e braktisjes edhe disa nga ata burra e gra që nuk duhet të shuheshin kurrë.

    Pak fjalë, shpesh të zvenitura e të lëna mënjanë, por shumë histori mbi shpatullat e brishta të njërës nga gratë shqiptare, simbol të qëndresës kundër pushtuesve serbe, austro-hungareze e bullgare.

    Heroína e Popullit, Shote Galica, prehet në një kryqëzim zhurmëmadh, nën re pluhuri e plehrash, diku në një cep të Fushë-Krujës. Përveçse me fjalë që shpejt i dredhon era, askush nuk kujtohet për të, për bemat e saj, për mbi 40 aksione në Dukagjin, në Junik, Drenicë e përtej.

    Nga Shote Galica e dergjur në harresë, në Tropojë në tokën e Bajram Currit.Varri i heroit ngrihet mes andrimesh të copëtura që i japin një pamje të trishtë e vlerëpak.

    Në krah, varri i Isa Boletinit, që edhe pse pa eshtra brenda tij oshëtin shekujt e përdhosur keqazi në varrin e thyer katëranësh. Mëtej, Mic Sokoli, heroit që përballoi grykën e topit, por jo dorën dhunuese që i ka thyer gjithçka mbi varr.

    Asgjë s’mund të lexosh as mbi varrin e Asim Vokshit e Ram Sadrisë, edhe ata pre e pluhurit shkatërrimtar që u ka mbuluar bëmat e jetën e dhënë për Shqipërinë.

    Zymtësia ka shtrirë krahët kudo, duke i dhënë jetë një imazhi të deformuar mes asaj që duhet të ishte, e asaj që në të vërtetë është, në varrezat e dëshmorëve të Bajram Currit.

    Në Kukës, patriotit Hasan Prishtina varri i është thyer e rithyer disa herë, teksa plasaritjet janë përhapur kudo si degë të trishta të një moti te shkuar dhimbshem, te nje moti braktises, qe merr pas tij grahmat e nje historie te gjate ne emer te nje kombi.

    Hasan Prishtina, nje nder gjigandet e levizjes kombetare duket serisht edhe sot sikur klith perms mermerit te rrjepur qe s’mund te mbushet nga fjalet e konferencat boshe, nga citimet pa jete e rradhet e thata qe ne kete 100-vjetor e gjejne edhe pa nje varr te denje.

    Ne djepin e kultures, Shkoder, Migjeni, Vaso Pasha e Luigj Gurakuqi tymosin plehrat ererenda të qytetit më të madh të Veriut.

    Ndersa diku tej, në krahun tjetr te qytetit, mbi varrin e Kole Idromenos, nuk ka me qofte as edhe nje fotografi. Artisti te madh i jane kthyer krahet pavaresisht se Shkodra per te cilen dha aq shume ne lagjet karakteristike mban kudo firmen e tij, fytyren e tij, dashurine per kete qytet e per keta njerez.

    Gjirokastra e tradites ka ulur kryet ne kodren e rilindasve vendit ku prehet nje pjese e thelle e historise se saj, por edhe e historise se gjithë Shqipërise.

    Tre here jane thyer, janë lëkundur eshtrat nga sulmet barbare që kanë guxuar të venë dorë e të perçudnojnë varret e po tre here me fondet e tyre nje grup te rinjsh me zemer te madhe kane rikonstruktuar varret e Çerçiz e Bajo Topullit, Andon Zako Çajupit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit.

    Korça e rilindasve s’ka denjuar t’i jape nje vend te denje Pandeli Cales, nje nder fimetareve te deklarates se pavaresise qe prehet sot ne nje varr te ndare thuajse ne gjysme ne varrezat publike.

    Ndersa ne ato te deshmoreve, varri i gjymtuar i Mihal Gramenos, me emrin qe thuaj se nuk lexohet te lekund trishtueshem mes anti-vleres qe duket se ka shtrire rrenjet kobshëm kudo.

    Aqif Pashë Biçakçiu apo Elbasani, një nder bashkepuntoret e afert te Ismail Qemalit, njeriu qe ngriti flamurin e pavaresise ne Elbasan, nje nder organizatoret e kryengritjeve anti-osmane me nje aktivitet te pafundem patriotik sot edhe ai eshte harruar diku ne nje cep te varrezave publike te atij qyteti që dikur i dha zemër, histori e jetë.

    Kjo eshte nje pjese e Shqiperise 100-vjeçare, e Shqiperise per te cilen aq shume luftuan e punuan edhe keto figura te medha te ketij kombi, pjese e identitetit kombetar, e dhembjes, e jeteve te falura per shqiptari, per egzistencen e shtetit shqiptar.

    E kjo nuk ben pergjegjes vetem shtetaret, qeverite, por edhe ata vandale, dhunues qe guxojne, guxojne te ngrene dore mbi varre, guxojne te ngrene dore mbi histori, mbi patriote e rilindas pa te cilët veshtire se do te kishim 100 vite pavaresi. Ata dhanë jetën për ne, por ne nuk u dhamë as një varr kur të prehen të qetë.


    top-channel

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E kjo nuk ben pergjegjes vetem shtetaret, qeverite, por edhe ata vandale, dhunues qe guxojne, guxojne te ngrene dore mbi varre, guxojne te ngrene dore mbi histori, mbi patriote e rilindas pa te cilët veshtire se do te kishim 100 vite pavaresi. Ata dhanë jetën për ne, por ne nuk u dhamë as një varr kur të prehen të qetë.
    Kur brezat rriten pa konceptin e te pasurit respekt, jo me qe guxojne te shkaterrojne varre patriotesh , por dhe njerezish te zakonshem, thjesht per nje pllake mermeri. Ne ndihemi aq krenare per 100 vjetorin e pavaresise, po do isha shume kurioze sesa te informuar jane "kryesisht" te rinjte mbi historine e Shqiperise, apo sesa prej tyre i njohin keto personalitete qe u permenden ne artikull. Eshte per te ardhur keq ..
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Shum e trishtueshme...... shpresojme qe nje dite ti vleresojme me shume, dhe ti bejme nderin qu ju takon.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Shumica e ktyne varreve monumental jane pa eshtra, ndertuar per propagande nacionaliste

    Keshtu eshte kur tallesh dhe nuk perfill vullnetin e popullit, shkaterrimi pasoje natyrale

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •