Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 187
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Marc Levy

    Tė shoh ndėrsa fle, Zot, sa e bukur je. Rrotullohesh pėrsėri nė kėtė natė tė fundit nė tė cilėn tė zėnė tė dridhura e unė tė shtrėngoj pranė, duke vendosur xhakoventon mbi ty.Do kisha dashur tė bėj tė njėjtėn gjė pėr ēdo dimėr tėndin.
    Fytyra jote ėshtė e qetė, tė pėrkėdhel faqen dhe pėr herė tė parė tė ekzistencės sime, jam i trishtuar dhe i lumtur nė tė njėjtėn kohė.
    Kur u takuam, nė secilin prej nesh kishte shumė gjėra tė paplota e tė parealizuara. E unė kur iki nė tė gdhirėn e mėngjesit duke u larguar pak e ngapak pėr tė pėrfituar deri nė fund nga ēdo ēast qė kaloj me ty. Do tė zhdukem pas kėsaj peme pėr t“iu dorėzuar arsyeve tė kėqia.
    Kthehu, e dashura ime, nė atė shtėpi qė tė pėrshtatet aq shumė. Do tė kisha dashur tė prek muret e shtėpisė tėnde qė kanė shije kripe, tė shoh pėrtej dritareve tė tua mėngjeset qė zbardhin nė horizonte qė nuk i njoh, por qė i di se janė tė tuat.
    Ke arritur tė bėsh tė pamundurėn, ke ndryshuar njė pjesė timen.
    Do tė doja vetėm qė trupi yt tė mė mbulonte e tė mos shoh mė kurrė dritėn e botės pėrveēse nėpėr sytė e tu.
    Atje ku ti nuk ekziston, nuk ekzistoj as unė. Duart tona sė bashku do tė bėnin njė tė vetme me dhjetė gishta, e jotja nė timen do tė bėhej e imja, aq sa, do tė pėrgjumesha kur tė mbylleshin sytė e tu.
    Mos ji e trishtuar, askush nuk do tė mundet kurrė tė vjedhė kujtimet tona.
    Tani mė mjafton tė mbyll qepallat qė tė tė shoh, tė ndal sė marri frymė qė tė ndjej aromėn tėnde, tė vendosem pėrballė erės qė tė jem frymėmarrja jote.
    Tani dėgjo: kudo qė tė jem, do tė njoh tė qeshurėn tėnde, do tė shoh buzėqeshjen nė syte e tu, do tė dėgjoj zėrin tėnd.
    Fakti i thjeshtė qė di se ti je diku nė kėtė tokė, do tė jetė nė ferrin e kėsaj jete, kėndi im i parajsės.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Pėrshtatem mė ēdo gjė; me kalimin e kohės kam filluar tė mendoj tė jem "e fortė", qė ėshtė njė fjalė e ēuditshme nėse e imagjinon mbi fytyrėn time, por vėrtetė: me kohėn kam filluar tė mbahem si mė rezistente ndaj pėrplasjeve se sa mė kishin mėsuar dy apo tre njerėz nė tė shkuarėn.
    Por.
    Por ėshtė diēka ndaj sė cilės nuk arrij tė mėsohem e t'i dorėzohem, diēka qė vėrtetė nuk di si ta pėrballoj: pasiguria. Agonia e ngadaltė e mosdijes. Ose qė tė dish pėrgjysėm. Ose qė tė dish ngaqė ke dėgjuar tė tjerėt tė thonė, gabimisht. Qė duhet tė presėsh, sepse edhe nėse bėj pyetje, pėr momentin nuk ekzistojnė pėrgjigje e kėshtu do tė jetė edhe pėr ca kohėra tė tjera qė do tė vijnė. Pasiguria mė shkatėrron mė shumė se dhimbja, mė shumė se e keqja; mė pėrfshin, merr kontrollin tek unė e nuk lė hapėsirė pėr asgjė tjetėr. Vjedh nuancat e mia, rezistencėn time, dashurinė time e mė lė indiferente pėrpara jetės time. Ėshtė absurde tė mendosh qė atėherė pėr mua ka rėndėsi vetėm ēfarė nuk di, ēfarė nuk mund tė di. Mbase. Ende.
    Pėr atė qė di, pėr atė qė kam, pėr atė qė mė mbetet nuk mė bėhet vonė fare, ndonjėherė, e nuk ekziston trishtim mė kėmbėngulės se ky.
    Pėr mua.

    x
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Uilliam Shekspir - Do tė mėsosh

    Pas njėfarė kohe do tė mėsosh ndryshimin ndėrmjet tė japėsh dorėn dhe tė ndihmosh njė shpirt tė brengosur…
    Do tė mėsosh qė tė duash nuk do tė thotė tė mbėshtetesh dhe qė shoqėri jo gjithmonė do tė thotė siguri. Do tė fillosh tė mėsosh se puthjet nuk janė kontrata, as pėrkujtime, as premtime…
    Do tė nisėsh tė pranosh disfatat e tua me kokėn lart, ngritur, duke parė drejt pėrpara teje, me gėzimin e njė tė rrituri dhe me trishtimin e njė fėmije.
    Do tė zbulosh se shumė herė vetėm sa i kalojmė pranė njerėzve qė kanė rėndėsi mė tepėr, e megjithatė duhet tu themi gjithmonė qė i duam, qė gjithėsesi tė ishim tė sigurt nėse do tė ishte hera e fundit qė i shohim.
    Do tė mėsosh se miqėsitė e vėrteta shkojnė duke u forcuar pavarsisht distancave, qė nuk ka rėndėsi se ēfarė ke, por kė ke nė jetė… Do tė zbulosh se miqtė e vėrtetė janė familja qė ne kemi zgjedhur.
    Do tė shohėsh qė kėrkon shumė kohė qė tė arrish tė jesh personi qė duam tė jemi e qė koha ėshtė e shkurtėr. Do tė mėsosh se nuk ka rėndėsi ku ke arritur, por ku je drejtuar… dhe… nėse nuk e di, ēdo lloj vendi ka dobinė e vet.
    Do tė mėsosh se nėse nuk kontrollon gjestet e tua, ato do tė kontrollojnė dhe qė tė jesh elastike nuk do tė thotė tė jesh e dobėt apo tė mos kesh pėrgjegjėsi, sepse nuk ka rėndėsi sa delikate apo e brishtė tė jetė njė situatė, pėrherė ekzistojnė dy anė. Do tė mėsosh se heronjtė janė njerėzit qė bėnė atė qė duhej duke u pėrballur me pasojat.

    Do tė mėsosh se durimi kėrkon shumė pėrvojė… Do tė zbulosh se nė ca raste personi qė ti pret qė do mund tė tė shkelė me kėmbė ndėrsa bie, mbase mund tė jetė nga tė paktėt qė tė ndihmojnė tė ngrihesh.
    Tė rritesh ka tė bėjė mė tepėr se sa ke mėsuar me eksperiencat se sa me vitet qė ke jetuar.
    Do tė mėsosh se ka brenda teje nga vendi yt shumė mė tepėr nga ēfarė supozon…

    Do tė mėsosh se me tė njėjtėn rreptėsi me tė cilėn gjykon , do tė jesh gjykuar edhe ti, e qė nė njė moment tė caktuar edhe dėnuar.
    Do tė mėsosh se nuk ka rėndėsi se nė sa copa zemra jote ėshtė coptuar, bota nuk ndalet sepse tė duhet ta ngjitesh…
    Do tė mėsosh se koha nuk ėshtė diēka qė mund tė rikthehet, ndaj duhet ta kultivosh kopshtin tėnd dhe tė zbukurosh shpirtin tėnd sesa tė presėsh dikė qė tė tė sjellė lule.
    Do tė mėsosh se kur ndjen zemėrim, ke tė drejtėn ta kesh por kjo nuk tė jep tė drejtėn tė jesh e pamėshirshme.
    Do tė zbulosh se vetėm pse dikush nuk tė do nė botėn qė do tė doje, nuk do tė thotė se nuk tė do me gjithēka qė mundet, ashtu siē ka njerėz qė na duan por nuk dinė si ta tregojnė, ėshtė gjithmonė e mjaftueshme tė jesh falur nga dikush, ndonjėherė duhet tė mėsosh tė falėsh veten tėnde.
    Do tė mėsosh se nuk duhet tė ndėrrojmė miqtė nėse jemi tė gatshėm tė pranojmė qė miqtė tė ndryshojnė.Do tė kuptosh se do tė mund tė kalosh momente tė bukura me mikun tėnd mė tė mirė duke bėrė ēdo lloj gjėje apo asgjė, vetėm pėr kėnaqsinė qė tė kalosh ēaste nė shoqėrinė e tij…
    Do tė zbulosh se janė tė nevojshėm vite pėr tė ndėrtuar besimin e vetėm pak sekonda pėr ta shkatėrruar e qė madje edhe ti mund tė bėsh gjėra pėr tė cilat mund tė pendohesh gjatė pjesės sė mbetur tė jetės tėnde.
    Do tė mėsosh se rrethanat dhe ambjenti qė na rrethon kanė ndikim mbi ne, por ne jemi tė vetmit pėrgjegjės pėr ato qė bėjmė.
    Do tė fillosh tė mėsosh qė nuk duhet tė krahasohemi me ekstremet, pėrveēse kur duam t’i imitojmė pėr t’u pėrmirsuar.
    Do tė mėsosh tė ndėrtosh gjithė udhėt e tua, sepse terreni i sė nesėrmes ėshtė i pasigurtė pėr planet dhe e ardhmja ka zakonin tė bjerė nė zbrazėtirė.

    Pas njėfarė kohe do tė mėsosh se dielli djeg pa iu ekspozuar shumė…
    Do tė pranosh, pėrveē tė tjerash, qė njerėzit e mirė ndonjėherė do mund tė tė lėndojnė e do duhet t’i falėsh…
    Do tė mėsosh qė e folura mund tė lehtėsojė dhimbjet e shpirtit.
    Atėherė do tė dish vėrtetė tė mund tė durosh, qė je e fortė e qė do mund tė shkosh shumė mė larg se sa ēfarė kishe menduar kur besoje se nuk do t’ja arrije. E qė vėrtetė jeta vlen kur gjendet vlera dhe kurajoja pėr ta pėrballur.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Fėmija i Hėnės

    Budalla ėshtė ai qė nuk kupton
    Legjendėn qė thotė
    Se njė grua cigane
    Iu pėrgjėrua hėnės deri nė agim
    Duke qarė ajo iu lut
    Qė kur tė zbardhte dita
    Tė martohej me njė burrė
    “Ti do tė kesh burrin tėnd zeshkan”
    Qė nga qielli iu pėrgjigj Hėna,
    “Por nė shkėmbim dua
    Fėmijėn e parė
    Qė do t’i lindėsh atij”
    Qė t’ia jepte Hėnės si sakrificė
    Qė Hėna tė mos mbetej vetėm
    Nuk do ta donte shumė e ėma gjithėsesi

    Refren
    O Hėnė, ti do tė jesh nėnė
    E ti nuk gjen askėnd qė tė plotėsojė
    Dėshirėn tėnde pėr ty
    Mė thuaj, Hėnė e argjendtė,
    Ti qė nuk ke krahė
    Si do ta pėrkundėsh fėmijėn
    Fėmijėn e Hėnės

    Nga njė baba ngjyrė kanelle lindi njė fėmijė
    I bardhė si barku i njė nuselale
    Me sytė gri
    Nė vend tė ngjyrės sė ullinjtė
    Bir albino i Hėnės
    “Mallkuar qoftė ngjyra e tij
    Ėshtė fėmija e njė tė bardhi
    Dhe unė nuk do tė hesht”

    Refren
    O Hėnė, ti do tė jesh nėnė
    E ti nuk gjen askėnd qė tė plotėsojė
    Dėshirėn tėnde pėr ty
    Mė thuaj, Hėnė e argjendtė,
    Ti qė nuk ke krahė
    Si do ta pėrkundėsh fėmijėn
    Fėmijėn e Hėnės

    Cigani, duke besuar se ishte turpėruar
    Me thikė nė dorė shkoi tė gjente gruan
    “I kujt ėshtė fėmija?
    Jam i sigurtė qė mė ke tradhėtuar”
    Dhe e plagosi pėr vdekje
    Pastaj ai u ngjit nė mal
    Me fėmijėn nė krahė
    Dhe atje e la

    Refren
    O Hėnė, ti do tė jesh nėnė
    E ti nuk gjen askėnd qė tė plotėsojė
    Dėshirėn tėnde pėr ty
    Mė thuaj, Hėnė e argjendtė,
    Ti qė nuk ke krahė
    Si do ta pėrkundėsh fėmijėn
    Fėmijėn e Hėnės

    Dhe netėt qė fėmija luan e buzėqesh
    Prej gėzimi edhe Hėna rrumbullakoset
    Dhe kur fėmija qan
    Ajo zvogėlohet pėr t’i bėrė
    Njė djep drite
    Dhe kur fėmija qan
    Ajo zvogėlohet pėr t’i bėrė
    Njė djep drite
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 16-11-2014 mė 21:32
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Nina George

    Dhimbja mė ka treguar se ēfarė ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme.
    Dhimbja funksionon kėshtu: tė shoqėron qė nga fillimi. Tė zgjon.
    Qėndron gjithė ditėn me ty, deri nė darkė, e nuk tė lė tė flesh rehat. Tė shtrydh e tė trondit. Por edhe tė ngroh.
    Herėt a vonė largohet, por nuk largohet kurrė pėrgjithmonė.
    Lė pėrherė gjurmė. E mė nė fund... kuptova papritur se ēfarė ėshtė e rėndėsishme nė jetėn time.
    Dhimbja ma zbuloi: dashuria ėshtė mė e rėndėsishmja.

    ..............

    E ndėrsa ajo gjen strehė nė botėn e saj, ku mbetet pjesa tjetėr e botės ?

    .............

    Gamberale

    E mė pas erdhi ai mėngjes. Kur nė mėnyrė misterioze ndjeva qė nuk dhimbte aq shumė ku mė parė nuk duroja. Ose qė mbase, tanimė isha mėsuar me atė dhimbje e qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, mund tė ecja pėrpara.

    .............

    Ndėrmjet natės qė mbaron
    dhe fillimit tė ditės
    zemra ime ka urgjencė
    prej nostalgjisė tėnde

    ..............

    Febraro

    Kur bie shi, ndaj me ty ēadrėn, nėse nuk kam ēadėr, atėherė ndaj shiun...

    ............

    Lumturia ėshtė si njė flutur, nėse e ndjek, nuk arrin kurrė ta kapėsh, por nėse qėndron e qetė, mundet qė mbase tė ulet e tė qėndrojė mbi ty.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Nuk mė pėlqen tė pėrdor fjalė tė komplikuara
    pėr tė shprehur njė ide
    Mendoj se jeta ėshtė vetė mjaft e komplikuar.
    Mė pėlqejnė gjėrat e thjeshta,
    mė pėlqen tė zgjas njė dorė
    dhe tė gjej pranė meje atė qė kam nevojė.
    Lumturia, ajo e vėrteta nuk duhet gjėmuar,
    e gjen pranė teje.
    Nuk shėrbejnė fraza tė artikuluara me nėnvizime
    mjafton njė "Tė dua shumė".
    Nuk kam nevojė pėr premtime tė mėdha,
    dua buzėqeshje, pėrqafime, tė qeshura e prani.

    .............

    Besoj se ndonjėherė do tė duhej
    Tė mos mendosh, por tė jetosh.
    Tė jetosh me ato buzėqeshje tė rastėsishme,
    me ato pėrqafime tė papritura.
    Tė jetosh me emocione tė vėrteta,
    nga atė qė tė shkojnė deri nė kocka
    e qė tė sjellin tė dridhura.
    Besoj se ndonjėherė do tė duhej
    tė ndaloje sė pyeturi "pėrse"
    e tė lėshosh veten pėr tė parė se ēfarė ndodh.

    ..............

    Serena Santorelli

    Dikush zgjedh pėr tė jetuar si mundet.
    Dikush tjetėr se si duhet.
    E pastaj ėshtė ajo qė zgjedh tė jetojė si beson.
    Po pėr kėtė duhet kurajo.

    ..............

    Njerėzit qė takon
    Janė si kėngėt nė radio.
    Pėr disa ngre volumin.
    Pėr tė tjerė ndėrron stacion.

    .............

    Cacace

    Tė thonė se ke njė karakter tė keq
    duke parė ato qė janė sjelljet e tua
    Pa ditur, se sjelljet
    nė ndryshim nga karakteri
    janė pasojė e mėnyrės qė tė trajtojnė.

    ................

    - A ke shkuar pėrtej puthjes ?

    - Po, e kam bėrė tė buzėqeshė.

    ................

    Del Grande

    Duhen "Cilėsi"...
    pėr tė dashur femrat e shėnuara nga e kaluara,
    ato me karakter tė fortė
    por me zemėr tepėr tė butė
    pavarėsisht gjithēkaje.
    Duhet jashtėzakonisht dashuri
    pėr tė shėruar plagėt,
    zhgėnjimet e mbi tė gjitha
    duhen shumė demostrime,
    me fjalėt ca lloj femrash nuk dinė ēfarė tė bėjnė
    Janė shumė tė matura
    kanė jetuar shumė
    sa nuk besojnė mė ēfarė dėgjojnė,
    por ēfarė je nė gjendje tė bėsh pėr ato.

    ..............

    Del Grande

    Femrat e forta janė si uruganė.
    Bėhen tė papėrballueshme, gati tė paarritshme.
    Nuk ndalen pėrpara asgjėje.
    Janė tė fshehta dhe dashurojnė gati duke e mbajtur sekret.
    Kanė vėshtrime tė sigurta dhe zemrėn plot me shenja tė vrarash.
    Buzėqeshin, por kapėrdijnė lot
    Ato, janė femrat qė bėjnė diferencėn
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Kur jeta tė jep njė mijė arsye pėr tu rrėzuar, ti ringrihu.
    Kur ditėt tė tė duken tė errėta e pa rrugėdalje, ti shpreso.
    Kur zhgėnjimet tė ulėrasin mė fort se ėndrrat, ti ndėrto.
    Kur rrudhat tė krijojnė brazda nė fytyrėn tėnde, ti buzėqesh.
    Kur tė ndjehesh vetėm, eja tė mė kėrkosh...
    Do tė flas se si tė ringrihesh, por ti bėj tė njėjtėn gjė me mua.

    ...............

    Kamy

    Vetėm muzika ėshtė nė lartėsinė e detit.

    .............

    Fiorillo

    Vetėm ajo qė ka thjeshtėsinė
    ėshtė nė gjėndje tė tė japė gjithēka.
    Pėrulsia ėshtė shenja dalluese e njė shpirti.

