Atentatori i Rugovės?
Agim Hoti pretendon se ėshtė autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravės, Hoti thotė se ata qė bėnė pazar me tė pėr tė vrarė janė Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Pėr kėto pretendime thotė se ka fakte qė do tua tregojė edhe hetuesve. Personat e pėrmendur, kėto deklarime i quajnė shpifje dhe budallallėk
Agim Hoti ka kryer tentim atentatin ndaj ish Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Kėshtu sė paku thotė vetė Hoti, shkruan sot gazeta Express. Derisa po vuan dėnimin e tij nė burgun e Dubravės, pėr njė atentat tjetėr, ndaj Anton Berishės, ish-shefit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART), Hoti thotė se ka vendosur ti hedhė nė shesh tė gjitha ato qė ka bėrė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.
Nė bisedė telefonike nga burgu pėr Express, Hoti pretendon se pėrveē atentatit qė ka kryer nė vitin 2007 ndaj Anton Berishės, ai vetė ka kryer edhe dy sulme tė tjera, njėrin nė vitin 2004, e tjetrin njė vit mė pas. Tė dy kėto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.
Hoti pretendon se nė kėto raste nuk ka qenė i vetėm. Qė tė dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotė se i ka kryer me urdhėr tė Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės, Artan Nimanit, profesor nė UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon nė PTK.
Hoti pretendon se pėr kėto punė, ka marrė 5 mijė euro nė janar 2004. Unė jam ai i cili e kam gjuajtur bombėn mė 12 mars tė vitit 2004, nė oborrin e shtėpisė sė Ibrahim Rugovės, me urdhėr tė Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit, pretendon Hoti pėr Express.
Krijoni Kontakt