Greqi, Neonazistët: Shqiptarët janë grekë
Nikolaos Michaloliakos
Drejtuesi i Partisë “Agimi i Artë”, Nikolaos Michaloliakos, shprehet se shqiptarët dhe greket kanë një histori të lashtë dhe për më shumë se 1000 vjet kanë patur marrëdhënie të mira.
Kreu i nenonazistëve grekë thotë se shqiptarët janë grekë, edhe nëse disa prej tyre në ndërgjegje janë shqiptarë. Këto deklarata ”pro shqiptare” bien ndesh me ideologjinë e kësaj organizate.
Por para pak ditësh lideri i partisë radikale të djathtë, që për herë të parë ka siguruar hyrjen në parlament, ka shprehur hapur synimet për Epirin e Veriut.
Kryetari i Golden Dawn, Nikolaos Michaloliakos, përveç thirrjes për “çlirimin” e Epirit të Veriut, ka kërkuar edhe atë që ai e quan “pastrimin” e vendit, që duhet të vijë me largimin e emigrantëve ilegalë. /Eliona Lata/
shekulli
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/05/09/greqi-neonazistet-shqiptaret-jane-grek/
Krijoni Kontakt