Nese ti do te veproje per cdo mendim qe te vjen ne mendje, do te ishe ose 4 metra nen dhe, ose ne ndonje biruce burgu, ose do te ishe kthyer ne djall me fytyre njeriu. Truri e kontrollon trupin, por eshte zemra ajo qe kontrollon trurin. Dhe feja eshte ajo qe mbjell ate faren e besimit ne zemer, qe i meson trurit kur te heshte e kur te flasi.Puna jote i dashur Albo eshte si puna e atij qe shikon gishtin kur i deftojne henen!
Te thuash se eshte shteti u sherben shqiptareve dhe jo e kunderta, eshte si te thuash se eshte truri qe i sherben trupit dhe jo e kunderta!! Ta them kete qe te fillosh ta vesh pak ne pune sovranitetin e trurit tend!
Ne shkollat shqiptare ateizmi u mesua me dhune ne plot dy breza. Edhe sot e kesaj dite mesohet me "teorine e evolucionit" te cilen gjithe ateistet e kane fort per zemer. Edhe pse teoria e evolucionit bie ndesh me vete parimin baze te shkences: asgje nuk krijohet nga hici dhe vetvetiu por eshte gjithmone nje force e ushtruar qe e ben kete te mundur.Ne fakt, me gjithe kete nuhizem, ti thua se edhe ateisti ka nevoje per fene, ne te njejten shkalle sa ç'ka nevoje per shtetin!! Besoj se e kupton edhe vete, i dashur Albo, ke shkruar diçka qe shumica e personave normale, do ta quanin "perle" te denje per nje fetaruc te rangut te Nuh Muses dhe nuk do te besonin kurre se e ka shkruar vete admini i Forumit Shqiptar!!
Dhe dallimi mes Nuhes dhe teje eshte qe ai beson ne besimin e tij musliman. Kurse ti beson qe Nuha beson ne nje besim te rreme. Kjo nuk te ben ty me te ditur e me te ngritur se Nuha, kjo te ben ty nje kacke fyle qe ndjen xhelozi ndaj cdo shqiptari tjeter qe zgjedh te besoje ne Zot, packa se ky mund te jete musliman, i krishtere apo budhist. Prandaj une te kam thene disa here, qe boll ndenje duke i mbushur mendjen Nuhes qe besimi i tij eshte i gabuar, shko e mbush zemren e mendjen tende me besimin "romano-katolik" qe pretendon se beson.
Ti je aq romano-katolik sa "at" Nikolla Marku eshte orthodhoks!
Brezi i gjyshit tend, kur shkonte ne shkolle ne vitet 30 ne Shqiperi, mesonte ne shkolle edhe nje klase mbi besimin e tij. Muslimanet mesonin mbi besimin musliman. Romano-katoliket per ate katolik. Orthodhokset per ate orthodhoks. Bektashijte per ate bektashi.Po shtu siç e ka sjelle ne shtetet teokratike?! Po nga i psonis kesilloj xhevahiresh moj delja e Perendise, neper bazaret e Teheranit apo Medines?!
Shko e zere gjyshin tani prej veshi, dhe thuaji: gjyshi ti je nje terrorist e ekstremist se ke mesuar per besimin ne shkollat publike ne Shqiperi. Dhe hajde na thuaj se cfare te thote gjyshi ketu ne forum. Gjyshi im thote gjithmone kur degjon kroniken e zeze te dites ne lajmet nga Shqiperia: "Shqiptaret jane bere si kafshet, i bejne te gjitha te keqijat se nuk njohin friken e Perendise!" Thote edhe ate tjetren: "Ne kohen tone, ishim me te varfer, ishim me pak te ditur, por nuk na degjonin veshet te zeza te tilla."
Kuptohet qe nje spurdhjak si puna tende i jep mend edhe plakut.
Te keqen xhaxhi Albo ty. Te pelqen te marresh per shembull Nuhin, por une do te marr ty per shembull. Po te kishe marre klasen elementare te besimit romano-katolik, klasen e katekizmes ne Kishen Romano-Katolike, do te kishe jo vetem dy dije me shume ne koke mbi besimin tend, por do te dije te vleresoje edhe rolin e atij priftit romano-katolik dhe asaj Kishes ne te cilen ti shkon, per edukimin tend dhe te brezave. Sic te mesojne ty sot mbi besimin, u kane mesuar me dhjetra brezave te shqiptareve te ardhur para nesh....ahahahah....kjo eshte e denje per temen e "thenjeve komike"!!! Qysh.qysh, ai femija qe paska kureshtje per "besimin e vet", do ta shuaka nga goja e njerezve radikale, dmth prinderit dhe kleriket e fese perkatese?!!?
Nuh Musa t'i ka dhene keto leksione nuhizmi, apo i ke drejtpersedrejti nga doktrina e krishtere e profesor Janulles, zoti "gdhendes" qe nuk gdhend veten?! Jo me kot thote populli: Sqepari nuk e gdhend bishtin e vet!!
Ti nuk di, e detyrimisht nuk ke se cfare diskuton.
Albo
Krijoni Kontakt