Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 187
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Ne jemi shpesh tė lėnė nė vėshtirsi nga njerėzit qė besonim mė shumė dhe tė dashur nga njerėzit qė e prisnim mė pak. Disa na bėjnė tė paguajmė pėr gjėra qė nuk kemi bėrė, ndėrsa tė tjerė i injorojnė gabimet tona dhe vetėm shohin buzėqeshjen tonė. Disa largohen atėherė kur kemi nevojė pėr ta mė shumė, ndėrkohė qė disa qėndrojnė me ne edhe kur u kėrkojmė tė largohen. Bota ėshtė njė pėrzierje njerėzish. Ne vetėm duhet tė dimė kujt t'i japim duart e kė ta mbajmė pėrdore. Se nė fund tė fundit kjo ėshtė jeta, tė mėsosh tė mbash e tė mėsosh tė lėshosh.

    Haruki Murakami

    "E kur stuhia tė ketė mbaruar, ti nuk do tė mbash mend se si ja dole mbanė, si arrite tė mbijetosh. Ti as do tė jesh e sigurtė, nėse stuhia ka mbaruar me tė vėrtetė. Por njė gjė ėshtė e sigurtė. Kur tė dalėsh nga stuhia, ti nuk do tė jesh i njėjti njeri qė hyre nė tė. Ky ėshtė gjithė roli qė kanė stuhitė."

    Flutura e natės rreh krahėt e shkujdesur duke vallėzuar rreth zjarrit qė herėt a vonė do t'i djegė krahėt e saj dhe ajo si njė heroinė qiellore e parandjen kėtė fatalitet por nuk mundet t'i shmanget shqisave tė saj qė e tėrheqin drejt dritės, sė cilės i beson si udhėrrėfyese nė errėsirėn e natės dhe kjo ėshtė dashuria e parė dhe e vetme e saj, dashuria pėr hėnėn.

    Daniell Koepke

    Ka njė diferencė tė madhė ndėrmjet dorėzimit dhe tė lėsh tė kalojė. Kjo e dyta do tė thotė tė ēlirosh vetveten nga diēka qė nuk tė shėrben mė. Do tė thotė tė heqėsh njerėzit qė tė helmojnė apo njė sistem besimi tė tillė, nga jeta jote nė mėnyrė qė tė lėsh hapėsirė pėr ide e gjėra tė reja qė sjellin mirėqėnie dhe lumturi.
    Tė dorėzohesh e redukton jetėn tėnde. Tė lėsh tė shkojė e zgjeron atė. Tė dorėzohesh ėshtė burgim, tė lėsh tė shkojė ėshtė lirim. Tė dorėzohesh ėshtė dėshtimi i vetes. Tė lėsh tė shkojė ėshtė kujdes pėr veten.
    Ndaj herėn e ardhshme qė ti merr vendimin tė lėsh diēka apo dikė qė ėshtė duke e mbytur gėzimin dhe lumturinė tėnde dhe dikush ka guximin t'ju akuzojė se jeni duke u dorėzuar apo duke u sjellė si e dobėt, mbaje mend diferencėn. Rikujtoji vetes se ti nuk ke lejen e askujt apo aprovimin pėr tė jetuar jetėn tėnde nė mėnyrėn qė tė duket e drejtė. Askush nuk ka autoritetin t'ju tregojė se cila tė jesh apo si tė jetosh.

    Brigitte Nicole

    Nėse ti pendohesh pėr disa nga vendimet qė ke marrė nė tė shkuarėn, mos ji aq e ashpėr me veten. Nė atė kohė, ti bėre mė tė mirėn e mundshme me dijeninė qė kishe. Nė atė kohė, bėre mė tė mirėn me eksperiencėn qė kishe.
    Nėse do tė merrje ato vendime me maturinė qė ke sot, ti do tė kishe zgjedhur ndryshe. Ti do ishe pėrballur me sfidat nė njė mėnyrė mė efektive.
    Ndaj qetėsoje veten dhe fale atė. Koha dhe eksperienca ka njė mėnyrė tė mrekullueshme qė tė na bėjnė tė kuptojmė se jemi rritur, se kemi mėsuar tė bėjmė zgjidhje mė tė mira sot, pėr veten tonė e pėr njerėzit qė kemi tė shtrenjtė.

    Marc & Angel Hack

    Kur i jep veten dikujt qė nuk tė respekton, ti i dorėzon pjesė nga shpirti yt qė nuk do t'i marrėsh mbapsht kurrė. Vjen njė pikė kur duhet tė lėsh tė shkojė dhe tė mos provosh mė me disa lloj njerėzish. Nėse dikush tė do nė jetėn e tij, do tė gjejė njė rrugė pėr tė tė vendosur aty. Ca herė duhet thjesht tė lėsh tė shkojė dhe tė pranosh faktin se nuk kujdeset pėr ty ashtu si kujdesesh ti pėr tė. Lėre tė largohet nga jeta jote qetėsisht. Ta lėsh tė shkojė ėshtė shpesh mė e lehtė se sa tė durosh. Mendojmė se ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta lėnė gjithēka mbrapa, deri sa ja arrijmė. E mė pas pyesim veten, "Pse nuk e bėra kėtė mė parė?"

    Nė njė moment tė caktuar do tė kuptosh se ke bėrė shumė pėr dikė, sa i vetmi hap i ardhshėm pėr tė bėrė ėshtė qė tė ndalosh. Lėre mėnjanė. Ik larg. Nuk ėshtė se po dorėzohesh, dhe nuk ėshtė se nuk duhet ta provosh. Ėshtė vetėm fakti se ti duhet tė vendosėsh kufirin e vendosmėrisė nga dėshpėrimi. Ēfarė ėshtė e jotja do tė bėhet e jotja. dhe ēfarė nuk ėshtė, sado tė pėrpiqesh, nuk do tė jetė kurrė.

    Unė dua ta fal veten qė nuk arrij gjithmonė majat, qė jam i thyeshėm, pėr fajin e panevojshėm, qė i vė faj vetes pėr vuajtjen time, pėr mundimin ndaj njė perfeksioni tė paarritshėm, qė jam kthyer kundėr vetes, qė e kam mbyllur zemrėn ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve, qė i kam pėrsėritur vetes akuza lėnduese qė tė tjerėt kanė bėrė kundėr meje, qė jam pėrpjekur tė parashikoj gjithēka, qė e kam urryer veten ndonjėherė.
    Pra shkurt, dua ta fal veten, sepse jam njeri, unė nuk jam perfekt. Dhe nėpėrmjet gabimeve mėsoj, dhe nėpėrmjet faljes unė do tė mėsoj tė dua vetveten.

    Tė humbėsh gjumin duke u shqetėsuar pėr njė tė njohur apo tė dashur. Tė kesh vėshtirsi tė ngresh veten nė kėmbė pasi dikush ju ka lėnė. Tė ndihesh pėrsėri e plotė sepse dikush nuk ju deshi mjaftueshėm sa pėr tė qėndruar. Tė jesh e frikėsuar pėr tė provuar njė nisje tė re nga frika se do lėndohesh.
    Asnjė nga kėto nuk do tė thotė se ti nuk funksionon siē duhet apo je e ēmendur. Ti nuk je vetėm. S'ka rėndėsi se sa e turpėruar apo e pashpresė ndjehesh pėr situatėn tėnde. Ka tė tjerė jashtė qė janė duke provuar tė njėjtat emocione. Kur e dėgjon veten tė thotė, "Jam vetėm fare," ėshtė mendja qė po pėrpiqet tė tė thotė njė gėnjeshtėr. Ka aq shumė njerėz qė ndjehen ekzaktėsisht si ti.
    Nuk je vetėm, dhe ti do ja dalėsh pėrmes kėsaj.

    Jessica Jensen

    Jepi kohė vetes tė jesh e mėrzitur, e shqetėsuar, dhe e zemėruar. Jepi kohė vetes tė shėrohesh, tė pranosh dhe tė ecėsh pėrpara.
    Koha nuk fshin asgjė, por mund tė tė japė hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė qenė nė gjendje tė marrėsh frymė pėrsėri. Dhe pastaj njė ditė ti do tė zgjohesh dhe zemra jote do tė ketė pak dritė nė tė.
    Dhe ditė pas dite, njerėzit do tė ofrojnė pjesė nga zemrat e tyre pėr tė tė ndihmuar ta rindėrtosh tėnden. Lejoji vetes tė jesh atje ku qėndron, tė ndjesh atė qė po ndjen, dhe tė provosh gjithēka qė ka kuptim.
    Gjatė kėsaj kohe, shih dhe dėgjo pėr atė dritėz shprese. Ėshtė atje, Tė premtoj. Dhe ėshtė duke pritur pėr ty qė ta shohėsh. Sepse njė nga gjėrat mė tė bukura qė i pėrkasin njerėzve ėshtė aftėsia e tyre pėr tu shėruar, pėr tu maturuar dhe pėr tė mbijetuar.
    Ta pranosh kėtė, kėshtu kalon pėrtej.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #162
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Shum bukur Daniel si gjithmon!!!

    Neser do behet me mire...
    ...genjeshter e bukur.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lulke pėr postimin:

    daniel00 (09-12-2014)

  4. #163
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    "Tė kam harruar? Ti je pjesė e ekzistencės time, e vetes time. Ke qenė ēdo fjalė qė kam lexuar, qė kur pėr herė tė parė kam ardhur kėtu.
    Ti ishe kudo.. bėje pjesė tek bukuritė qė natyra mė ofronte,ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek retė, tek drita, tek errėsira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rrugėt.
    Ke qenė mishėrimi i ēdo fantazie tė ėmbėl tė pėrkundur nga mendja ime. Gurėt me tė cilėt janė ngritur ndėrtesat mė tė qėndrueshme tė Londrės, nuk janė mė reale e mė pak tė pashkatėrrueshme se duart e tua, tė asaj qė nuk janė e do tė jenė prezenca dhe influenca jote tek unė, kėtu e kudo, tani e gjithmonė.
    Deri nė orėn e fundit tė jetės time nuk mundet perveēse tė mbetesh pjesė e shpirtit tim...

    Charles Dickens.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lulke pėr postimin:

    daniel00 (14-12-2014)

  6. #164
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Vetem dicka e ben te pamundur nje enderr..... Frika e deshtimit.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #165
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Dashuria

    DashuriaMė e rėndė se toka Mė e lehtė se hija
    E vjeter sa lindja Pafund sa gjithėsia
    E ėmbėl sa fjala E hidhur sa pikėllimi
    E ngrohėt sa falja E fortė sa qėndrimi
    Rrėnon edhe atje Ku fare ska ndėrtuar
    Ep fryte nė atė vend Ku rrėnjė ska lėshuar
    E-ndrit errėsirėn Errėson ndriqimin
    I pasuron ėndrrat Dhe ndalon ėndrrimin
    Ujitet dhe jeton Edhe nė shkretėtirė
    Pėrballon acarin Dhe nuk ka tė ngrirė
    Rrallė kthehet aty Qe njėherė del
    Ėshtė fuqi e fort Kur pushton s`pari herė
    Pastron ēdo plagė Dhe njė ofshamė liron
    Sa do t`jetė e dhimbshme Plagėn e shėron
    Vajin e kthen nė kėngė Ngushllimin nė urim
    Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
    Kur ndizet t`parėn herė Flaka e saj pėrjetohet
    Vetėm prushi nėse mbetet Ėshtė e para dhe nuk harrohet
    Syri nuk e shef Veshi nuk e dėgjon
    Zemra ėshtė folea Qė nė tė banonEmri:  il_570xN.460137972_sahq.jpg

Shikime: 374

Madhėsia:  46.9 KB
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Busy Girl pėr postimin:

    daniel00 (30-01-2015)

  9. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2014
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    151

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Citim Postuar mė parė nga Lulke Lexo Postimin
    "Tė kam harruar? Ti je pjesė e ekzistencės time, e vetes time. Ke qenė ēdo fjalė qė kam lexuar, qė kur pėr herė tė parė kam ardhur kėtu.
    Ti ishe kudo.. bėje pjesė tek bukuritė qė natyra mė ofronte,ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek retė, tek drita, tek errėsira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rrugėt.
    Ke qenė mishėrimi i ēdo fantazie tė ėmbėl tė pėrkundur nga mendja ime. Gurėt me tė cilėt janė ngritur ndėrtesat mė tė qėndrueshme tė Londrės, nuk janė mė reale e mė pak tė pashkatėrrueshme se duart e tua, tė asaj qė nuk janė e do tė jenė prezenca dhe influenca jote tek unė, kėtu e kudo, tani e gjithmonė.
    Deri nė orėn e fundit tė jetės time nuk mundet perveēse tė mbetesh pjesė e shpirtit tim...

    Charles Dickens.
    E BUKUR XHAN;; vertet me pelqeu shum

  10. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2014
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    151

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    "Dikur, dikush, mė tha, se pas ikjes sonė jashtė, tė gjithė jemi si njė mollė e ndarė. Kur je andej, tė mungon gjysma e kėtushme, kur je kėtej, tė mungon ajo gjysma e atjeshme. Atėherė, sipas mikut tim, tė jesh qytetar i dy botėve, nuk pėrbėn identitet tė plotė, por konstruim dy gjysmash, qė qėndrojnė pranė njėra-tjetrės, por nuk shkrihen asnjėherė nė njė tėrėsi. Megjithė pasurinė e fituar, nuk je mė i plotė, pra je i ndarė. Edhe ajo hapėsira e padukshme mes dy gjysmave tė botėve tė lartpėrmendura, krijon mungesėn".

  11. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2014
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    151

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    "Nė kėtė vend, gjeta kohė tė pafund pėr tė qenė vetėm me veten, pėr tė dėgjuar ato zėra tė shqetėsuar tė brendshėm, tė cilėt, po tė jesh nė hapėsirėn tėnde, nuk ekzistojnė, pasi molla akoma nuk ėshtė ndarė. Ndarja sjell paevitueshėm mungesėn. Kėtu nuk kam parasysh mungesėn e familjes, mallin pėr rrugicėn e shkollės apo shoqet e lagjes, por atė komponente, qė mban ngrehinėn e personalitetit njerėzor tė mos shpėrbėhet, identitetin e pėrkatėsinė, mungesa e tėrėsisė sė tė cilave tė bjerr. Kam parasysh njė mungesė mė tė thellė, atė qė tė shoqėron nė mėnyrė tė vazhdueshme, diēka qė mungon pa arsye e ti nuk kupton se ēfarė tė mungon. Di se tė pushton njė mungesė e pėrgjithshme e mall metafizik, tė cilit nuk i shpėton, nuk i ikėn dot. Ajo qė nuk ėshtė, qė mungon, qė dhemb".

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar krenifr pėr postimin:

    daniel00 (05-02-2015)

  13. #169
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    - Tė duash ėshtė njė magji e keqe, si ato qė janė nė rrėfenja, kundėr tė cilave nuk mundesh tė bėsh asgjė derisa magjepsja tė mbarojė.

    - Dashuria ėshtė hapėsira dhe koha qė bėhen tė ndjeshme pėr zemrėn

    - Shėrohemi nga njė vuajtje me kusht qė ta pėrjetojmė plotėsisht

    - Njė dashuri megjithėse shuhet, mund tė pėrcaktojė formėn e dashurisė qė e ndjek.

    - Bukuritė qė zbulojmė mė herėt janė ato qė na lodhin mė shpejt.

    - Zakonet tona na ndjekin edhe atje ku ato nuk na shėrbejnė mė asgjė.

    - Sa mė shumė dėshira pėrparon aq mė shumė zotėrimi i vėrtetė largohet.

    - Mungesa a nuk ėshtė pėr atė qė do mė e sigurta, mė e efikasja, mė e gjalla, mė e pashkatėrrueshmja, mė besnikja e prezencave ?

    - Tė dashuruarit e ndrojtur flasin pėr gjėra tė rėndomta deri nė momentin kur jane duke ikur.

    - Dashuria nuk na bėn t'i njohim qėniet mė shumė se cilėt janė nė tė vėrtetė.

    - Nė pritje vuajmė aq shumė mungesėn e asaj/atij qė dėshirojmė, saqė nuk mund tė durojmė njė tjetėr prezencė.

    - Bukuria e qėnieve nuk ėshtė si e gjėrave. E ndjejmė qė ajo ėshtė njė krijesė unike, e ndėrgjegjeshme dhe me vullnetin e saj.

    - Mė shumė ja vlen ta ėndėrrosh jetėn se sa ta jetosh, megjithėse ta jetosh, ėshtė pėrsėri ta ėndėrrosh.

    - Arti nuk ėshtė i vetmi qė vendos magji dhe mister nė gjėrat mė tė zakonshme; kėtė fuqi tė njėjtė qė t'i vendosė nė raport intim me shpirtin, e ka tė pėrkushtuar edhe dhimbja.

    - Sepse lumturia vetė ėshtė e shėndetshme pėr trupin, por ėshtė hidhėrimi qė zhvillon forcat e shpirtit.

    - Tė kesh njė trup ėshtė kėrcėnimi i madh i shpirtit.

    - Nuk ishte hera e parė qė ndjeja se ata qė duan dhe ata qė kanė kėnaqsi nuk janė tė njėjtėt.

    - Ajo ėshtė si njė nga ato vende me tė cilat nuk guxojmė tė bėjmė aleanca sepse ndryshojnė shumė shpesh qeveri.

    - Ajo pėrdorte gjithmonė tonin dyshues pėr vendimet e pakthyeshme
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar daniel00 pėr postimin:

    Lulke (07-02-2015)

  15. #170
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    - E di qė duhet tė jetė gjithmonė njė fillim. Njė ēast preēiz nė tė cilin mundesh ende tė ndryshosh rrjedhėn e gjėrave. Njė udhėkryq nė tė cilin tė kthehesh me mendimin: Po tė kisha marrė rrugėn tjetėr ? Po tė kisha dėgjuar mendjen ndaj zemrės ? Unė nuk po e gjej, Dritė. Nuk di tė tė them se ku dhe kur filloi, sepse tashmė e kisha mbi vete.

    - Kam mėsuar se marrėdhėniet mė tė mira janė ato tė kthjellta si uji. Kur gjėrat e vėshtira thuhen me zė tė lartė, e humbin fuqinė e dėmit tė tyre.

    - Mos u shqetėso, mos ki frikė, unė do tė mbetem me ty. Brenda errėsirės.

    - Kur ishim fėmijė, gjithė problemet tona zgjidheshin nė mėnyrė magjike me njė ėmbėlsirė! Kishim frikė vetėm nga errėsira, jetonim me dritėn, ndiqnim ylberėt nėn shi duke vrapuar me kėmbėt zbathur deri sa na merrej fryma, e kur nuk e mbėrrinim dot, shiheshim me njėri tjetrin duke qeshur! Nesėr ėshtė njė ditė tjetėr e presim shiun e ardhshėm... Por, e nesėrmja pas sė nesėrmes, u rritėm, duke zbuluar qė ka gjėra qė janė mė tė frikshme se errėsira, dhe qė ylberi ishte vetėm ylberi.

    - Jam bija e njė peme tė madhe e tė fortė.
    Druri im do tė bėhet njė anije, por nuk ka as spirancė as flamur; vazhdoj tė lundroj duke kėrkuar hijet apo dritėn; pi erėrat dhe harroj portet.

    - E vėrteta ėshtė qė nuk dėshironte asnjė intimitet; ajo qė dėshironte ishte tė bisedonte. Intimiteti anon pėr tė sjellė heshtje...

    - Munden fjalėt tė kenė krahė? A munden tė na zėnė e tė na drejtojnė drejt njė bote tjetėr ? Mund tė na bėjnė tė dridhemi, siē bėjnė forcat e natyrės tė dridhet toka? A mund tė arrijnė tė hapin dhomat mė tė fshehta tė shpirtit tonė?
    Nuk e di nėse vetėm fjalėt mund tė arrijnė gjithė kėtė, por bashkė me zėrin njerėzor, po...

    - Do tė doja tė tė shkruaja njė letėr si dikur, t'i mbush ato fletė tė bardha nė njė ēast, plot me emocione, pėrshtypje, frikėra.
    Ti lexoje... mė kuptoje, njė kontakt aq i bukur i yni, ndjeshmėrie, me fjalė tė shkruara pėrgjysėm, dyshimet e tua, pasiguritė e mia.
    Do tė doja tė tė shkruaja tė fundit letėr, pėr tė provuar akoma atė rrahje zemre duke pritur pėrgjigjen tėnde.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •