Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kosovë, çarje mes partive formuese të koalicionit

    Kosovë, çarje mes partive formuese të koalicionit

    PRISHTINË – Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë përsëri dje propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për nxjerrjen për debat në parlament të projektrezolutës për njohjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Njëri nga anëtarët e kësaj kryesie, Hydajet Hyseni e ka quajtur këtë një shkelje flagrante të rregullores së punës sepse Kryesia sipas tij është e obliguar ta procedojë kërkesën e grupit të deputetëve, ndërsa pastaj Kuvendi do të mund ta miratonte ose jo.
    Ndërkohë zyrtarë të Kuvendit konsiderojnë se propozimi është bërë me qëllim të fitimit të poenave politikë dhe se statusi i kategorive të dala nga lufta do të rregullohet me ligj. Ramush Tahiri, këshilltar politik dhe për media i Kryetarit të Parlamentit tha se rezoluta ishte dërguar edhe më herët në Kryesi dhe nuk ishte futur në rend dite. Ai bëri të ditur se për propozimin u votua edhe kësaj radhe por ai nuk kaloi, duke konsideruar se statusi i luftëtarëve, invalidëve të luftës, i veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të rregullohet me ligj dhe jo me rezolutë. Kryesia e Kuvendit përbëeht nga 7 anëtarë, dy të LDK-së, dy të PDK-së, një i AAK-së, dy të Povratak-ut, ndërkohë që vota e kryeparlamentarit Daci, që vjen nga radhët e LDK-së ka vlerën e dy votave .
    Por sipas Hysenit të PDK-së, Kryesia nuk ka kompetenca të “filtrojë” kërkesën e grupit të deputetëve, por është e obliguar që ta procedojë atë për në Kuvend, “Kryesia këtë procedurë nuk e respektoi dhe për pasojë e pamundësoi edhe njëherë shqyrtimin e rregullt të kësaj çështjeje”. Hyseni parafrazoi citatin e njohur të Hamletit se “ka diçka të kalbur ne Republikën tonë të Danimarkës” dhe sipas tij këtë e dëshmon edhe më tepër mbledhja e sotme e Kryesisë se “institucionet tona edhe të tilla se çfarë janë nuk funksionojnë”. “Është në pyetje obstruksioni, janë në pyetje hezitimet, janë në pyetje dilemat, mjegullnaja e përgjithshme dhe për pasojë shkilet edhe procedura e e paraparë me rregullore. Vetë Kuvendi shkel rregulloret, shkel edhe procedurën e votimit dhe shqyrtimit të çështjeve”, tha Hyseni, mjaft i mllefosur pas mbledhjes.
    Mosmarrveshjet në mes të tri grupeve kryesore parlamentare për çsëhtje sikur që është rezoluta për njohjen e vlerave të luftës dhe ajo për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur kanë nxitur PDK-në dhe AAK-në që së fundi të dalin me deklarime se marrëveshja për bashkëqeverisje duhet të rishikohet. Megjithatë në mbledhjen e sotme të Kryesisë kjo çështje nuk është debatuar. Ndërkohë që Hyseni përsëriti qëndrimin e partisë së tij se “nëse rrezikohen proceset, mund të rrezikohen edhe marrëveshjet”.
    F. Osmani
    ---------------------------
    -----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi nuk do të debatojë as të enjten miratimin e një rezolute mbi
    mbrojtjen e vlerave të luftës

    Daci, Saviq, Hamiti dhe
    Ivanoviq kundër UÇK-së
    *******************

    E, kjo, vetvetiu është duke e dërguar Kosovën në krizë, sepse tashmë janë tundur themelet e
    “bashkëqeverisjes” LDK-PDK-AAK dhe pakicat e vogla. Më së miri po funksionon bashkëqeverisja
    parlamentare LDK-Povratak. Praktikisht, kështu është tash sa kohë. Daci është zgjedhur
    kryetar falë votave të Povratakut.




    NAIM ZEQIRI
    Prishtinë, 19 mars - Kryesia e
    Kuvendit të Kosovës ka refuzuar, të
    martën, që në seancën e ardhshme
    të Kuvendit të hyjë në rend dite
    propozimi i grupit parlamentar të
    AAK-së, për miratimin e një rezolute
    mbi mbrojtjen e vlerave shekullore
    të luftës.
    Pas debatit në mes të anëtarëve të
    Kryesisë së Kuvendit, megjithatë, u
    vendos që kjo çështje, e cila ishte
    diskutuar njëherë dhe nuk ishte
    marrë vendim që të hyjë në rend
    dite, të mos diskutohet as këtë të
    enjte. Me iniciativën e grupit parlamentar
    të AAK-së, ky propozim
    kishte hyrë në seancë plenare, por
    ishte hequr nga rendi i ditës.
    Pas kërkesës që të votohet përsëri
    në Kryesinë e Kuvendit, propozimi
    është proceduar dhe pas votimit
    nuk ka kaluar. Kryesia nuk ia ka
    dhënë dritën e gjelbër kësaj iniciative,
    me arsyetimin se më herët
    është marrë vendim që të mos nxirret
    rezolutë, por një ligj, sepse ligji
    ka përparësitë praktike, pra përcakton
    statusin e luftëtarit, invalidëve të
    luftës, veteranëve të luftës dhe
    familjeve të dëshmorëve.
    Sipas këshilltarit të kryeparlamentarit
    Daci, Ramush Tahiri, Daci ka
    propozuar që të fillojë iniciativa për
    nxjerrjen e këtij ligji. Kjo nga të
    tjerët po tingëllon si ikje nga
    momenti, ngase rezoluta vetëm do
    t’ia lehtësonte rrugën këtij ligji.
    Tahiri ka shprehur mendimin se
    AAK-ja do ta mbështesë ligjin mbi
    mbrojtjen e vlerave të luftës, sepse
    në të do të inkoorporohen çështjet
    që janë të ngrituara në rezolutë.
    Por, AAK-ja qartë tha se këtij ligji i
    duhet një mbështetje paraprake
    politike, siç është rezoluta.
    Hyseni: Është shkelur rregullorja
    e Kryesisë
    “Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
    të Kosovës është një dëshmi se “ka
    diçka të kalbur në republikën tonë
    të Danimarkës” (citat shekspirian)
    dhe është një dëshmi që institucionet
    tona, edhe të tilla siç janë,
    nuk funksionojnë sa dhe si duhet”,
    ka thënë pas mbledhjes anëtari i
    Kryesisë së Kuvendit, Hydajet
    Hyseni.
    Sipas tij, kemi të bëjmë me obstruksionet,
    hezitimet, dilemat dhe mjegullajën
    e përgjithshme, që për pasojë
    kanë shkeljen e rregulloreve nga
    ana e Kuvendit, shkeljen e procedurës
    së votimit të çështjeve që
    shkaktojnë vetëm pasoja negative
    në opinion dhe në përgjithësi në
    procesin tonë.
    “Sot për herë të dytë është shqyrtuar
    kërkesa e një grupi parlamentar
    të Kuvendit të Kosovës për të
    aprovuar një rezolutë, në të cilën do
    të vlerësoheshin siç duhet vlerat e
    luftës, me të cilën do të krijohej
    baza juridike e politike për rregullimin
    me ligj i çështjeve të
    ndieshme, siç është pozita e
    invalidëve të luftës veteranëve dhe
    familjeve të dëshmorëve, gjë që e
    kanë bërë të gjitha vendet që kanë
    pasur një të kaluar të ngjashme si
    ne”, ka thënë Hyseni.
    Sipas tij, me shkelje flagrante të
    rregullores, Kryesia e pamundësoi
    edhe njëherë shqyrtimin e rregullt
    të kësaj çështjeje.
    “Kryesia është bërë një filtër që, për
    shkaqe të besimeve të saj,
    pamundëson shqyrtimin e rregullt
    të çështjeve, të cilat ngriten konform
    procedurave parlamentare”,
    ka vlerësuar Hyseni.
    Sipas tij, këtu nuk kemi të bëjmë
    me shkelje të thjeshtë të procedurave,
    por me diçka më tepër, “sepse
    realiteti i sotëm në Kosovë është
    ndërtuar nga sakrifica dhe gjaku i
    dëshmorëve dhe çështjet që kanë
    të bëjnë me ta nuk mund t’i
    anashkalojë askush”.
    Përfaqësuesi i serbëve në Kryesi,
    Oliver Ivanoviq tha se në mbledhje
    u miratua rendi i parakohshëm
    edhe për seancën e 27 marsit dhe
    “do të trajtohen kryesisht ligjet dhe
    jo më ndonjë rezolutë që nuk ka
    vlerë praktike por vetëm politike
    dhe është dedikuar për të fituar
    poena të lirë politikë te popullata”.
    Për çfarë do të debatojë
    Kuvendi
    Në mbledhjen e së martës, Kryesia
    e Kuvendit ka përcaktuar rendin e
    ditës për seancën e ardhshme të
    Kuvendit.
    “Në seancën e ardhshme do të ketë
    debat mbi interpelancën e kryeministrit
    lidhur me punën njëvjeçare të
    qeverisë, shqyrtimi i projektligjeve
    të ndryshme, të shqyrtuar më herët,
    si Ligji mbi Farëra, shqyrtimi i
    propozimit për miratimin e
    propozimit për shpalljen e
    Bjeshkëve të Nemuna, Park
    Nacional”, ka thënë Ramush Tahiri,
    këshilltar i kryetarit të Kuvendit të
    Kosovës, Nexhat Daci.
    Në mbledhjen e së martës, Kryesia
    e Kuvendit ka përcaktuar rendin e
    ditës për seancën e ardhshme të
    Kuvendit.
    Në seancën e ardhshme të
    Kuvendit parashihet shqyrtimi i
    raportit për gjendjen e gjyqësisë në
    Kosovë dhe shqyrtimi i parë i projektligjit
    mbi tatimin mbi pronën e
    paluajtshme në Kosovë.
    Një çështje tjetër, që është diskutuar
    në mbledhjen e Kryesisë, e që është
    ngritur nga kryetari i Kuvendit, ishte
    ajo kinse e dërgimit të një shkrese
    nga ana e kryeparlamentarit Daci
    kryeadministratorit Steiner, lidhur
    me kontrollin e mediumit publik
    nga ana e Kuvendit, gjë që, sipas
    keshilltarit Tahiri, nuk është e
    vërtetë.
    Ajo çka është e vërtetë në këtë kontest
    është se në një seancë të
    Kuvendit është kërkuar që të nxirret
    një ligj për media, i cili do t’i rregullojë
    këto çështje dhe një komision
    për media, si në çdo vend tjetër, ka
    sqaruar Tahiri.
    LDK-Povratak, mirë po funksionon…
    Rezultati edhe më tej mbetet në disfavor
    të bllokut që përçon në
    Kuvend kërkesat e zëshme të qytetarëve.
    Daci, Saviq, Hamiti dhe Ivanoviq
    tash sa kohë janë kundër Kosumit,
    Halitit, Nafije Gash dhe Hysenit.
    Kjo është pamja momentale e blloqeve.
    I vetmi ndryshim i keq në
    blloqe është se Hamiti duket i penduar
    nga vija e veprave të tij politike
    dhe letrare. Ai tashmë është
    bërë anëtar i kryesisë. Kjo tërheqje
    është duke ngjarë qyshse Limaj nuk
    është në Kuvendin e Kosovës kur
    funksiononte mirë treshja Hamiti-
    Limaj-Dugolli. E, kjo, vetvetiu është
    duke e dërguar Kosovën në krizë,
    sepse tashmë janë tundur themelet
    e “bashkëqeverisjes” LDK-PDKAAK
    dhe pakicat e vogla. Më së
    miri po funksionon bashkëqeverisja
    parlamentare LDK-Povratak.
    Praktikisht, kështu është tash sa
    kohë. Daci është zgjedhur kryetar
    falë votave të Povratakut.

    Epoka e Re

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK , AAK... nuk marrin pjesë, LDK dhe “Kthimi” vazhdojnë seancën(plotësim)


    Prishtinë, 20 mars (Kosovapress) Time: 11:50

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë së Drejtësisë, LPK-së, nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme, pasi që Kryesia nuk kishte futur në rend dite për këtë seancë miratimin e Rezolutës që njeh vlerat e luftës së UÇK-së, ndërkohë që seanca ka vazhduar punimet me LDK dhe “Kthimi”-n.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    Koshare
    Postime
    7
    L Laper , ti e din a mos harro.........


    Thaqi Ramushi e Hydajeti e shum te tjere jan pjell e mu ksaj
    ministria qe qyrravet per pranimin e serbis e malit te zi ne kshillin
    e evropes.



    Kosova Home PageTirana zyrtare apelon për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi
    > në Këshillin e Evropës
    >
    > Tiranë, 20 mars - Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme përshendet
    > deklaraten e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europes,
    > z. Peter Shider, me anë të së cilës ai apelon pranë Komitetit të Ministrave
    > për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në Këshillin e Europes.
    > "Shprehim bindjen se antarësimi i Serbisë dhe Malit të Zi në Këshillin e
    > Europes do t'i shërbejë jo vetëm forcimit dhe mbrojtjes së demokracisë në
    > këtë vend, por edhe vijueshmerisë së proceseve stabilizuese dhe reformuese
    > në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe
    > integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian", thuhet në një deklaratë të
    > zëdhënësit të kësaj ministrie Agim Neza.
    >
    >
    Vdekje fundrrines marksist leniniste
    bubu strujaaaaaa!!!!!!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja ku e keni "kthimin" povratakun qeverisni me te hajrin ja pashi.
    Se gjithmon ne mshefsi nuk mundeni ,pra ju duel duqi qe kini ba ma heret marrveshje te msheft me povratakun.
    Po aspo ju vjen te skuqeni pak a? me cilat vota u zgjodh kryetar DACI ej?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 20-03-2003 më 21:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  5. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •