Bizneset e vogla ankohen se po i paguajnė Bashkisė sė Tiranės taksa gati dyfish mė tė larta, krahasuar me vitin 2011.
Shqetėsimi i tyre ėshtė denoncuar nė emisionin investigativ "Fiks Fare", ku tregojnė se inspektorėt e Bashkisė u kanė bėrė vlerėsim tė xhiros, shume mė tė lartė nga ajo qė ata kanė realisht.
"Pėr kėtė vit shifra qė duhet tė paguaj mė ka ardhur 780 mijė lekė tė vjetra, mė ėshtė dyfishuar krahasuar me njė vit mė parė. Unė kam njė metėr katror, dyqan dhe mė ka ardhur tatimi pėr 30 milionė xhiro qė duhet tė
Ne do tė kėrkojmė sqarime nga kryetari i bashkisė. Gjithashtu do tė kėrkojmė njė seancė tė posaēme pėr tė dėgjuar edhe qytetarėt nė Kėshillin Bashkiak dhe pėr tė ndalur kėtė situatė qė ėshtė e papranueshme
Aldrin Dalipi
bėj pėr gjithė vitin, kur unė kam deklaruar 12 milionė lekė tė vjetra. Premtimi ishte qė taksat do tė uleshin, jo qė do tė dyfishoheshin", thotė njė tregtare.
Kėshilltarėt socialistė nė Kėshillin Bashkiak shprehen tė shqetėsuar lidhur me ankesat e qytetarėve, duke kėrkuar qė Basha tė heqė dorė menjėherė nga ky mekanizėm, qė bie nė kurriz tė qytetarėve dhe qė i ēon ata drejt falimentit nė kėtė kohė tė vėshtirė krize.
"Kemi marrė shqetėsime nė lidhje me vlerėsimin pėr detyrimet tatimore pėr vitin 2012. Detyrimi tatimor ėshtė gati dyfish mė i lartė se ai qė kanė patur nė vitin 2011. Por ajo qė shohim ėshtė qė mekanizmi i marrjes sė tė ardhurave pėr tė realizuar ato objektiva ėshtė njė mekanizėm arbitrar dhe jo nė funksion tė ligjit. Ne i bėmė me dije, nė momentin e miratimit tė buxhetit qė do tė mbėshtesim ēdo politikė e cila formalizon ekonominė ėshtė nė frymėn e respektimin e ligjit, por nuk mund tė heshtim para masakrės ndaj biznesit, sepse dyfishimi i detyrimeve tatimore do tė thotė qė nė kėtė periudhė tė vėshtirė do tė kemi njė proces tė pėrshpejtuar tė falimentimit tė tyre nė aktivitetin ekonomik. Kėto shqetėsime vijnė nė zona tė ndryshme tė Tiranės, shqetėsime ka pėr pjesėn e rrugės sė Durrėsit, rrugės sė Kavajės etj", thotė Adriana Berberi, nėnkryetare e Komisionit tė Ekonomisė nė Kėshill.
Kreu i Kėshilltarėve socialistė Aldrin Dalipi tha se do te kerkoje nje seance te posaēme ne Kėshillin Bashkiak, ku kryetari i Bashkise te jape sqarime lidhur me ate ēfarė po ndodh me biznesin e vogėl, nė njė kohė kur u ishte premtuar ulje e taksave dhe tarifave.
"Ne e kemi paralajmėruar kėtė situatė kur kemi denoncuar mashtrimin e madh publik me heqjen e gjoja 60 taksave dhe tarifave, ndėrkohė qė sot qytetarėt po pėrballen me dyfishim tė kėtyre taksave dhe tarifave. E kemi paralajmėruar kėtė qė po ndodh, kur kemi thėnė qė buxheti i vitit 2012 ishte jo realist dhe i pabazuar nė vlera financiare, ndėrkohė qė sot qytetarėt e Tiranės ndodhen nėn presionin e administratės sė bashkisė, pikėrisht pėr tė grumbulluar dhe pėr tė paguar paaftėsinė e kėsaj administrate. Ne do tė kėrkojmė sqarime nga kryetari i bashkisė sė Tiranės. Gjithashtu do tė kėrkojmė njė seancė tė posaēme pėr tė dėgjuar edhe qytetarėt nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės dhe pėr tė ndalur kėtė situatė qė ėshtė e papranueshme", tha Dalipi.
Po keshtu tregtaret ankohen se po paguajne tarifen e pastrimit dy here per te njejtin vend, pasi njė herė e paguan pronari i dyqaneve dhe mė pas ata qė i kanė marrė me qira ambientet ku ushtrojnė aktivitetin e tyre.
Fiks Fare
Krijoni Kontakt