Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69
  1. #11



    Kryetari i PS-sė, Edi Rama,i rikthyer pas 5 vjetėsh nė emisionin “Opinion” tė Blendi Fevziut nuk iu pėrgjigj pyetjes sė drejtuesit tė emisionit a i kishte kėrkuar falje Ilir Metės gjatė vizitės nė shtėpinė e tij te Gjiri i Lalzit. Me Metėn tha Rama ėshtė takuar privatisht, si me njė pėrfaqėsues tė mazhorancės, me tė cilin ka biseduar pėr shqetėsimin serioz, krijimin e kushteve qė Shqipėria tė zgjedhė njė president qė tė pėrfaqėsojė unitetin kombėtar dhe tė jetė mishėrim i aspiratės sonė europiane, njė provim qė Shqipėria duhet ta kalojė patjetėr kėtė vjeshtė. Rama iu shmang gjithashtu pyetjeve nėse mendon njėlloj si mė parė pėr fajėsinė e Ilir Metės pas video-montazhit me ish-ministrin Prifti, si dhe pėr faktin qė bėri thirrje pėr demonstratė tė dhunshme mė 21 janar. Lidhur me kėtė akuzė dhe tė tjera ndaj Metės, Rama tha se nuk ėshtė koha pėr tė rishkruajtur tė kaluarėn, por theksoi se deklaratat nė drejtim tė Metės, mbeten pjesė e historise dhe tė thėna nė njė kohė tė caktuar. Lidhur me zgjedhjen e Presidentit tė ri tė vendit, Rama tha se me shume sesa emri ka rėndėsi procesi konsensual. Ai tha se PS nuk ka pse tė japė votat pėr kandidimin e Nanos pėr kėtė post, ndėrsa shtoi se kushti i PS-sė pėr Presidentin ėshtė qė PD-ja tė mos imponojė njė figurė nga radhėt e saj
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #12
    Rama: I qendroj akuzave per Ilir Meten





    Blendi Fevziu

    Rikthim pas pese vjetesh ne studiot e Televizionit Kombetar Klan, per kryetarin e partise me te madhe te opozites, Edi Rama. Ndonese qendroi per tre ore ne studion e "Opinion", perballe gazetarit Blendi Fevziu, duke iu dhene e gjithe hapesira televizive qe kerkoi per tematikat qe lidheshin me programin e PS, z.Rama gjate gjithe kohes thumbonte median ku ishte i ftuar. Kontradiktor ne theniet e tij, me se shumti z.Rama leshonte akuza per TV Klan per njeanshmeri ne linjen informative te edicioneve te lajmeve, kurse menjehere me pas, nuk harronte te shprehte dhe falenderim per ftesen qe i ishte bere. Dhe qe ne fillim, pranoi se mungesa per pese vjet ne Tv Klan ishte nje vendim i tij, sikurse shtoi se "eshte po vendimi im per te ardhur duke ju falenderuar per ftesen per te folur per shume gjera me rendesi". Ne intervisten e gjate, z.Rama u pyet rreth 12 here nese do te jepte ose jo doreheqjen po te humbte zgjedhjet e pergjithshme te vitit te ardhshem, ne asnje moment nuk pranoi te pergjigjej, duke perseritur pareshtur, togfjaleshin "Ne do t'i fitojme zgjedhjet".

    Ne interviste, z.Rama tha se pavaresisht takimit te zhvilluar me kreun e LSI-se, Ilir Meta, ai u qendron akuzave kunder tij. Rama foli dhe per Presidentin e ri duke deklaruar se PS nuk do te imponoje ndonje emer, por e shtroi si kusht te partise qe drejton, qe kryetari i ri i shtetit te mos zgjidhet nga PD dhe nga radhet e Parlamentit. Ndersa ne lidhje me kandidimin e Nanos, Rama u shpreh se PS nuk do te jape firmat per hyrjen e tij ne gare.

    Keni munguar prej 5 vjetesh, kur dera e Klanit ka qene gjithmone e hapur...

    Pavaresisht se nuk diskutohet qe ka qene vendimi im, eshte po vendimi im per te ardhur, duke ju falenderuar per ftesen per te folur per shume gjera me rendesi.

    Me 1 maj kini takuar z. Meta. Pse nje darke gjysme e fshehte?

    Me lejoni t'ju them duke garantuar se do t'ju pergjigjem gjithe pyetjeve, se ne kemi bere publik, me kuraje dhe ambicieje, nje vizion per nje Rilindje Shqiptare. Rruga per te shkuar drejt nje rilindjeje kalon permes ndryshimit te sjelljeve tradicionale, aq me teper kur behet fjale per ceshtje madhore si ajo e Presidentit, qe kerkon bashkerendimin e forcave mes kundershtareve.

    Pse duhet te ishte nje takim ne mesnate ne Gjirin e Lalzit?

    Nuk ka asgje te fshehte, kam bere nje ftese publike, e njohur per te gjithe, u jam drejtuar qe nga Kryeministri deri te perfaqesuesi me i ri ne Kuvend i nje partie te re, duke u kerkuar te takohemi per te eksploruar mundesite e hapjes se nje dialogu.

    Por jeni takuar privatisht?

    Pas fteses sime kam marre mbrapsht nje ftese nga kreu i LSI, i cili ka shprehur deshiren te takoheshim paraprakisht per te folur sy me sy. Kam shkuar per t'i thene ne sy gjithcka eshte e rendesishme dhe duke besuar se ne kete menyre mund te mbyllet nje klime besimi, pas nje komunikimi shume te gjate qe eshte i lidhur me nje histori jo te pelqyeshme. Le te mos harrojme se une jam takuar me kreun e LSI si perfaqesues i forcave qe qeverisin. Me njerin nga anetaret e koalicionit qeverises.

    Keni thene me pare ne "Twitter" per nje takim me Berishen, se privatisht takoj vetem miqte? A eshte Meta miku juaj?

    Une do te deshiroja te fokusohemi vetem te ceshtja, tek arsyet qe jane madhore dhe te biem dakord qe ky eshte nje moment per te folur per arsyen e ketyre takimeve. Per te folur per pse-ne e kesaj hapjeje dhe nevojen e kesaj hapjeje.

    Po ju pyes per shkakun qe bete 50 km rruge per te takuar Meten?

    Per te diskutuar jo ne rruge protokollare, por sy me sy, lidhur me ate shqetesim qe kisha shprehur ne ftesen publike.

    Kane deshtuar t'ju takojne me drejtuesit e mazhorances, komisionari Fyle, Baton Haxhiu, etj. Ose eshte negociator shume i mire Nard Koka, ose ka pasur arsye shume te medha per t'ju takuar?

    Une do te doja t'i referohemi realitetit dhe jo thashethemeve. Edhe me kryeministrin jam takuar ne Presidencen e Republikes dy here. Jam takuar dhe ne pranine e perfaqesueseve te BE-se dhe nuk kam shprehur asnjehere asnje refuzim per t'u ritakuar, ne rast se do te ishte shfaqur nevoja dhe do te ishin krijuar kushtet.

    Cfare pati konkrete ne takimin me Meten?

    Shprehja e atij shqetesimi shume serioz qe une kam dhe qe eshte i ndare me shume faktore te tjere, per te krijuar kushtet qe Shqiperia te zgjedhe nje president qe te perfaqesoje unitetin kombetar dhe te jete misherim i aspirates sone kombetare. Behet fjale per nje prove, e cila do te percaktoje ne menyre te qarte fatin e provimit tone te vjeshtes se ardhshme. Une dua te bej cmos me mish dhe me shpirt qe Shqiperia te mos mbese per here te trete.

    Kohe me pare keni hedhur disa akuza ne drejtim te Metes? A e amniston Meten ky takim?

    Une nuk jam takuar me Meten per te rishkruar te kaluaren. Qendrimet e mia si kryetar i PS, ne keto momente, jane qendrime te mbajtura ne rrethana te qarta dhe pa asnje dyshim jane pjese e historise dhe une vete nuk ndjej asnje arsye qe te me beje te ndjehem keq per cdo gje qe une kam thene si kryetar i PS. Eshte shume e rendesishme te kuptohet qe procesi, ne te cilin ne dhe PS permes meje dhe te tjeret kemi hyre me vullnetin per te krijuar kushtet, qe politika te jape nje shembull pozitiv te munguar, perballe familjes ku duhet te integrohemi, po dhe nje shembull pozitiv te munguar ne vite karshi shqiptareve qe qendrojne te ndare prej shume kohesh, e cila imponon nje komunikim dhe perpjekje per nje klime besimi mes kundershtaresh. Pra, eshte e domosdoshme qe kur ndermarrim nje nisem te tille politike me kete qellim madhor dhe kete vullnet, nuk marrim persiper te rishkruajme te shkuaren, por te ndertojme te ardhmen. Politika eshte qenie e gjalle qe vepron ne te sotem per te ardhmen.

    Per videon e z.Meta ju thoni qe eshte fajtor. Vazhdoni te mendoni se Meta eshte korruptuar dhe vendimi i drejtesise eshte nje turp?

    Nuk do t'i shmangem asnje pyetjeje. Ne rast se ne perpjekjen per te vendosur paqen ne Irlanden e Veriut, palet qe kishin jo vetem qendrime ne konferenca shtypi, por edhe shume lista te vraresh, shume e shume lista demesh e shkaterrimesh, sipas jush duhet te uleshin me njeri-tjetrin per te t'u marre me gjithe ato ngarkesa dhe mbingarkesa qe mbante drejtesia, apo duhet te uleshin sic u ulen per te kerkuar zgjidhje jo ne funksion te njeri-tjetrit, por ne funksion te atyre njerezve qe secili perfaqesonte. Se treti, une besoj se per 1001 insertet dhe arsyet qe ne mund te rendisim, duke iu referuar te shkuares, eshte dita per te kerkuar rrugen e se ardhmes. Sali Berisha eshte ai qe eshte. Une kam bere ftese per t'u takuar dhe me Sali Berishen. Pse eshte e jashtezakonshme qe u takova me Ilir Metan apo Shpetim Idrizin? Te gjithe keta njerez qe jane perfaqesues te forcave parlamentare, perfaqesojne pjeseza te nje populli qe nuk eshte i ndare kur pyetet e do apo nuk e do nje President qe i perfaqeson te gjithe.

    Drejtesia ka bere gabim qe nuk e denoi Meten?

    Une ne konceptimin tim te gjuhes shqipe nuk di te shaj. Une fola per nje situate, ne te cilen udhekryqi qe jemi e imponon nje perpjekje per bashkepunim. Une nuk fola per nje rruge roze, ku politika do te pushoje se beri politike dhe ku palet do te pushojne se mbajturi qendrime. Ju jeni gazetar, as prokuror dhe asgje tjeter, pse jeni gazetar duhet te beni cdo perpjeke qe kur i referoheni detajeve te jeni i sakte, se nuk ka pasur udhetim ne mesnate dhe as makine te fshehte. Ka pasur nje takim normal, pas nje ftese publike, si shprehje per te hapur rruget e komunikimit te gjithe ata qe kane nje ze dhe disa vota. Paqja behet me armiqte, dialogu behet me kundershtaret. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk jane armiqte e mi, jane kundershtare. Kjo nuk nenkupton as rishikimin e historise dhe as vendosjen ne rendin e dites se gjykimeve me natyre morale qe nuk kane lidhje me arsyet qe ne po diskutojme. Une besoj se Shqiperia mund te behet, qe meriton me shume dhe qe pa asnje dyshim qe jemi te gjithe ne te bejme me shume dhe qe te tregoj nga pozita e kryetarit te opozites sot ate qe do te bej nga kryetari i pozites neser. Nese sot eshte cudi e madhe qe takohet kreu i opozites me te pozites, kur une te jem kryeminister i Shqiperise, nese shqiptaret do te zgjedhin Rilindjen Shqiptare si alternative, nje nga gjerat qe do te jete prioritet ne politiken time te komunikimit do te jete vendosja e kontakteve normale me liderin e opozites, kjo nenkupton kontakte publike dhe jopublike. Mes njerezish te ndryshem qe ne fund jane dy shqiptare qe perfaqesoje shqiptaret, ne funksion te nje amaneti te Shqiperise europiane.

    Kjo Shqiperi do te kishte qene shume me e mire, nese nuk do te kishit bojkotuar dy vite, nese s'do te kishit bere "21 Janarin" etj.?

    Kjo eshte nje fleterrufe qe eshte kryer nga "TV Klani".

    I kerkuat falje Metes?

    Kjo eshte nje tjeter pyetje qe buron nga cikli sajo, boto, komento, analizo dhe pastaj pyet ate, per te cilin eshte sajuar. Nuk kam asnje problem per kulturen time qe te kerkoj falje, por nuk ka qene rasti dhe ua perseris qe une me kreun e LSI nuk jam takuar per te rishikuar te kaluaren, por per te diskutuar nje faqe te te, pavaresisht pozicioneve.

    Do te ndryshoje kapitulli i librit "Kurban" per Ilir Meten?

    Kapitulli i "Kurbanit" nuk do te ndryshoje, por une nuk di si do te ndryshojne kapitujt e "Enver Hoxhes" ne te ardhmen.

    Akuzat e Metes ndaj jush, si i komentoni?

    Kjo eshte nje histori qe duhet te mbaroje. Kjo eshte nje histori ku vihen ne prove perfaqesuesit e njerezit. Ajo qe duhet te ndajme jane arsyet personale dhe momentet e renieve te forta ne nje retorike qe gjithkush eshte mire ta shmange nga momentet kur ne jemi perfaqesues palesh te ndryshme, per te perfaqesuar njerezit. Shqipja ime asnjehere nuk shkon ne banalitet. Une nuk po predikoj qe do kalojme nga nje histori me gjithe keto episode ne nje histori roze. Eshte shume e rendesishme qe ne te ndajme ate cka eshte interesi i pales, funksioni natyral i cdo pale me interesat kombetare me ato ceshtje qe rruga e integrimit na ka mesuar se zgjidhen permes nje rruge komunikimi dhe dakordesie, pa te cilen nuk ka Shqiperi europiane.

    A ka PS nje emer kandidat per President?

    Ne e kemi bere te qarte se duhet nje proces dhe me pas te shkojme tek emri. Meqenese presidenti me i mire i mundshem per vendin duhet zgjedhur brenda 140 vetave ne ate salle, se jashte asaj salle nuk ka njerez te afte, une shpresoj dhe ka vetem nje kusht, per sa na takon ne, qe presidenti te mos jete nje figure e imponuar nga radhet e PD. Ne nuk mund te pranojme si figure per nje proces te dakordesuar asnje nga figurat e PD, sepse nuk kemi me proces te dakordesuar ashtu sic ne nuk imponojme asnje figure te PS.

    Po nese zgjidhet me 71 vota?

    Ne nuk e pengojme palen tjeter te beje nje aventure. Jemi ne nje moment historik per faktin se ne vjeshte kemi per te treten here radhazi provimin per statusin e vendit kandidat. Nga menyra sesi do te zgjedhim presidentin do te varet shume gjykimi i BE dhe kjo eshte e thene nga perfaqesuesit e BE dhe te SHBA.

    Po thoni se SHBA dhe BE thone se nese presidenti zgjidhet me 71 vota, sipas Kushtetutes, nuk marrim statusin e vendit kandidat?

    Jo, ata thone qe nga procesi i zgjedhjes se presidentit do te varet statusi kandidat.

    Kur ne ndryshuam Kushtetuten, nuk e beme me arsyetimin se do te fitonim zgjedhjet dhe do ta zgjidhnim me vota. Ajo cka une kam pasur parasysh kur kam qene i gatshem per ndryshimin e Kushtetutes ka qene shembulli i vendeve te tjera, qe kane te njejtin sistem per zgjedhjen e Presidentit, por qe nuk i referohen gjashte muaj para, sic beri Berisha 71 votave dhe Kushtetutes, por gjejne rrugen e dialogut. Presidenti duhet te garantoje disa institucione kushtetuese, te cilat nuk mund te pranojme te bien nen kontrollin e Berishes qe te vendose ne Presidence si noter i Berishes. Me

    Topi u zgjodh me 84 vota?

    Menyra sesi u zgjodh Topi ishte arsyeja qe na nxiti ne qe te kalojme ne nje proces qe te bazohet tek dakordesia ne funksion te interesit te vendit dhe jo tek kalkulimet per ta kthyer Parlamentin ne nje treg informal. Ne 2007-n patem nje president qe ishte mbi palet.

    Ne 2007 patem nje president qe megjithese ishte nenkryetar i PD votoi kreun e PS...

    Historia eshte shume e thjeshte. Mos zgjoni tek une pasionin per batutat, sepse ju siguroj qe nuk dilni mire. E verteta eshte se nga ajo kuti jane hequr flete te hedhura gabim. E verteta eshte qe presidenti mund te kete hedhur fleten ne kutine e gabuar, e verteta eshte se ju nuk ekspozoni fleten e votimit qe eshte per Edi Ramen, por nje flete qe hidhet ne kutine e gabuar. Sepse te tera fletet e tjera jane hequr per te bere kete sulm politik mbi Presidentin e Republikes. Ky eshte fakt, sepse zgjedhjet ne Tirane i fituam ne dhe pjese e kesaj maskarade ishte vota e hedhur ne kutine e gabuar nga Presidenti, per shkak te nje ndarje te fleteve me ngjyra shume te aferta.

    Nese s'ka konsensus per Presidentin do te merrni pjese ne 3 votimet e para?

    Strategjia jone eshte pa "nese" dhe pa "sikur", ne duam nje President te Republikes se Shqiperise. Qe Shqiperia te jape nje prove qe ka nje institucion te larte, ta garantoje me vetedijen se duhet te beje shtet. Ne nuk kemi shtet, kemi nje grumbullim mekanizmash qe jane te cakorduar.

    Do t'ia jepni Nanos firmat per kandidimin?

    Nuk ka arsye, sepse nderkohe qe ne jemi te angazhuar ne nje proces ku kerkojme dakordesine e paleve, nuk mund te bejme ate qe ben kryeministri per te mos gjetur dakordesine.

    Meta mund te jete kandidat. Keni diskutuar?

    Nuk kemi bere asnje bisede te natyres konspirative, por kemi bere nje bisede per te ndare disa pikepamje, per te pare se ku mund te kete pika referimi te perbashketa dhe kjo eshte e verteta.

    Do t'i mbyllni universitetet private?

    Ne do te vendosim nje sistem te pavarur nderkombetar me agjenci te pavarura dhe te kalojme universitete ne site.

    Po kete e ka bere dhe Ministria sot?

    E ka bere, por ne nje universitet bojaxhinjte e universitetit moren diplomat per inxhinier, pasi mbaruan pune.

    Si i llogarisni ju 1 milion te papune?

    INSTAT-i yne eshte po aq i besueshem se INSTAT-i i atij vendit fqinj qe e shikoni sesi u katandis. Ishte INSTAT-i grek qe garantonte deklaratat e Presidentit te PD-se Greke qe Greqia kishte borxhin nen kontroll etj., dhe vetem hapja e letrave dhe perballja me realitetin e shifrave pas largimit nga qeveria te kryeministrit dhe ardhjes ne se PS, nxori se shifrat reale ishin dyfishi i dyshit. Referuar shifrave te Bankes se Shqiperise kemi 1 milion te papune. Ne dokumentin zyrtar jane 1 milion e ca te papune. Ne jemi te majte se duam te kete me pak te varfer. Koncepti i shprehur nga ju, qe s'mund te flisni per te varfrit. Taksa e sheshte eshte nje rrjepje e popullit shqiptar dhe eshte padrejtesi qe ne do ta c'bejme kur te vijme ne qeveri. Eshte dyfishuar akciza ne kurriz te cdo shqiptari. Ne do te ulim TVSH-ne per buken, per vezen, per qumeshtin. Ka sot 104 mije familje qe jetojne me 4 mije leke ne muaj dhe patjeter qe do ta heqin qumeshtin nga tryeza. Sot Shqiperia ka barren me te madhe ne rajon. Ne asnje vend tjeter ata te 0.5 per qindeshit nuk do ta kishin parajsen qe kane ne Shqiperi. Do te me lejoni t'u drejtohem atyre qe bejne pjese tek 95 per qind e biznesit te madh, te cilet jane shqetesuar se parimi i progresivitetit dhe principi yne qe eshte vlere e forces sone, qe kush fiton me pak paguan me pak.

    Por ju s'jeni magjistar?

    Ua shpjegoj une. Kur te jem une kryeminister.

    Duhet te fitoni zgjedhjet me pare, sepse e beni si ato shprehje qe i thoni kundershtarit, ju fituat, por dhe une e gjuajta nje here shtyllen? Kandiduat dhe sot ne pushtet jane Berisha dhe Basha...

    Epo duhet te gjeni nje zgjidhje qe ta pengoje te gjuaje penalltine vete. Kjo buron nga prania e arbitrit dhe nevoja per te respektuar zgjedhjet. Kur te bejme zgjedhjet e lira dhe une te jem kryeministri i vendit, kete regjistrojeni qe ta keni, do te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kurre nuk do te behem me parimin, topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj vete.

    Ne debat per keto ceshtje qe ngrini ne program ju ka ftuar Berisha, Basha dhe Olldashi dhe s'i keni ballafaquar keto?

    Keta dy te fundit pse i permende, apo te thone ata, na doli emri te Fevziu dhe te festojne sot. Eshte shume e rendesishme qe shqiptaret te ballafaqojne faktet dhe te vertetat ashtu sic ata konkurrojne nga programe te ndryshme dhe shqiptaret nuk mund te vazhdojne me keshtu.

    Kandidimi i Ardian Vishes per KLD. Ose kandidati juaj nuk thote te verteten per "Gerdecin" ose nuk thoni ju dhe PS te verteten.

    Ka dhe nje mundesi tjeter, qe ju ia fusni kot. Ne nuk kemi propozuar per anetar KLD avokatin e Fatmir Mediut, ne kemi propozuar nje profesionist te sistemit te drejtesise, prokuror, i paperfolur per korrupsion. Nje prokuror qe nuk eshte perfolur dhe jo me pastaj provuar si nje njeri qe ka lidhje me rruget e zullumeve te drejtesise, e i cili u largua nga sistemi pa deshiren e tij, i cili u fut per te mbajtur familjen e tij avokat dhe ka dy profesione ne demokraci, avokati dhe prifti qe nuk i pranonte as diktatura. Demokracia prezumon edhe mostra si te pafajshem, deri ne diten e gjykimit final. Nuk ka rast ne bote qe nje avokat te merret dhe te kryesohet se ka mbrojtur ne gjyq...

    Nje kabllogram i publikuar nga Wikileaks, thote se ne listen per deputete te PS jane kliente te z. Rama?

    E dini ju cfare jane klientet e pushtetit. Nuk jane njerez qe marrin leje apo licenca, por jane njerez qe kushtezojne konkurrence, dhe projektet e qeverise qe jane ne gjendje te hapin autostrada dhe tunele, ne menyre qe per arsye te biznesit te tyre fondet publike te mund te derdhen ne funksion te tyre. Jane njerez qe garantojne permes qeverise monopole dhe aksese te privilegjuara, situata ne te cilat mund te jesh sa te duash gjenial, te del ndonje perpara dhe te thote, eshte propozim i paprogramuar dhe ta merr. Ka nje menyre shume te thjesht per ta verifikuar. Nese une do te jem kryeminister i ketij vendi, prioriteti i prioriteteve do te jete t'i japesh fund vjedhjes se zgjedhje dhe konkurrences. Sepse ketu vidhen zgjedhjet qe nga ato parlamentare e deri te zgjedhjet per Miss Komuna.

    Nese do t'i humbni zgjedhjet a do te jepni doreheqjen?

    Qe ju te motivoni edhe nje here doktorin qe t'i thoni aman vidhi dhe nje here.

    Mund te motivohet dhe PS nga brenda?

    Ne do t'i fitojme zgjedhjet.

    Po humbet?

    Ne do t'i fitojme zgjedhjet

    Po humbet? (Pyetja perseritet disa here dhe jepet e njejta pergjigje. Shenim i redaksise).

    Ne do t'i fitojme zgjedhjet. Nuk ka po humbet ne kete beteje ku kemi hyre. Ne cdo betoje ka humbje dhe fitore, ne kemi hyre per t'i fituar. Po bejme nje reforme zgjedhje dhe po marrim disa masa per te penguar deformimet per te penguar zgjedhje. Po organizohemi ne te gjithe vendin. Do te organizojme nje aleance te madhe kunder se keqes dhe do te festojme. Zgjedhjet jane vjedhur naten ne 2009-n dhe jane vjedhur diten me diell ne 201-n.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #13
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    po mire ky u pendua, po mender jush kujt i kruhet per kete. Beni ndonje lek njerez se ketyre ju pa hajri.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na ka marre frika te shkruajm ketu se.. i ka vene edvinua moderatoret e tij dhe ketu.. e te fshijne po the gje kunder monstres..

    sipas kaplloqes time.. ki thejatroja qe po luan edvinua keto dite si .. konstruktiv..si takues e bisedues me aleat e rivalė.. si rilindas e si paqosoro-pellumbo qengj i bute.. eshte nje maske qe i duhet ta kete ne kete periudhe pasi sic duket do ja ken tequr veshet ne usa.. per 21 janarin.. e kriesorja kjo maske.. i duhet sepse ai do ket ne pllan ndonje procke qe po e pergatit ne fshehtesi.. per ta plasur..
    se cdo jete nuk i dihet..po mund te jete ndonje "gerdec" ose dicka tjater monstruoze..

    dini gje ju kulishat e edvinit.. meqe ju hyjne e u dalin mamate ne seli roz e coc degjojne aty.. neper ato korridore te frikshme.. ku pergatiten menxyra..

    ??

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Dito Lexo Postimin
    po mire ky u pendua, po mender jush kujt i kruhet per kete.
    edhe une pikerisht kete po mendoja ........


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Postuar mė parė nga Dito Lexo Postimin
    po mire ky u pendua, po mender jush kujt i kruhet per kete.
    edhe une pikerisht kete po mendoja ........
    .
    i kruhet dhe i duhet blendi fevziut ... per te bere para edhe ne epoken pas-salijeviēe ... sipas porosive te kupoles ...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    Presantimi i Rames ne Opionionin e Fevziut ishte shume i dobet. Per mendimin tim ne kete emision doli shume qarte se Rama nuk e ka potencialin si social dhe profesional per nje kryeminister. Me nje kryeminister te tille Shqiperia do te humbiste shume.
    Nga ana tjeter Fevziu e tregoi shume qarte se tashme eshte bere nje skllav i mafjes se medias ne Shqiperi, i cili me aktivitetin e tij perpiqet te shkaterroj cdo sukses sado i vegel qe eshte ne Shqiperi.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    na ka marre frika te shkruajm ketu se.. i ka vene edvinua moderatoret e tij dhe ketu.. e te fshijne po the gje kunder monstres..

    sipas kaplloqes time.. ki thejatroja qe po luan edvinua keto dite si .. konstruktiv..si takues e bisedues me aleat e rivalė.. si rilindas e si paqosoro-pellumbo qengj i bute.. eshte nje maske qe i duhet ta kete ne kete periudhe pasi sic duket do ja ken tequr veshet ne usa.. per 21 janarin.. e kriesorja kjo maske.. i duhet sepse ai do ket ne pllan ndonje procke qe po e pergatit ne fshehtesi.. per ta plasur..
    se cdo jete nuk i dihet..po mund te jete ndonje "gerdec" ose dicka tjater monstruoze..

    dini gje ju kulishat e edvinit.. meqe ju hyjne e u dalin mamate ne seli roz e coc degjojne aty.. neper ato korridore te frikshme.. ku pergatiten menxyra..

    ??
    Brar,

    ai nuk bo gjo vete sepse nuk ka kapacitete per keto pune. E shumta e te shumtes qe mund te beje ai eshte te dale me allate perjashta ne balkonin e apartamentit qe ta shohin plakat e lagjes ose ti shkatarroj nofullen ndonje kinge si magjistari kur i thote qe hajde e bejme dhe nje here bashke se hera e pare nuk me kenoqi.

    21 janarat jane skenare te njerzve qe dine se cdo te thote te futesh ne turmen e pafajshme te njerzve guerirlsa e luftetare te revulucioneve qe jane gati te japin dhe jeten per te mbrojtur fitoret e kapo alijave.

    Ai del vetem si toc rruges qe te tjeret ta kene si pike orientimi per me teper nuk e ke ate jo.

  9. #19
    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Shum kurjoz jam te shikoj nje dite ball per ball Salen me Edin ne debat televiziv.

    Me sa di une Berisha gjithmon ka qen i gatshem per te debatuar drejt per drejt,

    por Edi Rama nuk ka pranuar asnjehere..
    Interesant do jete te shohesh ku secili do i bjere fyellit te vete, cfare muzike do dali lol

    Sa per intervisten e fundit ne Opinion, kryetari i maxhorances mund te mos jete politikani me i mire i Shqiperise, por eshte per te ardhur keq me nivelin e kryetarit te opozites. Intervista tregoi edhe njehere qe ai nuk eshte ne gjendje te ngrihet mbi nivelin e batutes, nuk arrin dot te prezantoj nje analize objektive te qeverise dhe nje vizion alternativ me te mire te forces qe perfaqson.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #20
    Rama: Modalitetet, pastaj takimi me Berishėn

    TIRANE- “Me pare dakordesi per modalitetet e me pas takim me kreun e qeverise per zgjedhjen e presidentit”. Keshtu i eshte pergjigjur kreu i PS-se, Edi Rama fteses se kryeministrit Sali Berisha per takimin ne kuader te negociatava per ceshtjen e presidentit te ri te vendit.
    “KM mund te takoje te tjeret per teatrin e tij, jo Partine Socialiste. Nese do negociata me ne, duhet te biem dakord paraprakisht modalitetet”- shkruan Rama ne Twitter.
    Rama shkruan se e ka ftuar Berishen zyrtarisht jave me pare, por ai ka refuzuar te pergjigjet zyrtarisht sic i takon.
    “PS gati te dialogoje e negocioje kur KM te jete gati”- thote me tej ai. “Qe KM te beje teater me takimet per Presidentin e ri eshte zgjedhja e tij, por te flase per besimin tim te njerezit e mi eshte turpi i tij!”- shkruan Rama.


    Panorama
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •