Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 187
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Leanės


    Nėn zjarrin e cilit yll, nė arin e cilit breg,
    I kemi ngrohur ndonjėherė kėmbėt tona tė rėnda ?
    Nė cilėn hapėsirėn tė kotė qė lundron nė humbje
    Dhe tė brejtur nga lebra e padukshme e ditėve ?


    Kush jemi ne, tė humbur si njė ngashėrim shkume
    Ndėrmjet lumenjve tė lodhur ku gjakosen hovet tona ?
    Kush jemi ne, tė ngjyer me diell dhe mjegull
    Dhe kaq tė pasur me dhurata dhe me urime ēalamane ?


    Lamtumirė ! Tė qeshura tė bukura tė kthjellėta, lamtumirė ! Hukama grabitqare ;
    Lamtumirė ! Psherėtima tė pėrziera nėn qiellin stolisės.
    Gėzimi i dashurisė shpėrthen plot me dantellat e tij
    Por vdekja ėshtė e strukur nė mes tė ēdo luleje.


    Ah ! A nuk e dime ne qė gjithēka dekompozohet,
    Qė agimi vrapon tashmė, duke u dridhur, drejt mbrėmjes,
    Qė ne nuk do tė marrim kurrė aromėn e tė njėjtit trėndafil,
    Qė gjithēka pason gjithēka dhe shkrihet nė errėsirė ?


    Mėngjese tė freskėta ! Gishta tė lėmuar ! Epope e dehur dhe e dhembshur !
    Fatet tona tė verbra ikin me njė hap kokėfortė.
    Tė pėrjashtuara ! Zemrat e ēmendura gjithmonė gati pėr t'u lajthitur,
    Tė groposura ! Fjalėt e pėshpėritura nė njė kėngė qė ka heshtur.


    Eh ! Si mundemi, me qepallėn e shpartalluar,
    Tė lėmė atje botėn tonė me verėra ndjellėse ?
    Si tė largohemi nga brohorima e udhėve tė gjata nė festė
    Dhe tė mos shohim mė tokėn e tė mos shohim mė qiejt ?


    Epo xhuxha tė mjerė tė kafshuar nga e pėrkohshmja,
    Si kemi besuar qė do tė grabisnim perjetėsinė
    Duke pėrkėdhelur pasuritė tona me njė afsh tė hidhur,
    Duke ngrohur bizhuteritė tona me njė mallėngjim vėllazėror !


    Pėr ca pasione tė paqėndrueshme dhe largimtare,
    Ne kemi shtrėnguar fort deri nė babėzi
    Krahė marramendės dhe duar tė zalisura
    Tė lulėzuara nėn sytė e ngrohtė tė s'dihet se cilės verė.


    Ne kemi ēmuar aq herė lavdi tė rreme
    Aq herė pabesisht kemi bėrė tė tingėllojė krenaria jonė,
    Aq herė pėrqafuar ėndrra tė papėrfillshme
    Megjithėse imazhi mbytės i arkivolit.


    Gjatė pleqėrisė qė armatoste grushtin e saj tė rreptė,
    Sa shumė kemi vėnė urrejtje e furi
    Pėr tė thyer tavanin e kafazėve tonė tė qelqtė,
    Duke mallkuar kohėn tinėzare dhe masakruese !


    Si na ėshtė dashur, tė lodhur nga botė tė prapambetura,
    Tė kultivojmė duke u drithėruar ndonjė tė pėrtejme tė vėngėr :
    Eldorado naive qė ngordhin nga shpresa tė pėshtira !
    Parajsa tė kalbėzuara tė vjellura me pamje galaje !


    Dhe si pėr tė mos paralajmėruar kurrė shkatėrrimet,
    Ne kemi ēdo ditė kaq shumė, e mė shumė
    Puthur balle rinore aq tė bukura sa yjet
    Dhe gishta tė shtrenjtė me nyje, tė dridhur dhe tė tharė !


    Por qė kėtu poshtė tė paktėn njė flakė mbetet,
    Njė shpatull magjike me konture tė shndritshme !
    Qė gufojne tė paktėn, tė vjedhura nė tė njėjtėn orė,
    Klithmat diellore tė miliona dashurive !


    Aq mė bėn! Nėse duhet nesėr pėr t'u shuar nga njė goditje e kobshme.
    Ėshtė e tepėrt pėr tė jetuar zhveshur gėlltitur nga hiēi,
    Tepėr pėr tė gjunjėzuar idealin qė na ngelet,
    Tepėr pėr tė ēuar nė gijotinė vrullet tona prej gjigandėsh.


    Oh ! Punė e madhe ! Nėse qafa madhėshtore e mjelmave
    Duhet tė shpėrthejė sė shpejti si njė frut vulgar.
    Punė e madhe ! Nėse ca zvarrisin dhimbje tė thella
    Dhe tė tjerė njė sėrė lumturish qė prej shumė kohėsh tė shkatėrruara.


    Leana, kukulla ime nėn dritėn bjonde,
    Erėrat e pastra, kėtė mėngjes, lajmėrojnė universin ;
    Kėmbėt e tua tė bukura tė zjarrta, mė tė valėzuara se vala,
    Fluturojnė mbi shtratin e vakėt dhe tė mėndafshėt tė lėndinave tė gjelbra.


    Ēfarė tė duhen tė ēmendurit e pėrlyer me natė tė zbehtė
    Dhe gjėmat e tyre tė mėdha qė kuqėlojnė nga gjaku !
    Jeta brenda teje, Leanė, e dhėnė pas vetes
    Rrjedh, si e adhurueshme, njė ujė i shenjtė nė zgjim.


    Po, nisu duke mbushur hapėsirėn e mahnitur qė tė admiron ;
    Duket sikur kaltėrsia pi ēdo hap tėndin ;
    Ne kemi nė sy tė njėjtėn aurorė tė ėmbėl
    Dhe unė do tė tė mbuloj me atė qė ti nuk ke.


    Leanė, ora ėshtė e bollshme pėr atė qė ndjehet me flatra ;
    Diēka e mirė magjeps dhe pushton ajrin ;
    Kam dėlirsinė tėnde, shtojzovallja ime, nė fund tė bebėzave tė mia tė syve
    Si tė ishte se pėr mua vetėm zemra jote tė dallohej qartė.


    Njėqind kundėrmime gėzimi ndrisin gjestet e tua ;
    Bota shtrin sė largu shėndetin e saj pjellor ;
    Pushtim rrezatues ! Aventura qiellore !
    Ti vrapon, plot me njė ėndėrr bukurie tė padėgjuar. . .


    Oh tė dy ! Tė duhemi pa re dhe pa vel !
    Leanė , ti mishi im , fėmijė e fėmijės tim
    Qė duart e tua tė vogla bėjnė tė qeshin yjet,
    O Leanė, aq e brishtė nėn diellin triumfues !

    Thierry Cabot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 09-09-2013 mė 23:52
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Njerėzit e temperuar nga vuajtja kanė rafinuar njė ndjeshmėri speciale.

    Dinė tė jenė tė ėmbėl pa velitur, dinė tė jenė tė ashpėr pa shkaktuar dhimbje, dinė tė percaktojnė masėn e zemėrimit duke e dalluar nga urrejtja, dinė domethėnien e heshtjes, dinė tė dallojnė thelbėsoren nga sipėrfaqsorja, njohin peshėn e lotėve dhe vlerėn e njė drithėrime e mbi tė gjitha dinė se asgjė nuk tė pėrket e atė qė ke mundesh gjithmonė ta humbėsh. Janė njerėz kaq krenarė pėr shenjat e plagėve tė tyre sa tė mund t’i lejojnė vetes tė jenė pa asnjė maskė... tė lirė pėr tė qenė tė rrezikuar, pėr tė provuar emocione e mbi tė gjitha tė lirė pėr tė rrezikuar tė jenė tė lumtur.

    Giuseppe Donadei
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan daniel00 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Etna Etna (05-12-2013),symphony (11-11-2013)

  4. #143
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Kam lindur nostalgjike, gjithēka nė mua ēliron nostalgji, madje edhe jeta ime dhe mėnyra ime pėr ta jetuar. Kur nisem pėr njė udhėtim qaj pėrherė sepse e di qė pas dy ditėsh do tė kem dėshirėn pėr tu kthyer nė shtėpi. Kur kthehem nė shtėpi pas njė udhėtimi qaj gjithmonė sepse ēdo vend qė shoh mė bėn tė bie nė dashuri. I dua gjithė vendet e botės dhe e dua gjithēka qė bėj, tė gjithė njerėzit qė takoj. Dua tepėr, nė mėnyrė tė dėshpėruar e kjo nuk mbetet veēse tė sjellė krijojė nostalgji. Mė pėlqejnė zakonet, gjėrat e vjetra tė bukura qė vetėm tė mos i humb do tė humbja veten, e ardhmja mė shkatėrron, edhe pse perspektivat janė tė bukura dhe gjithēka duket e mrekullueshme: e ardhmja mė tmerron. Mė pėlqen ajo qė jetoj dhe kur e jetoj, megjithėse mė bėn tė qaj. Mė pėlqen ajo qė kam bėrė nė tė shkuarėn, sepse megjithėse nuk ja kam dalė pa dėme, nė njėfare mėnyre ja kam dalė. Sjell siguri. Mė pėlqejnė lulet e fushės dhe muzika e radios kur del nga dritaret e shtėpive nė mėngjes, mė pėlqejnė filmat pa efekte speciale e mė pėlqejnė burrat qė bėjnė gjithēka pėr dashurinė e jo pėr tė qenė me njėrėn ēfardo. Mė pėlqen gjyshja ime me gjithė principet e saj dhe idetė e saj aq tė ngurta, mė pėlqejnė djemtė e mbarė. Mė pėlqejnė e mė bėjnė pėr tė qarė sepse kam lindur nostalgjike. Gjėrat e bukura mė kthejnė mbrapa nė kohė, dhe nuk e di pėrse, por gjithēka kthehet gjithmonė tek duart e ashpra tė nėnės time dhe tek kėpucėt e mėdha tė babait tim. Nuk e di pėrse por ēdo gjė e bukur qė mė ndodh, mė bėn tė lumtur dhe tė trishtuar nė tė njėjtėn kohė, sepse ēdo gjė e bukur, njė ditė do tė mė mungojė, njė ditė do tė bėhet njė abis i pafund trishtimi, e jo, jo pėr kėtė nuk frenohem, jo pėr kėtė nuk iki, pėr jetoj e vetėdijshme qė do tė jetė gjithmonė diēka qė nuk do tė mund tė kthehet sado qė ta dėshiroj, sado qė tė pėrpiqem, sado qė tė ngrihem herėt nė mėngjes e sado tė sforcohem qė tė jem mė e mirė. Ka gjėra qė nuk do tė kthehen e qė une nuk do tė resht kurrė sė kėrkuari, ky ėshtė dėnimi im.

    X
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 11-11-2013 mė 15:34
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #144
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Macja


    Ne trurin tim vėrtitet
    Ashtu si nė apartamentin e saj,
    Njė mace e bukur, shumė e ėmbėl e tėrheqėse.
    Kur mjaullin, mezi dėgjohet,


    Aq i butė ėshtė timbri dhe diskret;
    Por edhe nėse zėri i saj qetėsohet apo bėrtet
    Ajo ėshtė gjithmonė e larmishme dhe e thellė
    Aty ėshtė magjepsja e saj sekrete


    Ky zė qė bulėzon filtrues
    Nė errėsirėn time mė tė fundit
    Mė mbush si njė varg i shumtė
    E mė gėzon si njė eliksir


    Ajo pėrgjum dhimbjet mė tė pamėshira
    Ajo i pėrmban tė gjithė ekstazat;
    Pėr tė thėnė frazat mė tė gjata,
    Ajo nuk ka mė nevojė pėr fjalė.


    Jo, nuk ka hark qė kafshon
    Nė zemrėn time, instrument i pėrsosur
    E tė bėjė mė tepėr me mirė
    Tė kėndojė telin e saj mė vibrues


    Sesa zėri yt, mace e mistershme,
    Mace serafine, mace e ēuditshme,
    Nė atė qė je, si njė ėngjėll
    Po aq e mprehte sa harmonike


    (Baudelaire) Les fleurs du mal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 30-11-2013 mė 14:07
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #145
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 12-12-2013 mė 16:22
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar daniel00 pėr postimin:

    shigjeta (13-12-2013)

  8. #146
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Procesi krijues i veprės

    Besoj se procesi krijues i bindet ligjeve te pergjithshme, eshte zbulimi i kėtyre ligjeve qė na intereson.

    Nė fushėn e artit, psh, ajo qė na intereson ėshtė «poietika» qė do tė thotė ajo qė ka tė bėjė me mekanizmat e prodhimit tė njė vepre nga krijuesi dhe jo «estetika» e saj, qė do tė thotė vlerėsimi i veprės apo efekti i saj nė publik. Pak rėndėsi ka nėse « arrin efektin e kėrkuar vepra», le tė shohim vetėm nga vjen.

    Duke qenė kėshtu, nuk duhet rėnė nė kurthin qė do tė ishte pėr tė bėrė «psikanalizėn e krijuesve» apo «tė vendosėsh nė raport pėrmbajtjen e veprės me [fantazma tė supozuara tė pavetėdijes].

    Shumė njerėz bėjnė kėtė ngatėrrim ndėrmjet “fantazmės imagjinare” dhe veprės sė artit dhe mund tė pėrmend pėrshembull njė tė quajtur Anthony Storr qė ka shkruar njė libėr tė titulluar “Shtysat e krijimit” ku ishte shkruar pa hezitim : “Veprat krijuese janė vetėm zėvendėsuese, surrogate inferiore tė asaj qė autori ėshtė i pamundur tė arrijė nė realitet”.

    Shumė kollaj ai ngatėrron “fantazitė” dhe “veprėn krijuese” dhe nis e shtjellon mbi kėtė ngaterrėse. Ai nuk ėshtė i vetmi: Nėse Frojdi ka patur mjaftueshėm perkujdes pėr tė treguar ndėrmjet fantazisė dhe veprės njė diferencė cilėsore, pėrkundrazi, pėrsa i pėrket bashkėpunėtorėve tė tij dhe pasardhėsve tė Frojdit, Zhan Fransua Liotard pėrmend “pasionin sundues qė i shtyn tė aneksojnė fushėn artistike ndaj fushės sė simptomave, pėrvetėson privilegjin qė tė diagnostikojė proceset e prodhimit tė veprės. Sjellje sehirxhiu qė nuk i njeh krijimit mė shumė se sa njė funksion simulimi, zėvendėsimi, ndėrkohė qė ajo ėshtė pėrkundrazi njė takim i mrekullueshėm dialektik ndėrmjet imagjinares dhe realitetit.

    «Pavetėdija me tė cilėn kam tė bėj, ėshtė njė realitet i gjallė sepse i artikuluar nė trup, nė tė vėrtetėn dhe imagjinaren, nė pulsionet e tij, nė funksionet e tij, nė shfaqjet nė fillim ndjesi-motore dhe sė dyti verbale qė bėjnė disa nga pjesėt e aparatit psikik ».
    Ėshtė pavetėdija e autorit, realitet i gjallė dhe individual, qė i jep njė vepre jetėn e saj dhe veēantinė e saj.

    Le tė insistojmė mbi idetė « artikuluar nė trup» dhe «sė dyti verbale»

    Le tė vendosim gjithashtu njė dallim ndėrmjet konceptit tė «krijimtarisė» dhe tė atij tė «krijimit» qė e pranoj qė ėshtė njė qartėsim mjaft i rrallė.

    Krijimtaria pėrshkruhet si «njė sėrė predispozitash tė karakterit» ( ja nocioni i aftėsisė), qė mund tė kultivohen ( ja tema e pedagogjisė) dhe gjenden nė mos tek tė gjithė, tė paktėn tek shumė ( ja sllogani jonė «ne jemi tė gjithė krijues».

    Krijimi, nė tė kundėrt, ėshtė shpikja apo kompozimi i njė vepre qė i pėrgjigjet dy kritereve: tė sjellėsh tė renė (novatoren) dhe tė shohėsh vlerėn e njohur dhe pranuar nga publiku.

    Tė propozosh ide tė reja dhe tė pėrshtatura, gjejmė kėtu premisat e pėrkufizimit tė ardhshėm tė Todd Lubbart-it. Shihet gjithashtu njė kujtesė tė shprehjes «imagjinatė krijuese» tė Ribot-it qė pėrshkruan imagjinatėn e transformuar nė produkt krijues.

    Duke vendosur njė diferencim ndėrmjet «krijimtarisė» nė kuptimin e aftėsisė, qė i korrespondon asaj qė quhet «shprehje imagjinare» dhe «shpikje» ose «krijimi» nė sensin e prodhueshmėrisė, kritikohet ngaterrimi qė bėhet ndonjėherė ndėrmjet kėtyre dy nocioneve me njė thėnie provokuese : « pjesa mė e madhe e individėve “kreativė” nuk janė kurrė «krijues». E formuluar ndryshe, mendimi kundėrshtues, mė vete, nuk ėshtė nė gjendje pėr krijim, ėshtė vetėm njė mjet zhdėrvjelltėsie (verbal apo grafik apo tingėllor apo gjestesh). Ajo qė ėshtė interesante ėshtė kalimi nga «krijimtaria» nė «krijim», qė do tė na drejtojė pėr tė eksploruar zonėn «prej nga ngrihet» krijimi.


    Krijimi vjen pas njė krize:


    «Pėrpunim i ėndrrės, meditimi i zisė, punimi i krijimit ka njė tė pėrbashkėt qė pėrbėn faza krize pėr aparatin psikik, dhe si nė ēdo krizė ka njė tronditje tė brendshme, njė vėnie nė pikėpyetje tė strukturave tė njohura, njė tėrheqje mbrapa pėr nė burime tė papėrdorura dhe ėshtė fabrikimi i shpejtė i njė ekuilibri tė ri, njė tejkalim.

    Duke ndjekur eksplorimin e procesit krijues, dallohen « pesė fazat e punės krijuese»

    « Janė verifikuar ekzistenca dhe natyra e pesė fazave kryesisht tek shkrimtarėt dhe mendimtarėt... por ka arsye pėr tė besuar se ky proces gjendet me pėrshtatje pėr tė bėrė, nė krijime tė tjera shkencore dhe artistike gjithashtu edhe tek themeluesit e shkollave filozofike apo tė sistemeve politike... Sigurisht qė rėndėsia relative e ēdo faze ndryshon sipas autorit dhe zhanreve».


    Faza e parė : «mbėrthimi krijues»


    «Ėshtė tė lėsh tė zhvillohet nė momentin e pėrshtatshėm njė krizė e brendshme, njė ndarje ose njė tėrheqje mbrapsht, e pjesshme , e vrazhdė , e thellė».

    Kjo krizė mund tė ndodhė si arritje e nje pune pėrgatitore tė pėrqėndruar inkubacioni ose si arritje e njė dėshire pėr tė krijuar deri nė atė moment tė paarriturėn.

    Gjatė kėsaj faze qė pėrfaqson karakteret e njė ndarjeje apo tė njė zmbrapsjeje tė pjesshme dhe tė pėrkohėshme , vetėdija mbetet aktive, ka njė dyzim vigjilent dhe auto vėzhgues... Krijuesi hyn nė njė gjendje iluzioni ku njė pjesė e tij ėshtė e pėrgjumur dhe tjetra e zgjuar... mund tė flitet pėr njė zmbrapsje tė kontrolluar nė shėrbim tė vetes... Ėshtė njė situatė paradoksale e vėnė nė dukje nga Uinikot pėr objektin nė tranzicion , nė tė njėjtėn kohė i vendosur aty prej tė afėrmve dhe i shpikur prej fėmijės...

    Shkėputja krijuese vepron mė nė fund e vėnė nė formė: ide racionale, mendimi verbal, konceptet e pėrpunuara braktisen pėr imazhet, mendimi figurativ, mėnyrat e komunikimit fillestar.

    Vihet re nė kėtė stad tema e transformimit tė ideve tė paqarta tė shkėputjes nė imazhe qė i korrespondojnė mirė teknikės qė pėrdoret nė grupe krijimtarie ku ftohen pjesmarrės pėr tė transformuar stimulimet e paqarta tė fazės sė largėsisė nė skica figurative ose abstrakte

    Mė shumė se sa ndarje tė personalitetit qė ka njė tendencė psikiatrike , preferohet tė flitet pėr «mbėrthim» qė duket se i pėrshtatet mė mirė pėr arsye tė shumėllojshmėrisė sė kuptimeve : herė « tė jesh i mbėrthyer nga i ftohti, nga emocioni» me njė dimension ndjesie; herė « tė mbėrthesh njė objekt, tė shtrėngosh nė dorė, ta zotėrosh, ta marrėsh menjėherė» qė i aplikohet vetėdijes qė mbėrthen njė objekt me anė tė perceptimit apo tė arsyetimit...

    Ėshtė momenti kur mbėrthejmė nė ajėr njė ide qė lind.
    Ose jemi tė mbėrthyer prej saj, gati pa vullnetin tonė (kėtu gjejmė nocionin e auto-organizimit tė vėnė re qė ėshtė pėrshkruar mirė nga Borges ):
    «Duke ecur nė rrugė ndjej se diēka pėrgatitet pėr tė marrė kontrollin tek unė. Kjo diēka mund tė jetė mbase njė tregim ose njė poemė. Nuk ndėrhyj, e lė tė bėjė ē’tė dojė. Nga larg e ndjej qė merr formė. E shoh turbullt fundin e saj dhe fillimin por nuk e shoh vrimėn e zezė mes kėtyre tė dyjave. Ky mesi, midisi , nė rastin tim, mė jepet gradualisht. Nėse nuk ndodh qė tė mė zbulohet nga Zoti, vetja ime koshiente duhet tė pėrzihet nė kėtė mbyllje vrimash tė paevitueshme, tė cilat janė faqet e mia mė tė dobėta ».


    Faza e dytė : vendosja e vetėdijes


    Rozher Kaiua e ka pėrmbledhur kalimin nga faza e parė nė fazėn e dytė nė njė formulė tė qartė «qartėsimi i delireve». « Kur Rimbo shkruan unė qartėsoja deliret», ėshtė fjala «qartėsoj» qė pėrshkruan barrėn e krijuesit».

    Nė fakt, nėse mbetemi nė nivelin e ideve tė paqarta qė sillen nė kokė (qė nuk janė as akoma ide por fillime idesh), mbetemi «nė nivelin e lojės dhe krijimtarisė»

    Por nėse kėto pista tė vėzhguara bėhen organizuese tė kompleksitetit tė imazheve dhe tė stimulimeve qė rrotullohen nė mendje, «subjekti merr rrugėn drejt njė krijimi tė vėrtetė». Intuita e paqartė «qartėsohet» nė fjalė ose shkruhet.

    Kjo etapė e dytė e punės krijuese shpesh ėshtė e frenuar nga pengesa, njė ndjenjė bezdie, frike, « se thua budallėqe, gjėra tė pamundura, tė ēmendura, tė pabesueshme». Nė kėtė nivel, vetmia bėhet njė kompleks mė vete dhe njė mėnyrė pėr ta tejkaluar kėtė frenė ėshtė takimi i dikujt qė i beson, tė njė bashkėbiseduesi tė privilegjuar, «tė njė miku».

    Shohim kėtu njė njohje interesante tė rolit tė atij qė e quajmė « grupi i krijimtarisė», qė pėr ne ėshtė njė lloj «miku» simbolik e qė pėrbėn ēelėsin e funksionimit tonė. Deri tani kishim tendencė ta konsideronim grupin nė funksionin e vet dinamik, «njė mjet pėr tė mobilizuar energjinė e pjesėmarrėsve» ose si njė burim informacioni i pasuruar nga shumėllojshmėria e aftėsive.

    Vėzhgimi na ēon drejt njė funksioni tjetėr tė grupit qė luan rolin e «mikut»: atė tė njė veshi tė vėmendshėm, dashamirės, nė gjendje qė tė mirėpresė «pėrēapjet personale» e kėshtu pėr t’i inkurajuar. Kėrkimi analizues ėshtė interesuar pėr rolin e mikut duke kėmbėngulur mbi funksionin e tij katalizator.

    Duke mirepritur skicat e para tė veprės (nė rastin tonė tė idesė), «miku» i siguron krijuesit tė ardhshėm mbėshtetjen e domozdoshme pėr tė transformuar realitetin e tij subjektiv nė njė realitet tė jashtėm (vepra e krijuar, ideja e shprehur).
    Miku balancon efektin pėrgjithėsisht negativ tė njė personazhi tjetėr imagjinar qė e quajmė «publik tė brendshėm», ai qė gjykon nga brenda. Miku, (grupi) duke i autorizuar lirinė e ideve, ėshtė lindės i idesė.


    Faza e tretė : Trupėzimi, vendosja e njė kodi


    Atė qė ka mbėrthyer krijuesi nė fazėn paraardhėse ėshtė njė informacion i rėndomtė, i huaj, dytėsor.
    «Kthesa qė pėrbėn aktin krijues transformon njė bėrthamė gjeneruese, nė njė vepėr arti ose mendimi apo inovacioni, ajo qė mund tė kishte mbetur nė nivelin e njė intuite tė thjeshtė tė paqartė... Nga periferike, anekdotike, rastėsore, ky prezantim ėshtė instaluar si qėndror, i nevojshėm, burim pėrshkallėzimesh tė pėrpikta, strukturuese».

    «Ai furnizon me dinamizmin organizues tė ēdo serie procesi sekondar... qė do tė mund tė marrė forma tė ndryshuara: qelizė, model, strukturė, etj. Ėshtė zgjedhur fjala «kod» nė kushtet qė kjo fjalė pėrfshin njė shumėllojshmėri kuptimesh qė mbulojnė gamėn e shtysave llogjike tė veprės nė njė prodhim krijues».

    Bėhet fjalė pėr kėtė dhunti tė krijuesit qė tė kalojė direkt nga njė imazheri mendore nė njė rradhė simbolike me anė tė njė proēesi qė Frojdi e ka quajtur «kondensimi».

    Origjinaliteti i zbulimeve tė mėdha shkencore, gjendet tek thjeshtėsia dhe karakteri funksional i kodit por gjithashtu nė pėrshatjen e kodit nė materialin nė tė cilin ai shprehet.

    Nė krijimin artistik, ka njė raport ndėrmjet «kodit» dhe «trupit» tė veprės, «sfida» e krijuesit ėshtė qė tė mishėrojė kodin qė ai ka gjeneruar nė njė pikė mbėshtetjeje.

    Pikaso ka njė imagjinatė deliruese por ėshtė gjithashtu njė vizatues i jashtezakonshėm. Njė imagjinues qė nuk gjen kodin e shprehjes sė vet dhe qė nuk zotėron njė formė shprehjeje ėshtė njė i ēmendur.

    Siē shkruan Mishel Fuko, (Michel Foucault) «Ēmenduria ėshtė mungesa e veprės».

    Mund tė zgjatemi me njė kėndvėshtrim analizues: «ėshtė nė frazėn e tretė tė punės sė krijuesit qė do tė ngjasė konflikti specifik i krijuesit ndėrmjet Unit ideal dhe Mbiunit.

    -Nėse vepra ėshtė vetėm aplikimi korrekt dhe i hollėsishėm i njė kodi tė vendosur qė mė parė me njė material tė njohur: vepra ėshtė e rėndomtė.
    (Uni ėshtė i konformuar nė sistemin e mendimit tė Mbiunit).

    -Nėse vepra kthen perdorimin e kodit nė drejtim tė kėrkesave madhėshtore tė Unit ideal, ajo bėn daljen nga shinat tė funksionimit, ajo tėrheq nga kodi pasoja tė paparashikuara, ajo mund tė afirmojė veēantinė dhe individualitetin e autorit duke ndėrtuar njė vepėr absolutisht origjinale.


    Faza e katėrt : kompozimi i veprės


    Vepra pasi ėshtė konceptuar, puna krijuese nuk ka mbaruar: «Vepra kėrkon njė punė kompozimi me plot kuptimin e fjalės, duke nisur nga avitjet e para, skicat , projekte pėr tu hedhur nė kosh, studime tė parakohshme, ripėrsėritje... Punim stili , korrigjime , dokumentim, etj. ».

    Hyjmė kėtu nė njė aktivitet shoqėrimi tė krijimit qė nuk ėshtė mė ashtu si mė parė krijues, megjithėse shėrben ndonjėherė pėr tė rinisur punėn krijuese, e qė ka detyrėn e redaktimit, «tė shkrimit» nė kuptimin e pėrgjithshėm tė termit... Kjo do tė thotė se krijuesi nuk ka pengesa nė kėtė pėrballje trup mė trup me materialin qė ai ka zgjedhur... Ėshtė momenti ku ndodhet i aktivizuar konflikti thelbėsor ndėrmjet Unit Ideal tė krijuesit dhe Mbiunit tė tij shumė kėrkues»


    Faza e pestė: Tė paraqesėsh veprėn jashte


    Mė nė fund duhet komunikuar krijimi personal!

    «Rezistenca rikthehet me forcė me momentin e pestė dhe tė fundit tė punės krijuese: tė deklarosh veprėn e pėrfunduar, ta shkėpusėsh njėherė e mirė nga vetja, ta paraqesėsh nė publik, tė pėrballosh gjykimet, kritikat... tė pranosh kėtė rrezik qė ajo tashmė ndjek jetėn e saj...»

    Mjaft krijues, « i ruajnė manuskriptet e tyre nė njė sirtar, i djegin tabllotė e tyre, i thyejne skulpturat e tyre» nga frika qė t’i vėnė nė dukje, duke i gjykuar veprat e tyre tė papėrfunduara»...

    Nuk ėshtė njė rrezik qė mund ta kemi, nė kontekstin qė ndodhemi, kur duhet tė prodhojmė ide, ku krijuesi duhet tė kėnaqė njė porosi, pėrgjigje e njė porosie me kritere te larta , ku rreziku kryesor ėshtė tė mos kesh prodhuar «veprėn tėnde» nė afatet e paracaktuara.

    Nė kėtė rast, problemi kryesor ėshtė tė dish tė komunikosh krijimin tėnd, tė dish ta prezantosh, tė pėrshtatesh me gjuhėn e auditorit, tė dish t’i japėsh vlerė, tė parashikosh qė mė parė kundėrshtimet, tė vėsh nė pah argumentet e tua.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  9. #147
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    Jorge Luis Borges

    Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
    Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
    te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
    E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
    fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
    miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
    dashuria e hareshme e sime mėje, hija ushtarake
    e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
    e endrres?

    Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
    Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
    e zogjve,
    tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
    por muzgu nuk e solli paqen.

    Dhe, e di, eshte dashuria:
    ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
    pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
    Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
    te padobishme.

    Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
    Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
    (Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
    Emri i nje gruaje me tradheton.
    Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb........
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. #148
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Koha eshte nje shpikje

    e njerėzve tė paaftė pėr tė dashur
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  11. #149
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi



    Zėri yt, sytė e tu...

    ...duart e tua, buzėt e tua...

    Heshtjet tona, fjalėt tona...

    Drita qė shkon...

    ...drita qė vjen sėrish

    Njė buzėqeshje e vetme pėr ne tė dy

    Nga nevoja pėr tė ditur,

    Pashė natėn tė krijojė ditėn

    Pa ndryshuar pamjen tonė

    O e dashur nga tė gjithė,

    dhe e dashur nga njė i vetėm...

    ...nė heshtje goja jote premtoi

    tė ishte e lumtur

    Larg e mė larg, thotė urrejtja

    Pranė e mė pranė, thotė dashuria
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  12. #150
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Pėr: Pershtypje dhe ndjesi

    [Alda Merini]

    Ka femra ...
    e ka femra femra
    E ato nuk duhet te mundohesh t'i kuptosh, do tė ishte nje betejė e humbur qė nė nisje.
    Duhet t'i mbash pranė dhe kaq mjafton.
    Duhet t'i mbash pranė e t'i puthėsh, e mos t'i japėsh kohėn tė mendojnė.
    Duhet tė kėpusėsh, me njė pėrqafim qė tė lė pa frymė, ato frikėra qė do tė dinė tė tė besojnė njė herė tė vetme, me zė fare fare tė ulėt.
    Sepse u vjen turp pėr dobėsitė e tyre dhe pasi tė t'i kenė treguar, do tė torturojnė veten - nė njė agoni tė ngadaltė dhe tė heshtur - nga mendimi qė duke u zbuluar tė brishta, duke u treguar njerėzore, tė lehta e nė nevojė pėr njė ēast tė vetėm tė mallkuar , do tė shohin shpatullat e tua tė kthehen dhe hapat e tu tė largohen.
    Ndaj merri dhe duaji.
    Duaji tė veshura, e pa truk se pėr tu zhveshur janė tė zonja tė gjitha.
    Duaji tė pambrojtura e pa u lyer, sepse nuk e merr me mend se sa sytė e njė femre mund tė gjejnė mburojė pas njė perdeje rimeli.
    Duaji tė pėrgjumura, me flokė tė shprishur kur gjumi i kėput.
    Duaji duke ditur qė janė tė zonjat e vetes, por pikėrisht pėr kėtė do tė dijnė tė tė duan si asnjėra mė parė.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •