Berisha-Rama, gati negociatat direkte pėr presidentin
Berisha tėrhiqet dhe jep sinjale pėr njė takim me Ramėn, qė do tė zhvillohet nė orėt nė vijim. Negociatat e vėrteta pėr Presidentin e ri tė vendit kanė kohė pėr t’u zhvilluar deri nė raundin e tretė, por duket se palėt kanė nevojė pėr njė marrėveshje paraprake.
Tė gjitha lėvizjet e shumicės sė drejtuar nga Sali Berisha, sidomos me prezantimin e njė kandidati konkret dhe mos zyrtarizimin e tij pa konsensusin e opozitės socialiste, thjesht po zbulohen si lėvizje taktike qė sigurojnė pozita negociuese.
Meta paralajmėron takimin
Vetėm njė ditė pasi Parlamenti dėshtoi nė zgjedhjen e Presidentit, aleati i Berishės nė qeveri, kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta ka dalė nė skenė me njė tjetėr ide e cila kėrkon njė pėrgjigje nga dy drejtuesit kryesorė politikė. Nė vend tė ofertės socialiste pėr njė takim tė zgjeruar tė tė gjithė kryetarėve tė partive parlamentare, ai ka sugjeruar njė takim tė nivelit tė lartė Berisha-Rama.
“Njė takim Berisha- Rama do tė ndihmonte pėrshpejtimin e procesit, nuk kemi pse tė humbasim ditė e javė nė njė situatė pritje se ēdo minutė ėshtė e ēmuar, vendi ka nevojė pėr shumė reforma”- u shpreh kreu i LSI-sė, gjatė mbledhjes sė Lėvizjes sė Gruas pėr Integrim.
Patozi konfirmon
Takimi Berisha-Rama ėshtė konfirmuar si lėvizje edhe nga numri dy i demokratėve, Astrit Patozi, i cili nė njė intervistė dje tek emisioni “Opinion”, ka lėnė tė kuptohet se po punohet nė kėtė drejtim. “Kryeministri ka thėnė vet pse nuk ėshtė takuar me Edi Ramėn duke dhėnė raste tė takimeve tė tjera. Gjithsesi, unė jam te njerėzit qė besoj se duhet tė ketė takim Berisha –Rama, por nuk mendoj se njė foto do tė shėrbejė pėr zgjidhjen. Nėse do tė kishte takim Rama- Berisha, duhet tė ishte i pėrgatitur…”, tha Patozi. Nga ana e vet, homologu i tij socialist Gramoz Ruēi ka pohuar tė njėjtėn gjė nė intervistėn te Top-Story, duke shtuar madje se nėse ky takim zhvillohet, aty PS-ja do tė prezantojė edhe kandidatėt e vet. “Nė qoftė se kjo tavolinė institucionalizohet, kjo nuk do tė thotė se pikat do tė bisedohen sipas radhės qė kemi caktuar ne. Kėtu ėshtė ēėshtje vullneti politik. Pėr tė shkuar tek emrat duhet tė vendosim rregullat e lojės. Do ulemi pėr Presidentin, do paraqesim parimet dhe filozofinė tonė dhe kriteret”, tha ai. I pyetur mbi opsionin “Nano” nė listėn e kandidaturave, Ruēi ka nėnvizuar se edhe ēėshtja e tij ėshtė mirė tė zgjidhet nė negociatat mes dy drejtuesve politikė.
Ndėrmjetėsimi i takimit Berisha-Rama
Si paralele vlen tė sillet nė kujtesė viti 2002, kur pas rezolutės sė Parlamentit Evropian pėr fenomenin e Dushkut nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, Presidenti i ri erdhi si produkt i njė marrėveshjeje dypalėshe Nano-Berisha, ndonėse socialistėt asokohe e kishin shumicėn e cilėsuar. Nuk ėshtė e qartė nėse modeli i vitit 2002 qė solli me vete njė sėrė emrash konsensualė nė disa institucione kushtetuese tė vendit, mund tė imagjinohet si i zbatueshėm edhe aktualisht, por fakt ėshtė se ideja e Metės vjen pas deklarimeve tė Berishės pėr reformat kryesore.
Kryeministri ka deklaruar disa herė se ai nuk mund tė takojė kundėrshtarin e tij pėr ēėshtje me karakter teknik, por nuk ka munguar qė ditė pas dite tė zbardhė lėshimet relative qė po bėn nė drejtim tė reformės zgjedhore. Rrjedhimisht nėse ndodh, takimi Berisha-Rama ka pėr synim kryesor njė emėr konsensual dhe vėshtirė se mundet tė pėrfshijė edhe paketėn e zgjeruar tė PSsė. Vetė Meta ka ndėrmarrė rolin e ndėrmjetėsit, pasi edhe dje, sikundėr bėhet e ditur, ka pasur njė takim me Kryeministrin Berisha pėr tė diskutuar zgjedhjet e mundshme. Takimi, sipas burimeve, u zhvillua nė Kuvend nė zyrėn e kryetares Topalli.
Shtohen emrat, hyn nė lojė edhe Shoqėria Civile
Ndėrkohė qė zhvillimet politike po ngurtėsohen rreth ēėshtjes sė marrėveshjes mes dy partive kryesore, gardhi i kandidaturave ėshtė shpėrthyer nga shoqėria civile. Vetėm dje, njė sėrė organizatash dhe shoqatash kanė adresuar ndaj Kuvendit tė Shqipėrisė njė seri emrash qė mund tė merren nė konsideratė. Mehdi Shkreli apo edhe Sokol Sadushi janė dy prej tyre, pėrveē Valdete Salės dhe kjo ndėrhyrje “nga jashtė” qė bėhet aktualisht e decentralizon tė drejtėn e propozimit tė kandidaturave. Vetėm pak ditė pėrpara zhvillimit tė raundit tė dytė, opozita socialiste mbetet vetmja palė qė jo vetėm nuk ka njė kandidat tė vetin, por nuk ka as edhe njė qėndrim.
Vitore Tusha, njė tjetėr kandidate pėr Presidente
Partitė politike po shikojnė mundėsinė pėr tė gjetur edhe njė kandidat tjetėr pėr postin e Presidentit. Anėtarja e Gjykatės Kushtetuese, Vitore Tusha, ėshtė kandidatja mė e pėrfolur nė negociatat e zhvilluar orėt e fundit midis partive politike. Gjyqtarja Tusha ka lindur mė 26.11.1960 nė Tiranė. Nga viti 1983 deri nė vitin 1990, ka ushtruar detyrėn e Pėrmbarueses Gjyqėsore nė Gjykatėn e Rrethit Tiranė dhe mė pas deri nė vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit. Nė periudhėn 1992-1994 ka ushtruar detyrėn e gjyqtares nė Gjykatėn e rrethit Tiranė dhe nė vitet 1994-2001 atė tė gjyqtares nė Gjykatėn e Kasacionit. Nė vitet 1999-2001 ka qenė kryetare e Kolegjit Civil tė kėsaj gjykate. Nė vitin 1997 merr gradėn shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Nė vitin 2004 zgjidhet nėnkryetare e Dhomės Kombėtare tė Avokatisė. Nga viti 1986 e nė vazhdim ushtron mėsimdhėnien si lektore e sė Drejtės Civile dhe Procedurės Civile pranė Fakultetit tė Drejtėsisė dhe Shkollės sė Magjistraturės. Ėshtė bashkėautore nė hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrė pjesė me cilėsinė e ekspertes ligjore nė hartimin e disa projektligjeve. Nė mars 2008 ėshtė emėruar anėtare e Gjykatės Kushtetuese.
shekulli
Krijoni Kontakt