Shqipėria, 3.092 milionė euro dėmshpėrblim qytetarėve shqiptarė
Gjykata e Strasburgut dėnon me miliona euro Shqipėrinė pėr moskompensimin e pronave
http://gazetatelegraf.com/wp-content...rt-300x226.jpg
Nė gjykimin e djeshėm tė Dhomės mbi rastin e Manushaqe Putos dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė (nr. aplikimi. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09), i cili nuk ėshtė pėrfundimtar, Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se ka pasur njė shkelje tė nenit 13 (e drejta pėr njė zgjidhje efektive) tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut; dhe njė shkelje tė nenit 6 § 1(e drejta pėr njė gjykim tė drejtė) dhe tė nenit 1 tė Protokollit nr.1 tė Konventės (mbrojtja e pronės). Ēėshtja ka tė bėjė me ankesat e 20 shqiptarėve, tė cilėve i ėshtė njohur e drejta e trashėgimisė mbi parcelat e tokės nga autoritetet por nuk janė ekzekutuar vendimet pėrfundimtare administrative qė i japin atyre tė drejtėn e kompensimit si njė nga mėnyrat e parashikuara nga ligji i kthimit tė pronės nė vend. Aktualisht janė 80 raste tė ngjashme qė presin tė shqyrtohen nga Gjykata. Duke vėnė nė dukje se kėto ankesa reflektojnė njė problem mjaft tė pėrhapur nė Shqipėri pėr njė numėr tė madh njerėzish, Gjykata vendosi tė aplikojė procedurėn e gjykimit pilot pėr kėtė rast. Ajo vlerėsoi se Shqipėria duhej tė merrte masat e pėrgjithshme pėr tė garantuar tė drejtėn e kompensimit brenda 18 muajve duke nisur nga data nė tė cilėn vendimi hyn nė fuqi.
Faktet kryesore
Ankuesit janė 20 shtetas shqiptarė, tė cilėt janė ish-pronarė ose trashėgimtarė tė ish-pronarėve tė tokave tė konfiskuara nga ish-regjimi komunist nė Shqipėri. E drejta e tyre e pronėsisė pėr parcelat e tokave qė kanė njė sipėrfaqe afėrsisht ndėrmjet 600 dhe 5000 m2 ėshtė njohur gjatė viteve 1994-1996 nga komisionet pėrgjegjėse pėr kthimin dhe kompensimin e pronave bazuar nė Aktin e Pronėsisė tė 1993.
Ankesat, procedura dhe pėrbėrja e trupit gjykues
Ankuesit u ankuan se, megjithėse e drejta e tyre e pronėsisė mbi parcelat e tokave ėshtė njohur nga autoritetet, vendimet pėrfundimtare administrative pėr kompensimin e tyre (nė pamundėsi kthimi) nuk kanė hyrė kurrė nė fuqi. Ata mbėshtetėn nė Nenin 6 §1, nė Nenin 13 te Konventės dhe nė Nenin 1 tė Protokollit tė Konventės. Ankesat janė paraqitur pranė Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut respektivisht mė 16 nėntor 2006, 4 tetor 2007, 9 tetor 2007 dhe 18 qershor 2009. Gjykata vendosi tė bashkohej me ata duke qenė se ata shtronin tė njėjtin problem dhe kishin tė bėnin me tė njėjtėn ēėshtje. Vendimi u dha nga njė dhomė prej shtatė gjyqtarėsh, e pėrbėrė si mė poshtė:
Lech Garlicki (Poloni), Presidenti,
David Thór Björgvinsson (Islande),
Päivi Hirvelä (Finlande),
George Nicolaou (Qipro),
Ledi Bianku (Shqipėri),
Zdravka Kalaydjieva (Bullgari),
Nebojša Vuēini? (Mali i Zi),
Vendimi i Gjykatės (Neni 13)
Pėrsa i pėrket ankesės sė ankuesve se nuk ishin marrė masat e duhura pėr t`i garantuar zbatimin e vendimit pėr kompensim tė pronės sė tyre, Gjykata vėrejti se e kishte shqyrtuar kėtė ēėshtje nė njė numėr rastesh tė ngjashme. Nė rastin Ramadhi dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė, ishte konstatuar njė shkelje e Nenit 13 dhe ishte arritur nė pėrfundimin se autoritetet nuk kishin marrė masat e nevojshme pėr tė garantuar ekzekutimin e vendimit nė favor tė ankuesve, duke i privuar ata nga e drejta e tyre pėr njė zgjidhje efektive. Qė nga miratimi i kėtij vendimi, Shqipėria kishte miratuar njė sėrė aktesh ligjore veēanėrisht nė lidhje me dhėnien e kompensimit financiar. Megjithatė, Gjykata vendosi se kompensimi financiar i dhėnė nga autoritetet shtetėrore ishte i pamjaftueshėm pėr t“u konsideruar si njė masė efektive zbatuese pėr shkak tė disa mangėsive. Ajo vuri nė dukje se nėse paditėsi kishte pėrfituar njė kthim tė pjesshėm tė pronės ose njė formė tjetėr kompensimi (siē ishte rasti i Dani dhe Muka kundėr Shqipėrisė), ai nuk kishte tė drejtė tė pėrfitonte kompensim financiar. Pėr mė tepėr vendimi i autoriteteve pėr tė dhėnė kompensim financiar tė vlefshėm me maksimum 200 m2 linte pezull pėr njė periudhė tė pacaktuar kohore kėrkesat e pronarėve qė kalonin 200 m2. Pėrveē kėsaj kishte ngarkesa tė mėdha procedurale pėr pretenduesit pėr tė pėrfituar kompensim financiar.
Zgjidhja e drejte (Neni 41)
Gjykata vendosi qė pėr rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė, Shqipėria duhet tė paguajė:
1,000,000 euro (EUR) pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė;
280.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Dani kundėr Shqipėrisė;
352.400 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Ahmatas dhe tė tjerėt kundėr Shqipėrisė dhe
1.360.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar nė rastin Muka kundėr Shqipėrisė;
Vendimi ėshtė i disponueshėm vetėm nė anglisht.
Kjo deklaratė pėr shtyp ėshtė njė dokument i prodhuar nga Sekretariati. Ajo nuk ėshtė e detyrueshme pėr Gjykatėn. Vendime, gjykime dhe informacione tė mėtejshme mbi Gjykatėn mund tė gjenden nė
www.echr.coe.int. Pėr tė marrė deklaratat pėr shtyp te Gjykata ju lutem abonohuni ne
www.echr.coe.int/RSS/en.
Pėrgatiti pėr botim Tanush Mulleti
Krijoni Kontakt