Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 187
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Arundhati Roy

    Pashė njė ėndėrr

    Tė duash. Tė tė duan.
    Tė mos harrosh kurrė parėndėsinė tėnde
    Tė mos mėsohesh kurrė me dhunėn e patregueshme
    Dhe me vulgaritetin e jetės pėrreth vetes.

    Tė kėrkosh gėzimin nė vendet mė tė trishta.
    Tė ndjekėsh bukurinė nė strofullėn tėnde
    Mos e thjeshto kurrė atė qė ėshtė e komplikuar
    Apo tė komplikosh atė qė ėshtė e thjeshte.

    Tė respektosh forcėn, por kurrė pushtetin
    Pėrtej tė gjithave, tė vėshtrosh.

    Tė provosh tė kuptosh.
    Pėr tė mos ulur kurrė vėshtrimin.
    Dhe kurrė, kurrė, tė mos harrosh.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Dashuria ėshtė si njė bimė kacavjerrėse qė thahet dhe vdes nėse nuk ka asgjė pėr tė pėrqafuar.

    Proverb indiane
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #93
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Njėzet e katėr orė nga jeta e njė gruaje - Stefan Cvajg

    -Ngrihuni shpejt! Kėtė ēast!... Ju thatė: edhe kėtė radhė…

    Mirėpo atėherė ndodhi diēka e papritur. U kthye rrėmbimthi, po fytyra qė mė shikonte nuk ishte mė e pėrvuajtur dhe e turpshme, ishte fytyra e njė budallai, e njė tė ēmenduri, me sy tė flakėruar e buzė qė i dridheshin nga inati.

    -Lermėni rehat! – thirri. – Sa herė qė vini ju, humbas. Kėshtu bėtė dje, kėshtu po bėni dhe sot. Shkoni!

    Mbeta njė ēast si e ngurosur. Pėrballė marrėzisė sė tij shpėrtheu dhe inati im.

    -Unė ju kam sjellė tersin? – e sulmova. – gėnjeshtar, hajdut: m’u betuat…

    Po s’munda tė vazhdoja, sepse ai i ēmendur brofi nė kėmbė dhe mė shtyu, pa ēarė kokėn pėr zhurmėn qė nisi tė bėhej rreth nesh.

    -Lermėni rehat! – thirri si i xhindosur. – Unė s’jam nėn mbrojtjen tuaj... Na... na..., merrini paratė qė ju kam borxh, - dhe mė hodhi disa kartėmonedha qindėshe. – E tani lermėni tė qetė!

    .......

    Kanė kaluar njėzet e katėr vjet qė atėherė, e megjithatė, tek mė kujtohet ai ēast kur rrija atje e fshikulluar nga ironia e tij, mes njėmijė njerėzve tė huaj, mė ngrin gjaku nė rrėmba. Dhe e ndjej pėrsėri me lebeti se ēfarė lėnde e dobėt, e ngartė dhe e mjerė duhet tė jetė ajo qė ne, me fjalė tepėr tė mėdha, e quajmė botė tė brendshme, shpirt, ndjenjė, ajo qė ne e quajmė dhimbje, sepse tė gjitha kėto, qoftė dhe nė kulm, nuk janė nė gjendje ta dėrrmojnė krejt trupin e munduar – pse rrojmė prapėseprapė nė tė tilla ēaste, me gjakun qė na rreh nė deje si ēekan, nė vend qė tė vdesim, tė kėputemi e tė biem si ajo pema kur e godet rrufeja. Po ashtu ėshtė si ju thashė: dhimbja qenka e poshtėr, u mposhtka nga dėshira cipėplasur pėr tė jetuar qė, siē duket, ka hedhur nė mishin tonė rrėnjė mė tė thella nga tė gjitha pasionet e vdekshme tė shpirtit.
    Elegance is an attitude.

  4. #94
    "24 orė nga jeta e njė gruaje" ndėr tė tjera, tė paska lėnė mė shumė pėrshtypje si duket...

    Urime pėr temėn daniel00 dhe, meqė pak a shumė linja e ndjekur e pėrshtypjeve dhe ndjesive, qenka 'rozė' , po e vazhdoj nė tė njėjtėn linjė, por me fragmente tė shkėputuara nga Vėllimi 3 i "Tė Mjerėt" nga Hygo (meqė tė pėlqen edhe ty kjo kryevepėr ), sepse unė tė nxjerr diēka nga vetja me 'ndjesi rozė', jam tėrėsisht e paaftė, s'ia them fare

    Lexim tė kėndshėm

    *

    “Njė nga madhėshtitė e gruas ėshtė se ajo jepet. Dashuria kur ėshtė nė njė lartėsi absolute, ndėrlikohet nuk e di me ēfarė verbimi qiellor tė nderit. Po sa rreziqe iu kėrcėnohen o shpirtra bujarė! Shpesh ju jepni zemrėn dhe ne, marrim trupin. Zemra ju mbetet dhe ju e shikoni nė terr duke u rrėqethur. Dashuria nuk ka rrugė tė mesme; ajo ose tė humbet ose tė shpėton. I tėrė shorti njerėzor ėshtė njė dilemė e tillė. Kėtė dilemė: humbje ose shpėtim, asnjė fatalitet nuk e shtron nė njė mėnyrė mė tė papėrkuelshme se dashuria. Dashuria ėshtė jeta, nqs nuk ėshtė vdekja. Ėshtė djep por gjithashtu njė varr. E njėjta ndjenjė thotė “po” dhe “jo” nė zemrėn njerėzore. Nga tė gjitha gjėrat qė ka bėrė Zoti, zemra njerėzore ėshtė ajo qė lėshon mė shumė dritė, por, dhe mė shumė terr!”


    “Gruaja ndien dhe flet me instinktin e ėmbėl tė zemrės qė, ėshtė i pagabueshėm. Askush nuk di tė thotė ashtu si gruaja, gjėra njėkohėsisht tė ėmbla dhe tė thella. Ėmbėlsi dhe thellėsi, ja ē’ėshtė gruaja”


    “Dashuria e vėrtetė ėshtė e ndritshme si agimi dhe e heshtur si varri.”

    “Buzėqeshja e gruas qė dashurojmė, ka njėfarė ndriēimi qė e shohim edhe natėn.”

    “Ka ēaste kur gruaja pranon si ndonjė perėndeshė e errėt dhe e bindur, fenė e dashurisė.”

    “...dalldisje kur harrohen edhe tė puthurat. Tė pastėr e tė papėrlyer nė Tokė por, tė bashkuar nė pambarim. Kėta janė shpirtra qė kanė ndjenja. Ata flenė sė bashku nėpėr Yjet”

    “Dashuria ėshtė kazani i madhėrishėm ku bėhet shkrirja e burrit me gruan, trinia njerėzore lind nga qenia Njėshe. Kjo lindje e dy shpirtrave nė njė shpirt tė vetėm, duhet tė jetė njė emocion pėr terrin. Atje ku ka dashuri ėshtė nė mes edhe ideali. Lumturia e pėrplotė, kėrkon solidaritetin e ėngjėjve. Ajo skutėz e errėt ka pėr tavan tė gjithė Qiellin. Kur dy gojė tė shėnjtėruara nga dashuria, afrohen pėr tė krijuar, ėshtė e pamundur qė sipėr kėsaj puthjeje, qė s’rrėfehet dot me fjalė, tė mos ketė njė rrėqethje nė misterin e pafundmė tė Yjeve. Kėto lumturira janė lumturitė e vėrteta. S’ka gėzim jashtė kėtyre gėzimeve. Dashuria pikėrisht kėtu qėndron dalldisja e vetme. Ēdo gjė tjetėr qan. Tė dashurosh ose tė kesh tė dashuruar, kjo mjafton. Mos kėrko asgjė mė tutje. S’ke pėr tė gjetur margaritar tjetėr nė palėt e errėta tė jetės...”



  5. #95
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ju falemnderit per keto fragmente kaq te bukura qe sollet.

    Angie

    24 ore nga jeta e nje gruaje ka qene per mua nje nga novelat me te paharrueshme. Novelat e Cvajgut jane pjeseza jetesh qe perjetohen deri ne ēdo gje te imagjinuar me pare dhe i kalojne ato kufinj, qofte per mire apo per keq, nuk je me i njejti pasi i ke lexuar por tashme i vetedijshem se pafundesia na ben aq te vegjel dhe dhimbja aq te dobet.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Fleur Blanche

    Fragmentet e Hygot jane per mua nostalgjike dhe me ngjajne rrefime te nje njeri shpirtmadh te ēilter dhe babaxhan i cili jep pa kursyer pershkrime te tilla qe udhet e mendimeve i drejtojne nga absolutja dhe vertete ashtu duhet pasur force per te besuar.

    Kenga e mrekullueshme

    Te pershendes me kete fragment nga

    Fabio Volo



    Me shume se perendimet , me shume se fluturimi i nje zogu , gjeja me e mrekullueshme eshte rilindja e nje femre . Kur ringrihet ne kembe pas katastrofes , pas renies . Qe nje njeri thote : mbaroi . Jo , nuk ka mbaruar kurre per nje femer . Nje femer ringrihet gjithmone , edhe kur nuk ka besim , edhe kur nuk do .

    Nuk flas vetem per dhimbjet e medha , per ato plage si mina anti-mashkull qe te ben vdekja apo semundja . Flas per ty , qe kjo periudhe nuk mbaron me , qe po luan ekzistencen ne nje pune te veshtire , qe ēdo mengjes eshte nje provim , me keq se ne shkolle . Ty , gjykatesja e palekundur e vetvetes , qe nga menyra se si mendja jote do te te shohe do te vendosesh nese je ne lartesine e duhur apo nese duhet te denohesh veten . Keshtu ēdo dite ,dhe ky ritual nuk mbaron kurre . Dhe je ti qe e ben te zgjase .

    Ose flas per ty , qe ke frike edhe te flesh , me nje mashkull ; qe je e terrorizuar se nje histori te heq frymen , qe nuk flirton me askend sepse ke tmerrin qe dikush do te hyje ne jeten tende . Me keq akoma : nese do te mbetesh e mpleksur ne kete mes ti , me pas vuan si qeni .
    Je e lodhur : eshte gjithmone dikush me te cilin duhet te justifikohesh , qe do te te ndryshoje , ose qe duhet ta ndryshosh ti ate , qe ta mbash shtrenguar .
    Keshtu je duke kultivuar vetmine brenda shtepise . E megjithate shet mend , ja thua vetes edhe kur flet me te tjerat : “ Une jam mire keshtu . Jam mire keshtu , jam me mire keshtu ”. Dhe qielli ulet ēdo here edhe nje pellembe me shume .

    Ose me ate djale qe shkove te jetosh , perjetove Vit te Ri e Krishtlindje . Ne ate mashkull qe hodhe brenda shpirtin dhe ka kaluar shume kohe , dhe hodhe aq shume nga shpirti , sa nje dite fillon te kerkosh brenda pasqyres sepse nuk di me se ne cilen je shnderruar .


    Sido qe te kete shkuar , tani je ketu dhe e di qe ka qene nje moment qe ke pare poshte dhe kishe kembet nen beton . Kudo qe te ishe , ndiheshe ngushte : ne historine tende , ne punen tende , ne vetmine tende . Dhe ka qene krize , e ke qare .

    Zot sa qani ! Keni nje burim uji ne stomak . Ke qare ndersa ecje ne nje rruge te mbushur plot , ne stacionin e metrose . Keshtu , papritur . Nuk mund ta mbaje . Apo ate naten qe ke marre makinen dhe ke ngare per ore te tera , qe erresira te t’i thante faqet ? E me pas ke germuar , ke folur , sa shume flisni , vajza ! Lot dhe fjale . Per te kuptuar , per te nxjerre jashte nje rrenje te gjate gjashte metra qe t’i jape nje kuptim dhimbjes tende . “ Perse bej keshtu ? Si perseris gjithmone te njejten skeme ? A mos jam valle e ēmendur ?” E kane pyetur veten te tera .

    Dhe pastaj shkon poshte me eskavator brenda historise tende ,me dy , me kater duar , e dalin ne siperfaqe mijera pjeseza . Nje pazell i pazgjidhshem . Ja , ketu fillon gjithēka . A nuk e dije ? Prej asaj kurajoje te madhe qe te duhet per ta pare veten keshtu , e shperbere ne mijera lule , qe do te rifillosh . Sepse nje femer rifillon megjithate , ka brenda nje instikt qe do ta zvarrise gjithmone perpara . Do te te duhet nje strategji , do te duhet te shpikesh nje forme te re per veten tende te re .

    Sepse te takoi qe ta njohesh veten nga e para , t’i prezantohesh asaj . Nuk mund te jesh me ajo e meparshmja . Ajo e para eskavatorit . A nuk te entuziazmon ? Do te te magjepse ngadale .
    Te dashurohesh serisht me veten , ose ta besh per here te pare , ashtu si nje makine me benzine . Niset ngadale , duhet te insistosh . Por kur ecen , ecen me shpejtesi . Eshte nje aventure te rindertosh veten . Me e madhja . Nuk ka rendesi se nga nis , nese nga shtepia , nga ngjyra e tendave apo nga prerja e flokeve .

    Ju kam adhuruar gjithmone , femra ne rilindje , per kete menyre te mrekullueshme per t’i therritur botes : “jam e re” me nje fund me lule apo me nje kaēurrelė bjonde . Sepse te gjithe duhet te kuptojne dhe te shohin : “Kujdes: kantieri eshte i hapur , jemi duke punuar edhe per ju . Por mbi te gjitha per veten tone”.
    Me shume se agimet , me shume se dielli , nje femer ne rilindje eshte mrekullia me e madhe . Per ate qe e takon dhe per veten e saj . Eshte pranvera ne nentor . Kur e pret me pak .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 07-10-2012 mė 08:14
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    .."Do tė luftoj nga ana jote, kundėr vetes.. E tillė ėshtė dashuria ime, aq shumė tė pėrkas, sa pėr tė mirėn tėnde do tė mbaj pėrsipėr ēdo tė keqe"..

    (Uilliam Shekspir, Sonete)
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Jeta dhe ėndrrat janė fletėt e tė njėjtit libėr. T'i lexosh sipas rradhės dhe t'i jetosh, t'i shfletosh rastėsisht dhe tė ėndėrrosh.

    Arthur Shopenhauer
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Disa shohin gjėrat siē janė dhe thonė pėrse ? Unė ėndėrroj gjėra qė nuk ekzistojnė akoma dhe pyes pse jo ?

    George Bernard Shaw
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836


    Atė qė femrat nuk thonė


    Na bėjnė shoqėri ca letra dashurie
    Fjalė qė mbeten me ne
    E nuk largohemi
    Por fshehim dhimbje
    Qė rrėshket, do ta ndjejmė mė pas,
    Kemi tepėr fantazi, e nėse themi njė gėnjeshtėr
    Ėshtė njė e vėrtetė e munguar qė herėt a vonė do tė ndodhė
    Era ndryshon por ne jo
    E nėse transformohemi pak
    Ėshtė pėr dėshirėn pėr t’i pėlqyer atij qė ndodhet, apo qė mund tė vijė tė rrijė me ne,
    Jemi kėshtu
    Ėshtė e vėshtirė pėr ta shpjeguar
    Ca ditė tė hidhura, lėre fare, sido qė tė jetė mund tė na gjesh kėtu,
    Me netėt tona tė bardha,
    Por nuk do tė jemi tė lodhura as kur tė tė themi akoma njė tjetėr "po".

    Me shpejtėsi shkojnė tutje ditė pa fund
    Heshtje, ēfarė familjarizimi,
    Dhe lėnė njė jehonė shprehjet prej fėmije
    Qė kthehen, por kush do t’i dėgjojė...
    Dhe nga makinat pėr ne
    Komplimentet e playboy-ve
    Por nuk i dėgjojmė mė
    Nėse ėshtė dikush qė nuk na i bėn mė
    Ndryshon era por ne jo,
    E nėse ngatėrrohemi pak,
    Ėshtė prej dėshirės pėr tė kuptuar atė qė nuk arrin tė flasė mė
    Sėrisht me ne.
    Jemi kėshtu, ėmbėlsisht tė komplikuara,
    Gjithmonė e mė shumė tė emocionuara, delikate,
    Por do mund tė na gjesh prapė kėtu
    Nė netėt e stuhishme
    Na sill trėndafila
    Tė reja gjėra
    e do tė tė themi akoma njė tjetėr "po".
    Ėshtė e vėshtirė pėr ta shpjeguar
    Ca ditė tė hidhura, lėre fare, sido qė tė jetė mund tė na gjesh kėtu,
    Me netėt tona tė bardha,
    Por nuk do tė jemi tė lodhura, as kur tė tė themi akoma njė tjetėr "po".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 12-11-2012 mė 06:58
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •