Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Rifillon procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave

    Kuvendi ka miratuar me 73 vota pro projektligjin pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Nderkohe drafti ka shkaktuar debate nė seancėn parlamentare tė sė enjtes.

    Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, njėkohėsisht edhe kryetar i PR-sė, forcė politike qė mbėshtet kthimin dhe kompensimin e plotė tė pronave ish-pronarėve, theksoi e drejta e pronės pėr vite me radhė ėshtė trajtuar ndesh me interesin e pronarėve tė ligjshėm.

    Ai ka shtuar se ka nevojė pėr njė debat tė gjerė tė Agjencisė sė Kthimit e Kompensimit pėr tė parė a ėshtė e mjaftueshme infrastruktura, personeli e kualifikimi i atyre qė do tė merren me kėtė ēėshtje.

    Ndėrsa deputeti i PS-sė Erjon Braēe ka theksuar se ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronės ėshtė ligji qė ka ndryshuar mė shumė brenda njė mandati qeverisės.

    “Ėshtė e pamundur pėr tė gjetur njė ligj tjetėr qė tė ketė ndryshuar mė shumė brenda njė mandati qeverisės dhe sa paradoksi ėshtė i jashtėzakonshėm. Afati i ri qė vendoset pėr njė dosje shkon deri nė vitin 2014 dhe qė nga viti 1990 deri mė 2014 unė numėroj 24 vjet pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje pronėsie dhe pėr tė shqyrtuar njė dosje”, theksoi Braēe.
    Mundet te me shpjegjoj njeri, cfare prona do kthehen? Jetoje jashte Shqiperise dhe nuk jame brenda ne tem.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    i njejti problem eshte edhe te ne nė kosove, pronarve ju jane marre gjate kohes jugosllave me dhune, ndersa nga Paslufta e fundit, politikane dhe grupe interesi qeveritare kan privatizuar keto prona permes ''agjensise kosovare te privatizimit''.Vetem t'ju jap nje rast shum aktual. ne fund te v1997 nje ari eshte shitur nga shteti per 11eu ari (100m2) , ndersa sot e njejta toke blihet nga i njejti shites-shteti per 800 eu ari, pra llogaritne fitimin, per 3.5 vite sa eshte rritur vlera,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    “Shteti shqiptar mban “peng” pronat, nuk ka vullnet pėr tė zgjidhur ēėshtjen”


    INTERVISTĖ/ Flet Agim Toro, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, pėr ēėshtjet nė Strasburg

    Rrugėtimi i pronarėve shqiptarė pėr tė marrė pronat duket se ėshtė i pafundmė. Edhe pse ata kanė bėrė shumė pėrpjekje lidhur me kthimin ose kompensimin e pronave tė tyre, ēėshtjet e disa prej tyre kanė shkuar nė gjykatėn Evropiane tė drejtave tė njeriut nė Strasburg. Lidhur me kėtė problem, ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr “Telegraf”, Agim Toro, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”.

    -Zoti Agim, aktualisht sa ēėshtje pronėsie kanė shkuar pėr shqyrtim nė Gjykatėn e Strasburgut?
    -Aktualisht nga tė dhėnat qė ka shoqata jonė, nė Gjykatėn Europiane tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, janė ēuar deri tani rreth 400 ēėshtje, tė cilat janė tė pranuara. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi kjo gjykatė bėn njė procedurė paraprake pėr pranimin dhe mospranimin e njė ēėshtje. Por duke respektuar atė qė ėshtė pėrcaktuar qartėsisht nė Kartėn Europiane tė Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Interesant ėshtė fakti qė sot nė Gjykatėn e Strasburgut ėshtė bėrė njė hap shumė i madh, duke marrė parasysh tė shkuarėn, ku ēėshtjet e pronarėve shqiptarė, pranohen drejtpėrsėdrejti. Deri tani janė nėn shqyrtim rreth 13 ēėshtje tė Gjykatės sė Strasburgut, e cila e ka marrė vendimin pėr gjykimin e ēėshtjes, por i ka lėnė njė afat 3 mujor pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje brenda shtetit shqiptarė. Pra tė gjendet njė kompromis, pėr zgjidhjen e konfliktit tė pronave midis qytetarit dhe shtetit shqiptar. Ėshtė e domosdoshme tė ndryshojė ligjshmėria, gjė qė s’e shohim akoma njė vullnet tė tillė nga politika shqiptare. Vetėm pėr njė vendim qė u dha para pak ditėsh. Nė 31 korrik tė 2012 u dha njė vendim mjaft i rėndėsishėm.
    Cila ėshtė procedura pėr tė ēuar njė ēėshtje nė Strasburg?
    -Nėse, lidhur me njė ēėshtje, individit i duhet tė pėrgatisė njė sėrė procedurash, tashmė pėr pronat nuk duhet tė ndjek asnjė procedurė. Pronarėt shqiptarė, mund t’i drejtohen Strasburgut pėr vendimet qė janė marrė pėr ta, nga agjencitė dhe komisionet e kompensimit tė pronave, mund t’i drejtohen kėsaj gjykate direkt, pa pėrgatitur ndonjė procedurė tė veēantė. Nuk duhet tė kalojnė as nė gjyqe dhe as nė procedura tė tjera administrative. Duhet vetėm njė kėrkesė, ku shpjegohet arsyeja dhe problemi qė ngrihet, tė shoqėruara me fotokopje tė dokumenteve qė vėrtetojnė kėrkesėn e qytetarit dhe mė pas Strasburgu, pasi bėn aprovimin e ēėshtjes qė kėrkon gjykim, i jep tė drejtė pronarit tė plotėsojė njė formular. Por jam i sigurt qė tė gjitha ēėshtjet qė kanė shkuar pėr shqyrtim nė Strasburg, kanė gjetur zgjidhje. Deri tani tė gjitha kėto ēėshtje, janė fituar nga pronarėt shqiptar. Strasburgu ka pranuar qė shteti shqiptar ka shkelur nenin 1 tė protokollit tė Konventės Evropiane tė Drejtave tė njeriut dhe kėto vendime tė komisionit tė pronave, i barasvlerėson me vendimet e gjykatave, tė quajtura si tituj ekzekutiv tė detyrueshme pėr shtetin shqiptar.
    -Sa humbje ka shteti shqiptar nga gjobat qė vė Gjykata e Strasburgut?
    -Shteti shqiptar ka shumė humbje lidhur me trajtimin e kėtyre ēėshtjeve nė Gjykatėn e Strasburgut. Ndėshkimet qė merė shteti shqiptarė variojnė sipas ēėshtjeve, prandaj edhe kjo gjykatė, i kė afat rreth 3 muaj shtetit qė tė arrijė njė kompromis tė pėrbashkėt me pronarin, nė tė kundėrt gjobitet rėndė. Gjobat kanė varijuar nga 100 – 200 euro dhe tani 13 deri nė 15 milion euro. Kėto gjoba, sjellin pasoja qoftė pėr buxhetin e shtetit dhe pėr taksapaguesit shqiptarė. Kur bien dakord pronarėt, qė zgjidhja ėshtė e pranueshme pėr tė, atėherė vendimi i Strasburgut nuk merė formė tė prerė, por pranohet zgjidhja qė ka bėrė qytetari me shtetin shqiptar. 581 milionė metra katrorė tokė qė duhet kompensuar, nga tė cilat truall ėshtė 65 milionė metra katror tokė, ndėrsa tokė bujqėsore ėshtė rreth 436 milionė metra katrorė. Them qė faturat do tė vijnė duke u rritur, pasi qeveria nuk mund tė pengojė pronarėt e vėrtet tė marrin atė ēka ka tė drejtė.

    -Si e cilėsoni vendimin e qeverisė pėr tė dhėnė tokat bujqėsore tė pandara me qira nga vendorėt?
    -Kjo ėshtė pjesė e njė strategjie. Akti i dhėnies me qira nėnkupton qė ēfarė pronash janė tė pandara, ose qė nuk do tė ndahen sot e tutje, patjetėr qė mund tė jepen me qira nga pushteti vendor, sepse pasuritė po kalojnė drejt pushteteve vendore. Duke pasur parasysh, edhe faktin qė nė vitin 2014 qeveria pasardhėse do tė duhet krijojė fondin dhe tė fillojė kompensimin e pronarėve. Kjo lė tė nėnkuptohet qė nė kėndvėshtrimin e kėsaj qeverie qė ėshtė sot ēėshtja e pronave dhe e pronarėve nuk ėshtė mė problem, por do tė jetė njė problem pėr atė qeveri qė do tė vijė pas kėsaj maxhorance.


    Nuk ka vullnet pėr zgjidhjen e pronave nga politika
    Ėshtė e domosdoshme tė ndryshojė ligjshmėria, gjė qė se shohim akoma njė vullnet tė tillė nga politika shqiptare. Ne na ka ardhur njė shkresė nga Strasburgu, e cila ėshtė dėrguar nga avokatura e shtetit, e cila pėrpiqet qė Strasburgu mos t’i pranojė kėto kėrkesa tė pronarėve shqiptarė. Strasburgu gjykon me precedent dhe nėse ėshtė dhėnė njė vendim pėr njė pronar shqiptar, pėr tė gjithė pronarėt e tjerė do tė jetė i njėjtė. Ėshtė absurditet nga politika shqiptare, tė jap urdhėr kėsaj gjykate, gjė qė ėshtė mė se e zakonshme nė fushėn e drejtėsisė.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Shqipėria, 3.092 milionė euro dėmshpėrblim qytetarėve shqiptarė


    Gjykata e Strasburgut dėnon me miliona euro Shqipėrinė pėr moskompensimin e pronave


    http://gazetatelegraf.com/wp-content...rt-300x226.jpg


    Nė gjykimin e djeshėm tė Dhomės mbi rastin e Manushaqe Putos dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė (nr. aplikimi. 604/07, 43628/07, 46684/07 dhe 34770/09), i cili nuk ėshtė pėrfundimtar, Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se ka pasur njė shkelje tė nenit 13 (e drejta pėr njė zgjidhje efektive) tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut; dhe njė shkelje tė nenit 6 § 1(e drejta pėr njė gjykim tė drejtė) dhe tė nenit 1 tė Protokollit nr.1 tė Konventės (mbrojtja e pronės). Ēėshtja ka tė bėjė me ankesat e 20 shqiptarėve, tė cilėve i ėshtė njohur e drejta e trashėgimisė mbi parcelat e tokės nga autoritetet por nuk janė ekzekutuar vendimet pėrfundimtare administrative qė i japin atyre tė drejtėn e kompensimit si njė nga mėnyrat e parashikuara nga ligji i kthimit tė pronės nė vend. Aktualisht janė 80 raste tė ngjashme qė presin tė shqyrtohen nga Gjykata. Duke vėnė nė dukje se kėto ankesa reflektojnė njė problem mjaft tė pėrhapur nė Shqipėri pėr njė numėr tė madh njerėzish, Gjykata vendosi tė aplikojė procedurėn e gjykimit pilot pėr kėtė rast. Ajo vlerėsoi se Shqipėria duhej tė merrte masat e pėrgjithshme pėr tė garantuar tė drejtėn e kompensimit brenda 18 muajve duke nisur nga data nė tė cilėn vendimi hyn nė fuqi.
    Faktet kryesore

    Ankuesit janė 20 shtetas shqiptarė, tė cilėt janė ish-pronarė ose trashėgimtarė tė ish-pronarėve tė tokave tė konfiskuara nga ish-regjimi komunist nė Shqipėri. E drejta e tyre e pronėsisė pėr parcelat e tokave qė kanė njė sipėrfaqe afėrsisht ndėrmjet 600 dhe 5000 m2 ėshtė njohur gjatė viteve 1994-1996 nga komisionet pėrgjegjėse pėr kthimin dhe kompensimin e pronave bazuar nė Aktin e Pronėsisė tė 1993.

    Ankesat, procedura dhe pėrbėrja e trupit gjykues

    Ankuesit u ankuan se, megjithėse e drejta e tyre e pronėsisė mbi parcelat e tokave ėshtė njohur nga autoritetet, vendimet pėrfundimtare administrative pėr kompensimin e tyre (nė pamundėsi kthimi) nuk kanė hyrė kurrė nė fuqi. Ata mbėshtetėn nė Nenin 6 §1, nė Nenin 13 te Konventės dhe nė Nenin 1 tė Protokollit tė Konventės. Ankesat janė paraqitur pranė Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut respektivisht mė 16 nėntor 2006, 4 tetor 2007, 9 tetor 2007 dhe 18 qershor 2009. Gjykata vendosi tė bashkohej me ata duke qenė se ata shtronin tė njėjtin problem dhe kishin tė bėnin me tė njėjtėn ēėshtje. Vendimi u dha nga njė dhomė prej shtatė gjyqtarėsh, e pėrbėrė si mė poshtė:
    Lech Garlicki (Poloni), Presidenti,

    David Thór Björgvinsson (Islande),

    Päivi Hirvelä (Finlande),

    George Nicolaou (Qipro),

    Ledi Bianku (Shqipėri),

    Zdravka Kalaydjieva (Bullgari),

    Nebojša Vuēini? (Mali i Zi),

    Vendimi i Gjykatės (Neni 13)

    Pėrsa i pėrket ankesės sė ankuesve se nuk ishin marrė masat e duhura pėr t`i garantuar zbatimin e vendimit pėr kompensim tė pronės sė tyre, Gjykata vėrejti se e kishte shqyrtuar kėtė ēėshtje nė njė numėr rastesh tė ngjashme. Nė rastin Ramadhi dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė, ishte konstatuar njė shkelje e Nenit 13 dhe ishte arritur nė pėrfundimin se autoritetet nuk kishin marrė masat e nevojshme pėr tė garantuar ekzekutimin e vendimit nė favor tė ankuesve, duke i privuar ata nga e drejta e tyre pėr njė zgjidhje efektive. Qė nga miratimi i kėtij vendimi, Shqipėria kishte miratuar njė sėrė aktesh ligjore veēanėrisht nė lidhje me dhėnien e kompensimit financiar. Megjithatė, Gjykata vendosi se kompensimi financiar i dhėnė nga autoritetet shtetėrore ishte i pamjaftueshėm pėr t“u konsideruar si njė masė efektive zbatuese pėr shkak tė disa mangėsive. Ajo vuri nė dukje se nėse paditėsi kishte pėrfituar njė kthim tė pjesshėm tė pronės ose njė formė tjetėr kompensimi (siē ishte rasti i Dani dhe Muka kundėr Shqipėrisė), ai nuk kishte tė drejtė tė pėrfitonte kompensim financiar. Pėr mė tepėr vendimi i autoriteteve pėr tė dhėnė kompensim financiar tė vlefshėm me maksimum 200 m2 linte pezull pėr njė periudhė tė pacaktuar kohore kėrkesat e pronarėve qė kalonin 200 m2. Pėrveē kėsaj kishte ngarkesa tė mėdha procedurale pėr pretenduesit pėr tė pėrfituar kompensim financiar.
    Zgjidhja e drejte (Neni 41)

    Gjykata vendosi qė pėr rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė, Shqipėria duhet tė paguajė:

    1,000,000 euro (EUR) pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Manushaqe Puto kundėr Shqipėrisė;

    280.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Dani kundėr Shqipėrisė;

    352.400 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar si dhe 1.000 euro pėr kostot dhe shpenzimet e paditėsve nė rastin Ahmatas dhe tė tjerėt kundėr Shqipėrisė dhe

    1.360.000 euro pėr dėmin financiar dhe jo financiar nė rastin Muka kundėr Shqipėrisė;

    Vendimi ėshtė i disponueshėm vetėm nė anglisht.

    Kjo deklaratė pėr shtyp ėshtė njė dokument i prodhuar nga Sekretariati. Ajo nuk ėshtė e detyrueshme pėr Gjykatėn. Vendime, gjykime dhe informacione tė mėtejshme mbi Gjykatėn mund tė gjenden nė www.echr.coe.int. Pėr tė marrė deklaratat pėr shtyp te Gjykata ju lutem abonohuni ne www.echr.coe.int/RSS/en.

    Pėrgatiti pėr botim Tanush Mulleti
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar e ka manushaqe puto arben puton?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    saura, faleminderit shum per keto te dhena.

    Une jam nga Kosova, dhe personalisht une dhe rreth 45-50 bashkvendas kemi problem te ngjajshem, ku ne total jan rreth 370hektare vetem per kete pjese.

    Problemi eshte pothuajse i njejte, pronat jane marre nga fshataret nga regjimi jugosllav ne fund te viteve 1950 me dhune...dihet se si ishte gjendja e shqiptarve te kosoves gjate kesaj periudhe, ndersa ajo qe te iriton mė se shumti eshte manipulimi nga qeveritaret dhe pushtetaret, te cilet keto prona i privatizuan ku nje ari eshte shitur per 12€ edhe perkunder padive te shumta nga pronaret ne gjykata. Eshte verejtur se keto toka jan blere shumica nga pushtetaret ne ate kohe edhe pse me emra tjere-e qellimi ''shitja e tyre, shpronsimi per trasimin e autostrades'' madje eshte percaktuar qe autostrada, nje pjese e saj te kalon permes ketyre pronave, dhe qelllimi perfitimi maksimal. E ironia eshte se i njejti shtet i ka shitur keto prona per 13 nje ari ne vitin 2007 gjate privatizimit, ndersa gjate kesaj vere eshte duke i blere po te njejtat(shpronsime per autostrade) me qmim prej 800€, dmth e shet 13€ dhe e blen 800€, kjo me se miri tregon perfitimet nga pushtetaret.

    Une dhe disa tjere kemi ngrite padi nga v2007 dhe deri tani as qe eshte bere ndonje degjim seance, me arsyetimin se ka shum lende ne pritje, por pas protestave te shumta qeshtja tani eshte ne ''Dhomen e veqante ekonomike te Kosoves'', ku une dyshoj se edhe atje do kete vendim jo te drejte per shkaqe grupesh interesi.

    Per kete arsye pasi shiifet se keni disa te dhena nga gjykata e strasburgut per rastet e pronave nga Shqiperia, apo kushdo qe mund te ndihmoje ne kete qeshte ju lutem shum per keshillime se qfare hapash duhet marrė, apo cilat procedura duhet ndjekur per kete gjykate.

    Ju falenderoj te gjitheve,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ujor.. po euleksit a i drejtohet kush per keto cashtje?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ujor.. po euleksit a i drejtohet kush per keto cashtje?
    I jemi drejtuar, megjithse na eshte pergjigjur me nje shkrese se dokumentacioni eshte ne favor te ish pronareve, por eshte shprehur se me kete qeshtje nuk mund te mirremi, drejtohuni tek gjykatat vendore pasi ato jan kompetente per keso raste''.

    E gjykatat tona..dihet, pasi shumica e funksionareve jan te lidhur, madje edhe gjykatat, ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a jan shum me hall si i juaji ne kosove?

    pra euleksi vec leshin ka ne dor me e dredh.

    gjithcka e ka ne dor mafia..

    hmmm.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    Euleksi????

    E kan zakon t 'bejne arrestime pompoze per sy te europes se me demek nuk shkojn parate kot nga taksapaguesit evropiane, ndersa per problemet sociale reale, eshte siq thua ti ''sjell e dredh''.

    Kohe mafie, sa te mundesh zhvatė tani o burra, se do iki koha...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •