Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    V. Ungjijtë apokrifë!



    Po i afrohemi shpjegimit përfundimtar për librin që, siç e shikoni edhe vetë, u quajt gabimisht “Bibël” tejet e lashtë, e shkruar 1500 vjet më parë. E nuk ishte aspak lashtësia, ajo që kishte rëndësi, por një profeci, për t’u vërtetuar...
    Prandaj, pasi folëm për Besëlidhjen e Vjetër dhe atë të Re, duhet të ndalemi e të shfletojmë rrufeshëm, ungjijtë apokrifë.

    Apokrife quhen ato tekste fetare, që, ashtu si ungjijtë kanonikë, merren me jetën, predikimin, vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit. Vetë termi ‘apokrif’ ka kuptimin ‘për t’u fshehur”, “i lejuar për pak njerëz”. Ungjijtë apokrifë ishin vepra të shkruara prej ndonjërit nga apostujt, por të përjashtuara nga leximi liturgjik publik, sepse mbaheshin si mbartëse të traditave misterioze ose esoterike tepër të thella, prej këndej, të papërshtatshëm për t’iu komunikuar kujtdo. Më pas fjala ‘ungjij apokrifë’ mori kuptimin e atyre librave, që u përjashtuan nga kanuni i Biblës së Krishterë.

    Katër kriteret, që ndoqi Kisha e të krishterëve të parë për ta konsideruar një tekst të Besëlidhjes së Re, kanonik, ose apokrif, jo kanonik, ishin, e janë:
    Tradita kishtare: atësia apostolike, që lidhet dukshëm me mësimin ose me shkrimin e drejtpërdrejt nga ana e apostujve ose shokëve të tyre më të ngushtë;
    përdorimi liturgjik nga bashkësitë e para të krishtera;
    ortodoksia, domethënë respektimi i të vërtetave dogmatike të fesë, kryesisht i Njënisë dhe Trinisë së Hyjit dhe i njohjes së Jezu Krishtit si Zot i vërtetë e njeri i vërtetë.
    Ungjjtë apokrifë, që nuk i plotësojnë këto kritere, ndahen në disa grupe, mbi bazën e përmbajtjes, të gjinisë e të mjedisit të origjinës.

    Në përgjithësi, veprat ungjillore apokrife nuk pranohen nga studiuesit si burime të besueshme për Jezusin historik, edhe pse u shkruan vonë, duke nisur nga shekulli III. Vetëm disa i shikojnë si burime me vlerë për të rindërtuar mjedisin fetar në shekujt pas Krishtit.

    Ungjijtë apokrifë janë të shumtë. Më të njohurit janë disa nga ata, që kanë bërë bujë të madhe kohët e fundit, duke arritur deri në atë pikë, sa të besohen si Ungjijtë kanonikë. Kujtojmë këtu Ungjijtë e fëmijërisë, tregime për fëmijërinë e Jezusit, që përmbajnë hollësira, të cilat nuk gjinden në ungjijtë kanonikë. Janë plot me mrekullitë, që bën Krishti fëmijë, rrëfyer me stilin e magjik-përrallor, në kundërshtim me 4 Ungjijtë. E edhe me me pasaktësi historike e gjeografike, të cilat e dëmtojnë rëndë vlerën e ngjarjes, që tregojnë.

    Vijnë, pastaj ungjijtë e shenjave; ai i Tomës; Libri i fshehtë i Jakut; Ungjilli i Marisë; i Judës; i së Vërtetës, i Filipit, etj, etj.

    Ungjijtë apokrifë të fëmijërisë së Jezusit, me një farë niveli artistik, kanë qenë shumë të përhapur në bashkësitë e para të krishtera. Prej tyre vijnë ca hollësira të panjohura të lindjes së Jezusit në Shpellën e Betlehemit, që gjinden sidomos në ungjillin sipas Jakut, ndërsa kau e gomari, që ngrohin me frymë Foshnjën e grazhdit, përmenden së pari në Ungjillin apokrif të Pseudo-Mateut.

    Duhen kujtuar edhe ungjijtë gnostikë, që u zhvilluan në bashkësitë e krishtera me prirje heterodokse, fjalë që ka kuptimin devijim ose herezi. Zakonisht fjala e parë që kanë në titull është “i fshehtë’. Gnostik e apokrif është Ungjilli i Judës, i botuar e i përfolur kohët e fundit, e po gnostik, ai i Marisë Magdalenë, prej nga u frymëzua Den Braun për romanin policor “Kodi da Vinçi” , e edhe Ungjilli i Evës.

    Asnjë prej ungjijve apokrifë nuk figurojnë në dorëshkrimet biblike, ose në listat e lashta të teksteve kanonike, që konsiderohen si të frymëzuara drejtpëdrejt nga Zoti.
    Gjetja e Ungjillit, sipas Barnabës, nuk do të ishte aspak e bujshme, siç u paraqit nga një lloj shtypi, edhe në se do ishte vërtet ky dorëshkrim. Shënohet prej kohësh që s’mbahen mend në listën e ungjijve apokrifë, njëri nga të cilët u gjet në torbat e ca hajdutëve veprash arti, në Turqi. Gjithsesi, me që përmendet emri i Barnabës, po kujtojmë se ai nuk ishte në numrin e Dymbëdhjetë Apostujve, as nuk e zëvendësoi Judën, si Matia: e meritoi emrin apostull, sepse Apostujve ua dorëzoi pasuritë e veta, me Apostujt jetoi e punoi dhe si Apostujt vdiq i martirizuar. Lindi në Kretë dhe, duke pasë rrokur Ungjillin, u dallua aq, sa Shën Luka në Punët e Apostujve e cilësoi “të virtytshëm, plot me Shpirtin Shenjt e me fé”.U shoqërua me Shën Palin dhe e paraqiti para Kishës së Jeruzalemit, e përcolli në ishullin e Kretës, në Antiokí e në vende të tjera të apostullimit.

    Kaq për Barnabën, ndërsa kujtojmë se 3 ungjijtë judeo-kristianë, që përdoreshin nga të krishterët e shekujve të parë, të lidhur tepër ngushtë me traditën fetare judaike, i kanë gjurmët e tyre që arrijnë deri në kohët tona përmes dëshmive të tërthorta e rastësore, që gjinden në veprat e Etërve të Kishës.

    Gjetjet arkeologjike të shekulli XX kanë nxjerrë në dritë disa fragmente papirusi e pergamene, që përmbajnë tekste me natyrë ungjillore, të cilat nuk lidhen as me ungjijtë kanonikë, e as me ato apokrifë. Për shkak të shkurtësisë së teksteve dhe dëmtimit të rëndë nga koha, datimi i tyre është shumë i vështirë, si duke u nisur nga metodat filologjike, ashtu edhe nga metodat normale të datimit arkeologjik (për shembull, ajo e karbonit 14).

    Bëhet kështu e pamundur të përcaktohet në se janë materiale, që pastaj hynë në ungjijtë kanonikë, me fragmente ungjijsh të njohur, me apokrife të mirënjohura një herë, të humbur pastaj, apo me fragmente ungjijsh apokrifë krejtësisht të panjohur.
    Një masë e tillë të dhënash, të shpjegueshme e të pashpjegueshme shkencërisht, ka çuar në lindjen e një mori veprash pa asnjë bazë historke, aq më pak fetare, me tituj të bujshëm, fjala e parë e të cilëve është gjithnjë “Ungjilli i....”. S’është për t’u çuditur në se do të shikojmë së shpejti në vitrinat e librarive ndonjë krijim të ri me titull “Ungjilli sipas Barnabës”, frymëzuar nga dorëshkrimi i gjetur në Turqi....


    vazhdon--->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 22:28
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    VI. Përgjigje për moshën dhe natyrën e “Ungjillit apokrif të Barnabës”, apo “Librit të lashtë”, gjetur kohët e fundit në Turqi.


    Jemi në shkrimin kushtuar Shkrimit të Shenjtë, pikërisht për të kuptuar ç’natyrë e ç’vlerë ka libri i gjetur kohët e fundit në Turqi, i quajtur gabimisht Bibël, për më tepër, shkruar në gjuhën aramaike, gjuhë e Jezusit, njëmijë e pesëqind vjet më parë. Pseudobibla është e shkruar mbi lëkurë të regjur, me germa ari. Në titull, me germa aramaike, bie shumë në sy kryqi, i vizatuar në një mënyrë mjaft primitive. Gjithsesi, vëmendja e mjeteve të komunikimit nuk u përqendrua as te lashtësia e Librit, e as tek forma ose përmbajtja e tij, por vetëm tek disa deklarata të Jezusit, profetizime për ardhjen e Muhametit. Ndonëse deri tani asnjë mjet komunikimi nuk i ka riprodhuar saktësisht këto deklarata, që i paskej bërë Jezusi.

    Të gjitha gjasët janë që ky dorëshkrim të mos jetë tjetër, veçse vepër e një falsifikatori, ndoshta studiues hebre perëndimor i mesjetës. Na bindin për këtë kritikat e besueshme të siriakëve. Në të vërtetë, për këdo që flet asirishten moderne (e njohur edhe si aramaikishte e re), shkrimi i të ashtuquajturit ‘Ungjilli i Barnabës”, lexohet me lehtësi. Por gjatë leximit, të bien menjëherë në sy disa gabime të rënda. Në fund të librit shënohet: “b-shimmit maran paish kteewa aha ktawa al idateh d-rabbaneh d-dera illaya b-ninweh b'sheeta d-alpa w-khamshamma d-maran”- “Në emër të Zoti tonë, ky libër u shkrua nga duart e murgjërve të manastirit të epërm të Ninives, në vitin e 1500-të të Zotit tonë”. Pa hyrë në hollësirat e gabimeve gramatikore e konceptuale, që s’kanë vend në këtë shkrim, specialistët e asirishtes moderne na sigurojnë se këto gabime janë të dukshme, madje të papranueshme për një apokrif që mendohet të jetë shkruar nga një apostull i Krishtit. Ndërmjet tjerash, shkrimi, kur cek Biblën, e quan ‘libri’, por në asirisht Bibla nuk quhet kurrë ‘libri. Quhet Testamenti i Vjetër, ose Libri i Shenjtë. Eshtë krejtësisht e pamundur që duar Apostujsh apo duar të mësuara murgjërish të kenë bërë gabime kaq trashanike. Por për këto elemente, që të çojnë tek vlerësimi i drejtë i dorëshkrimit, nuk u tregua interesi i duhur. Që nga gjetja e librit, një numër i madh gazetash e mjetesh të tjera të komunikimit të botës islamike, e dhanë me bujë lajmin, duke nënvizuar:“Një Bibël e lashtë 1500 vjeçare, predikon ardhjen e Muhametit”. Po e lëmë mënjanë konfuzionin që krijon datimi, i cili nuk sqaron është me moshë 1500 vjeçare, apo u shkrua në vitin 1500 pas Krishtit, datë që lexohet në fund të librit. Kuptohet vetvetiu se parafolja në vitin 1500 pas Krishtit, e një ngjarjeje, që ndodhi në vitin 630 pas Krishtit, nuk mund të konsiderohet ndonjë profeci e bujshme. Përkundrazi! Atëherë të lind natyrshëm pyetja: pse opinioni mediatik islamik është gati ta pranojë një pohim, që të krijon më shumë përshtypjen e një gabimi trashanik, sesa të një profecie? E për më tepër ta shpallë me brohori, me gojën e ndjekësve të Islamit, të cilët kanë pohuar gjithnjë se Jezusi, Issa, është paraardhës i ‘Vulës së Profetëve”, dmth i Muhametit?

    Sipas gazetës “Al Bawaba”, ministri turk i kulturës dhe i turizmit, Ertugrul Gunay, deklaroi se, sipas fesë islamike, Ungjilli i Barnabës e shikon Jezusin si njeri, e jo si Zot, nuk pranon Trininë Shenjte, as kryqëzimin, ndërsa thekson se Jezusi e ka parafolur ardhjen e Profetit Muhamet.

    Por, edhe në këndvështrimin islamik “Ungjilli i Barnabës” është plot me gabime doktrinore. Pa hyrë në hollësi, po ndalemi vetëm te pohimi se ka nëntë qiej e se i dhjeti është Parajsa. Ndërsa në Kuran flitet vetëm për shtatë. Gjithsesi, pohimi më i këndshëm për islamikët në tekstin apokrif, është që Jezusi pati pranuar para priftërinjve hebrenj se nuk ishte mesia e se mesia do të ishte Muhameti! Profecia bëhet në një mënyrë të tillë, që të krijon përshtypjen se Jezusi e Muhameti janë e njëjta vetje. Për të mos folur për gabimet, gjithshtu të rënda, historike. Së fundi, shkruhet se mbi trupin e Jezusit u hodhën njëqind libbra gurë. E kjo të bën të mendosh se shkrimi është i vonë, sepse kjo masë apo peshë, është me origjinë romake. Përdorej nga Perandoria otomane, në lidhjet tregtare me Italinë e Spanjën.

    Sipas studiuesve, Ungjilli, që mendohej të ishte apokrifi i Barnabës, ka shumë mundësi të jetë shkruar nga ndonjë hebre evropian i Mesjetës, që kishte një farë familjariteti me Kuranin, e edhe me Ungjijtë. E tregon fakti se në këtë apokrif përzjehen nga pak librat e shenjtë të tri feve. Mbetet për t’u sqaruar ç’e shtyu falsifikuesin ta gatuajë këtë çorbë hebraiko-kristiano-islamike, që veç një zhurme të kotë, nuk sjell asgjë të re?
    Zhurmë, e cila vijon, megjithëse dyshimet lindën që në fillim. Madje shumë media islamike vijojnë t’i paraqesin predikimet e Jezusit për Muhametin si të pakundërshtueme. Pohim, që nuk sjell asgjë të re teologjike, por që në praktikë, i shqetëson marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, posaçërisht në raste kur kemi të bëjmë me njerëz, me përgatitje të kufizuar për t’i kuptuar këto dukuri tejet të ndërlikuara. Prandaj u zgjatëm kaq shumë, për të shpjeguar një fenomen, që mund të pëmblidhej në dy fjalë: Libri i gjetur në Turqi, sipas studiuesve seriozë, mendohet të jetë një apokrif tepër i vonë. E nuk është apokrifi i Barnabës, por i ndonjë çifuti mesjetar, të cilit, besojmë, as nëpër mend nuk i pati shkuar se sajesa e tij mbi pergamenë, nuk dihet me saktësi, 500 apo 1500 vjet më parë, do të shkaktonte gjithë këtë zhurmë. Shumë zhurmë për asgjë – thotë Shekspiri i madh.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    i nderuar "toni"
    kam nje pyetje.
    ti thua qe
    Kodi PHP:
    "Në fillim ishte Fjala" 
    tani pyetja ime eshte.
    kush e tha fjalen?

  4. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    i nderuar "toni"
    kam nje pyetje.
    ti thua qe
    Kodi PHP:
    "Në fillim ishte Fjala" 
    tani pyetja ime eshte.
    kush e tha fjalen?
    Pergjigjëja është në Ungjill - Gjoni 1; 1-3 qe thuhet:

    Në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj.
    2 Kjo ishte në fillim në Hyjin.
    3 Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë, e pati në Të jetën

    E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne.



    D.M.TH - fjala e jote asnjëher nuk është jasht teje - je ti vete, fjala lind - del nga madheshtia e jote dhe prap je ti ai - fjala...
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-06-2012 më 07:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  6. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Bibla eshte nje liber historik , shkencor , fetaro-shpirteror dhe ashtu si nje prind i tregon femijes se vet mbi gjera qe edhe pse femija nuk i kupton , perseri prindi ia shpjegon ne ate menyre qe femija ti kuptoj dhe te mare mesazhin e duhur .

    po ashtu edhe Zoti ka frymezuar njerez te zgjedhur nepermjet Shpirtit te Shenjte qe te shkruajne te gjithe librat e bibles , duke pasur nje mesazh te vetem , fjalen e mire ose lajmin per shpetimin e shpirtit te njeriut . pra bibla eshte shkruar si nje liber i shkruar nga prindi per femijen e vet , e cila eshte e thjeshte per tu kuptuar por edhe e veshtire , pasi bibla eshte nje liber shkencor, historik dhe mjaft i lashte per ata te cilet mund ta studiojne mesazhe te tjera dhe profeci per te ardhmen , te shkruar ne kete liber .

    bibla eshte si nje oqean i pamase dijesh dhe njohurish , dhe per dike qe e lezon per here te pare eshte njelloj sikur te futesh vetem kembet ne bregun e oqeanit te dijeve , por sa me shume te ecesh dhe zhytesh ne ate oqean dijesh aq me shume do gjesh dhe shohesh thesare dhe mrekulli ne kete liber .

    ne bibel na eshte dhene e verteta per gjithcka por kjo e vertete nuk eshte plotesisht e plote pasi thuhet edhe vete ne bibel diku te libri i apokalipsit ku thuhet , qe nese do ishin shkruar te gjitha veprat e Zotit , atere nuk do mjaftonin te gjitha librat e botes per ti shkruar , pra si te vdekshem qe jemi na eshte dhene vetem nje pjese e se vertetes , ajo pjese ku njeriu mund te rifitoje lavdine e tij si krijese njerezore dhe shpetimin e shpirtit te tij duke u pajtuar me Zotin dhe duke dale nga pushteti i mekatit .

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar maratonomak për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •