mos te bofte zoti per spital ,esht tmerr dhe katasrof kur i mendon spitalet tona se ne cfar gjendje jan.shum keq
mos te bofte zoti per spital ,esht tmerr dhe katasrof kur i mendon spitalet tona se ne cfar gjendje jan.shum keq
Jam dakord me Albon. E vetmja zgjidhje eshte privatizimi I spitaleve. Ndryshe sdo kete zhvillim atje.
Mund te kete spitale shteterore perkrah atyre private. Nuk mund ti lihet nje gje kaq jetesore ekonomise se tregut. Nuk mund i dihet nese hapet apo jo nje klinike private ne cdo qytet te Shqiperise. keshtu qe shteti duhet te mirembaje disa spitale e klinika vete dhe te ofroje cmime me te mira dhe pastaj te krijoje dhe lehtesira per hapjen e klinikave private qe sigurisht do te jene me te shtrenjta por kane edhe interesin qe te krijojne kushte sa me te mira per te thithur klientele.
Kush shtet o Qyfyre? Shqiptaret Kane moton; eshte e shtetit, bjerini ti biem. Aty ku korrupsioni eshte ne max vetem ' shteti' nuk ka fuqi. Sepse Jane te gjithe te infektuar. Qe nga lart e deri te pastrueset. E vetmja menyre eshte privatizimi.Duhet te mesojne the hard way, se ndryshe skane per te ndryshuar. Pas 10 vjetesh po te njejten histori do degjosh. Wait and see.
I njejti "panik" u hap edhe ne 1992, kur qeveria e pare demokratike e vendit vendosi qe te mbylli "furrat e bukes" dhe prodhimin e bukes ta kalonte tek privati. Njerezit thoshin: "Do vdesim per buken e gojes tani qe buken nuk na e prodhon me shteti". Por ja qe nuk ndodhi keshtu. Privati jo vetem qe hapi pika prodhimi te bukes, por ne mbare vendin moren fundt rradhet e gjata tek pikat e vetme te bukes qe kish cdo lagje. U hapen me dhjetra furra buke me inisiative private, dhe sot ne Shqiperi gjen buke te te gjitha llojeve dhe ne cdo ore te dites apo nates.
Perse ka furra buke private ne cdo cep te vendit? Sepse ekziston nje treg per te, ekzistojne qytetare qe kane nevoje per te blere e konsumuar buke. Keshtu qe nese tregu i mjekesise liberalizohet (shteti heq dore nga kontrolli e menaxhimi i tij), ne cdo qytet te vendit do te hapen klinika, spitale pasi privati investon gjithmone atje ku ka nje kerkese, ku ka nje treg.
Ekziston nje eksperience e suksesshme ne kete drejtim me stomatologjine: gjithe dentistet e Shqiperise qe dikur punonin ne shtet, tani punojne privatisht dhe jane shume here me te kenaqur.
Albo
Krahas spitaleve shteterore kemi edhe eksperiencat e spitaleve private por eshte mekat qe cmimet i kane ne stratosfere...kur populli eshte ne pikun e varferise e nuk perballon dot buken e shumellojshme qe ka qef ta provoje jo te shtrohet e kurohet ne keto spitale private...ne kryeqytet u mbyllen edhe spitalet private per shkak se nuk kishte treg pasi asnje pacient nuk perballon nje skaner qe kushton gjysem milioni lek tek privati...te hapet tregu privat ne shendetesi po te kete cmime tavane, ne raport me pagat qe ka shqiptari se po ripet nga te gjitha anet...kur e pyet nje stomatologe pse e mbush kaq shtrenjt nje dhemb...te pergjigjet...u ngrit cmimi i naftes! Jam dakort me Albon per nje liberalizim te shendetesise private por te jete llogjika ne mes...
Mendoj se krahasimi me buken eshte i pavend, pasi shendeti dhe sistemi shendetesise eshte kompleks dhe kerkon trajtim profesional. Privatizimi i furrave te bukes ishte nje levizje e detyruar pasi ishte jo logjike mbajtja e tyre e monopolizuar nga shteti. Nuk mendon se me privatizimin e shendetedise, do kete abuzime dhe kthimin e saj ne piramide? Le te themi si piramide te katert, pas atyre te parave, ndertimit dhe arsimit, qe pershkruan dhe Lubonja. Dihet qe spitalet shteterore jane nje zgjedhje e atyre qe nuk kane mundesi te kurohen ne klinika private, pasi mjeket jane te njejtet, ndonese ne shtet hezitohet ardhja ne ndihme ne mungese te parase. Do ishte shume here me efikase funksionimi i sistemit te sigurimeve shendetesore, ku duhet te jete e detyruar me ligj demshperblimi ne rast semundjesh apo fatkeqesishe. Ne Shqiperi keto siguracione jane fantazma te cilat nuk mbulojne asgje dhe ku pagesa ndaj tyre kryhet vec per formalitete ndaj ligjeve ekzistente qe jane te pafuqishme ti imponohen koorporatave te medha ne favor te qytetarit. Pa mirefunksionimin e ketij sistemi, edhe nese vete Perendia i merr persiper spitalet shqiptare, nuk do ndihmonte, pasi trajtimi shendetesor pervec se ne komunizem nuk eshte falas.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 17-05-2012 mė 17:01
relata refero
Krahasimi eshte i pavend vertet, pasi buka e gojes eshte me e rendesishme se sa sherbimi mjekesor. Njerezit duan te hane perdite, kurse doktorin e spitalin e shohin vetem kur semuren.
Sigurisht qe ne fillimin e kesaj nisme do te kete abuzime. Abuzime kish edhe ne fillimet e prodhimit te bukes nga privati. Por me kohen keto probleme u zgjidhen vetvetiu nga vete tregu e konkurrenca: qytetaret e vendit shkonin e blinin buken ne ato pika qe prodhonin buken me te mire dhe sherbimin me te mire. Kjo i detyronte pikat e tjera ose te ulnin cmimet, ose te investonin qe te rrisnin cilesine e sherbimit. E njejta gje ka per te ndodhur edhe me sherbimin mjekesor. Konkurenca eshte edhe garanti i vetem qe sjell uljen e kostos se ketyre sherbimeve. Per aq kohe sa keto sherbime jane monopol i shtetit, kostoja nuk do te ulet por vetem do te rritet. Dhe rritja do te jete galopante pasi qytetari paguan njehere per sherbimin mjekesor me taksat qe paguan ne shtet, paguan perseri nen dore mjekun/farmacistin/infermeren kur perfundon ne spital. Pra eshte kostoja e taksimit plus kostoja e korrupsionit.
Te gjitha kompanite e sigurimeve ne bote, pavaresisht nga forma e sigurimit qe ofrojne, jane ne vetvete kompani piramidale: baza e gjere e piramides perben numrin e kontribuesve qe paguajne por nuk e shfrytezojne ate qe gabuajne, kurse pjesa e ngushte e piramides perben numrin e atyre qe shfrytezojne sistemin duke shpenzuar me shume se sa paguajne. Ne rastin e sigurimeve mjekesore, 100 kontribues te shendetshem duhet te paguajne per koston e atyre 10 kontribuesve me semundje kronike. Ky sistem punon mire per aq kohe sa shoqeria eshte e shendetshme, por kur shoqeria goditet nga epidemi te ndryshme, sic eshte shendeti i tepert e semundjet qe shkakton ai, atehere gjithe modeli kapitullon.
Problemi me sistemin e mjekesise eshte kostoja e larte e tij. Dhe eshte afer mendjes qe koston e larte e ul vetem konkurrenca ne nje treg te liberalizuar. Asnje vendim qeverie nuk ka per te ulur cmimet fikse te ketyre sherbimeve apo te barnave. Perkundrazi, sa me shume qeverite i fusin hundet ne kete pune, aq me shume bie cilesia e sherbimit mjekesor ne vend dhe aq me shume rritet kostoja e tij. Pasi sa here qe qeveria nderhyn me ligje te tilla, dekurajon te gjithe studentet e mjekesise nga dega ne fjale: perse duhet te beje 10 vjet shkolle e praktike nje student mjekesie, per te hyre ne borxhe e per te mos siguruar dot nje vend pune pas shkollimit? Ulja e numrit te doktoreve e specialisteve ka per te rritur cmimin e sherbimit, pasi do te kete me pak doktore e specialiste ne vend. Por nese shteti e liberalizon tregun, numri i studenteve te mjekesise ne vend do te rritet ndjeshem, bile do te kete edhe nga ata doktore te shkolluar jashte qe do te vijne te investojne e praktikojne profesionin ne Shqiperi. Pse? Sepse do te punojne e fitojne per veten e tyre jo per shtetin.
Ceshtja tjeter qe ti e prek me lart, por e interpreton keq eshte ajo e deklasimit te sherbimit mjekesor. Sistemi aktual eshte i pandershem, pasi ata qe kane leke kurohen sic duhet me nje sherbim superior tek spitali privat, kurse ata qe nuk kane leke kurohen tek sistemi publik dhe u duhet te perballen jo vetem me kushte mizerje por edhe me koston e korrupsionit e plot veshtiresi te tjera. A eshte e ndershme kjo? Sigurisht qe nuk eshte e ndershme. Ti e shikon kete si nje detyre e shtetit per te permiresuar sistemin aktual publik qe te kapi nivelin e atij privat, une e shikoj kete situate me syrin tjeter: une jam i bindur qe shteti shqiptar asnjehere nuk ka per te krijuar nje sistem mjekesor publik te krahasueshem me privatin. Dhe zgjidhja per mua nuk eshte harxhimi i kote e fondeve ne nje sistem publik te kalbur, por privatizimi i tij dhe kalimi i ketyre fondeve qe shteti deri dje i harxhonte per te mbajtur burokracine e spitaleve, ne duart e qytetareve. Kete mund ta beje duke mos u taksuar nje pjese te te ardhurave qe shkojne per shendetin mjekesor, duke kompesuar mjeket qe hapin pika sherbimi private ne zona te thella te vendit, etj. Qellimi per mua eshte qe edhe ai qytetari i varfer i Shqiperise te mund te shkoje te kurohet ne privat e te mos mbete viktime e sistemit publik.
Menyra me e mire per te garantuar uljen e kostos se mjekesise pa kompromentuar cilesine eshte pagesa me para ne dore e qytetarit prane spitalit/politiklinikes/doktorit. Me ka ngelur ne mendje nje artikull qe lexova para disa vitesh mbi mjekesine ne Amerike: nese nje qytetar amerikan pa siguracion shkon te beje nje CAT Scan ne nje pike private qe merret me kete pune, kostoja nga xhepi e atij qytetari eshte vetem $300. Nese nje tjeter qytetar amerikan me siguracion shkon e ben te njejten procedure, por nuk paguan nga xhepi por paguan kompania e sigurimit, kostoja eshte $1200, kater here me shume. Arsyeja per kete eshte se zyra duhet te mbaje ne pune disa punetore vetem qe te pergatisin dokumentacionin perkates per t'ia derguar kompanise se siguracionit, para se zyra te paguhet. Dhe procesi i marrjes se pageses mund te zgjatet me jave ose muaj.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-05-2012 mė 17:35
Krijoni Kontakt