Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Arrow Pranga besimtarit me dy bomba-celularė

    Dyshimet pėr terrorizėm kanė ēuar nė pranga njė besimtar mysliman, i cili ėshtė kapur me dy bomba-celularė, detonatorėt e tė cilave i mbante me vete.

    Arrestimi i tij ka ardhur pas dy muajsh mbikėqyrje nga shėrbimi sekret, ndėrkohė qė eksplozivin e kishte fshehur nė kasat e derės sė shtėpisė. Denis Shmilli ėshtė kapur nė afėrsi tė vendit tė quajtur “9-katėshet” nė Tiranė, ndėrsa hetimet pėr tė janė mbajtur sekrete nga policia. Grupi hetimor dyshon se ai ėshtė i pėrfshirė nė disa akte terroriste nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera. Por, gjatė marrjes nė pyetje, ai ėshtė treguar i heshtur dhe nuk ka pranuar tė bashkėpunojė me grupin e punės.

    Arrestimi

    Burimet policore tė kryeqytetit, sqaron "Shqip", bėnė tė ditur se para pak ditėsh ka ardhur njė informacion nga Shėrbimi Informativ Shtetėror pėr njė person tė dyshuar pėr akte terroriste. Nė bazė tė kėtij operacioni ėshtė mbajtur nėn vėzhgim Denis Shmilli, rreth 35 vjeē, i cili lėvizte nė kėmbė. Rreth orės 01:30 tė mėngjesit tė sė mėrkurės, nė zonėn e njohur si 9-katėshet, punonjėsit civilė tė policisė kanė ndėrhyrė pėr tė kontrolluar Denis Shmillin. Agjentė tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, gjatė kontrollit personal, i gjetėn dhe sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale dy detonatorė me fije, si dhe njė telefon celular tė lidhur me to, me anė tė tė cilit aktivizohej shpėrthimi. Menjėherė ėshtė bėrė ndalimi i tij, ndėrkohė qė sendet e sekuestruara janė lėnė mėnjanė, kur janė thirrur ekspertėt antieksplozivė. Ata kanė mundur tė ēaktivizojnė sistemin e ndėrtuar nga i shoqėruari nė polici dhe brenda njė kohe tė shkurtėr ėshtė realizuar identifikimi i plotė i tij dhe gjetja e vendbanimit. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, ai kishte marrė njė shtėpi nė afėrsi tė Zogut tė Zi. Nga kontrolli nė banesė, fillimisht nuk ėshtė gjetur asgjė e kundėrligjshme, ndėrsa gjatė kėqyrjes nga ekspertėt, ėshtė vėnė re se kasat e derės sė jashtme ishin me probleme. Kur ata i kanė hapur, brenda kanė gjetur dy eksplozivė me celularė.

    Dyshimet

    Sasia e tritolit, e lidhur nė mėnyrė tė sofistikuar dhe tė gatshme pėr shpėrthim, ėshtė sekuestruar nga grupi hetimor, ndėrkohė qė Shmilli, i cili mendohet me origjinė nga Poliēani, ėshtė marrė nė pyetje pėr orė tė tėra. Ai nuk ka pranuar tė tregojė asgjė, tė paktėn deri nė mes tė natės, ndėrkohė qė i janė marrė gjurmėt e gishtave dhe nė banesėn e tij janė sekuestruar disa prova tė dyshimta. Sipas grupit hetimor, nga verifikimi i mėtejshėm ka rezultuar se Shmilli njihej si njė person i cili ndjek rregullisht ritet e fesė myslimane, qė sipas policisė, quhet praktikant mysliman. Kapja e tij ėshtė kryer para ngjarjes sė mėngjesit tė sė mėrkurės, kur njė shtetas palestinez mbeti i vrarė nga persona ende tė paidentifikuar, pas njė shpėrthimi me eksploziv mekanik. Grupi hetimor ka dyshime tė forta se ai ėshtė i pėrfshirė nė disa ngjarje kriminale me eksploziv, si nė Tiranė, ashtu edhe jashtė saj, por kjo pritet tė konfirmohet pas analizimit tė tė gjitha provave tė mbledhura pėr tė. Policia ka shoqėruar tė afėrm tė tij dhe vazhdon hetimi pėr zbardhjen e plotė tė aktivitetit kriminal.

    SHISH

    Shėrbimi Informativ Shtetėror bėri tė ditur konfidencialisht se kishin mbi dy muaj qė mblidhnin informacion mbi personin e ndaluar, i cili ka krijuar shumė lidhje tė forta edhe me disa persona me precedentė penalė, ndėrkohė qė ėshtė ndėr tė paktat raste, kur njė besimtar mysliman, kapet me prova nė duar. Madje, sipas informacioneve nga SHISH, ai kishte planifikuar tė hidhte shtėpinė e tij nė erė, pėr tė mos iu gjetur provat, qė vazhdojnė tė grumbullohen nga policia. Disa kohė mė parė, pėr veprime qė lidhen me terrorizmin u arrestua njė tjetėr mysliman, por mė vonė u lirua, pasi akuzat e tij nuk u vėrtetuan nga prokuroria. Por, sherret fetare dhe akuzat e ndėrsjella kanė qenė edhe tė mėparshme nė Komunitetin Mysliman, ndėrkohė qė SHISH i ka mbajtur nėn vėzhgim, sidomos tė rinjtė qė arsimoheshin nė vendet e Lindjes.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=234407&ref=fp
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Alamet zanati, krijo celulare bomba.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ajo Xhamia ne rrugen e Kavajes eshte kthyer ne nje shtepi terrorizmi. Shume shume shume vend i dyshimte. Une shpresoj qe SHISH dhe Policia te hetojne sa me shpejt kete vend, para se te jete shume vone. Te gjithe radikalet e Tiranes e mos them te te gjithe Shqiperise mblidhen aty ēdo dite. Mua me ngjall krupen sa here qe kaloj aty.

    Mos mendoje njeri qe jam kundra myslimaneve apo qe jam islamofob. Perkundrazi, sa here qe kaloj ne Xhamine qendrore ne Tirane, ate te Et'hem Beut, mbushem plot me energji pozitive. Njerezit aty duken te gjithe njerez te mire, te perkushtuar ndaj fese se tyre jo si terroriste, por ashtu siē ne te vertete feja kerkon, si njerez paqesor.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ajo Xhamia ne rrugen e Kavajes eshte kthyer ne nje shtepi terrorizmi. Shume shume shume vend i dyshimte. Une shpresoj qe SHISH dhe Policia te hetojne sa me shpejt kete vend, para se te jete shume vone. Te gjithe radikalet e Tiranes e mos them te te gjithe Shqiperise mblidhen aty ēdo dite. Mua me ngjall krupen sa here qe kaloj aty.

    Mos mendoje njeri qe jam kundra myslimaneve apo qe jam islamofob. Perkundrazi, sa here qe kaloj ne Xhamine qendrore ne Tirane, ate te Et'hem Beut, mbushem plot me energji pozitive. Njerezit aty duken te gjithe njerez te mire, te perkushtuar ndaj fese se tyre jo si terroriste, por ashtu siē ne te vertete feja kerkon, si njerez paqesor.
    Xhamia tek rruga Kavajes eshte e njohur nga te gjithe per elementet ekstremiste qe e frekuentojne ate. Ajo xhami eshte vendi ideal i "martireve" te ardhshem te fese.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Ora ketu ku jame una eshte 11e 35 pm (e mates) peralle me te bukur para te te fle gjume nuk do kesha lexuar asgjekund ne net.
    Ky lajme mua me duket i igzagjeruar per mos te thene genjeshter i gjithi
    Aty ate lumadhin e akuzojne per vrasjen palestinezit, por nga krahu trater shish e paska pas di muaj ne pergjem
    Mos mo le
    Po kur e kishit ne pergjim si se kapet ne flangrace.
    Pordh me rigon ki lajme.
    Tek rruga e kavajes kur jesha nje here te tirane me djalin e halles (tiranas), vajtem tek ajo xhamia (rruga kavaja), se ai deshte te takonte nje shoke koleg ti merte ca dosje pune.
    Erdhi i biri botes me kultur e respekt na foli, djal flori mu duk, kishte bere dhe universitetin per ekonomist dhe te shoqen arsimtare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labiiiii : 11-05-2012 mė 23:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •