Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 111
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    JO indoktrinimit fetar te femijeve ,as edhe ne shtepi nga prinderit e tyre se le me ne institucione kombetare-shkolla!
    Shqiperia nuk vuan nga indoktrinimi fetar, Shqiperia vuan nga indoktrinimi ateisto-komunist. Per 35 vjet Shqiperia ishte laboratori ku eksperimentohej me shpirtrat e njerezve. U kthyem ne gazin e botes ku shumica e botes se qyteteruar e njihnin Shqiperine vetem si nje fakt nga libri i rekordeve Guiness: "Shqiperia eshte shteti i vetem i veteshpallur ateist i botes." Ta them kete qe mesosh qe indoktrinimi i shqiptare nuk eshte fetar, eshte ateist. Dhe dallimi mes asaj qe ti quan "indoktrinim fetar" dhe indoktrinimit komunist eshte se feja eshte e ndertuar mbi respektimin e vullnetit te lire te njeriut: nuk behesh dot as musliman e as i krishtere kunder vullnetit tend. Por ateiste e komuniste u beme te gjithe qe ne bark te nenes se keshtu i donte qejfi diktatorit te kohes.

    Nuk e di se sa e njeh historine e popullit shqiptar qe nga gjeneza e deri ne ditet e sotme. Ne ka nje konstante ne ate histori, ai eshte pikerisht besimi ne zot. Pavaresisht se cfare besimesh kane patur ne kohera te ndryshme, pavaresisht se si besimet evoluan me hir apo pa hir, nje gje nuk ndyshon dhe ngelet konstant: shqiptaret jane nje popull me tradite besimi. Ajo qe ne mbrojtje si traditat me te mira si popull, jane pikerisht nenprodukte te besimit fetar.

    Je i lire te mos besosh e mos te lejosh qe femijet e tu te mesojne per nje besim te caktuar. Eshte liria tende kjo si individ dhe pergjegejsia jote si prind ndaj femijeve te tu per te zgjedhur ate qe ti beson se eshte me e mira per ta. Por ajo ku ti nuk ke te drejte eshte te me mohosh mua apo shumices se popullit shqiptar qe kemi zgjedhur te besojme e praktikojme besimin tone, qe t'iu mesojme femijeve tane per kete besim.

    Dhe se fundi, qe ti dhe kushdo ta mesoni se perse kjo eshte ne vetvete nje arritje per shoqerine shqiptare: femijet shqiptare nuk do te mesojne me per besimin e tyre nga ekstremiste te ardhur ne trojet shqiptare apo ne Internet, kane per te mesuar nga shqiptare te atij besimi qe jane rekomanduar nga komunitetet fetare perkatese. Cdo komunitet i vendit do ti dergoje ministrise se arsimit listen e mesuesve qe jane te kualifikuar per te dhene mesim ne shkollat publike keto lende fakultative fetare. Ne kete menyre i prihet rruga elementeve ekstremiste ne shoqerine shqiptare.

    Albo

  2. #102
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga milanistja_el Lexo Postimin
    Une personalisht jam pro lendes fetare ne shkolla, por me kusht qe lenda te jepet nga persona te kualifikuar dhe jo ekstremist te nje besimi apo te nje tjetri.
    Ne shkolle mesohet per shkence a?!














    Ta rrasin fene ne shkolla, qe te mos kete vetem rrahje, se rrahja eshte normale, por duhet edhe ma shume dhune. Dhune dhune, e me shume dhune, kjo na duhet.





    Perderisa ne rrahemi dhe shikojme t'i bejme keq shtetit e shoqerise duke e qu shtetin prapa, Serbia shkon perpara.


  3. #103
    Shteti eshte laik per shume arsye dhe shkolla publike nuk mund te jete ndryshe. Nuk duhet ngateruar aspekti fetar ne histori, ne art, ne kulture etj, elemente te cilat trajtohen ne lendet perkatese, me mesimin fetar. Per sa i perket te kaluares dhe ndalimit te fese, nuk ka lidhje me shtetin dhe arsimimi publik, qe eshte laik. Me ne fund dhe ne Shqiperi ekziston lirija e besimit fetar, ku secili ndjek dhe praktikon besimin qe do. Tani ekzistojne te gjitha mundesite per te marr informacion mbi besimin fetar dhe shkollimin per kete gje.

    Edhe ne USA nuk ka mesim fetar ne shkolla publike. Perkundrazi po diskutohen te ndryshohen edhe gjera si "Pledge of Allegiance", qe secili qytetar te ndjehet njesoj.

    Per me teper, ne Shqiperi me tre fe kryesore dhe te tjera qe jane futur, perzierja e shtetit dhe shkollave publike me fete, mund te coje ne konflikte te panevojshme qe shteti laik i eviton.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    O albo ca moshe ke ti që njeh dhe flet me këto fjalët e rënda për eksperimentim dhe për gazi i botës e i planetit?! Po më habit! Se të lexojnë dhe fëmije qe kanë moshë të vogël dhe nuk njohin gjërat dhe do ishte mirë ata të lexojnë bisedime pak më afër realitetit.
    Sa për eksperimentim.. ti në Amerikë jeton.. shiko një herë aty rreth e rrotull.. më shumë do gjesh besojë!

    Sistemi komunist* që ti e barazon me djallin nuk është i ndarë nga populli sepse populli e mbështeti! Dhe ta dish se gjërat nuk janë beton të pa tundura! populli jonë po ti kishte një tjetër cilësi ai sistem do kishte qenë më i butë.. biles po të kishte cilësi akoma më të madhe ai sistem nuk do kishte ardhur fare!

    Sistemi komunist është shkalla që na çoi nga një nivel shumë shumë të keq në një nivel pak më tejë.

    Kush do qoftë (ose ka qënë) brumi dhe mentaliteti i popullit tonë, e vetmja rrugë për ne është të marrim përgjegjësi për ca ka ndodhur dhe po ndodh dhe të ecim më tej drejt zhvillimit si Shqiptar dhe jo me fenë si flamur. Kush do fenë ta mbaj për vete jo të na sjellë në Shqipëri njerëz të huaj që na përçajnë.

    Shqipëria nuk do dali në dritë me fenë, shtetet e tjera mbase po, por jo Shqipëria.. arsyet po deshe lexoi në postimet që kam bërë më lartë, nuk dua të përsëritem.

    Dhe sa per gaz i botës që na quan, nuk është suedezi, francezi apo amerikani burrë më i mirë se Shqiptari.. harresa është gjë e keqe!! Këta të huajit modernë an nuk vijnë nga një e kaluar me skllevër, fëmijë të torturuar, gra te përdhunuara e të skllavëruara.

    Këta të huaj modernë a nuk janë ata që mbajnë gjallë skllavërinë moderne! Braziliani e ka kafenë, irakiani e ka naftën etj por fitimet i shijojnë këta popujt moderne që para tyre jemi gaz i botës ne!? Pa hiqe çajin, orizin, kafenë, naftën, duart e punës të lira e plot të tjera që vijnë nga popujt që jetojnë shpesh me më pak se një dollar ditën.. hiqi këto, hiqi pasuritë që kanë grabitur këto vendet moderne! dhe hajde pastaj dhe krahasohu. Ti nuk e shikon amerikani dhe evropiani (që janë dhe fetarë biles!) nuk po e zë gjumi për demokracinë në irak! ndaj shpenzojnë miliarda për ushtrinë që dërgojnë!


    Po e lë këtë se është muhabet kolosal, por dua të them se të gjithë njerëzit e kemi brenda dhe të mirën dhe të keqen!

    Vllezëria është ajo që na duhet dhe jo feja që në emër të sajë jan therur dhe masakruar popuj, biles akoma dhe sotë. Është super interesante që ti shan komunizmin dhe në të njëjtën kohë përqafon super diktaturën, pra fenë! Nuk flas për zotin, tjetër feja tjetër zoti!

    *pa diskutim bëri krime të rënda dhe 100 të këqija dhe varfëri.. akoma mbajë mëndë që mblidhnim lakra... nejse dua të them na lejon mosha të dimë 5 gjëra

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Shumë postim i madh më falni.. më mirë një përmbledhje

    Nuk jam në kundërshtim për sa të këqija ndodhën me sistemin komunist dhe do zoti mos ta kalojë as një njeri atë gjë prapë, thjesht fuqitë e jashtme gjithmonë do ekzistojnë por rëndësi ka të shikojmë përgjegjësinë tonë dhe të ecim më tej duke vënë vellezerimin të parin, kurse fenë dhe c'do tjetër fanatizëm ta lëmë në anë, feja le të jetë diçka personale dhe jo udhëheqës per popullin, populli ka vet mendje.

  6. #106
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    17
    Si thoni ju ti bejm nje kerkes qeveris dhe ministrit te arsimit ti marin parasysh keto sygjerimet toma!
    Kush eshte dakord, ju lutem firmosni me posht.

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    17
    Une mendoj se ne shkollat shteterore sduhet te ket lend fetare. Ata qe kan deshire te studjoljn fen, qeverija duhet ti jap mundesin te hapin shkolla fetare te pamvarura nga shteti.

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    Shteti eshte laik per shume arsye dhe shkolla publike nuk mund te jete ndryshe.
    Shteti u sherben shqiptareve, jo shqiptaret shtetit. Sovrani ne demokraci nuk eshte "shteti", sovrani eshte secili prej qytetareve te atij vendi, qe votojne per te zgjedhur njerezit ne krye te atij shteti, dhe e mbajne ate shtet ne kembe me taksat qe i paguajne shtetit. Ta them kete gje, pasi shume nga ju e ngaterroni rradhen e gjerave dhe e vini theksin tek "shteti" apo "Shqiperia", e jo tek qytetaret e atij vendi.

    Te qenit e shtetit laik, nuk do te thote se feja e shteti jane te ndara me thike e nuk duhet ti flasin me goje njeri-tjetrit. Kjo eshte ne vetvete e pamundur pasi ashtu si shteti i sherben qytetarit, ashtu edhe feja i sherben qytetarit. Emeruesi i perbashket i shtetit dhe fese eshte qytetari. Ai qytetari qe zgjedh te jetoje ne ate vend e te votoje e te paguaje taksa. Dhe po i njejti qytetar nga ana tjeter zgjedh qe te besoje ne besimin X, e ta praktikoje kete besim. Te pretendosh se shteti e feja jane te ndara nga njera tjetra, eshte njesoj si te mundohesh ta ndash ate qytetarin me dysh: nje pjese laike shteterore, nje pjese fetare. Ne fakt qytetari nuk ndahet dot me dysh dhe ai ka nevoje per te dyja, edhe per shtetin, edhe per fene.

    Kushtetuta e Shqiperise flet per "lirine e besimit" dhe "lirine e ndergjegjes" se qytetareve te atij vendi. Dhe cdo liri per te cilen Kushtetuta ben fjale, jane DETYRA PER SHTETIN QE TI BEJE REALITET. Ashtu si shteti u garanton qytetareve te tyre lirine e levizjes se lire ne mbare vendin, ashtu sic u garanton rendin e mbrojtjen e ligjit, ashtu e ka per detyre qe te mbroje lirine e besimit. Nese nuk i permbush keto detyrime kushtetuese, atehere keto liri jane vetem ne leter, fjale pa vlere. Per te permbushur kete detyrim, shteti duhet te lejoje ne shkollat publike dhenien e klasave fakultative te besimeve tradicionale te vendit. Ashtu si Ministria e Arsimit u meson femijeve shqiptareve sot plot gjera, perfshi edhe "edukate seksuale" dhe "tolerancen ndaj homoseksualeve e lezbikeve", ashtu e ka per detyre qe tu ofroje femijeve klasa ku mund te marrin bazat elementare te besimit te tyre. Kete nuk e kerkojne vetem komunitetet fetare, kete e kerkojne prinderit e te gjithe atyre femijeve qe dergojne femijet ne shkolla publike ne mbare vendin, dhe duan qe femija e tyre te mesoje edhe mbi besimin e familjes.

    Dhe duke lejuar dhenien e ketyre klasave fakultative ne shkollat publike, u japim shembullin me te mire femijeve tane per harmonine fetare: edhe pse jetojme ne nje shoqeri me shume besime, te gjithe respektojme njeri-tjetrin pasi shteti e ligji na respekton te gjitheve njesoj. Duke iu mohuar prinderve dhe komuniteteve fetare kete liri duke e justifikuar me gjoja "laicitetin" (i njejti justifikim perdorej edhe ne kohen e diktatures komuniste), shembulli qe po i japim femijeve eshte ai i intolerances fetare: te gjithe ju qe besoni ne familjet tuaja, jane qytetare te dores se dyte qe nuk meritoni as te mesoni per besimin tuaj ne nje klase fakultative ne shkolle 8 vjecare apo te mesme! Dhe kjo do te sjelle radikalizimin e shoqerise shqiptare, dhe kjo do te sjelle qe ata qytetaret besimtare te zhgenjyer nga shteti te krijojne parti politike me karakter fetar e te votojne ne linja identiteti fetar. Dhe ai femija nuk do te shuaje kureshtjen per te mesuar mbi besimin e tij ne shkollat publike, por do te mesoje nga goja e njerezve radikale qe bejne thirrje per lufte e urrejtje ndaj besimtareve te besimeve te tjera.

    Dhe te gjithe kete e beme vete, per hir te "laicitetit"!
    Na rrofte shteti laik sa malet, pune e madhe se cfare duan qytetaret e atij vendi per femijet e tyre!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-06-2012 më 22:22

  9. #109
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti u sherben shqiptareve, jo shqiptaret shtetit. Sovrani ne demokraci nuk eshte "shteti", sovrani eshte secili prej qytetareve te atij vendi, qe votojne per te zgjedhur njerezit ne krye te atij shteti, dhe e mbajne ate shtet ne kembe me taksat qe i paguajne shtetit. Ta them kete gje, pasi shume nga ju e ngaterroni rradhen e gjerave dhe e vini theksin tek "shteti" apo "Shqiperia", e jo tek qytetaret e atij vendi.
    Puna jote i dashur Albo eshte si puna e atij qe shikon gishtin kur i deftojne henen!
    Te thuash se eshte shteti u sherben shqiptareve dhe jo e kunderta, eshte si te thuash se eshte truri qe i sherben trupit dhe jo e kunderta!! Ta them kete qe te fillosh ta vesh pak ne pune sovranitetin e trurit tend!

    Te qenit e shtetit laik, nuk do te thote se feja e shteti jane te ndara me thike e nuk duhet ti flasin me goje njeri-tjetrit. Kjo eshte ne vetvete e pamundur pasi ashtu si shteti i sherben qytetarit, ashtu edhe feja i sherben qytetarit. Emeruesi i perbashket i shtetit dhe fese eshte qytetari. Ai qytetari qe zgjedh te jetoje ne ate vend e te votoje e te paguaje taksa. Dhe po i njejti qytetar nga ana tjeter zgjedh qe te besoje ne besimin X, e ta praktikoje kete besim. Te pretendosh se shteti e feja jane te ndara nga njera tjetra, eshte njesoj si te mundohesh ta ndash ate qytetarin me dysh: nje pjese laike shteterore, nje pjese fetare. Ne fakt qytetari nuk ndahet dot me dysh dhe ai ka nevoje per te dyja, edhe per shtetin, edhe per fene.
    Ne fakt, me gjithe kete nuhizem, ti thua se edhe ateisti ka nevoje per fene, ne te njejten shkalle sa ç'ka nevoje per shtetin!! Besoj se e kupton edhe vete, i dashur Albo, ke shkruar diçka qe shumica e personave normale, do ta quanin "perle" te denje per nje fetaruc te rangut te Nuh Muses dhe nuk do te besonin kurre se e ka shkruar vete admini i Forumit Shqiptar!!

    Kushtetuta e Shqiperise flet per "lirine e besimit" dhe "lirine e ndergjegjes" se qytetareve te atij vendi. Dhe cdo liri per te cilen Kushtetuta ben fjale, jane DETYRA PER SHTETIN QE TI BEJE REALITET. Ashtu si shteti u garanton qytetareve te tyre lirine e levizjes se lire ne mbare vendin, ashtu sic u garanton rendin e mbrojtjen e ligjit, ashtu e ka per detyre qe te mbroje lirine e besimit.
    Jo mer, ti qenke i lire te besosh se gomari fluturon e, shteti e paska per detyre ta beje gomarin me flatra!!...ahahahahhahahaaha.....apo meqe paska lirine e levizjes e te hypen damari me shku ne Hene, shteti e paska per detyre te ta beje realitet.....!! Hajde Albo, hajde!!
    Sinqerisht, po te mos ishte drejtshkrimi i shqipes ne keto postime, do te besoja se eshte duke shkruar Nuhi!!
    Nese nuk i permbush keto detyrime kushtetuese, atehere keto liri jane vetem ne leter, fjale pa vlere. Per te permbushur kete detyrim, shteti duhet te lejoje ne shkollat publike dhenien e klasave fakultative te besimeve tradicionale te vendit. Ashtu si Ministria e Arsimit u meson femijeve shqiptareve sot plot gjera, perfshi edhe "edukate seksuale" dhe "tolerancen ndaj homoseksualeve e lezbikeve", ashtu e ka per detyre qe tu ofroje femijeve klasa ku mund te marrin bazat elementare te besimit te tyre.
    Albo i dashur, them i dashur per te mos thene i mjere,ketu e qelbe fare!!
    Ti ve ne te njejten peshore fene me edukaten seksuale, madje e fut ne thonjeza kete te fundit ne shenje perçmimi!!
    Kur do te gdhendesh ti dhe te gjithe palofetarucet e ketij forumi e do te kuptoni se individi lind me seks, por lind pa fè?! Ti duhet te mesosh se gjithe qytetaret e nje shteti kane ato qe quhen organe gjenitale, por nuk kane asnje fare organi "fetar"!! Pra, te krahasosh edukaten seksuale me edukaten fetare, eshte jo vetem e pavend, por do te thoja prej mendjeshkurteri! Pastaj kur flet me perqeshje per tolerancen ndaj homoseksualeve, jo vetem qe tregon nivelin tend te ulet racional, si edhe profilin e "larte" prej kristiani ortodoks, por nga ana tjeter, ti pshkruan se ne shkolla mesohet edhe toleranca, duke pohuar pa dashje se s'ka nevoje per te shkuar ne kishe per te qene tolerant, rrjedhimisht, feja ne shkolle, te pakten ne aspektin edukativ, s'eshte aspak e domosdoshme!
    Kete nuk e kerkojne vetem komunitetet fetare, kete e kerkojne prinderit e te gjithe atyre femijeve qe dergojne femijet ne shkolla publike ne mbare vendin, dhe duan qe femija e tyre te mesoje edhe mbi besimin e familjes.
    Shkola duhet te jape leksione mbi besimin e "familjes"?!...ahahahahahahahha....mjere ne per "mendimtare" si ti!!E, jane gjithmone prinderit e po ketyre femijeve te cilet duan qe femijet e tyre te mesojne edhe mbi evolucionin darvinian, relativitetin ajnshtajnian, riprodhimin e sisoreve, gjeometrine euklidiane, etj??!

    Dhe duke lejuar dhenien e ketyre klasave fakultative ne shkollat publike, u japim shembullin me te mire femijeve tane per harmonine fetare: edhe pse jetojme ne nje shoqeri me shume besime, te gjithe respektojme njeri-tjetrin pasi shteti e ligji na respekton te gjitheve njesoj.
    E ne ç'menyre dhenkemi kete shembullin e mire?! Duke u mesuar te krishtereve se Muhamedi ishte vetem harap analfabet i padenje per te qene profet i zotit, madje per vlerat bashkekohore do te ishte ne burg si pedofil e, ne anen tjeter duke u mesuar mysylmaneve se libri i te krishtereve eshte vetem nje trillim dhe se Krishti s'eshte zot por veç nje profet i thjeshte?!
    E na trego pakez, me ate "racionalitetin" tend te kulluar, se si eshte mbajtur deri me sot "harmonia" fetare ne Shqiperi, pa qene nevoja per ta mesuar neper shkollat e shtetit?!
    Duke iu mohuar prinderve dhe komuniteteve fetare kete liri duke e justifikuar me gjoja "laicitetin" (i njejti justifikim perdorej edhe ne kohen e diktatures komuniste),
    Ti ben me hile, zoti Lam!
    Duke bere nje paralelizem te paqene me komunizmin, kerkon me kot te arsyetosh te paarsyeshmen!! Komunizmi e fshiu fene pasi nuk toleronte "perralla" te tjera qe konkurronin me perrrallat komuniste e kush thote se nuk eshte ashtu, mjer ai! Pastaj te thuash se shteti te ka mohuar lirine e besimit nderkohe qe e ka ligjeruar ne kushtetute, eshte tamam si ato pellitjet islamiko-radikaliste per lirine e perçes apo mjekrres ne shkolle!
    Pra, thjesht, prej mjerani mendor!
    shembulli qe po i japim femijeve eshte ai i intolerances fetare: te gjithe ju qe besoni ne familjet tuaja, jane qytetare te dores se dyte qe nuk meritoni as te mesoni per besimin tuaj ne nje klase fakultative ne shkolle 8 vjecare apo te mesme!
    Ky eshte shembulli qe jep ti, i dashur Albo, qe prej lartesise se mendimit tend te kulluar kristiano-ortodokso-paqesor!! Je ti qe po nxit urrejtje ne shtetin demokratik, vetem me arsyen se nuk plotesojne deshiren tende per te mesuar krishterimin ne shkolle e jo ne kishe!! Duhet te te vije turp per ate qe shkruan!
    Dhe kjo do te sjelle radikalizimin e shoqerise shqiptare, dhe kjo do te sjelle qe ata qytetaret besimtare te zhgenjyer nga shteti te krijojne parti politike me karakter fetar e te votojne ne linja identiteti fetar.
    Po shtu siç e ka sjelle ne shtetet teokratike?! Po nga i psonis kesilloj xhevahiresh moj delja e Perendise, neper bazaret e Teheranit apo Medines?!
    Dhe ai femija nuk do te shuaje kureshtjen per te mesuar mbi besimin e tij ne shkollat publike, por do te mesoje nga goja e njerezve radikale qe bejne thirrje per lufte e urrejtje ndaj besimtareve te besimeve te tjera.
    ...ahahahah....kjo eshte e denje per temen e "thenjeve komike"!!! Qysh.qysh, ai femija qe paska kureshtje per "besimin e vet", do ta shuaka nga goja e njerezve radikale, dmth prinderit dhe kleriket e fese perkatese?!!?
    Nuh Musa t'i ka dhene keto leksione nuhizmi, apo i ke drejtpersedrejti nga doktrina e krishtere e profesor Janulles, zoti "gdhendes" qe nuk gdhend veten?! Jo me kot thote populli: Sqepari nuk e gdhend bishtin e vet!!

    Dhe te gjithe kete e beme vete, per hir te "laicitetit"!
    Na rrofte shteti laik sa malet, pune e madhe se cfare duan qytetaret e atij vendi per femijet e tyre!

    Albo
    Qytetaret e Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise, kerkojne qe ne krye te kishes te jete nje shqiptar, por zoti Albo na meson se kisha paska rregulla dhe se deshira e "qytetareve" nuk ka asnjefare vlere ne kete drejtim, madje, arrin edhe te derdhe vrer ndaj nje prifti ortodoks elbasanlli, pasi nuk iu nenshtruaka Janullo-grekut, e pastaj vjen e na jep "leksione" demokracie mbi shtetin ligjor!!
    Te te thuash "i pacipe", eshte pak!!
    Je i pander!!
    Jarigas

  10. #110
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Puna jote i dashur Albo eshte si puna e atij qe shikon gishtin kur i deftojne henen!
    Te thuash se eshte shteti u sherben shqiptareve dhe jo e kunderta, eshte si te thuash se eshte truri qe i sherben trupit dhe jo e kunderta!! Ta them kete qe te fillosh ta vesh pak ne pune sovranitetin e trurit tend!

    Ne fakt, me gjithe kete nuhizem, ti thua se edhe ateisti ka nevoje per fene, ne te njejten shkalle sa ç'ka nevoje per shtetin!! Besoj se e kupton edhe vete, i dashur Albo, ke shkruar diçka qe shumica e personave normale, do ta quanin "perle" te denje per nje fetaruc te rangut te Nuh Muses dhe nuk do te besonin kurre se e ka shkruar vete admini i Forumit Shqiptar!!

    Jo mer, ti qenke i lire te besosh se gomari fluturon e, shteti e paska per detyre ta beje gomarin me flatra!!...ahahahahhahahaaha.....apo meqe paska lirine e levizjes e te hypen damari me shku ne Hene, shteti e paska per detyre te ta beje realitet.....!! Hajde Albo, hajde!!
    Sinqerisht, po te mos ishte drejtshkrimi i shqipes ne keto postime, do te besoja se eshte duke shkruar Nuhi!!
    Albo i dashur, them i dashur per te mos thene i mjere,ketu e qelbe fare!!
    Ti ve ne te njejten peshore fene me edukaten seksuale, madje e fut ne thonjeza kete te fundit ne shenje perçmimi!!
    Kur do te gdhendesh ti dhe te gjithe palofetarucet e ketij forumi e do te kuptoni se individi lind me seks, por lind pa fè?! Ti duhet te mesosh se gjithe qytetaret e nje shteti kane ato qe quhen organe gjenitale, por nuk kane asnje fare organi "fetar"!! Pra, te krahasosh edukaten seksuale me edukaten fetare, eshte jo vetem e pavend, por do te thoja prej mendjeshkurteri! Pastaj kur flet me perqeshje per tolerancen ndaj homoseksualeve, jo vetem qe tregon nivelin tend te ulet racional, si edhe profilin e "larte" prej kristiani ortodoks, por nga ana tjeter, ti pshkruan se ne shkolla mesohet edhe toleranca, duke pohuar pa dashje se s'ka nevoje per te shkuar ne kishe per te qene tolerant, rrjedhimisht, feja ne shkolle, te pakten ne aspektin edukativ, s'eshte aspak e domosdoshme!
    Shkola duhet te jape leksione mbi besimin e "familjes"?!...ahahahahahahahha....mjere ne per "mendimtare" si ti!!E, jane gjithmone prinderit e po ketyre femijeve te cilet duan qe femijet e tyre te mesojne edhe mbi evolucionin darvinian, relativitetin ajnshtajnian, riprodhimin e sisoreve, gjeometrine euklidiane, etj??!

    E ne ç'menyre dhenkemi kete shembullin e mire?! Duke u mesuar te krishtereve se Muhamedi ishte vetem harap analfabet i padenje per te qene profet i zotit, madje per vlerat bashkekohore do te ishte ne burg si pedofil e, ne anen tjeter duke u mesuar mysylmaneve se libri i te krishtereve eshte vetem nje trillim dhe se Krishti s'eshte zot por veç nje profet i thjeshte?!
    E na trego pakez, me ate "racionalitetin" tend te kulluar, se si eshte mbajtur deri me sot "harmonia" fetare ne Shqiperi, pa qene nevoja per ta mesuar neper shkollat e shtetit?!
    Ti ben me hile, zoti Lam!
    Duke bere nje paralelizem te paqene me komunizmin, kerkon me kot te arsyetosh te paarsyeshmen!! Komunizmi e fshiu fene pasi nuk toleronte "perralla" te tjera qe konkurronin me perrrallat komuniste e kush thote se nuk eshte ashtu, mjer ai! Pastaj te thuash se shteti te ka mohuar lirine e besimit nderkohe qe e ka ligjeruar ne kushtetute, eshte tamam si ato pellitjet islamiko-radikaliste per lirine e perçes apo mjekrres ne shkolle!
    Pra, thjesht, prej mjerani mendor!
    Ky eshte shembulli qe jep ti, i dashur Albo, qe prej lartesise se mendimit tend te kulluar kristiano-ortodokso-paqesor!! Je ti qe po nxit urrejtje ne shtetin demokratik, vetem me arsyen se nuk plotesojne deshiren tende per te mesuar krishterimin ne shkolle e jo ne kishe!! Duhet te te vije turp per ate qe shkruan!
    Po shtu siç e ka sjelle ne shtetet teokratike?! Po nga i psonis kesilloj xhevahiresh moj delja e Perendise, neper bazaret e Teheranit apo Medines?!
    ...ahahahah....kjo eshte e denje per temen e "thenjeve komike"!!! Qysh.qysh, ai femija qe paska kureshtje per "besimin e vet", do ta shuaka nga goja e njerezve radikale, dmth prinderit dhe kleriket e fese perkatese?!!?
    Nuh Musa t'i ka dhene keto leksione nuhizmi, apo i ke drejtpersedrejti nga doktrina e krishtere e profesor Janulles, zoti "gdhendes" qe nuk gdhend veten?! Jo me kot thote populli: Sqepari nuk e gdhend bishtin e vet!!

    Qytetaret e Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise, kerkojne qe ne krye te kishes te jete nje shqiptar, por zoti Albo na meson se kisha paska rregulla dhe se deshira e "qytetareve" nuk ka asnjefare vlere ne kete drejtim, madje, arrin edhe te derdhe vrer ndaj nje prifti ortodoks elbasanlli, pasi nuk iu nenshtruaka Janullo-grekut, e pastaj vjen e na jep "leksione" demokracie mbi shtetin ligjor!!
    Te te thuash "i pacipe", eshte pak!!
    Je i pander!!
    Jar trimi,

    .....nuk dua te mirem me disputin tend me albon, por me ke permend disa here, duke verejt paralele mes mendimeve te albos dhe te mijave......

    Nje gje me le pershtypje tek puna jote. Ajo eshte tejkalimi i diskrepances mes realitetit dhe deshires !!!

    Une dhe albo, edhe pse ju perkasim feve te ndryshme, konstruktin e mendimeve e kemi ne kallep, andej edhe paralelizmat. Nje gje qe teje te mungon fare.

    Cka nenkuptoj me kete ???, une me kete nenkuptoj realitetin qe ti e ke krijuar rrethe vetvetes. Kjo i ngjan nje perzoni me perzonalitete te shpartalluara, ku sipas nevojes qe e formojn kushtet hidhet ne realitetin e imagjinuar.

    Ti akoma je bire muslimani dhe gjak muslimani, krishterimi romak i joti eshte vetem nje nga ato "rolet" qe i ke krijuar ne imagjinaten tende.

    Te kam thene disa here, se kur argumenton, ne argumentet duhet te jesh kausal. Si shembull mere ketu mendimin e kishes katholike mbi kondomet apo seksualitetin. Do te ish ne rezonin e kohes, qe papa te pranoje edhe homoseksualitetin edhe kondomin, por NUK E BEN, nuk e ben, se do ta tradhetonte vijen kausale te argumenteve te veta, nga te cilat i mvaret ekzistenca.

    Ti si individ e ke kete liri, natyrisht.....por pash zotin, mos mu sill me papa se vet papa, mos mu ben darvinist me shume se darvini, mos mu ben shenjtore me shenjtore se kisha.....nuk kerkon askush nga teje ne kete mes nje sjellje te tille.....edhe nuk do te shperblejne forumistet per "mprehjen" artistike, se heret a vone pozerit i del boja, i bjer perdja, dhe i shpalohet "fukaralleku" qe ka.....

    Une jam i bindur, se ne perditshmeri je nje cope miu pas nje tavoline e nje kompjuteri dhe i pret urdherat e punedhenesit cka te punosh ne oret e ardhshme....

    Albon nuk e njoh, por e dije qe ai eshte themeluesi i ketij forumi, qe ekziston tash me 10 vjet te terra !!!, kjo eshte nje pune goxha e madhe, dhe nje merite e jashtzakonshme....njekohesisht, e tregon perzonalitetin e tije qe eshte i lidhur thjesht per realitetin, e jo per fantazmat, prandaj, ne nje disput mes teje dhe albos kantari cdohere do te anoje nga ai, kete, jo pse i ka argumentet me te forta, por se ai eshte Albo dhe ti je Jarigasi.....njeri themelues i forumit shqiptare, tjetri pozeri i forumit.....pra, fjala eshte tek BESUESHMERIA.....ti je i besueshem si thot populli, sa qeni (mere shprehjen ne kontekst, jo si ofendim personal, se eshte ne natyren e pozerave tash te thone, ja Nuha me beri Qen tash.....)

    tungi
    albanish by nature

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •