Marc Levy
Tė shoh ndėrsa fle, Zot, sa e bukur je. Rrotullohesh pėrsėri nė kėtė natė tė fundit nė tė cilėn tė zėnė tė dridhura e unė tė shtrėngoj pranė, duke vendosur xhakoventon mbi ty.Do kisha dashur tė bėj tė njėjtėn gjė pėr ēdo dimėr tėndin.
Fytyra jote ėshtė e qetė, tė pėrkėdhel faqen dhe pėr herė tė parė tė ekzistencės sime, jam i trishtuar dhe i lumtur nė tė njėjtėn kohė.
Kur u takuam, nė secilin prej nesh kishte shumė gjėra tė paplota e tė parealizuara. E unė kur iki nė tė gdhirėn e mėngjesit duke u larguar pak e ngapak pėr tė pėrfituar deri nė fund nga ēdo ēast qė kaloj me ty. Do tė zhdukem pas kėsaj peme pėr t“iu dorėzuar arsyeve tė kėqia.
Kthehu, e dashura ime, nė atė shtėpi qė tė pėrshtatet aq shumė. Do tė kisha dashur tė prek muret e shtėpisė tėnde qė kanė shije kripe, tė shoh pėrtej dritareve tė tua mėngjeset qė zbardhin nė horizonte qė nuk i njoh, por qė i di se janė tė tuat.
Ke arritur tė bėsh tė pamundurėn, ke ndryshuar njė pjesė timen.
Do tė doja vetėm qė trupi yt tė mė mbulonte e tė mos shoh mė kurrė dritėn e botės pėrveēse nėpėr sytė e tu.
Atje ku ti nuk ekziston, nuk ekzistoj as unė. Duart tona sė bashku do tė bėnin njė tė vetme me dhjetė gishta, e jotja nė timen do tė bėhej e imja, aq sa, do tė pėrgjumesha kur tė mbylleshin sytė e tu.
Mos ji e trishtuar, askush nuk do tė mundet kurrė tė vjedhė kujtimet tona.
Tani mė mjafton tė mbyll qepallat qė tė tė shoh, tė ndal sė marri frymė qė tė ndjej aromėn tėnde, tė vendosem pėrballė erės qė tė jem frymėmarrja jote.
Tani dėgjo: kudo qė tė jem, do tė njoh tė qeshurėn tėnde, do tė shoh buzėqeshjen nė syte e tu, do tė dėgjoj zėrin tėnd.
Fakti i thjeshtė qė di se ti je diku nė kėtė tokė, do tė jetė nė ferrin e kėsaj jete, kėndi im i parajsės.
Krijoni Kontakt