
Postuar më parë nga
ocean
Në Emër të Allahut që është “Më I Mëshirshmi ndaj atyre që janë të mëshirshëm”*(Kur’an 12:64)
Eudhu Bilahe Mino-Shejtane Rraxhim
Bismilahe Rrahmane Rrahim,
Esselamu Aleikum,
I nderuari Arber,
Më fal që po ta them (Allahu na zbut zemrat e na shtoftë urtësin) por ta kishte thënë këtë që ke thënë ti më sipër (para publikut) ndonjë armik i Islamit do të arsyetohej, por një musliman? InshaAllah të falet se me siguri nga mosdija e bën, edhe pse një dëm të madhë po i shkakton këtij dini. A e din ti sa e sa herë Allahu në Kuran na thërret që ne ta përdorim mendjen e të meditojmë për atë c'farë lexojmë aty?
Ti nuk mund të kesh të drejtë dhe autoritet të më urdhërosh mua që mos ta përdor mendjen, se unë nuk jam nxënës i yti dhe nuk i takoj kësaj ideologjie të prapambetur apo medhhebit tënd. Ke të drejtë të më këshillosh mua e të tjerët me butësi ashtu siq i ka hije një muslimani, se me arrogancë (kualitet i shejtanit) jo që nuk i mbush mendjen askujt, por edhe i bën dëm vet asaj që ti mundohesh ta mbrosh me zemër e me shpirt.
Në qoftë se sipas medhhebit tuaj nuk na lejohet të shprehim mendimin tonë atëherë pse na është e lejuar ta lexojmë Kur'anin. Më mirë na ndalo të gjithëve që të mos e lexojmë as Kur'anin se qenka kot në qoftë se nuk na lejohet të diskutojmë, të meditojmë e shprehim mendimin tonë për atë që lexojmë. Sipas teje si duket vetëm dijetarët janë ata që duhet lodhur trurin për ne! Por po harron se edhe dijetarët mund të gabojnë.
Dhe ta dish se edhe sahabet e edhe dijetarët (Paqja qoftë me ta) nuk janë pajtuar në të gjitha qështjet. Pra interpretimi i Kur'anit nuk është absolut, është plot alegori (deklaratë e Kuranit), dhe kot mundoheni ta kufizoni, se për gjëra absurde si 'nuk lejohet të përdorësh mendjen' mund të bindni vetëm ndonjë kalama.
Prap me urdhëra! Eshtë e drejta jote në qoftë se ti mendoni se ky ajet i interpretuar kështu nga Sherif Ahmeti është i shtrembëruar. Por vetëm pse ti mendon se është i shtrembëruar nuk do të thotë se me të vërtetë është i shtrembëruar, dhe nuk do të thotë se ka atë kuptim që ju po imagjinoni në qoftë se qëndron perkthimi i Sherif Ahmetit.
Nuk është vetëm Sherif Ahmeti që e ka përkthyer apo interpretuar këtë ajet në këtë mënyrë. Ja ku i ke edhe tre përkthyesit internacional më të popullarizuar që e kan interpretuar këtë ajet pak a shumë në të njëjtën mënyrë:
Abdullah Yusuf Ali: It is He Who is Allah in heaven and Allah on earth; and He is full of Wisdom and Knowledge.
Eshtë Ai që është Allah në qiell dhe Allah në tokë: dhe Ai është plot me Urtësi dhe Njohuri.
Marmaduke Pickthall: And He it is Who in the heavens is Allah, and in the earth Allah. He is the Wise, the Knower.
Dhe Ai është që në qiell është Allah, dhe në tokë Allah. Ai është i Urti, i Dituri.
Mohammad Habib Shakir: And He it is Who is Allah in the heavens and Allah in the earth; and He is the Wise, the Knowing.
Dhe Ai është që është Allah në qiell dhe Allah në tokë; dhe Ai është i Urti, i Dituri.
Vëlla i dashur ti ke të drejtë të marrësh atë interpretim të Kur'anit që rezonon me qenien tënde, por nuk ke të drejtë tua imponosh të tjerëve mendimin tënd dhe ti kërcënosh me devijim në qoftë se për ata ajo që mendon ti dhe mësuesit e tu nuk rezonon me qenien e tyre.
E lus Allahun të më falë në qoftë se kam gabuar në dicka që unë kam sjellur këtu.
"...O Zoti im, më shto dituri!.."
Kur’an 20:113-114
UAllahu Alim,
Selam
Krijoni Kontakt