    ............

    Atėherė kur largohem
    duhet tė vish tė mė marrėsh
    Ėshtė kur jam e padurueshme
    Qė duhet tė mė pėrqafosh.
    Ėshtė kur mbyllem nė heshtjet e mia,
    qė duhet tė vish tė mė flasėsh me ėmbėlsi tė pafund.
    Ėshtė kur jam tmerrėsisht e pambrojtur,
    qė duhet tė mė mbash pėrdore
    tė mė shoqėrosh drejt teje.
    Sepse janė ato momente
    ato momente tė mallkuara nė tė cilat rrezikoj
    tė humbem e tė tė humb.

    ...............

    Donadei

    Njerėzit e veēantė nuk bien shumė nė sy
    por dėgjohen jashtėzakonisht shumė.

    .............

    Degas

    Njė femėr e bukur nuk ėshtė ajo qė ka bėrė gjoksin
    apo me buzė tė plota, ose me kėmbė tė gjata
    apo me forma qė bien nė sy, ose me sy tė bukur
    E bukur ėshtė femra e ndjeshme, e fortė e nė tė njėjtėn kohė delikate,
    ajo qė ėshtė e sprovuar nga jeta.
    Sepse ka tejkaluar vuajtjen, ka rėnė dhe ėshtė ringritur,
    dhe tani ėshtė njė person i vėrtetė, e fortė, e pėrulur dhe e sinqertė.
    E bukur ėshtė femra lotėt e sė cilės janė tė pėrbėrė
    nga 10% ujė e nga 90% ndjenjė.
    Dhe ėshtė njė femėr serioze, e lehtė dhe kurrė sipėrfaqsore, e urtė dhe gazmore,
    e sigurtė dhe dyshuese, e ditur dhe e etur pėr dituri.
    E bukur ėshtė femra qė ka difekte qė nuk i vė re,
    ato qė kanė rrudha qė shėnojnė njė jetė tė jetuar e tė vuajtur,
    me rrathėt nėn sy tė lėna nga netė pagjumėsie prej dashurisė sė thellė.
    E bukur ėshtė femra qė shkėlqen me dritėn e saj,
    me shikimin e shndritshėm dhe depėrtues,
    jo ajo qė vė nė dukje bukurinė e saj tė jashtme e tė pėrkohshme.
    E bukur ėshtė femra qė tė bėn tė ndjehesh mirė duke i qėndruar pranė,
    sepse "dėgjon" atė qė ėshtė brenda saj.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    D'Annunzio

    Shtrėngohu pas meje, braktisu tek unė, e sigurtė.
    Unė nuk do tė tė mungoj, e ti nuk do tė mė mungosh.
    Do tė gjejmė, do tė gjejmė tė vėrtetėn sekrete
    Mbi tė cilėn dashuria jonė do tė mund tė prehet pėrgjithmonė.
    e pandryshueshme.
    Mos u mbyll ndaj meje, mos vuaj e vetme,
    mos mė fshih mundimin tėnd!
    Mė flit, kur zemra tė fryhet nga vajtimi.
    Mė ler tė shpresoj qė unė mund tė tė ngushėlloj.
    Asgjė tė mos jetė heshtur mes nesh e asgjė tė mos jetė kyēur.
    Guxoj tė tė kujtoj paktin qė ti vetė ke vendosur.
    Mė flit e do tė tė pėrgjigjem gjithmonė pa tė gėnjyer.
    Mė ler qė tė ndihmoj, pėrderisa prej teje mė vjen aq shumė mirėsi!

    .............

    Fiorillo

    E pamundura
    ėshtė njė kufi
    i mendjes.
    Jo i shpirtit
    dhe as
    i zemrės.

    ..............

    Del Grande

    Njerėzit e bukur mbeten nė zemėr.
    Pjesa tjetėr janė vetėm tė njohur.

    .............

    Serena Santorelli

    Janė kėshtu, e di, njerėzit e ndjeshėm. Ndjejnė dyfish, ndjejnė mė shpejt. Sepse, saktėsisht njė hap mė pėrpara trupit, ecėn shpirti i tyre.

    .............

    M. Presta

    Pa paralajmėrim, e desha. Ca herė, mjafton tė shpėrqėndrohesh njė ēast dhe zemra merr vendime tė pavarura, pa pyetur pėr qėllimet e tua.

    ..............

    Herėt a vonė do tė ndodhė qė tė rrėzohesh.

    Prite kėtė. Pranoje.
    Je vetėm njė qėnie njerėzore.
    Ēdo gjė shkon mirė.

    Fale veten.

    ..............

    Tė ndodhė ēfarė tė ndodhė, ditėt e kėqija kalojnė identik si ditėt e tjera.

    .............

    Fabio Volo

    E dua femrėn, e kam dashur gjithmonė. Si mund tė mos e duash? Sepse femra ėshtė e bukur. Tė bukura konturet, duart e saj, lėkura, fijet e ngatėrruara tė mendimeve tė saj.
    Tė bukur parfumet e ngjyrosur tė dėshirave tė saj. Si frikėrat, turbullirat e saj. E dua bukurinė e gjesteve. E dua se si i than lotėt me duar dhe buzėqeshjen e beftė qė bėn pasi ka qarė si fėmijė. Rreze e papritur drite. E dua. Pa tė do tė kisha ikur. Pa tė nuk do tė isha kthyer mė kurrė.

    .............

    Fabio Volo

    Nuk ka rėndėsi sa ke vuajtur. Do tė dashurohesh sėrisht. Do tė jetė mė bukur se mė parė. E do tė jetė mė e frikshme se kurrė.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Kur dikush ėshtė e bukur,
    vjedh shikimin.
    Kur dikush ėshtė e thjeshtė
    tė pushton zemrėn.
    Kur dikush ėshtė e dashur
    ēliron mallėngjime.
    Kur dikush ėshtė e sinqertė
    frymėzon besim.
    Kur dikush tė emocionon,
    ka hyrė tashmė nė zemėr.

    Agostino Degas

    Mė pėlqejnė njerėzit autentik dhe spontan.
    Ata qė nuk bėjnė kurrė gjė pėr llogari.
    Por gjithēka me zemėr.

    Pėrfundon gjithmonė kėshtu, i premton vetes qė nuk do tė varesh mė prej askujt dhe pėrfundon duke i dedikuar gjithė kėngėt, frazat dhe gjėrat e bukura qė sheh kudo.

    Nelli

    A e di, njė ditė do tė jesh e lumtur
    Dhe do tė shohėsh pas.
    Gati nuk do ta besosh duke kuptuar
    se sa miliona gjėra
    qė mendoje se ishin tė pakalueshme
    tani tė bėjnė qė tė buzėqeshėsh.
    E pra, arrite tė ecėsh pėrpara,
    me dinjitet luftove,
    ke qarė gati krenare edhe pėr lotėt.
    Ke tejkaluar pragje, shembur mure
    shėruar plagė, dhe ja ku je sot,
    duke parė gjithė kėto pas teje
    me njė buzėqeshje tė shkėlqyer.

    Ephron

    Dy njerėz nėse janė bėrė
    pėr njėri tjetrin
    Do tė pėrfundojnė duke u gjetur
    pėrkundėr distancave,
    kohės
    dhe madje rrethanave.

    Thėnie indiane

    Njė mbrėmje njė shef i moshuar indian i tregoi nipit betejėn qė ndodh brenda njeriut.
    I thotė: "Biri im, beteja ėshtė ndėrmjet dy ujqish qė jetojnė brenda nesh.
    Njėri ėshtė pakėnaqsia, frika, shqetėsimi, xhelozia, hidhėrimi, keqardhja pėr veten, zemėrimi, inferioriteti.
    Tjetri ėshtė lumturia, dashuria, shpresa, harmonia, mirėsjellja, zemėrgjerėsia, vėrtetėsia, dhembshuria."
    ... Vogėlushi mendoi pak dhe e pyeti: " Cili ujk fiton?"
    I moshuari i pėrgjigjet thjesht: " Ai tė cilit i jep pėr tė ngrėnė"

    Mikelanxhelo Da Piza

    Pėr tė jetuar nė gėnjeshtra
    duhet tė kesh njė kujtesė tė fortė
    Pėr tė jetuar nė tė vėrtetėn
    tė duhet njė karakter i fortė.

    "Unė nuk dua tė detyroj askėnd qė tė rrijė.
    Nuk dua tė jem njė rrjetė, nuk dua tė mbaj.
    Preferoj tė jem breg, vendi ku ja vlen gjithmonė tė kthehesh.
    Sepse nuk mund ta mbyllėsh nė shishe detin, mundet vetėm ta duash."

    Fabio Volo

    Nuk ka pėrralla,
    Nuk ka heronj
    apo bėma tė mėdha,
    ėshtė vendosmėria
    e njerėzve tė thjeshtė
    qė nuk dorėzohen kurrė.

    Tamaro

    Shumė thonė se nė dashuri fiton ai qė ikėn, tė tjerė thonė se fiton ai qė pret, unė them qė nė dashuri thjesht fiton ai qė dashuron. Edhe nėse nuk i kthehet dashuria ėshtė prapėseprapė fitues, sepse tė duash ėshtė gjėja mė fisnike qė njeriu mund tė bėjė.

    Chiantese

    Dashuri ėshtė kur s'do t'ia dish pėr tė ftohtin pėr tė pasur dhjetė minuta nga buzėqeshja e saj. Ėshtė kur do tė doje tė pėrpije trishtimet e saj mė tė thella pėr tė mundur ta lirosh nga pesha e kujtimeve. Dashuri ėshtė kur tė mungon pamasė dhe e vetmja gjė pėr tė bėrė ėshtė qė tė marrėsh frymė fort pėr ta ndjerė nga thellėsia e zemrės.

    Anna Mary

    E mė pas, vjen dikush nė majė tė gishtave qė fillon tė tė bėjė tė flasėsh tė buzėqeshėsh, e tė kuptosh qė nuk ka asgjė tė gabuar nė tė qėnit e sinqertė e nė ca edhe pak naive, se je e veēantė pikėrisht ashtu siē je.
    Atėherė i rikthehesh asaj qė tė kishte sjellė aq shumė dhimbje e kupton se ėshtė duke u venitur, qė zemėrimi ka ikur, qė zhgėnjimi nuk ėshtė mė, je e lirė, e lirė nga ajo peshė qė kishe nė zemėr, e lirė pėr tė shikuar pėrpara. E shkuara ka mbetur pas nė tė shkruarėn e nuk do tė kthehet mė, e nuk do tė sjellė mė dhimbje, sepse nuk e ka mė portėn e hapur pėr tė arritur tek zemra jote.

    Erdhi indiferenca e bashkė me tė... liria.

    Kush dashuron ka durim, ėshtė e vėrtetė,
    por ndonjėherė durimi
    nuk ėshtė ai qė duhet.
    Ndonjėherė duhet kurajoja
    pėr tė thėnė mjaft,
    me ėmbėlsi, por mjaft.

    " Mbaj mend, njerėzit janė shumė krenarė pėr tė pranuar gabimet e tyre.
    E pėr kėtė, ēfarėdo qė tė ndodhė, do tė tė thonė gjithmonė qė faji ishte i yti :
    Do tė ta pėrsėrisin aq shumė herė, sa do tė pėrfundosh duke menduar qė mbase ėshtė vėrtetė ashtu."

    Njė dorė qė tė ndihmon tė ngrihesh kur je rrėzuar ėshtė shumė mė e rėndėsishme se njė mijė duar qė tė pėrqafojnė kur je nė kėmbė.

    Kur njė femėr tė pėrgjigjet "Do tė kalojė.." mos i bėj pyetje. Pėrqafoje fort pas vetes, sepse nė atė moment po tė thotė qė po vuan.

    Daisaku Ikeda

    Kur vuan
    mund tė tė duket se kjo vuajtje
    zgjat pėrgjithmonė.
    Por, ji e sigurtė, nuk do tė jetė kėshtu.
    Dimri transformohet gjithmonė nė pranverė.
    Asnjė dimėr nuk zgjat pėrgjithmonė.

    Gibran

    Tė gjithė duan lumturinė,
    askush nuk do dhimbjen,
    por nuk mund tė bėsh njė ylber,
    pa pak shi.

    Luna Del Grande

    E dashur jetė, tė dedikoj ditėt e mia mė tė vėshtira dhe ėndrrat e mia mė tė bukura.
    Tė kėrkoj vetėm tė mė japėsh gjithmonė forcėn qė mė kundėrveēon dhe kurajon pėr tė pėrballuar gjithēka.

    Del Grande

    E vėrteta ėshtė nė gojėt e tė shumtėve
    por nė zemrėn e tė paktėve.
    Gjithėsekush tregon atė qė do,
    por mbi tė gjitha atė qė i leverdis.
    Ti dėgjo zemrėn,
    pėr pjesėn tjetėr merret jeta.

    Styles

    Askush nuk vė re trishtimin tėnd,
    askush nuk vė re lotėt e tu,
    askush nuk vė re dhimbjen tėnde,
    por tė gjithė vėnė re gabimet e tua.

    Nėnė Tereza

    Ka qė besojnė se ēdo gjė u takon,
    por nuk i takon asgjė askujt,
    gjėrat fitohen
    me ėmbėlsi e pėrulje.

    De Pascalis

    Njerėzit e ndjeshėm janė ashtu.
    Njė herė nė fund tė gropės,
    njė herė nė majė tė malit.
    Po ēfarė emocionesh!

    Paes

    Ėshtė bukur tė jesh nė mendimet e dikujt,
    por tė jesh mendimi i saj ėshtė mrekullisht e papėrshkrueshme

    Lo Presti

    E di pse ndonjėherė mbetemi tė zhgėnjyer ?
    Sepse besojmė se tė tjerėt
    janė tė gatshėm tė bėjnė
    atė qė do tė bėnim pėr ta.

    I adhuroj ata njerėz qė njohin
    kuptimin e "distancės",
    asnjėherė shumė afėr, asnjėherė shumė larg,
    por gati tė tė gjenden nė momente tė vėshtira.

    Brus Li

    Mos u lut pėr njė jetė tė lehtė...
    Lutu qė tė kesh forcėn tė pėrballosh njė jetė tė vėshtirė.

    Hygo

    Ndėrroji opinionet
    por ruaj principet e tua.
    Ndėrroji gjethet
    por ruaji tė padėmtuara rrėnjėt e tua.

    O. Fallaci

    Asgjė nuk lėndon, helmon, sėmur sa zhgėnjimi. Sepse zhgėnjimi ėshtė njė dhimbje qė vjen gjithmonė nga njė shpresė e shuar, njė disfatė qė lind gjithmonė nga njė besim i tradhėtuar, domethėnė nga mohimi prej dikujt nė tė cilin besonim.

    Curnetta

    Njerėzit e ndjeshėm janė tė fjalėve tė pakta,
    por shpirti i tyre flet nė mėnyrė tė vazhdueshme.
    Dhe e bėn pėrmes gjesteve, shikimeve...
    Dhe heshtjeve.

    Curnetta

    Ji optimiste.
    Mund tė tė rrėnojnė ditė e muaj,
    por nuk do tė arrijnė tė tė shkatėrrojnė jetėn.

    Littleword

    Bukuria e njė femre
    matet nga ėmbėlsia
    dhe nga ajo sasi qetėsie
    qė pėrēohet nė gjestet nė lėvizjet.
    Njė femėr ėshtė e bukur pėr virtytin,
    jo pėr tė jashmen.

    Pistoia

    Pėrpara se ta shohėsh nė qiell,
    diellin,
    bėje tė lindė brenda teje.

    Merini

    Kisha uri pėr gjėra tė vėrteta,
    tė natyrshme, qė prej krijimit;
    Kisha uri pėr dashuri.
    A do ta kishin kuptuar ndonjėherė tė tjerėt ?

    Ndonjėherė njė dhimbje i lidh dy njerėz shumė mė tepėr se sa mund ta bėjė njė lumturi.

    Vapzarov

    Nė ėndrrat e tua do tė vij herė pas here
    mik i papritur, i ardhur nga larg.
    Nė rrugė, jashtė, mos mė ler,
    mos e blloko derėn.
    Do tė hyj nė heshtje, butėsisht do tė ulem,
    do tė fiksoj vėshtrimin nė errėsirė pėr tė tė parė.
    Kur tė jem ngopur duke tė shikuar,
    do tė jap njė puthje e do tė iki.

    Flaubert

    Ēfarė do njė femėr,
    me tė vėrtetė
    ėshtė qė tė gjejė njė mashkull
    qė ti tregojė se meshkujt
    nuk janė tė gjithė njėlloj.

    Bukowski

    Shpirti i lirė ėshtė i rrallė,
    por kur e takon
    e njeh:
    mbi tė gjitha sepse
    provon njė ndjesi mirėqėnieje
    kur i qėndron pranė.

    Arrij qė me njė gisht tė prek njė re.
    Megjithėse e di qė ėshtė larg me kilometra... por mė pėlqen tė jem nė lartėsinė e fantazisė time.

    Pavese

    Ti do tė jesh e dashur ditėn qė do tė mund tė tregosh dobėsinė tėnde pa e pėrdorur tjetri qė tė tregojė forcėn e tij.

    Emily Dickinson

    Kam frikė njė burrė fjalėpak
    kam frikė njė burrė qė hesht
    diplomatit mund t'ia kaloj,
    llafazanin mund ta pėrmbaj,
    por atė qė peshon ndėrsa tė tjerėt
    harxhojnė ēdo gjė qė kanė,
    kėtij burri i ruhem
    kam frikė se ai do tė jetė i madh.

    Littleword

    Kam nevojė pėr durim,
    qė tė transformohet nė shpresė,
    qė tė bėhet forcė.

    Tangorra

    E nėse dielli mund t'i japė qiellit
    ylberin e tij mė tė bukur
    vetėm pas njė shtrėngate,
    edhe jeta, mbase,
    na keqtrajton pak
    qė tė mundet tė na ofrojė
    diēka tė ēmuar.

    Njė njeri i menēur u ul nė mes njė grupi njerėzish dhe tha njė barsaletė.
    Tė gjithė qeshėn si tė ēmendur.
    Pas njė momenti, ai tha tė njėjtėn barsaletė pėrsėri.
    Kėtė herė mė pak njerėz qeshėn.
    Ai e tha prapė dhe e pėrsėrit disa herė tė njėjtėn barsaletė.
    Kur nuk mbeti mė asnjė e qeshur nė turmė, ai buzėqeshi dhe tha:
    Ju nuk mund tė qeshni me tė njėjtėn barsaletė duke e pėrsėritur por pse ju vazhdoni tė qani pėr tė njėjtėn gjė sėrisht e sėrisht ?

    I dua njerėzit qė mbahen mirė edhe kur rrinė vetėm. Janė ata, qė nėse tė kėrkojnė, ėshtė sepse tė duan vėrtetė.

    D'avenia

    Ka dy lloj mundimesh nė jetė:
    Pasoja e kurajos sė tepruar.
    Pendesa prej frikės sė madhe.

    Nė martesa, tė moshuar mė japin gjithmonė njė tė rrahur shpatullave duke mė thėnė : "Rradhės tjetėr do jesh ti"
    Kam filluar tė bėj tė njėjtėn gjė me ta nėpėr funerale.

    Zevin

    E mė pas, shumė ngadalė, harron. Njerėzit, ata qė dukeshin tė pashlyeshėm fashiten pak nga pak.
    Harron. I harron tė gjithė. Madje edhe ata qė thoje se i doje apo ata qė thoje se i doje vėrtetė.
    Janė tė fundit qė zhduken.
    E atėherė kur tė kesh harruar mjaftueshėm, mund tė duash dikė tjetėr.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Njė ndjenjė bėhet e fortė vetėm kur ka sinqeritet tė ndėrsjelltė.

    Nuk duhet tė mbrosh apo tė shpjegosh vendimet e tua askujt.
    Ėshtė jeta jote, jetoje pa shfajėsime.

    Gjėrat mė tė bukura lindin papritur.
    Ėshtė e kotė tė mallkosh veten, tė programosh dashurinė, ditėt, gjėrat pėr tė bėrė.
    Gjėrat mė tė bukura tė godasin atėherė kur e pret mė pak.

    Askush nuk mund tė ta japė. Forcėn qė tė lėnė gjėrat tė shkojnė, forcėn pėr tė harruar, forcėn pėr tė jetuar, pėr tė vazhduar sė luftuari, forcėn pėr tė buzėqeshur edhe kur nuk ke dėshirė ta bėsh, edhe kur dikush do tė dojė tė ta marrė.
    Fitoje betejėn tėnde por jo mbi tė tjerėt, mbi veten tėnde, betejėn e jetės tėnde.
    Gjeje diellin brenda teje, nė mėnyrė qė tė mundet tė shkėlqejė ēdo herė qė shiu do tė dojė tė lagė buzėqeshjen tėnde.

    Privitera

    Ndihet shumė mė fort
    njė dhimbje e lėnė
    nė heshtje.

    S.Lion

    Ēfarė mendojnė tė tjerėt pėr mua nuk ka rėndėsi... prapėseprapė rruga qė do tė bėj do tė jetė e njėjta...
    e imja.

    "Njerėzit qė mendojnė se gjėja mė e keqe ėshtė tė humbėsh njė person qė e do shumė. E kanė gabim.
    Gjėja mė e keqe ėshtė tė humbėsh vetveten ndėrsa do shumė dikė tjetėr."

    "Mos ndalo kurrė sė arrituri ėndrrat e tua prej dikujt, kurrė. Nėse e bėn, herėt a vonė do tė pendohesh."

    Pėrpara se tė flesh, 91% e mendjes tėnde fillon tė imagjinojė gjėra qė do tė doje tė ndodhnin...

    Nėse tė jesh e brishtė do tė thotė tė jesh e aftė qė tė vuash... atėherė do tė ruaj brishtėsinė time... sepse nuk kam frikė tė tregoj qė kam dobėsi... nuk kam frikė tė kėrkoj ndihmė kur nuk ja arrij me forcat e mia... e nuk kam frikė tė pranoj qė jo gjithmonė jam e fortė, qė ka momente jashtėzakonisht tė pakėndshme, momente trishtimi, momente dėshpėrimi... Unė nuk kam frikė tė tregohem vetvetja nė njė botė tė shumė maskave e pak fytyrave... e nėse rrezikoj tė vuaj se tregoj fytyrėn time tė vėrtetė... nuk dua t'ja di... sepse unė e rrėfej qė jam e brishtė... e nga brishtėsia time, do tė di tė gjej forcė...

    Merini

    Ka momente vetmie qė bien papritur si njė mallkim, mu nė mes tė ditės. Janė momentet nė tė cilat shpirti nuk vibron mė.

    Santorelli

    Ka meshkuj qė e kanė aq tė lodhshme qė tė dashurojnė. Nuk dinė se nga t'ja fillojnė e nėse pėrballen me diēka tė madhe, me vėshtirėsi arrijnė tė kujdesen.
    Kur i ndesh nė jetė, mos ki iluzione pėr tė mundur t'i ndryshosh. Me ty do tė njohin kuptimin mė tė thellė tė dashurisė, por nuk do tė jenė kurrė aq kurajoz sa tė qėndrojnė.

    Do tė ndryshosh... ėshtė jeta qė tė detyron ta bėsh, pak zhgėnjimet, pak falsiteti i personave qė nuk prisje. Kjo ėshtė jeta... me kalimin e kohės kuptohen shumė gjėra.

    Montalcini

    Nė fund tė fundit,
    mos i kini frikė momentet e vėshtira.
    Mė e mira nis prej aty.

    Marinoff

    Ėshtė e rėndėsishme mos tė qėndrosh shumė, nė tė shkuarėn apo nė tė ardhmen, sepse vetėm sa e errėsojnė tė tashmen, me tė cilėn sido qė tė jetė duhet tė pėrballesh.

    Ndershmėrisht nuk kam nevojė atė qė sheh tė mirėn tek unė. Kam nevojė dikė qė sheh edhe tė kėqijat e prapė do tė donte...

    Nėse Zoti e mbyll njė derė, mjaft godite mbi tė! Ēfarėdo qė latė pas, nuk ishte pėr ju. Konsidero faktin qė mbase Ai e mbylli atė derė sepse tė vlerėsonte mė shumė.

    Kur dikush kujdeset pėr ju, bėn njė pėrpjekje, jo tė nxjerrė njė shfajėsim.

    Vetėbesim nuk ėshtė:
    "Ata do tė mė pėlqejnė"
    Vetėbesim ėshtė :
    "Do tė jem shumė mirė nėse nuk mė pėlqejnė."

    Koepke

    Fakti qė je nė vėshtirėsi nuk tė bėn njė barrė. Nuk tė bėn tė padashur apo tė padėshiruar apo qė nuk meriton vėmendje. Nuk tė bėn tė tepruar apo shumė tė ndjeshme apo shumė kėrkuese. Tė bėn njerėzore. Ēdokush kalon vėshtirėsi. Tė gjithė kanė vėshtirėsi tė pėrshtaten, dhe ndonjėherė rrėzohen.
    Gjatė kėtyre kohėve nuk jemi tė kollajtė pėr tu duruar - dhe kjo ėshtė normale. Askush nuk ėshtė i kollajtė njėqind pėrqind tė kohės. Po, mund tė jesh ndonjėherė e pakėndshme apo e vėshtirė. Po, mund tė bėsh apo tė thuash gjėra qė i bėjnė njerėzit pėrreth teje tė ndjehen tė pashpresė apo keq. Por ato gjėra nuk janė gjithēka ēfarė ti je dhe ato gjėra sigurisht qė nuk tė zhvlerėsojnė si qėnie njerėzore. E vėrteta ėshtė se ti mund tė jesh nė vėshtirėsi dhe prapė tė jesh e dashur. Ti mund tė jesh e vėshtirė dhe prapė dikush tė merakoset. Mund tė jesh mė pak se perfekte dhe pėrsėri tė meritosh mirėkuptim e mirėsjellje.

    Kadare

    Ja, hap nje dere, mbyll nje dere
    dhe endem kot neper shtepi.
    Per ty mendoj ne cdo penxhere,
    E pas cdo dere t'kerkoj ty.
    Por ti je larg... Edhe debora
    tani ne rruget zbardh kudo;
    Ajo per ty me flet cdo ore,
    Me flet me ererat ajo.

    Tani u ngrys. Diku dritares
    degjon ti shiun neper xham,
    E me kujton e humbur fare,
    E me therret qe larg ku jam.
    Merzitesh. Shiu i paprere
    troket n'oborrin tend tani...
    Ti hap nje dere, mbyll nje dere
    dhe endesh kot neper shtepi.

    Askush s'do arrijė tė kuptojė si ja bėjnė,
    por femrat bėjnė gjithēka.
    Mbledhin gjėrat e bėra rrėmujė
    e i vendosin nė vendin e vet
    shtėpinė, rrobat, dollapėt...
    zemrėn e tyre tė thyer.

    Pjesa mė e bukur e njė marrėdhėnieje ėshtė ta marrėsh nė telefon atė person apo tė jesh me tė e tė flasėsh pėr marrėzira qė tė ndodhėn gjatė ditės. Ėshtė ajo qė tė dėgjon t'i flasėsh pėr orė e orė pėr gjėra tė kota qė mund tė mos kenė rėndėsi pėr tė tjerėt por qė janė tė rėndėsishme pėr ju tė dy.

    Dodinsky

    Je shumė mė mirė po tė pranosh me thjeshtėsi se gjėrat ndodhin pėr njė arsye se sa tė mundohesh mė kot tė ndryshosh tė pandryshueshmen dhe tė dėshpėrohesh pėr njė fund ndryshe.

    Orebela Gbenga

    S'ka rėndėsi sa shumė dhemb apo sa keq ndjehesh, ėshtė koha pėr tė ndaluar sė menduari pėr atė person qė luajti me ndjenjat e tua, qė e mori dashurinė tėnde si diēka tė zakonshme, qė nuk e vlerėsoi pėrkujdesjen tėnde, qė nuk ishte i kėnaqur me atė ēfarė ti mund t'i kishe dhėnė. Nuk mund tė qėndrosh nė vendin e lėndimit mė. Ti nuk mund tė vazhdosh tė derdhėsh lot pėr dikė qė nuk e meritonte dashurinė qė i dhe.Ti nuk mund tė ndjehesh nė faj ndaj vetes tėnde qė nuk bėre mė shumė. Ti nuk mund ta bėsh qė ta dojė atė lidhje sepse po ta kishte dashur nuk do tė kishte lėnė tė ikje.

    Joel Osteen.

    "Ti duhet tė marrėsh njė vendim qė tė ecėsh pėrpara. Nuk do tė ndodhė automatikisht. Duhet tė ngrihesh nė kėmbė e tė thuash: Unė nuk dua t'ja di sa e vėshtirė ėshtė kjo, do tė eci pėrpara me jetėn time. Duhet tė vendosėsh nė mendjen tėnde se s'ka rėndėsi ēfarė ndesh nė rrugėn tėnde, s'ka rėndėsi sa e vėshtirė, s'ka rėndėsi sa e padrejtė, ti do tė bėsh mė shumė se sa tė mbijetosh. Ti do tė triumfosh ndaj saj."

    Nėse do tė qėndrosh, qėndro pėrgjithmonė
    Nėse do tė largohesh, largohu qė sot.
    Nėse do tė ndryshosh, ndrysho pėr mė tė mirėn
    Dhe nėse do tė flasėsh, sigurohu qė e ke me gjithė mend atė qė thua.

    Shannon L. Alder

    "Femra e ndjeshme ėshtė njeriu mė i sjellshėm e mė i ndershėm qė do tė kesh rastin tė njohėsh. Nuk ka asgjė qė ajo nuk nuk do tė tregonte pėr vetveten nėse do tė besonte nė mirėsinė tėnde.
    Megjithatė, nė momentin qė e tradhėton atė, e pėrzė apo e zhvlerėson, ajo do t'i jepte fund miqėsisė. Ajo jeton me fajin dhe dhimbjen konstante pėr situatat e pazgjidhura dhe pėr keqkuptimet. Ajo ėshtė shpirt i torturuar qė nuk ėshtė e zonja tė jetojė me urrejtje apo e urryer. Kjo lloj femre ka nevojė pėr dashurinė mė tė madhe qė njė mashkull mund tė japė, sepse shpirti i saj ėshtė shkrumbuar gjithmonė nga tė tjerėt.
    Megjithatė, pėrtej tragjedisė qė ajo duhet tė kalojė nė jetė, ajo mbetet njeriu mė i dhembshur qė ja vlen tė njohėsh nga ato qė shpesh bėhen ndihmėse pėr zemrėn e thyer tė tė tjerėve, tė harruarve dhe tė keqkuptuarve.
    Ajo ėshtė ėngjėll me krahė tė thyer qė fluturon vetėm kur ėshtė e dashur."

    Kur ke njė zemėr tė mirė; Ti ndihmon shumė, beson shumė, jep shumė, dashuron shumė dhe mesa duket ti je qė lėndohesh mė shumė.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •