Close
Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 111
  1. #41
    Le qe eshte ne kundershtim me kushtetuten, por edhe opsionale te jete zgjedhja e lendes qe po konsiderohet, ato leke mund te shkojne ne investim per permiresimin e mesimdhenies.

    Tani ne Shqiperi, informacioni dhe kultura fetare ka shume menyra per t'u marre, per ata qe zgjedhin ta bejne kete gje, prandaj nuk eshte e nevojshme qe fondet per shkollat publike te harxhohen ne kete drejtim.

    Kjo eshte vetem nje kompromis i ministrise se arsimit, per te marre mbeshtetjen e komuniteteve fetare, ne dem te mesimdhenies dhe kundershtim te kushtetutes.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #42
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Lenda Sociologji (lende mesimdhenese qe zhvillohej vitin e pare te shkolles se mesme te pergjithshme)
    Nen kujdesin e Dr.Zyhdi Dervishi
    Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences
    Botim i vitit 2003

    Kreu IV (te cituara nga libri)

    FEJA NE DRITEN E ANALIZAVE SOCIOLOGJIKE

    35-36 FEJA DHE FUNKSIONET SHOQERORE TE SAJ
    Cdo njeri ka te drejten e lirise se mendimit,te ndergjegjes e te fese; kjo e drejte nenkupton lirine per te ndryshuar fene ose bindjet, si dhe lirine per te manifestuar fene dhe bindjet, vetem per vetem ose bashkerisht, si ne publik ashtu edhe privatisht,nepermjet arsimit,praktikave,kultit dhe kryerjes se riteve.

    37-38 TIPAT E ORGANIZATAVE FETARE

    39-40 FETE NE KONTEKSTIN BOTEROR
    Shumica e njerezve lindin,jetojne vdesin brenda "zones" se ndikimit te nje feje te caktuar.Ne kushte te tilla, njerezit pergjithesisht mendojne se feja e tyre eshte me e mira, me e arsyeshmja,me e persosura.Keto mendesi i shtyjne njerez te shperfillin e te percmojne fete e tjera, deri edhe te konfliktohen me besimtaret e tyre, Per te shmangur dukuri te tilla problematike, eshte e nevojshme qe vecanerisht te rinjte te kene njohuri te mjaftueshme , se paku per fete me te perhapura ne bote, per funksionet e tyre te veçanta shoqerore dhe kulturore ne shoqerite perkatese.

    _____________

    Pervecse edukative nuk ishte asgje tjeter, dhe e perseris qe neper shkolla zhvillohet teper vone, sepse perpiqet ti japi nje informacion nje brezi te keqinformuar mbi fete. Ku ishte kompromisi me komunitet fetare ne kete rast? Madje nqs do citoja me shume, informacionet ishin me edukative akoma.

    Cilat qenkan keto rruget e tjera per marrjen e informacionit per fete ne Shqiperi? E jo per ata qe zgjedhin , sepse perderisa nxenesi ne shkolle eshte pushim per Bajram e per Pashke, a nuk duhet ta dije ai femije, se pse po feston ate dite? Ku u marrka informacion, neper forum duke u grindur forumistet se cila fe eshte me e duhura? Pikerisht se shumices prej nesh kjo toleranca e te njohurit dhe respektuarit fene e tjetrit na ka munguar, ja perse jemi ne piken ku perçmojme ate qe vet ne jemi. Prentendojme se ritet fetare nuk i dime , apo zgjedhim mos ti dime? Atehere pse i festojme?

    Neper shkolla paguhen mesues per lende te kota, e per ju qenka e tabu qe femijet te mesojne me shume mbi boten shpirterore, a thua se po rriten robota neper ato banka, kur te gjithe thote "zot na ndihmo" e thone sepse e kane digjuar, po cfare perfaqeson ai zot ?

    Ne dem te mesimdhenies eshte predikimi fetar, dhe jo informimi mbi te..
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #43
    Kisha, xhamia, familja, shoqeria, media, shkollat fetare, librat etj etj... per ate qe zgjedh ta bej
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #44
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    une femijet e mij nuk i coj ne oren e religjonit.nuk eshte me detyrim.

    ps.mos shkruaj gje kur je me nerva

  5. #45
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shkolla eshte njera perj hallkave qe e pergatit individin (ne masen me te gjere) per te qene pjese e shoqerise, ku ne te cilen eshte dhe feja, e jo per zgjedhjen e tij, por qe gjate jetes do e hasi ne cdo hap. Cfare paska te gabuar qe shkolla te te edukojne mbi fete , se cilat jane ato, e cfare permban ? Keto qe rreshtove ti jane edukime alternative dhe aspak "laike" sepse kisha,xhamia,familja apo shoqeria, nuk informon, por predikon pa i dhene lirine individit te pranoje e te respektoje fene e tjetrit. E keshtu krijohen percarjet mes komuniteteve.

    Une nuk po flas aspak per futjen neper shkolla te librave fetare, por te permbledhjes ne nje liber te njohurive mbi fete ne Shqiperi , e ne bote, cfare ato trajtojne , si kane lindur, e si jane perhapur, nje liber sociologjik, me terma me te moderuara e te thjeshta per tu kuptuar nga nje moshe me e vogel. Keto njohuri i gjen te shperndara ne letersi, histori ... po kur vjen fjala , per ta trajtuar thjesht si "fe" ne shqiptaret behemi shumeeeeeeeeeeeeeeeee te pandikuar nga fete, edhe kush, ne
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 15-05-2012 më 02:21
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #46
    Kushtetuta e percakton shtetin shqiptar si nje shtet laik, prandaj shkollat publike nuk mund te japin mesime fetare. Feja eshte ceshtje besimi dhe si e tille eshte e lidhur ngushte me predikimin. Ato aspekte te fese qe kane lidhje me historine, artin, filozofine etj trajtohen ne lendet perkatese. Po marr shembullin e pare qe me vjen ne mendje, Fishten. Kur trajtohet ne letersi permendet qe ai eshte nje prift katolik dhe ka patur nje edukim te tille, nje informacion mese i mjaftueshem. Nese do futemi ne bindjet e besimit te Fishtes atehere jemi duke studiuar teologji, e cila nuk perkon me besimin e te gjithe studenteve ne shkollat publike.
    Sot shoqeria shqiptare i ka te gjitha mundesite per kedo qe deshiron te marri informacion mbi kulturen fetare. Per me teper kostoja per te shtuar kete lende mund te perdoret ne nje forme tjeter te mesimdhenies neper shkollat publike.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #47
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Une kam bere 1 apo 2 vjet "religion" ne shkolle te mesme (jo ne Shqiperi) dhe po ju them qe nuk eshte fundi i botes.
    Bile ishte lende relax, vinte zyshja dhe fillonte nje komunikim i lire, zoti ketej e zoti andej.
    Pra nuk e shoh si ndonje problem futjen e nje lende te re, ne fund te fundit kalamanjt do mesojne ndonje gje te re mbi fene, se momentalisht jane toça fare !
    Cdo gje eshte relative...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2010
    Postime
    143

    Lenda fetare ne shkolla..,

    Eshte e drejta e gjithesecilit te jete religjioz apo edhe ateist. Nese Ministria per arsim meton qe t'i zbatoj religjionet si programe mesimore ne arsimin baze gjegjesisht ne ate parauniversitar, besoj se ate do e beje konform standardeve evropiane. Tekefundit lenda mesimore sic eshte religjioni, mendoj se do jete me zgjedhje dhe jo obligative.., per kete do vendosin prinderit. Ne shume shtete te Evropes dhe gjetiu, ka kohe qe kjo praktikohet si e tille.

  9. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me vjen per te qeshur me shumicen e komenteve më sipër

    Ideja eshte qe te futen ne planin shkollor te gjitha besimet e feve qe egzistojn ne shqiperi dhe jo vetem te nje feje. Pse ja fusin kot disa kur permendet mesim besimi neper shkolla dhe ideja e pare qe iu shkon ne mendje eshte mesim besimi islam dhe medreseja??

    Ketu qendron ajo fobia ndaj islamit, sepse ia kan friken kesaj feje te gjithe ata qe e ndjejn prezencen e tij (islamit).

    Populli ka kulture autoktone ne praktikimin e feve dhe pikerisht keto fe edhe sot mundohen qe ti ruajn ato vlera morale qe deri sot edhe eshte identifikuar si popull me tipare te veqanta ne ballkan. Mikepritja, nderi, besa dhe morali i mirefillt qe kan pasur gjithmon shqiptaret, nuk eshte sjellur nga ata qe jetojn neper bordelet e perendimit qe edhe po shkruajn ne kete teme, poashtu as enver hoqka nuk e solli (perkundrazi tentoi ta rrenoj)...por e kultivuan fet qe ishin ne trevat tona...

    Feja ne trojet shqiptare e ka rolin e saj historik dhe absolutisht meriton vemendje, mesim, studim dhe rrespekt akademik...sidomos te mesohet historia e feve dhe ndikimi i tyre pozitiv tek shqiptaret.

    Ndersa ata qe jan kunder feve dhe qe shiten nen petkun e vlerave "perendimore" e ateista, te dalin neser ne 17 maj tek vendi i tyre dhe te misherohen me kulturen e ardhshme qe edhe i pret, nese jo direkt atyre, sigurt pasardhesit e tyre.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #50
    O milet, c'keni ore?!!!

    Ju religjion - fobistet, nga truri i thartuar me ateizem-komunizem nuk ju llogjikon fare.
    A nuk e shikoni se behet fjale per futjen e mesimit mbi religjionet, kjo nuk do te thote se ti do te behesh musliman, i krishtere e s'di cka. Sot nje intelektual duhet te jete mire i informuar edhe per religjionet ne pergjithesi, ky eshte qellimi i kesaj tematike e jo se shkollat na u kthyekan ne xhamia e kisha. Per nje intelektual eshte katastrofe nese ai eshte i keqinformuar per religjionin. Ne Shqiperine tone te dashur, 99% e intelektualeve kane nje averzion dhe nje injorance te pa pare ndaj feve e sidomos ndaj Islamit. Atyre u dhembin veshet kur degjojne per religjionin. C'te besh, kjo eshte pasoje e komunizmit ( lenin-marksizmit) i cili zor se do te crenjoset edhe nja 50 vjet nga Shqiperia jone e dashur.
    Turp te keni ju intelektuale qe jeni ngritur ne kembe dhe gjuani me lloi-lloj mjetesh kundra informimit te pergjithshem mbi religjionin i cili eshte prezent ne cdo hap ne jeten tone te perditcme. A ende doni Enver Hoxhe, ah enver ah enver.....
    Ndrysho Firmën

Faqja 5 prej 12 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •