Kush me shume fut ne fjalorin shqip fjale te huaja qytetari apo ne fshataret e shkret.
Ja qfar me ra ne sy gjat ketij artikulli.
Dhe si do te ishte ne gjuhen shqipe ?
ITALI- Nė Universitetin Kristal diplomat shkėmbeheshin me oriz ose bagėti”. Kėshtu shkruan Gazeta Libero nė Itali e cila ka nisur nė Shqipėr gazetarin Leonardo Piccini i cili nė bashkėpunim me Alket Aliun drejtorin e tė pėrjavshmes “Investigim” janė vėnė nė ndjekje tė Renzo Bossit, djalit tė ishkreut tė Lega Nord i cili ka marrė diplomė tė falsifikuar nga ky universitet.
“Ėshtė njė situatė totalisht jashtė kontrollit dhe qeveria nuk arrin ose nuk do tė gjej solucionin. Nė 2009 denoncova pėr diplomat qė merreshin lehtėsisht e ndėrsa prisja tė takoja rektorin e universitetit privat nė Tiranė, te sekretaria pashė me sytė e mi njė dokument, njė kontratė mes Universitetit dhe njė firme ushqimesh.
Titullari i firmės do tė merrte njė ndiplomė tė inxhinierisė informatike nė shkėmbim tė 200 kileve oriz. Pasi pyeta sekretaren mė thanė se ky shkėmbim bėhej edhe pėr blegtorinė si lopė, dele apo deri te sheqeri e produkte tė tjera ushqimore”, shkruajnė nė artikullin e tyre Leonardo Piccini e Alket Aliu.
“Ēdo vit presidenti dhe rektori i universitetit Kristal venė nė shėrbim tė “studentėve” disa numra matrikull. Nė raste kontrolli nga ministria e Arsimit, inspektorėve iu mbyllet goja me njė zarf tė mirė dhe njė i interesuar mund ta marrė diplomėn nga 7 mijė nė 20 mijė euro”, vijon shkrimi nė Libero. Gjithsesi situata e krijuar nga diplomat fallto tė universiteteve privatė nė Shqipėri ka cenuar edhe ata qė punojnė nė vendin fqinj e qė kanė diploma tė rregullta, pasi shembulli i keq i Troftės, ka ndikuar nė mendjet e italianeve. “Jemi bėrė tė vendosim nė curiculum se jemi diplomuar nė universitetin shtetėror”, thonė disa prej emigrantėve tė punėsuar nė Itali.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt