Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 76
  1. #51
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Epo kur u bene keta te ameriqes te na i shesin ligjet e xhungles si vlera edhe ne instuticionet e shendetsise ,mos u mbefte thuaj.

    Me ca do e pagojne privatin qe te qeth koken shqiptari?
    Me leshte e curres?

    Te pagojne taksa per shendetin na derdellijne.

    Me cfare?
    Me grure apo me fara luledielli ti pagojne?

    Cfare ste lexojne syte ketu.

    "pioneret" e qapitalisteve.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    sa% e shqiptarve i paguajn sigurimet shendetsore.

    mbi50% punojne ne te zeze.edhe do spitale ti.
    Problemi me i madh i sigurimeve shoqerore ne mbare Evropen Perendimore perfshi Ameriken Veriore eshte se numri i atyre qe po marrin leke nga sistemi, eshte me i madh se sa numri i atyre qe paguajne ne sistem. Gjithe sistemi eshte ndertuar ne kete menyre qe per cdo pensionist qe del ne pension e duhet te marri pension e mbulim mjekesor nga shteti, 20 apo 30 taksapagues te tjere ne moshe pune duhet te paguajne ne ate sistem. Ne kohen qe keto sisteme u ngriten, 50 vjet me pare numri i lindjeve ishte i larte dhe popullsite e ketyre popujve ishin te reja ne moshe. Sot qe numri i lindjeve ka rene dhe popullsite jane plakur ndjeshem, keto sisteme sigurimesh shendetesore jane kthyer ne piramida qe po kercenojne ekonomine dhe stabilitetin politik te ketyre vendeve.

    Ata qe kane paguar ne kete sistem gjithe jeten taksa sot duan me te drejte te terheqin premtimin e bere. Kurse moshat e reja qe sot paguajne taksa, asnjehere nuk do te arrijne te kene kete siguri shoqerore, pasi sistemi eshte prishur dhe nuk funksionon e ne formulen aktuale, nuk e ka te gjate.

    Zgjidhja natyrale dhe me e mire eshte qe shteti te mos mbledhi taksa per keto sigurime fare e te mos beje premtime qe nuk i mban dot, por t'iu krijoje lehtesira fiskale qytetareve qe ti beje ata te kursejne e vene leke menjane per pension. Dhe qytetari do te beje zgjedhje shume here me te mira se sa shteti per vetveten, se cfare sigurimi shendetesor te bleje ne tregun privat apo sa leke i duhen per te dale ne pension.

    po ato qe marrin asistence?

    le te vdesin se ka thon Albo.
    Ne fakt, ata qe marrin aktualisht asistence vdesin, pasi po u semuren, u duhet te perballen me kete sistem spitalor publik qe te vdes edhe po te jesh i shendoshe. Zgjidhja ime do te shpetoje shtresat me te varfera te shoqerise, per nje arsye te thjeshte: duke krijuar nje treg privat per sistemin mjekesor, duke privatizuar ato qindra godina e spitale qe po vidhen e shkaterron perdite, duke mbledhur taksen e ketyre spitaleve e doktoreve qe veprojne si biznese private, shteti do te siguroje te ardhura te medha qe shume mire mund ti shpenzoje duke u ofruar ndihme shtresave te varfera ne asistence qe ti ze ne goje. Sot per sot cdo qindarke qe shteti harxhon per mjekesi me shume se gjysma e asaj qindarke vidhet nga burokracia e korruptuar ose keqmenaxhohet, dhe shteti nuk ka te ardhura per t'iu ofruar atyre ne asistence edhe mbulim mjekesor. Pa harruar edhe doktoret e korruptuar qe po nuk i pagove ne shtet, te lene te vdesesh.

    Te gjithe njerezit e papune e ne asistence ne Shqiperi do te fitonin te drejten e mbulimit mjekesor falas tek te gjitha spitalet e qendrat spitalore private te vendit, vetem me nje ligj te thjeshte te qeverise shqiptare qe i lejon spitalet e doktoret private qe punen pro-bono qe bejne ndaj shtresave te varfera, te mund ta reduktojne nga te ardhurat duke i ndihmuar keshtu doktoret e spitalet private me taksat qe paguajne ne shtet. Shteti nuk harxhon asnje qindarke, ai shqiptari ne asistence shkon e kurohet tek doktori e spitali duke treguar karten e tij te asistences, dhe spitali e doktori jane te kenaqur pasi gjithe koston e procedures, do te mund ta ulin nga taksat qe paguajne ne shtet.

    Epo kur u bene keta te ameriqes te na i shesin ligjet e xhungles si vlera edhe ne instuticionet e shendetsise ,mos u mbefte thuaj.

    Me ca do e pagojne privatin qe te qeth koken shqiptari?
    Me leshte e curres?

    Te pagojne taksa per shendetin na derdellijne.

    Me cfare?
    Me grure apo me fara luledielli ti pagojne?

    Cfare ste lexojne syte ketu.

    "pioneret" e qapitalisteve.
    Ti jo vetem qe nuk e ke idene se per cfare diskutohet ne kete teme, por nuk ke marre mundimin as te lexosh ate qe po diskutohet me lart. Une nuk po propozoj qe shqiptaret te paguajne taksa per shendetesine, perkundrazi, po propozoj qe shqiptaret te mos paguajne me taksa per shendetesine, bile une do te doja qe shteti shqiptar te mos ofronte me as pensione dhe as sigurime shoqerore te asnje lloji. Ajo qe une propozoj eshte shteti ti privatizoje te gjitha objektet spitalore, ti pushoje nga puna te gjithe doktoret e infermieret e vendit qe sot jane buxhetore, e tu thote: shkoni e hapni spitale private, shkoni e hapni bizneset tuaja si doktore familjare. Beni edhe ju te njejten gje qe bejne dentistet shqiptare prej 20 vjetesh. Dhe duke e bere kete gje, duke bere qe keta doktore e investitore private do te konkurrojne me njeri-tjetrin per biznesin tend: kush te te ofroje ty sherbimin me te mire dhe me te lire, pasi je ti qe do t'i paguash. Dhe nese ti zgjedh te marresh siguracion per shendetin, kjo duhet te jete nje zgjedhje qe e ben ti si individ me kompanine e siguracionit privat.

    Tani te te pyes une ty: Ku i gjen leket asi shqiptari ne asistence per tu kuruar sot ne spital nga nje doktor qe eshte i punesuar ne shtet dhe nga ana tjeter kerkon X mijera euro qe te beje nje operacion?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-05-2012 mė 21:11

  3. #53
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    po ato qe marrin asistence?

    le te vdesin se ka thon Albo.
    Mesa di une dhe ne spitalet e ashtequajtura shteterore pacienti prape paguan. Keshtu qe ai qe eshte me assistance I thencin prape I mbaruar qe I mbaruar eshte! Njera qe njoh une kishte gjoja sigurimet shoqerore, plus on top of that pagoi nja 600 mije leke te tjera nen dore, ose ashiqare ( se tashme te gjithe e dine po nuk dhe je I vdekur ) . Megjithese dha leke prape sherbimi nuk ju be sic duhej! ( sepse ne shteteroret ste kerkon njeri llogari pse nuk e bere punen sic duhet , neglizhenca eshte ne max). Kjo vlen dhe per ate pathetikun me lart qe beson ne mrekulli. Shteti le te krijoj programe me lehtesuese per pensionistet ( sic ka bere me marrjen e ilaceve , me ulje) dhe per ato me asistence.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 18-05-2012 mė 08:35

  4. #54
    Perjashtuar Maska e R3nato
    Anėtarėsuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    TiRoNe
    Postime
    344
    Mos spekuloni kot hahahahaha ke qejf te operohesh te urgjenca e re aty punon edhe vellai ime !!! ajo kete vit eshte hapur Mos publikoni foto pa lidhje ciao

  5. #55
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    I njejti "panik" u hap edhe ne 1992, kur qeveria e pare demokratike e vendit vendosi qe te mbylli "furrat e bukes" dhe prodhimin e bukes ta kalonte tek privati. Njerezit thoshin: "Do vdesim per buken e gojes tani qe buken nuk na e prodhon me shteti". Por ja qe nuk ndodhi keshtu. Privati jo vetem qe hapi pika prodhimi te bukes, por ne mbare vendin moren fundt rradhet e gjata tek pikat e vetme te bukes qe kish cdo lagje. U hapen me dhjetra furra buke me inisiative private, dhe sot ne Shqiperi gjen buke te te gjitha llojeve dhe ne cdo ore te dites apo nates.

    Perse ka furra buke private ne cdo cep te vendit? Sepse ekziston nje treg per te, ekzistojne qytetare qe kane nevoje per te blere e konsumuar buke. Keshtu qe nese tregu i mjekesise liberalizohet (shteti heq dore nga kontrolli e menaxhimi i tij), ne cdo qytet te vendit do te hapen klinika, spitale pasi privati investon gjithmone atje ku ka nje kerkese, ku ka nje treg.

    Ekziston nje eksperience e suksesshme ne kete drejtim me stomatologjine: gjithe dentistet e Shqiperise qe dikur punonin ne shtet, tani punojne privatisht dhe jane shume here me te kenaqur.

    Albo
    Buken e ben edhe ne shtepi, por operacionin se ben dot. Pra te pjekesh buke nuk ke nevoje per ndonje kualifikim te vecante. Mund ta hap edhe une ose ti nje furre buke te lagja me nje investim shume te vogel. Po na eci biznesi mire, po nuk na eci nuk behet qameti.

    Por ama spital nuk hapim dot as une as ti. Eshte investim i madh dhe per me teper kerkon kualifikim te vecante. Eshte shume ndryshe edhe nga nje dentist se zakonisht denistet nuk merren me emergjenca dhe mund te udhetosh edhe larg per nje dhemballe kur te kesh kohe. Plus qe eshte perseri me me pak shpenzim te hapi nje dentist nje biznes privat.

    Por spitali apo klinika duhet te jete ne cdo vend se behet fjale per jete njerezish. Prandaj nuk mund ta lesh thjesht ne dore te privatit qe ne filan qytet mund mos ta shohi te arsyeshme nga ana financiare per te hapur nje klinike, pasi mund te jete popullsia e vogel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 18-05-2012 mė 13:15

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Por ama spital nuk hapim dot as une as ti. Eshte investim i madh dhe per me teper kerkon kualifikim te vecante. Eshte shume ndryshe edhe nga nje dentist se zakonisht denistet nuk merren me emergjenca dhe mund te udhetosh edhe larg per nje dhemballe kur te kesh kohe. Plus qe eshte perseri me me pak shpenzim te hapi nje dentist nje biznes privat.
    Ne Shqiperia ekziston nje treg aq i madh mjekesie dhe nje kerkese aq e madhe nga popullata per sherbim cilesor mjekesor, aqsa te garantoj une, qe nese kryeministri i vendit del ne publik e thote: "Po mendojme te privatizojme sistemin mjekesor ne vend", diten e neserme ne zyren e tij do te trokasin 20 investitore te medhenj shqiptare e te huaj, qe do ti servirin kryeministrit planet dhe gadishmerine e tyre per te investuar ne Shqiperi per te ngritur spitale private. Ne Tirane ka aq shume kerkese sa jane hapur spitale private nga doktore greke e turq nga vendet fqinje.

    Sigurisht qe spitalet jane investime kolosale, por jane investime te sigurta dhe fitimprurese. Njerezit do te kene gjithmone nevoje per kurimin e semundjeve te tyre. Bankat shqiptare dhe te huaja do te jepnin kredi me interes te bute per nisma te tilla private. Dhe as nuk duhet te jesh doktor qe te marresh nje nisme te tille: cdo investitor i huaj apo shqiptar mund ta ngreje spitalin e ta menaxhoje ate, duke punesuar doktoret me te mire te vendit. Bankat shqiptare dhe shteti mund te nderhyjne duke ofruar lehtesira fiskale dhe kredi me interes te bute, per te nxitur hapjen e ketyre spitaleve shqiptare. Dhe ne nje vend te vogel si Shqiperia, nuk ke nevoje perse nderton spitale te medhenj ne cdo qytet te vendit, mjafton qe cdo qark i vendit te kete 2-3 spitale, ne baze te numrit te popullsise.

    Ajo qe mungon ne Shqiperi eshte edhe tregu i doktorit familjar. Shqiptaret e marrin kurimin vetem afer spitaleve dhe emergjencave, ku kurimi eshte me i shtrenjte se ne format e tjera. 90% e gjithe doktoreve aktuale te vendit ne vend qe te punojne neper spitale publike, mund te hapin pikat e tyre private familjare, ku bejne diagnostikimin e semundjeve e ofrojne sherbimet baze per pacientet. Dhe kur ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale, i rekomandojne e i dergojne ne spitalet perkatese. Perseri, keta doktore mund te hapin pikat e tyre private ne mbare vendin duke marre kredi neper banka, ne te njejten menyre se si vepruan gjithe dentistet e vendit 20 vjet me pare.

    Kjo puna e "investimit te madh" u ngrit edhe nga opozita e vendit kur kryeministri vendosi qe te zgjidhi problemin e energjise ne vend duke dhene licensa te shfrytezimit te resurseve ujore me koncesione. Sot ne Shqiperi po bene 2 miliard $ investime ne ngritjen e hidrocentraleve dhe termocentraleve, te gjitha investime te firmave private, asnje qindarke e investuar nga shteti shqiptar. Dhe keto jane investime me kosto shume here me te larte se sa nje spital. Nuk degjon me shqiptaret te ankohen aq shume per mungesen e dritave sic benin 7 vjet me pare. Dhe kur keto hidrocentrale te vihen ne pune, jo vetem qe Shqiperia do te kete energji te mjaftueshme per nevojat e vendit, por do te mund edhe te eksportoje ate tek vendet fqinje. Edhe privati eshte i kenaqur pasi beri nje investim fitimprures, edhe shteti eshte i kenaqur pasi i dha zgjidhje nje problemi jetik per banoret e vendit, pa qene nevoja qe te hyje ne borxhe e te marri persiper ndertimin e ketyre veprave publike.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-05-2012 mė 13:53

  7. #57
    Pa ju futur shume mrekullive qe ka bere kryeministri dhe budalleqeve qe thote opozita, spitali eshte dicka jetike sic te thashe. Eshte pune e specializuar qe nuk e ben cdokush. Spitale sigurisht qe nuk ka nevoje te kete ne cdo cep, po klinika per nje emergjence te shpejte duhen kudo se eshte nje sherbim jetik.

    Spitalet po qe i hap cdo investitor pa qene mjek, po nje klinike te vogel private e hap mjeku. Per ate e kisha fjalen qe nuk e hapim dot une e ti. Pra nuk jane biznese qe do lulezojne gjithandej si kerpudha sic jane furrat e bukes, kafenete e motelet.

    Tiranes nuk i qaj hallin se ka dyndje te madhe dhe sigurisht qe eshte fitim prurese per cdo lloj biznesi. Po ne cepa te larget me pupullsi te ralle si do i behet po nuk shkoi privati. Klinikat dhe spitalet mund te behen shume mire dhe nga shteti dhe nga privati. Shteti ka detyre te siguroje sherbim shendetesor kudo dhe te operoje dhe me humbje klinikat aty ku ka nevoje. Kurse privati do hapi aty ky ka te sigurte fitimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 18-05-2012 mė 13:58

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Spitalet po qe i hap cdo investitor pa qene mjek, po nje klinike te vogel private e hap mjeku. Per ate e kisha fjalen qe nuk e hapim dot une e ti. Pra nuk jane biznese qe do lulezojne gjithandej si kerpudha sic jane furrat e bukes, kafenete e motelet.
    Ne Shqiperi nuk mungojne mjeket e specialistet. Ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi eshte qe mjeket e vendit jane larguar nga Shqiperia per te punuar ose ne vendet fqinje, ose jashte Shqiperise ne vende si Kanada e Amerike. Ikin per nje arsye te thjeshte, se nuk jetojne e punojne dot ne nje sistem te atille publik ku paga e nje mjeku ne shtet eshte me e vogel se paga e nje burokrati ne administraten publike. Dhe ne kushte te tilla, rruga e vetme eshte korrupsioni. Por jo te gjithe mjeket e bejne dot korrupsionin qe t'iu kerkojne pacienteve leke, e detyrohen ikin nga ai vend.

    Pra mungesa e ketij tregu privat per te cilin une flas, eshte arsyeja perse ne Shqiperi rradhet e mjekeve jane rralluar. Bile jane rralluar edhe rradhet e studenteve qe vazhdojne per mjekesi. Perse te vazhdoje dikush per mjekesi, per nje pune me page mizerabel ne shtet, kur mund te vazhdoje per nje dege tjeter? Mungesa e tregut privat dekurajon gjithe specialistet e vendit te largohen nga ai vend per ta ushtruar profesionin ne nje vend tjeter qe ka nje treg privat dhe ku nje doktor eshte nje nga profesionet mete nderuara e me te paguara.

    Privatizimi dhe liberalizimi i sistemit mjekesor ne vend eshte nje shtyse e madhe ekonomike per gjithe ata specialiste te larguar nga vendi, per tu rikthyer ne te si profesioniste ose si investitore. Por per aq kohe sa Tirana e Shqiperia do te numeroje vetem 2-3 spitale te mbajtura nga shteti, specialistet do te ikin nga ai vend nje ore e me pare.

    Tiranes nuk i qaj hallin se ka dyndje te madhe dhe sigurisht qe eshte fitim prurese per cdo lloj biznesi. Po ne cepa te larget me pupullsi te ralle si do i behet po nuk shkoi privati. Klinikat dhe spitalet mund te behen shume mire dhe nga shteti dhe nga privati. Shteti ka detyre te siguroje sherbim shendetesor kudo dhe te operoje dhe me humbje klinikat aty ku ka nevoje. Kurse privati do hapi aty ky ka te sigurte fitimin.
    Zgjidhja eshte e thjeshte. Shteti i ofron lehtesira fiskale mjekeve private qe te ushtrojne profesionin ne zona te largeta. Dhe per aq kohe sa stimuli ekonomik eshte atje, doktoret e rinj do te zgjedhin zonat e largeta pasi do te gezojne subvencionimin e shtetit. Gjeja tjeter qe shteti ben per zonat e largeta eshte mbajtja e nje rrjeti modern transporti me ambulanca dhe helikoptere qe vihen ne pune sa here qe banoret e zones kane nevoje. Shqiperia eshte aq e vogel sa i bie cep me cep per pak ore me helikopter. Shteti merr persiper transportin, ate qe mund ta beje lehtesisht, por jo mjekimin. Ate e ofron privati.

    Albo

  9. #59
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Shėndetėsia, 6.5% e GDP-sė

    Nė vitin 2010 shpenzimet totale pėr shėndetėsinė nė Shqipėri ishin sa 6.5% e prodhimit tė pėrgjithshėm kombėtar. Kjo shifėr, qė pėrfshin si fondet qė jep qeveria ashtu edhe pagesat e vetė qytetarėve nga xhepi, ėshtė sipas Bankės Botėrore mė e ulėta nė Ballkan, pėrjashto Rumaninė.

    Nė Bosnje, shpenzimet totale pėr mjekėsinė janė 11.1%, ndėrsa nė Maqedoni dhe Serbi shifra ėshtė respektivisht 7.1 dhe 10.4% e prodhimit kombėtar. Arsyeja kryesore se pse Shqipėria shpenzon pak pėr shėrbimin shėndetėsor lidhet me buxhetin. Qeveria shqiptare ja lė pjesėn mė tė madhe tė shpenzimeve pėr kurim vetė qytetarėve, ndėrkohė qė buxheti pėrballon vetėm njė pjesė tė vogėl tė tyre.

    Nė vitin 2010, sipas Bankės Botėrore, nė ēdo 100 lekė tė shpenzuar pėr shėrbimin shėndetėsor nė Shqipėri vetėm 39 lekė u paguan nga qeveria, ndėrsa pjesėn tjetėr e pėrballuan vetė qytetarėt nga xhepi i tyre. Nė tė gjitha vendet e rajonit qeveria paguan pėrmes buxhetit minimalisht mbi 50% tė faturės sė shėrbimit shėndetėsor dhe madje nė disa raste si nė Kroaci, shifra arrin deri nė 85%.

    Qeveria shqiptare shpenzon pak pėr shėndetėsinė dhe Shqipėria vazhdon tė ketė treguesit e vdekshmėrisė foshnjore dhe ato amtare mė tė lartė nė rajon, madje dy deri nė tre herė mė tė lartė se fqinjėt e saj. Ekspertėt thonė se shėndetėsia sė bashku me arsimin janė dy prioritetet absolute pėr shkak se lidhen me pasurinė mė tė ēmuar tė ēdo vendi, qė ėshtė kapitali njerėzor. Ndaj vitet e fundit fundit Banka Botėrore nė mė shumė se njė rast i ka bėrė thirrje qeverisė tė rrisė mbėshtetjen pėr kėta dy sektorė, aq sa pak kohė mė parė kėrkoi madje dhe ndaljen e projekteve tė mėdha nė infrastrukturė pėr kėtė.

    © TOP CHANNEL

    ____________________________

    Nuk e di nė cilin raport bazohet Topi, nė artikull nuk thuhet ndonjė gjė eksplicite pėrveē se pėrmendet ''Banka Botėrore'' dhe ''Ekspertėt''. Googlova , e ajo qė gjeta ishte kjo e wikit mė poshtė: http://en.wikipedia.org/wiki/List_of...PP)_per_capita
    Elegance is an attitude.

  10. #60
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Durrės, vdes vajza 7-vjeēare

    Trajtimi me serum glukoze rezultoi fatal pėr njė vajzė 7-vjeēare diabetike, qė gjeti vdekjen nė Pediatrinė e QSUT-sė.
    Mėngjesin e sė mėrkurės, vogėlushja Arsela Vladi, u dėrgua me urgjencė nė kryeqytet, e shoqėruar nga pediatria e Durrėsit, menjėherė pasi u konstatua se niveli i glukozės nė gjak ishte 380 mg.
    Para kėtij konstatimi, duke mos qenė nė dijeni tė sėmundjes, as prindėrit dhe as mjekėt, ajo u trajtua me serum glukoze. Nė pediatrinė dhe drejtorinė e spitalit tė Durrėsit nuk jepet asnjė deklaratė apo informacion zyrtar, pėrpara se tė hetohet dhe tė dalin pėrgjegjėsitė e gjithsecilit.
    Vajza ishte shtruar nė spital, mbrėmjen e sė martės. Sėmundja e pakonstatuar nė kohė, shkaktoi me sa duket goditjen e trurit. 7-vjeēarja ankohej prej njė muaji pėr dhembje tė forta koke, ndėrsa gjatė 10 ditėve tė fundit kishte rėnė shumė nė peshė.
    Trajtimi i gabuar pėr shkak tė moskonstatimit nė kohė dhe kryerjes sė analizave paraprake e rėndoi gjendjen shėndetėsore tė saj, duke i sjellė edhe vdekjen.

    TCH.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •