
Postuar mė parė nga
mario_kingu
Ėshtė interesant fakti se si shqipėtarėt quajnė vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga tė huajt. Vėndi ku shqiptarėt jetojnė sot quhet Shqipėri dhe banorėt pikėrisht shqiptar, ndėrsa tė huajt vendin e quajnė Albania dhe banorėt albanesi.
Nė vitin 1847 Vincenzo Dorsa nė librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundėsi: “diskutohet midis kritikėve mbi origjinėn e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmė asnjė gjurmė nė shkrimet e autorėve antik. Ka disa qė mbėshtesin teorinė qė ky emėr rrjedh nga Albanėt, popull i Azisė i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe detit tė Zi. Kėta popuj sipas kėtyre autorėve formuan disa koloni nė Maqedoni dhe nė Epir”.
Por Dorsa nuk ėshtė i bindur pėr kėtė teori. Nė fakt na jep njė tjetėr tė dhėnė: “Palmerio (Graccia antiqua, Libro 1, Cap. 14),na ka lėnė tė shkruar qė Shqipėria (Albania)
Shkrimtari antik Tolomeu na thotė qė nė Maqedoni ekziston njė mal Albanus, popuj Albani, dhe njė qytet Albanopolis. Vetė Straboni kujton malin Albia ose Albion. Nė kėtė pikė Dorsa bėn pyetjen pėrse mos ti japim rėndėsi kėsaj tė dhėne? Njė e dhėnė e vetmuar por qė na flet qartė.
Versioni personal i Dorsės ėshtė ky: Nė Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtė, trashgimi i pasardhėsve tė Eneas. Romakėt tė cilėt erdhėn nė Maqedoni dhe nė Epir, kur panė qytetin e Albės ose tė Albanopolis, ju erdhi nė mėnd qyteti qė quhej Alba nė atdheun e tyre (nė Lazio). Kėshtu pėr ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtėn Alba-nia, domethėne Alba e re (nia - e re ), siē kanė quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka qė u bė vėndi i perandorisė sė re […]”.
Mė 1877, nė Paris publikohet libri La Grčce avant les Grecs i autorit Louis Beonlew. Beonlew kėrkon tė shpjegojė fjalėn shqiptar me teorinė e Xylander. Fillon analizėn e tij duke thėnė qė fjala shqiptar ngjason me fjalėn shqiptoj, por e braktis shpejt kėtė teori sepse nuk ėshtė shumė e besueshme. Beonlew krahason fjalėn shqiptar me shqiponjė. Po tė marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi nė shkėmb, dhe po tė konsiderojmė qė skifteri quhet edhe petrit atėherė kjo fjalė na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkėmb. Si rrjedhojė, Shqiptarėt quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorė tė shėmbinjėve, malėsorė.
Natyrisht ky artikull nuk ka pretendimin tė jetė i plotė, por mendoj qė jep njė ide mbi ēėshtjen komplekse tė emėrtimeve Shqipėria, shqiptar, Albania, albanese.
Elton Varfi
Krijoni Kontakt