Dialog i zakonshem mes bashk-atdhetareve tone :
Smajli.. -Ani bre Rexh a je ka shkon a ?
Rexha..- pou valla po shkoj per Kosove se moti sjam kon..e po te kputke malli valla per qata rob..
Smajli.. -A me kerr po shkon a me aeropllan..
Rexha.. - Me kerr more se jam ka e marri dhe gruen e thmit..e do tesha duhen ngarkue ne Kerr me ja cue qatyne se kejt cullak i kam thmit e vllaut..
Smajli..- Ani mir Rexh qi ja ka shkon e a po mi con dhe mue do xhampera e majica per qato t'mit..
Rexha..- po mir bre Smajl vec mi paketue se po mxan shum vend..
Smajli.. A pi Shipnije po i bjen a pi Kroacie..
Rexha..- Valla pi kroacie asht ma shkurt e rrugt e mira e atobandi te con drejt e ne Prishtin por spo muj se policia malazeze po te mytke kejt..
Smajli - Bjeri more pi Shqipnije se knacesh e ban ndoj dit pllazh e rezitesh..se po thon se Fatosi ose Nanosi.. asht ka e ndreq e rregullue bukur mir..
Rexha..- qate po mendoj dhe un bre Smajl po spo di se njani shkoj para du javsh e ala ska mbrrit ne Rahovec....e po kam frik..
Smajli..- Pi kujna more po frigohesh..a pi rebelave te Salihit a?
Hajt more burr se i ka ba Nano rrugt kejt si pite ramazani..
Rexha..- e ju enveristat e kini leht me kalu pi shqipnije se i kini shok policat po une po frigohna valla.. e ti Smajl e pi shqipnije shkove ket radh a?
Smajli..- jo bre cfare Shipnije ..i kam dal pi italie e pi atyhi ne traget e ne Gerqi e pi atyhi ne igumenic e pi qatyhi ne Follorin e trup e ne Shkup e masanej ne Kacanik....
Rexha.. ku ku bre a qaq sa larg i ke ra ..?
Smajli..- po cka me ba bre a ma mir me shkue shnosh a me perfundue n'kallasha t'rebelve te kukzit..
aiii bre..rexh..
lol.
---------------
E kush jane maskat..qe tmerrojne Kosovaret e Shkrete qe detyrohen te provojne poshtrimin ma te ulet ne rrugen Durres-Kukes-Prizren ose ti bin rrotull Ballkanit per mos me shkel ne "pi" frike te maskave, tokat e Shtetit "AME", sic thojn ata..??
Ja njeri nga ata..
gazeta Shqiptare shkruan:
-----
Faqja 3 - FAQE E PARE Mars 18, 2003
Astma, njė sėmundje nė kėmbė dhe fakti qė askush nga tė afėrmit nuk i ka shkuar nė ndihmė, nuk e lanė tmerrin e kosovarėve qė tė largohej mė shumė se 2 km nga komisariati. Sipas policisė, ai ishte i rruar, i larė dhe i ushqyer, gjė qė tregon se dikush e kishte strehuar
"Pasi dolėm nga qelia, u kthyem djathtas, hipėm nė turrėn e druve dhe prej aty u ngjitėm nė mur. Mė pas u hodhėm dhe ramė nė oborrin e shkollės 8-vjeēare. Dy shokėt mė thanė qė tė mos shkoja me ta, pasi unė vuaj nga astma dhe nuk mund t'i ndiqja. Kjo pėrbėnte edhe rrezik. Nga ai moment u nisa duke u fshehur ku tė mundesha"
KUKES/ Sokol Ēoti u kap tė dielėn: Shokėt mė tradhtuan, mė thanė qė tė mos ikja me ta
"Si i sharruam hekurat e qelisė"
I arrestuari rindėrton "misionin e (pa)mundur"
-----------------------------------------------------------
KUKES
LAJMI
Arrestimi i Sokol Ēotit tė dielėn, pas arratisjes nga qelitė e Kukėsit sė bashku me Afrim Zenelin e Xhevahir Alinė, ka sqaruar pėr mėnyrėn e ikjes. Megjithėse ėshtė publikuar fare pak nga ato qė ka thėnė, pėr policinė do tė jetė ēelėsi i gjithė arratisjes.
Priste qė tė afėrmit tė shkonin e ta merrnin nė bunkerin ku ishte fshehur, pasi ata e kishin marrė vesh arratisjen e tij. Dikush i kishte premtuar diēka, por askush nuk ka mundur tė bėjė gjė pėr tė, pasi policia ishte ngritur e tėra nė kėmbė. Ndėrsa vetė nuk mund tė ecte mė, sepse vuan nga astma. Sokot Ēoti, 27-vjeēari qė u arratis para afro njė jave nga qelitė e paraburgimit nė Kukės sė bashku me Afrim Zenelin e Xhevahir Alinė, ėshtė arrestuar nga Policia e Kukėsit tė dielėn pasdite, pasi uniformat blu janė sinjalizuar nga agjentėt e policisė, se ai ndodhej i fshehur nė njė bunker nė fshatin Shtiqėn. "Mos mė vrisni, do tė dorėzohem vetė". Kėshtu u ka thėnė policėve, pasi kėta tė fundit i kanė bėrė thirrje. Pėr pak sekonda ai u ka zgjatur duart uniformave blu, tė cilat mė pas i kanė vėnė prangat. Sapo Ēoti ėshtė ėshtė dėrguar nė qeli, ka filluar marrja nė pyetje. Dėshmitė e tij janė mbajtur tepėr sekret, pasi dy shokėt qė u arratisėn me tė janė nė kėrkim, si dhe katėr gardianė janė nė arrest.
Dėshmia
Burime nga Policia e Kukėsit kanė treguar pėr Gazetėn Shqiptare njė pjesė tė dėshmisė sė tij. "Punuam pėr njė kohė tė gjatė pėr tė prerė hekurat. Me njė sharrė hekuri, hark, punonim nga pak natėn ose edhe ditėn, nė njė moment tė zhur-mshėm, qė tė mos dėshohej zhurma. Kur arritėm t'i prisnim hekurat e qelisė, u bėmė gati tė dilmin, gjė qė e bėmė nė njė moment kur nuk kishte asnjė lėvizje". Kėshtu ka thėnė 27-vjeēari nga fshati Shėmri, duke treguar edhe sesi dy shokėt e tij e lanė nė baltė, sapo kanė kaluar murin rrethues tė komisariatit. "Pasi dolėm nga qelia, u kthyem djathtas, hipėm nė turrėn e druve dhe prej aty u ngjitėm nė mur. Mė pas u hodhėm dhe ramė nė oborrin e shkollės 8-vjeēare. Dy shokėt mė thanė qė tė mos shkoja me ta, pasi unė vuaj nga astma dhe nuk mund t'i ndiqja. Kjo pėrbėnte edhe rrezik. Nga ai moment u nisa duke u fshehur ku tė mundesha. Ata nuk e di se nga ikėn". Kaq ėshtė mėsuar nga dėshmia e Ēotit, pas arrestimit.
Arrestimi
Ndėrkaq policia ka treguar edhe detajet e aksionit qė bėnė tė mundur kapjen e tij. Ky operacion i filluar tri ditė mė parė, ka dhėnė njė pjesė tė rezultatit pozitiv vetėm tė dielėn nė orėn 16.30. Dy duar me doreza jo tė njėjta janė zgjatur jashtė bunkerit nė shenjė dorėzimi. Skuadra e plicėve tė grupit tė gatshėm i ka bėrė thirrje atij qė tė mos reagonte. "Mos mė vrisni, ka thėnė ai, se do tė dorėzohem". Nga policėt ka pasur dhe iritim, por ata janė pėrmbajtuar, duke bėrė arrestimin e tij dhe duke hyrė me sirena alarmi nė qytet. Nga banorėt e qytetit ėshtė kuptuar mėnjėherė se dikush nga ta arratisurit ėshtė kapur. Pėrqafime mes policėve, njė aksion qė mendohej i pamundur, deri diku ishte konkretizuar me sukses. "Aksion tė mirfilltė policor" e ka quajtuar edhe drejtori i policiė, Ēanga, duke vlerėsuar mjaft pėrkushtimin e policėve dhe informacionin e popullatės. Ēoti ėshtė kapur vetėm 2 kilometra larg Komisariatit tė Kukėsit, nė njė bunker nė pjesėn verilindore tė qytetit. Nė vėshtrimin e parė ai dukej i mirushqyer, i rruar dhe i pastėr, shenjė qė, sipas policisė, tregon se ai ishte strehuar diku. Aksioni nė kėtė zonė ishte pėrqendruar qė nė mėngjes, madje nė fshatin Shtiqėn ishte kapur nė mėngjes dhe njė person tjetėr i kėrkuar prej pesė vitesh pėr grabitje me dhunė dhe pjesėmarrje nė vrasjen e policit Rustem Goqi, nė korrik tė vitit 1999. Kapja e Ēotit mendohej shumė e vėshtirė, por astma nga e cila vuante ai dhe sėmundja nė njėrėn kėmbė e mbėshtetja e pakėt qė i kanė dhėnė njerėzit e vet pėr t'u fshehur, e kanė bėrė tė lehtė kapjen e tij.
Akuzat
Tashmė, pėrveē akuzave tė vjetra, ai do tė hetohet edhe pėr arratisje nga vendi i vuajtjes sė dėnimit dhe pėr implikim nė vrasjen e dy vėllezėrve Nikqi nga Peja, nė vitin 1999. Sokol Ēoti, Xhevahir Alia dhe Afrim Zeneli pėr shumė kohė kanė qenė tmerri i kosovarėve, pasi i grabisnin me armė e maskė, teksa ata udhėtonin nga Kosova drejt Shqipėrisė dhe anasjelltas. Madje nė disa raste shumat qė ata kanė marrė, kanė qenė tė majme, pasi njė pjesė e viktimave tė tyre kanė qenė eksponentė tė UĒK-sė, tė cilėt vinin nga Perėndimi.
-----------
Dy tė tjerėt s'dihet ku janė
20 mijė lekė pėr policėt e aksionit
----------------------------------------------------------
KUKES
Policėt shpėrblehen pėr arrestimin e Ēotit. 20 mijė lekė ka qenė shpėrblimi i dhėnė nga Drejtoria e Policisė sė Kukėsit pėr uniformat blu qė vunė nė pranga 27-vjeēarin e dėnuar pėr grabitje me maska. Para dy ditėsh kreu i bluve tė Kukėsit pati thėnė qė, nėse aksioni do tė ketė sukses, policėve do t'u jepet shpėrblimi maksimal. Nė fakt 20 mijė lekė pėr ēdo polic nuk bėjnė maksimumin, pasi kokat e tyre ishin nė rrezik, megjithatė drejtuesuit e policisė duhen falėnderuar, pasi u ka shkuar ndėr mend kjo gjė, edhe pse policėt nuk kanė qenė tė kėnaqur me kėtė shumė. Ndėrkohė Policia e Kukėsit nuk ka asnjė informacion pėr vendndodhjen e dy tė arratisurve tė tjerė nga qelia, Alia e Zeneli. Burime nga komisariati i qytetit verilindor kanė bėrė tė ditur se kėrkimet janė intensive, por deri tani ende nuk kemi rėnė nė gjurmė tė tyre.
------------ GSH -------
Krijoni Kontakt