Ç'i thua filozofik edhe ti, se me fuqinë tërheqëse që ka për 'masat' ky nënforum, bëhet më vonë tema objekt skizofrenish filozofësh e shekspirianësh lol
Po thuaj, më trego anatomikisht ku ndodhet shpirti, si pjesë përbëresë e njeriut. Ndodhet afër zemrës, afër trurit, afër stomakut apo retroperitoneal komshie me veshkat
+Për mendimin tim e sheh gabim (se nuk dua të citoj çdo paragraf tëndin, s'jam filozo-fileNatyra e njeriut përbëhet nga:
Mendja - Shpirti - Trupi
Të Menduarit- Ndjenja- Vullneti
Proçesi i të menduarit - të menduarit individual dhe të lirë, shihet si një mënyrë lidhjeje/komunikimi me "Mendjen e Zotit".
Qëllimi i njeriut është ndriçimi i mendjes, transformimi i Vetdijes duke arritur shkallë shkallë në nivelin më të lartë, si mënyrë "unIfikimi" me "Mendjen e Zotit".
.
Si Mendja dhe Shpirti, nuk shihen të ndara, por i shërbejnë njëra tjetrës...
Kështu e shoh unë të paktën...
Sa i përket filozofëve, rreth Qënies së njeriut...) Shkenca aktuale nuk ka arritur ta vërtetojë ekzistencën e shpirtit. Shpirti është përkufizim abstrakt, nuk është pjesë anatomike e trupit që mund ti japim një vendodhje dhe as realizon ndonjë funksion fiziologjik. Vërtetë njerëzit janë qënie që karakterizohen nga një personalitet, por e gjithë kjo është e lidhur me funksionin e trurit të tyre. Nqs truri nuk tregon më aktivitet, po them vdes, atëherë personi i tyre nuk ekziston më. Ti si juriste duhet ta dish sh. mirë këtë. Psh nqs X tenton të vrasë Y gjatë kohës që ky i fundit është në koma, x nuk mund të dënohet me vrasje nqs te Y gjatë kohës në koma para veprimit të x rezulton se çdo funksion dhe aktivitet i trurit nuk është më i pranishëm. Kodi penal ashtu si sanksionon fillimin e jetës vendos edhe përfundimin e saj.
Gjyshja ime ka Alzheimer dhe personlaiteti i saj po zhduket pak nga pak. Duket si e përhumbur dhe nuk tregon asnjë ndjenjë, aq sa më duket se pikërisht ato që perceptohen si tipare njerëzore, ajo nuk i ka më.Çfarë është njeriu nqs nuk ka më kujtime të jetës së mëparshme, nqs humbet kontrollin mbi veten, nqs nuk di më si të sillet, nqs nuk njeh më asnjë person të dashur? Gjyshja ime e ka humbur kontrollin mbi 'forcën e mendjes', të menduarit nuk funskionon më, as të arsyetuarit, as të asociuarit dhe as kujtesa. Ajo ka humbur aftësinë për të ndjerë emocione, për ti treguar ato, ka humbur me pak fjalë mekanizmin e rrugullimit të ndjenjave dhe ka humbur orientimin në kohë e hapsirë. Nuk tregon asnjë bashkëveprim ndaj një njeriu tjetër. Duke e parë dhe duke parë edhe shumë raste, ku si pasojë aksidentesh truri pëson trauma dhe dëmtohet e personaliteti dhe sjellja e pacientëve ndryshon aq shumë, jam e mendimit se me shkatërrimin e aktivitetit të trurit shkatërrohet edhe ajo që quhet ''shpirt''
Madje edhe ato të ashtuquajturat 'sëmundje shpirtërore' e kanë fillin në tru dhe janë ndër të tjerash veçse ndryshime kimike të trurit. Edhe dashuria e ato 'vibrimet e fluturimet e fluturave në stomak' që robtë mundohen ti personifikojnë derisa arrijnë dhe e bëjnë dashninë qënie lol nuk janë gjë tjetër veçse reaksione kimike me natyrë biokimike në tru, substanca që kur çlirohen na bëjnë të ndihemi në qiellin e 7-të.
Kështu që për të kuptuarin tim racional e shkecor nuk ka shpirt. E prapë njeriu dhe personaliteti i tij mbetet i mrekullueshëm
Ps: jarigoas përgjigja vlen edhe për këtël pjesë të postimit tënd.Kështu që për të kuptuarin tim racional e shkecor nuk ka shpirt. E prapë njeriu dhe personaliteti i tij mbetet i mrekullueshëmPostuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
As une nuk kam votur, Scion, por vetem sepse sondazhi eshte ideuar pa kriter!!
Per sa i perket percaktimit(jo "definicionit") te "shpirtit mund ta shprehim si :" forme dhe ftillese e jetes qe gjallon dhe qeveris nje trup", ose si:" ajo "fryme" apo "fllad" perjetesie qe percakton ate ndryshim te vockel por vendimtar, ndermjet nje trupi te gjalle dhe po atij trupi veç nje çast pas vdekjes"!!
Krijoni Kontakt