Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 187
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Sa mė shumė zemra i afrohet thjeshtėsisė, aq mė shumė ėshtė nė gjendje tė dojė lirshėm dhe thellėsisht, pa rezerva dhe frikėra. E sa mė shumė tė dojė pa rezerva dhe frikė, aq mė shumė do tė dijė tė bėjė tė bukur ēdo gjest tė vogėl.

    Dashuria nuk ka nevojė tė bėhet e kuptueshme. Ka nevojė tė jetė e treguar. Ndaj ajo qė tė ruan e ardhmja varet plotėsisht nga aftėsia jote pėr tė dashur.
    Coelho
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Gjenialiteti i turmės

    Ka mjaftueshėm tradhti, urrejtje, dhunė, dhunė
    Absurditet nė qėnien njerėzore mesatare
    Pėr tė plotėsuar nė ēdo moment rradhėt e ēdo lloj ushtrie
    Dhe mė tė aftėt pėr vrasje janė ata qė predikojnė kundėr
    Dhe mė tė aftėt pėr urrejtje janė ata qė predikojnė dashurinė
    Dhe mė tė aftėt pėr luftė - pėrfundimisht - janė ata qė predikojnė paqe

    Ruajuni
    Prej burrit mesatar
    Prej gruas mesatare
    Ruajuni prej dashurisė sė tyre

    Dashuria e tyre ėshtė mesatare, kėrkon mediokritetin
    Por ka gjenialitet nė urrejtjen e tyre
    Ka mjaft gjenialitet nė urrejtjen e tyre sa pėr t’ju vrarė ju, pėr tė vrarė ēdokėnd

    Duke mos dashur vetmi
    Duke mos e kuptuar vetminė
    Ata do tė provojnė tė shkatėrrojnė
    Gjithēka
    Qė ndryshon
    Prej tyre


    Duke mos mundur
    Tė krijojnė art
    Ata nuk do ta kuptojnė artin

    Ata do ta quajnė dėshtimin e tyre
    Si krijues
    Vetėm si njė dėshtim
    I botės

    Duke mos qenė nė gjendje tė duan me gjithė zemėr
    Ata do tė besojnė dashurinė tuaj
    Tė paplotė
    E mė pas ata do t’ju urrejnė
    Dhe urrejtja e tyre do tė jetė perfekte

    Si njė diamant qė shkėlqen
    Si njė thikė
    Si njė mal
    Si njė tigėr
    Si helmi
    Arti i tyre mė i arrirė
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Zogu blu

    Ėshtė njė zog blu nė zemrėn time
    qė do tė arratiset
    por jam tepėr kokefort pėr tė
    I them,rri aty, nuk do lejoj
    askėnd tė tė shohė
    Ėshtė njė zog blu nė zemrėn time
    qė do tė arratiset
    por unė hedh uiski mbi tė dhe thith
    tymin e cigares
    dhe kurvat dhe banakierėt
    dhe shitėsit e dyqaneve
    nuk e dinė asnjėherė qė ai ėshtė
    aty brenda.
    Ėshtė njė zog blu nė zemrėn time
    qė do tė arratiset
    por jam tepėr kokėfort pėr tė
    I them,rri aty
    mos do tė mė
    lėndosh ?
    do tė m'i djegėsh
    veprat ?
    do tė m'i ulėsh shitjet e librave nė
    Evropė ?
    Ėshtė njė zog blu nė zemrėn time
    qė do tė arratiset
    por jam tepėr finok, e lė tė dalė ndonjėherė
    gjatė natės
    kur tė gjithė flenė.
    I them, e di se je aty,
    kėshtu qė mos rri i trishtė.
    dhe pastaj e vė nė vend,
    por ai kėndon pak aty brenda,
    se nuk e kam lėnė tė vdesė plotėsisht
    dhe flemė ashtu tė dy
    bashkė
    me paktin tonė
    tė fshehtė
    dhe ėshtė vėrtet mirėsi
    qė tė bėsh njė burrė
    tė qajė, por unė
    nuk qaj,

    Po ju ?!
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Neruda



    Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė
    Tė shkruaj, pėrshembull: " Nata ėshtė e yjėzuar
    Dhe fėrgėllojnė, tė kaltėr, yjet, nė largėsi. "
    Era e natės sillet nėpėr qiell dhe kėndon.
    Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė
    Unė e doja, e ndonjėherė edhe ajo mė dashuroi.
    Netėve si kjo, e mbaja nė krahėt e mi.
    E puthja aq shumė nėn qiellin e pafund.
    Ajo mė donte dhe ndonjėherė edhe unė e kam dashuruar
    Si tė mos dashuroje ata sy tė mėdhenj tė ngujuar.
    Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė
    Tė mendoj qė nuk e kam. Tė ndjej qė e kam humbur.
    Tė dėgjoj natėn e thellė, mė tė thellė pa tė.
    Dhe vargu bie nė shpirt si vesa nė lėndinė.
    Ē’rėndėsi ka qė dashuria ime nuk diti ta mbajė
    Nata ėshtė plot me yje, ajo nuk ėshtė me mua.
    Kaq ėshtė e gjitha. Larg dikush kėndon. Ėshtė nė largėsi.
    Shpirti im nuk mund tė bjerė nė paqe qė e kam humbur.
    Si pėr ta afruar vėshtrimi im e kėrkon.
    Zemra ime e kėrkon, e ajo nuk ėshtė me mua.
    E njėjta natė qė atėherė zbardh tė njėjtat pemė.
    Ne tė tjerėt, ata tė atėhershmit, nuk jemi mė tė njėjtėt.
    Nuk e dua mė, ėshtė e vėrtetė, sa e kam dashur.
    Zėri im kėrkonte frymėn pėr tė prekur veshin e saj.
    E njė tjetri. Ajo do tė jetė e njė tjetri. Si para puthjeve tė mia.
    Zėri i saj, trupi i saj i qartė. Sytė e saj tė pafundėm.
    Nuk e dua mė, ėshtė e vėrtetė, por mbase e dua.
    Ėshtė kaq e shkurtėr dashuria dhe harrimi kaq i gjatė.
    Sepse nė net si kjo, e mbaja nė krahėt e mi
    Shpirti nuk mund tė prehet qė e kam humbur.
    Edhe pse ėshtė dhimbja e fundit qė ajo mė shkakton
    Dhe kėto vargje tė fundmit qė unė i shkruaj.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Njė kėngė e dėshpėruar - Neruda

    Kujtimi yt shfaqet nga nata ku jam.
    Lumi lidh me detin vajtimin e tij tė vazhdueshėm.

    I braktisur si skelat nė agim.
    Ėshtė koha e nisjes, Oh, i braktisur!

    Mbi zemren time rigojne pikėla te ftohta.
    Oh, pirg gėrmadhash, guvė e frikshme anijembyturish!

    Nė ty janė mbledhur me luftėrat ,fluturimet.
    Zogjtė e kėngės time nga ti e morėn hovin.

    Ti pėrpive gjithēka, siē bėn largėsia.
    Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!

    Ishte orė e gėzueshme e kaplimit dhe e puthjes,
    orė e habitjes qe vezullonte si njė far.

    Ankthi i timonierit dhe furia e zhytesit te verbėr,
    dehje e turbullt e dashurisė, gjithēka nė ty ishte permbytje!

    Nė ngjizjen e mjegullės, shpirti im me flatra i plagosur.
    Zbulues i humbur, gjithēka tek ti ishte permbytje!

    Ti e pėrqafove dhimbjen, iu kape pas dėshirės.
    Tė rrėzoi trishtimi, dhe cdo gje nė ty ishte permbytje!

    Une e zmbrapsa murin e hijes,
    Eca pėrtej dėshirės dhe veprimit.

    Oh mish, mishi im, grua qė tė desha dhe tė humba,
    Pėr ty nė kėtė orė tė njomur, tė pėrmend dhe tė kėndoj kėngė.

    Si njė vazo, nė veten tėnde strehove butėsine e pafund,
    dhe harrimi i pafund tė theu si njė vazo.

    Ishte e zeza, vetmia e zezė e ishujve,
    dhe atje, grua e dashurise, mė pritėn krahėt e tu.

    Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe fruti.
    Ishte zija dhe rrėnojat, e ti ishe mrekullia.

    Ah, grua, nuk di si munde tė mė mbaje
    nė tokėn e shpirtit tėnd, ne kryqin e krahėve tė tu.

    Dėshira ime per ty qe mė e tmerrshmja dhe mė e shkurtra,
    mė e stuhishmja dhe e dehura, mė e munduara dhe e pangopura.

    Varrezė puthjesh, ende ka zjarr nė varret e tua,
    Dhe tė ēukitura nga zogjtė, ende vilet e rrushit digjen.

    Oh goja e kafshuar, oh gjymtyrė tė puthura,
    Oh dhėmbėt e uritur, oh trupat e pėrqafuar.

    Oh bashkim i ēmendur i shpresės e mundimit,
    Nė tė cilin u lidhėm dhe u dėshpėruam.

    Dhembshuria, e lehtė si uji dhe mielli.
    Dhe fjala e saponisur ne buzė.

    Ai ishte shorti im, dhe mbi tė udhėtoi dėshira,
    dhe kur deshira ime u permbys, gjithēka nė ty qe pėrmbytje!

    Oh, vend gėrmadhash, ne ty gjithēka u shemb
    Ēfarė dhimbje nuk shprehe, ē’dhimbje tė mori fare frymėn.

    Nga varri nė varr ende ti u dogje dhe kėndove.
    Nė kėmbė si njė detar ne bashin e njė anijeje.

    Dhe ti lulėzoje nė kėngė, e thėrrmoheshe nė rrymat e ujit.
    Oh, grumbull gėrmadhash, pus i hapur i hidhėrimit.

    Zhytes i zbehte i verber, kredhės i pafat,
    Zbulues i humbur, gjithēka nė ty qe pėrmbytje!

    Ėshte ora e nisjes, orė e egėr e ftohtė,
    qe nata e nguros ne ecjen e orėve.

    Brezi shushuritės i detit e shtrėngon bregun.
    Ndrijnė yjet e ftohtė, shtegtojnė zogjtė e zinj.

    I braktisur si skelat ne agim.
    Dhe nė duart e mia pėrpėlitet vetėm hija qe dridhet.

    Ah, shumė mė larg nga tė gjitha! Sa shumė mė larg nga tė gjitha…
    Ėshtė ora pėr t’u nisur .Oh, i braktisur!
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Frika mund ta mundė jetėn. Ėshtė njė kundėrshtare inteligjente dhe e pabesė, unė e di mirė. Nuk ka dinjitet, nuk respekton ligje e as rregulla, nuk ka mėshirė. Kėrkon pikat e tua tė dobta dhe i zbulon me lehtėsi. Fillon nga mendja gjithmonė. Deri para njė ēasti ishe i qetė, i kontrolluar, i lumtur. Mė pas frika, e maskuar me dyshime tė vogla tė pafajshme, depėrton nė mendje si njė spiune. Dyshimi takon skepticizmin, qė provon ta flakė jashtė. Por skepticizmi ėshtė njė ushtar kėmbėsorie me pak mjete. Dyshimi e heq qafe lehtėsisht. Bėhesh i shqetėsuar. Hyn nė pėrballje arsyetimi. Je mė i sigurtė: arsyetimi zotėron armėt e sofistikuara mė tė pėrparuara. Por, me habinė tėnde tė madhe, megjithė superioritetin e tij taktik dhe njė seri fitoresh tė dukshme, arsyetimi rrėzohet pėrdhe. Ndihesh i rrezikuar, i pafuqishėm. Ankthi transformohet nė terror.
    Yann Martel
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Dėshira ime mė e madhe - pėrveē shpėtimit - ishte njė libėr. Njė libėr tepėr i gjatė qė tė pėrmbante njė histori pafund. Njė libėr pėr t'u lexuar e rilexuar ēdo ditė me shikim tė ri, pėr t'i nxjerrė kuptime gjithmonė tė reja.

    Yann Martel
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Nė kujtimet e ēdo njeriu janė disa gjėra qė nuk ia tregon tė gjithėve, por mbase vetėm miqve. Ka tė tjera qė nuk do t'ia zbulojė as miqve, por mbase vetėm vetes, e sidoqoftė si sekret tė madh. Por ka nė fund, nga ato qė njeriu ka frikė t'ia zbulojė madje edhe vetes, e ēdo njeri i mirė grumbullon mjaft gjėra tė tilla.

    Dostojevski, Kujtime tė nėndheshme
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Edhe duke pėrshkuar ēdo rrugė tė tij, ti nuk do tė mundėsh kurrė tė gjesh kufijtė e shpirtit: kaq tė thella janė rrėnjėt e tij.

    Herakliti
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. #130
    _-_ Maska e Shtegtarja
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Vendndodhja
    Tek ura e zallit!
    Postime
    745

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    "Femra"!!...Luftėtarja mė e fortė nė sfidat qė i servir jeta dhe nė tė njėjtėn kohė qėnia mė e brishtė pėrballė njė dashurie tė paarritshme...

    Inteligjences Zoti i ka vėnė kufi kurse idiotesisė jo.

    Konrad Adenauer


Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •